Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Petro Nini Luarasi

    Po rregulloj librat ne bibloteke dhe me ra ne dore nje liber i vjeter "Petro Luarasi, Mesonjesi i Shqipes" kujtime prej Guri Kr. Sevos (botim i vitit 1936).
    Per mungese kohe po shkruaj diēka te shkurter, do sjell materiale te tjera nga libri ne ditet ne vijim.

    Shkollat e Kolonjes

    Po ne Korēe ne nxenesit, qe kishim ardhur nga Kolonja dhe banonim ne internat, nuk qendruam shume kohe; une isha larguar pas nje moti, me 1889; dhe te tjeret iken s' andejmi fare kur shkoi drejtori i tyre ne Kolonje.

    Thame se Zoti Petro me 1890, dyke qene mesonjes ne Korēe, veperoi qe te themeloheshin ne Kolonje edhe gjashte shkolla shqipe te tjera. Keto mbaheshin me harxhe e vete katundevet dhe te shoqerise shqiptare "Drita" ne Bukuresht, kryetar i se ciles ish atehere z. Nikolla N. Naēo.

    Mbasi per vitin shkollar 1892-1893 zoti Petro u nevojit, jashte deshires se tij, te heqe dore nga shkolla e Korēes, u perpoq keshtu tutje t'ia kushtonte te gjithe kujdesin e tij permbajtjes se mesonjetorevet te Kolonjes, duke caktuar si qender te direksis se tij fshatin Luaras.

    Ne kete fshat zoti Petro kish emeruar mesonjes te shkolles shqipe nje nxenesin e tij, Kristo Papa Stefanin, i cili qe nja pese vjeē me i ri nga drejtori i tij. Vasil Thanasi, te cilin Petroja e kishte lene mesonjes ne Luaras, kur vete shkoi ne Korēe, u dergua tani ne shkollen shqipe te Vodices. Nje tjeter nxenes Nuēi Naēi, i cili kishte dale nga shkolla greke e Korēes, u dergua njehere mesonjes ne Treske e pastaj n' Erseke per pak kohe gjer sa shkoi t' i zere vendin Petro Luarasit ne Korēe. Koco Sotiri (Postenani?) U dergua mesonjes ne shkollen e Gostivishtiri; nje tjeter, te cilit s'ia mbanj ment emrin, ne Selenice te Pishes, dhe i nje i gjashte ne Rehove.

    Keto shkolla shqipe u ndoqne barbarisht rrepte si nga ana e kishes orthodhokse greke si nga ana e qeverise tiranike t'atehereshme, dhe qe te gjitha, ndonese njera me hert tjetra me vone, u fshine nga faqja e dheut n'ate kohe. Dy perfaqesonjes te fuqishem te ketyre forcave shtypese ardhne vete ne Kolonje qe t'i shuanin keto gjashte drite te popullit shqiptar.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan shigjeta pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    martini1984 (04-02-2016),murik (11-01-2016)

  3. #2
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    57
    Postime
    485

    Petro Nini Luarasi – martir i Rilindjes Kombėtare Shqiptare

    “Petro Nini Luarasi ish i pari pionier i lėvizjes kombėtare nė Amerikė‘’.

    Fan S.Noli
    Emri:  Petro Nini Luarasi.jpg

Shikime: 5414

Madhėsia:  2.9 KBEmri:  Petro Nini Luarasi.jpg

Shikime: 5414

Madhėsia:  2.9 KB


    Kombi shqiptar dhe historia.

    Trajtimi i historisė kombėtare duhet tė konsiderohet mision i shenjtė, i bazuar mbi kritere shkencore, pasi shpesh, me tė drejtė, ėshtė ngritur zėri kundėr harresave, deformimeve e nėpėrkėmbjes sė vlerave historike reale: Kush ėshtė i humburi kur tjetėrsohet historia e vendit dhe e heronjve tė vėrtetė, kur “ustallarė tė qelepirit” ngatėrrojnė data e shtrembėrojnė fakte, krijojnė kulte e poshtėrojnė idhuj dhe me fushata krijohen meselera-bejte, “ na ishte se ē’na ishte njė herė njė hero”?
    Me kėto historiēka, satirizonte dikur historiani Skėnder P. Luarasi, ”nga balta krijohen heronj dhe heronjtė bėhen baltė”,
    Historia e kombit shqiptar nuk duhet lejuar tė tjetėrsohet apo tė pėrbaltet, ideali dhe theroritė e atdhetarėve tė vėrtetė nuk duhet tė nėnvlerėsohen apo barabiten me turpet dhe vrerin e kameleonėve tė ēdo ngjyre dhe kohe.
    Historia ėshtė altari i shenjtė ku nderohet dhe shenjtėrohet vepra kombėtare, me vlerat dhe tė vėrtetat e saj duhen mėkuar e edukuar brezat e tashėm e tė ardhshėm dhe jo vetėm tekat e “oxhaqeve” dhe tymrave tė tyre.

