Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426

    Dikur deklaronin se ishin shqiptare, sot niperit veteidentifikohen si serbe.

    Dikur deklaronin se ishin shqiptarė, sot nipėrit
    e stėrnipėrit vetėidentifikohen si serbė

    Nė njė kohė qė patriarku i kishės ortodokse serbe, Irinej, disa muaj mė parė e cilėsoi publikisht nė mes tė Tiranės si tė papranueshėm krijimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės duke shkaktuar jo pak reagim dhe mė pas shfaqja e raciszmit ndaj shqiptarėve nė Beograd gjatė ndeshjes sė futbollit mes kombėtareve, duket sikur kjo ėshtė vetėm maja e aisbergut e politikave tė jashtme mjaft aktive tė shtetit serb kundrejt Shqipėrisė dhe shqiptarėve kudo ku janė, ku pėrdoren jo vetėm njerėz tė fesė, politikanė apo huliganė pėr tė arritur qėllime tė hershme e tė reja, por ndoshta nuk kanė munguar as tentativat e konvertimit tė vetė shqiptarėve brenda territorit tė vendit tonė.
    Prej vitesh nė Shqipėri ėshtė krijuar njė shoqatė e serbėve tė Shqipėrisė me qendėr nė rreth Libofshė tė Fierit. Madje, jo shumė kohė mė parė, nė nėtor tė vitit tė kaluar, ėshtė hapur edhe njė shkollė nė gjuhėn serbe nė fshatin Hamil, nė inagurimin e tė cilės ka qenė i pranishėm edhe ambasadori serb nė Tiranė, Mirjolub Zariē. Shkolla ėshtė ēelur falė inisiativės sė qindra banorėve tė zonės sė Libofshės dhe Hamilit nė rrethin e Fierit, tė cilėt vitet e fundit kanė identifikuar publikisht kombėsinė e tyre serbe dhe janė grupuar si paikcė minoritare. Madje dhjetėra prej tyre kanė ndryshuar edhe mbiemrin njė dekadė mė parė, duke e pėrafruar me emėrtimet serbe. Bėhet fjalė pėr njė komunitet qė gjatė periudhave tė ndryshme ėshtė etiketuar me emėrtime tė ndryshme prej banorėve autoktonė tė zonės. Kjo, pasi fillimisht tė parėt e tyre kur kanė mbėrritur gati njė shekull mė parė nė Myzeqe janė njohur prej banorėve autoktonė si shqiptarė tė Kosovės e tė Jeni Pazarit, kjo e fundit zonė qė ndodhet nė territorin e Serbisė por qė ka qenė e populluar kryesisht nga shqiptarė. Mė pas janė njohur si me prejardhje boshnjake e mė pas janė vetėdeklaruar me kombėsi serbe.
    Por, njė hulmutim i gazetės “Shqip” ka zbuluar tė dhėna se tė gjithė emigrantėt e mbėrritur nė Myzeqe pak para viteve 1930 e deri nė 1934 prej Bujcit tė Kosovės dhe Jeni Pazarit(Novi Pasarit) tė Serbisė, kur janė kryer regjistrimet e popullsisė dhe censusi i vitit 1950, kanė deklaruar se kishin kmbėsi shqiptare, kishin si gjuhė amtare atė shqipe dhe i pėrkisnin besimit mysliman. Nuk dihet se cilat kanė qenė arsyet pse ata kanė deklaruar se kishin kombėsi shqiptare dhe i pėrkisnin besimit mysliman, por tė paktėn kėto tė dhėna figurojnė nė regjistrat e drejtorisė sė pėrgjithshme tė gjendjes civile.
    Bėhet fjalė pėr disa familje tė fisit Dulla qė kanė mbėrritur nė fillim tė shekullit tė kaluar nė Libofshė tė Myzeqesė nga Bujca e Kosovės dhe disa tė tjera tė fisit Shkrela qė kanė ardhur prej Jeni Pazarit(Novi Pazarit) tė Serbisė, por nė deklarimet e kryera prej tyre deri nė vitin 1950 gjatė kryerjes sė regjistrimeve tė popullsisė, asnjėherė nuk rezulton qė ata tė kenė pohuar se kanė kombėsi serbe, gjuhė amtare serbishten apo besimin ortodoks. Nga tė dhėnat e siguruara prej gazetės “Shqip” rezulton se kryefamiljarėt e ēdo fisi ose kanė qenė vėllezėr, ose tė afėrm dhe janė indetifikuar si shqiptarė tė Kosovės dhe tė Serbisė, duke kėrkuar qė tė pranohen si emigrant tė ligjshėm nė vendin tonė.
    Ndėrkohė, nuk dihet se pėrse shteti shqiptar nuk ka mbajtur njė qėndrim apo tė sqarojė rrethanat pėrse ky komunitet i cili pretenton se ka kombėsi serbe, rrjedh prej individėsh qė dekada mė parė kanė deklaruar se kanė qenė shqiptarė.




    Nė regjistrimet e popullsisė emigrantėt e ardhur nga Jeni Pazar i Serbisė dhe Bujca e Kosovės deklaruan kombėsi shqiptare, gjuhė amtare shqipen e besimin Mysliman


    Ndonėse nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kaluar nė rrethinat e Fierit kanė mbėrritur emigrantė nga Bujci i Kocovės dhe Jeni Pazari e Tutina e Serbisė tė cilėt kanė deklaruar se ishin shqiptarė, tashmė disa prej banroėve qė mbajnė mbiemrat e tyre e njohin veten pėr serbė. Kjo, edhe pse nuk ka pasur emigrime tė tjera tė mėvonshme. Gazeta “Shqip” ka siguruar tė dhėna rreth rregjistrimit tė popullsisė tė kryer nė vitin 1930, ku rezulton se tė parėt e mjaft familjeve qė sot mbajnė mbiemrin Shkrela dhe qė identifikohen si pjesė e komunitetit serb kanė deklaruar se kanė ardhur nga Jeni Pazari i Serbisė dhe kanė pasur besim mysliman. Nga burime tė gazetės mėsohet se ata mendohet tė kenė mbėrritur nė Shqipėri rreth vitit 1924. Po ashtu, edhe familjet Dulla tė regjistruara nė vitin 1934, kanė deklaruar se kishin mbėrritur nė rrethinat e Fierit prej Bujcit tė Kosovės dhe se ishin myslimanė. Edhe nė regjistrimin e popullsisė tė kryer nė vitin 1945 evidentohet vetėm besimi, mosha dhe vendlindja, pasi nuk ėshtė parashikuar treguesi i kombėsisė dhe gjuhės amtare. Kėto tė fundit janė pasqyruar nė cencusin e vitit 1950, ku familjet Dulla dhe Shkrela tė mbėrritura nga Bujci i Kosovės dhe Jeni Pazari(Novi Pazari) i Serbisė kanė deklaruar kombėsinė shqiptare dhe si gjuhė amtare shqipen.
    Regjistrimi 1930
    Kėshtu, kryefamiljari S. H. Bosnja gjatė kryerjes sė regjistrimit tė popullsisė nė vitin 1930, ka deklaruar dhe ka servirur dokumente qė kanė vėrtetuar se ajo kishte lindur nė Jeni Pazar tė Serbisė dhe kishte besim Mysliman sė bashku me anėtarėt e familjes sė tij. Tė njėjtėn vendlindje dhe besim kanė deklaruar dhe provuar edhe kryefamiljarėt H. S. Shkrela, T. H. Shkrela dhe K. R. Shkrela. Ndėrkohė, me vendim tė Komisionit tė Emigracionit nr.234 tė datės 14.12.1934, ėshtė regjistruar Ll. Z. Dulla nga Bujca e Kosovės, i cili ka deklaruar besimin e tij mysliman. Janė regjistruar nga i njėjti komision dhe kanė deklaruar tė njėjtin besim e tė njėjtėn vendlindje edhe vėllai i tij Y. Z. Dulla e i afėrmi i tyre E. Z. Dulla
    Regjistrimi 1945
    Ndėrkohė, gjatė regjistrimit tė kryer nė vitin 1945, janė evidentuar mė shumė familje tė fisit Dulla tė mbėrritura nė zonėn e Myzeqesė prej Bujcit tė Kosovės. Veē Ll. Z. Dulla, i datėlindjes 15.01.1906, Y. Z.Dullės i datėlindjes 19.01.1895, janė regjistruar edhe anėtarėt e familjeve tė vėllezėrve nga Bujci, B.Z. Dullės, i datėlindjes 15.05.1902, J. Z. Dullės, lindur mė 15.02.1882 dhe i Sh. H. Dullės dhe Q.H. Dullės lindur mė 11.05.1905
    Censusi 1950
    Ndryshe nga regjistrimet e popullsisė tė kryera nė vitin 1930 dhe 1945, gjatė censusit tė vitit 1950, gjithė shtetasve shqiptarė u ėshtė kėrkuar qė tė deklarojnė veē emrit, atėsisė, mėmėsisė, besimit, datės dhe vendit tė lindjes, edhe kombėsinė dhe gjuhėn amtare. Nė kėtė rast tė gjitha familjes e sipėrcituara kanė deklruar se kanė kombėsi shqiptare dhe si gjuhė amtare shqipen. Nuk dihet se cilat kanė qenė arsyet pse ata kanė deklaruar kombėsinė shqiptare dhe si gjuhė amtare gjuhėn shqipe, nėse kanė qenė vėrtetė tė tillė, apo u ka interesuar tė japin kėto tė dhėna, por ajo qė figuron nė regjistrat qė pasqyrojnė censusin e vitit 1950 ėshtė se ata janė shqiptarė nė kombėsi e gjuhė.kėshtu, kryefamiljarėt Ll. Dulla, Y. Dulla, J. Dulla, B. Dulla, Q. Dulla, Sh. Dulla dhe anėtarėt e familjeve tė tyre kanė deklaruar se kanė kombėsi shqiptare, gjuhė amtare atė shqipe dhe besimin mysliman. Po tė njėjtėn kombėsi, gjuhė amtare dhe besim kanė deklaruar edhe H. Shkrela, Sh.Shkrela, R. Shkrela e M. Shkrela nga Novi Pazar i Serbisė dhe T. Shkrela, A. Shkrela, S. Shkrela, R. Shkreli, Q. Shkrela e S. Shkrela nga Tutina e Serbisė.
    Ndėrrimi i mbiemrit
    Por, ndonėse gjithė emigrantėt e mbėrritur nė rrethinat e Fierit qė prej vitit 1924 deri nė vitin 1934 prej Bujcit tė Kosovės dhe Jeni PAzarit(Novi Pazarit) e Tutinės sė Serbisė tė cilėt mbanin mbiemrat DUlla e Shkrela kanė deklaruar atėherė se ishin me kombėsi shqiptare, kishin gjuhė amtare shqipen dhe i pėrkisnin besimit mysliman, gjatė dekadės sė fundit kanė ndryshuar kėto tė dhėna pėr njė pjesė tė familjeve qė jetojnė dhe gėzojnė mbiemrat e sipėrcituar. Kjo, edhe pse pas vitit 1940 nuk rezulton tė ketė pasur ardhje tė tjera tė emigrantėve nga Bujci i Kosovės dhe nga Jeni Pazari(Novi Pazari) tė cilėt tė kenė mbajtur mbiemrat Dulla dhe Shkrela. Kėshtu, mėsohet se nė vitin 2003 rreth 50 banorė tė zonės sė Rreth Libofshės kanė ndryshuar mbiemrat e tyre nga Dulla nė Duleviē. Njė pjesė e banorėve tė rrethinave tė Fierit qė mbajnė kėto mbiemra janė identifikuar me kombėsi serbe dhe kanė deklaruar se gjuha e tyre amtare ėshtė serbishtja. Madje kanė krijuar shoqatėn e serbėve tė Shqipėrisė dhe kanė hapur njė shkollė nė gjuhėn ku mėsohet nė gjuhėn serbe kun ė ditėn e ēeljes mbushėn bankat plotė 100 nxėnės.