    Pėrkundėr “mistifikimit” do tė analizojmė e ndriēojmė veprimtarinė e njė heroi tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Nderit tė Kombit Petro Ninin Luarasi, veprimtaria e tė cilit rėndom “folklorizohet” me gojėdhėna, madje tentohet t’i lihet edhe nė harresė, veprimtaria madhore atdhetare.

    Kėtė shqetėsim ia kumtojmė edhe z. Frank Shkreli, drejtues i konferencės shkencore mbi veprimtarinė atdhetare tė organizatės Pan-Shqiptare “Vatra” qė do tė mbahet mė 28 prill 2012 nė Nju Jork, SHBA. Ai dhe bashkėpunėtorėt e nderuar kanė rastin e veēantė qė nė kėtė konferencė apo dhe nė darkėn madhėshtore gala, e cila do tė organizohet nė njė prej hoteleve luksoze tė Nju Jorkut, kur ta permėndin e tė ngrenė ndonjė dolli pėr Themeluesin e organizatės “Vatra”, tė madhėrishmin Fan S.Noli, tė kenė mirėsinė tė kujtohen edhe pėr martirin Petro Nini Luarasi, tė cilin Noli me shokė e kanė vlerėsuar si “Paul Reever-i shqiptar”, “i pari pionier i lėvizjes kombėtare nė Amerikė” dhe “themelues i shoqėrisė sė parė patriotike nė SHBA, “Malli i Mėmėdheut”(1905), guri themeltar i “Vatrės”.

    Pėrmendim gjithashtu qė imzot Fan Noli erdhi nė SHBA, filloi veprimtarinė atdhetare dhe karierėn fetare nėn shembullin dhe me ndihmėn e Petro Nini Luarasit, i cili qe i pari emigrant politik atje. I theksojmė kėto fakte meqė “pa e kuptuar” Petro Nini Luarasi, jo rrallė herė anashkalohen pa u pėrmendur nėpėr konferenca e bankete shqiptaro-amerikane. Do tė konsiderohet jo dinitoze, qė Petro Nini Luarasi “tė cungohet” sėrish edhe nė botimet pėrkatėse tė Konferencės Shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikės ”Vatra”, 100 Vjetė nė shėrbim tė Kombit”, etj.



    Ne foto Petro Nini Luarasi, drejtues i shkolles shqipe te Negovanit, 1910.
    Ne qender Petro Nini Luarasi me dy djemte Skenderin (majtas) dhe Dhimitrin (djathtas). Me pas nipi i Papa Kristo Negovanit

    Petro Nini Luarasi (1865-1911) martir i kombit shqiptar
    Martiri i Gjuhės Shqipe, “Mėsuesi i Popullit” e “Nder i Kombit”, Petro Nini Luarasi, njihet si veprimtar i shquar i rilindjes kombėtare, mėsues i shqipes dhe nismėtar i krijimit tė shkollave dhe kishės ortodokse tė pavarur shqiptare, publicist, poet e studjues.

    Ai u lind mė 22 prill 1865 nė fshatin Luaras tė Kolonjės dhe qe djali i vetėm mes tre motrave i prindėrve Nini Petro Kostallari-Luarasi dhe Vasiles, bijė e Naum Pandos nga Gostivishti i Perasit. Pasi kreu arsimin fillor nė Nokovė e mė pas nė Hotovė, ndoqi shkollėn pedagogjike tė Qestoratit, nė Lunxheri tė Gjirokastres, ku mėsoi privatisht shkrim e kėndim shqip nė shtėpinė e mikut tė babait, atdhetarit martir Koto Hoxhi.

    Mė 1882, Petro Nini Luarasi filloi punė si mėsues i greqishtes nė shkollėn e Bezhanit ku u mėsonte nxėnėsve fshehurazi gjuhėn dhe shkrimin shqip. Kėtė veprimtari e zhvilloi mė pas edhe nė disa fshatra tė Vakėfeve ku pėrgatiti mėsuesit e ardhshėm tė gjuhės shqipe:Vasil Cico Duro, Jorgji Miti Sevo, Kristo Papa Stefan Kici (ose Kristo Luarasi), Leko Zisi Dhima, Gjini Rrapo, Vasil Thanas Vasili e dhjetra tė tjerė. Aktivitetin e shtriu dhe mė gjerė, nė Kolonjė, Vakėfe, Pogradec, Korēė, Pėrmet e Negovan. Pėrmenden si ngjarje madhore hapja e shkollės sė parė private shqip nė Ersekė, drejtimi i Mėsonjėtores Shqipe tė Korēės dhe e shkollės shqipe tė Negovanit. Nė veprimtarinė e tij patriotike pėr zbatimin e platformės kombėtare, P.N.Luarasi ndoqi parimin “Kombi mbi tė