    Tė regjistruar nė regjistrimin e kryer nė vitin 1930, mendohet tė kenė ardhur rreth viteve 1924-1925

    Sali Hasan Bosnja
    Jeni Pazar Serbi
    I vetėdeklaruar si mysliman

    Hajredin Sait Shkrela
    Jeni Pazar Serbi
    I vetėdeklaruar si mysliman


    Tahir Hysen Shkrela
    Jeni Pazar Serbi
    I vetėdeklaruar si mysliman



    Kasėm Ramė Shkrela
    Jeni Pazar Serbi
    I vetėdeklaruar si mysliman

    Llokman Zenel Dulla
    Nga Bujcė e Kosovės
    Rregjistruar me vendim tė komisionit tė emigracionit nr.234 mė datė 14.12.1934

    Yzeir Zenel Dulla
    Regjistruar me tė njėjtin vendim
    I ardhur nga Kukėsi

    Emin Zuka Dulla
    Datėlindja 1882
    Nga Bujca e Kosovės
    Regjistruar me tė njėjtin vendim



    Regjistrimi i kryer nė vitin 1945
    Llokman Zenel/Atife/ Dulla
    Datėlindja 15 janar 1906
    Lindur nė Bujcė tė Kosovės
    I vetėdeklaruar si mysliman
    Bujk


    Yzeir Zenel/Atife/ Dulla
    Datėlindja 19 Janar 1895
    Lindur nė Bujcė Kosovė
    I vetėdeklaruar si mysliman
    Bujk

    Bajram Zuka/Fatime/ Dulla
    Datėlindja 15 maj 1902
    Bujcė Kosovė
    I vetėdeklaruar si mysliman
    Bujk


    Jemin Zuka/Fatime Dulla
    Lindur mė 15 shkurt 1882
    Bujcė
    Mysliman
    Bujk

    Shahin Hetem/ Shaze Dulla
    Mysliman
    Bujk

    Qazim Hetem/Shaze Dulla
    11 Janar 1905
    Mysliman
    Bujk




    Censusi i vitit 1950
    Llokman Dulla
    Vendlindja Bujcė
    Besimi: Mysliman
    Kombėsia: Shqiptare
    Gjuha amtare: Gjuha Shqipe


    Yzeir Dulla
    Venlindja- Bujcė/Kosovė
    Besimi: Mysliman
    Kombėsia: Shqiptare
    Gjuha amtare: Gjuha Shqipe


    Jemin Dulla
    Bujcė
    Mysliman
    Kombėsia: Shqiptare
    Gjuha amtare: Gjuha Shqipe

    Bajram Dulla
    Bujcė
    Mysliman
    Kombėsia shqiptare
    Gjuha amtare: Gjuha Shqipe

    Qazim Dulla
    Mysliman
    Kombėsia: Shqiptar
    Gjuha Shqipe

    Shahin Dulla
    Bujcė
    Mysliman
    Shqiptar
    Gjuha Shqipe


    Hajredin Shkrela
    Jeni Pazar
    Shqiptar
    Gjuha Shqipe
    Mysliman

    Tahir Shkrela
    Tutinė
    Shqiptar
    Gjuha shqipe
    Mysliman

    Amir Shkrela
    Kosovė
    Shqiptar
    Gjuha Shqipe
    Mysliman


    Sheriff Shkrela
    Novi Pazar
    Mysliman
    Shqiptar
    Gjuha Shqipe

    Rexhep Shkrela
    Novi Pazar
    Mysliman
    Shqiptar
    Gjuha Shqipe

    Sadik Shkrela
    Tutinė-Sharanjė
    Shqiptar
    Gjuha shqipe

    Rustem Shkreli
    Tutina Sharanjė
    Mysliman
    Shqiptar
    Gjuha Shqipe


    Ahmet Bosnja
    Jeni PAzar
    Mysliman
    Shqiptar
    Gjuha shqipe


    Qerim Shkrela
    Tutinė Sharonjė
    Mysliman
    Shqiptar
    Gjuha shqipe


    Myslim Shkrela
    Jeni Pazar
    Mysliman
    Shqiptar
    Gjuha Shqipe

    Sadri Shkrela
    Tutina-Sharonjė
    Mysliman
    Shqiptar
    Gjuha Shqipe

    Nė vitin 2003 kanė ndėrruar mbiemrin nga Dulla nė Duleviē rreth 50 banorė tė komunės qėndėr rreth Libofshė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426

    Pėr: Dikur deklaronin se ishin shqiptare, sot niperit veteidentifikohen si serbe.

    Zenel , Bajram, Qazim e Qerim nga Serbia nuk kisha degjuar ndonjehere ..............

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2015
    Postime
    12

    Pėr: Dikur deklaronin se ishin shqiptare, sot niperit veteidentifikohen si serbe.

    Eshte per te ardhur keq per ta por eshte budallallek per autoritetet Shqiptare qe te mos qartesojne ligjerisht ceshtjen. Ne fund te fundit ata mund te zgjedhin ta ndryshojne emrin por si mund te shpiket nje kombesi e re kur banon e je shtetas i nje kombi tjeter? Imagjino si mund te shkaterrohej nje vend sikur nje dite te bukur dikush te paguante disa langaraqe pa dinjitet qe te deklaronin nje kombesi tjeter dhe ne te detyroheshim t'ju sillnim gjuhen dhe flamurin ketyre komshinjve qe papritur na dalin se jane te huaj. Une s'kam problem nese njerezit largohen dhe ndryshojne kombesine por me duket e frikshme te rrethohemi ne lagjen tone papritur nga kombe tradicionalisht armiqesore te kombit dhe interesave te kombit tone ne nje menyre kaq qesharake. Nga ana tjeter ndoshta forcon miqesine Serbi Shqiperi? Zoti na ruajtte!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •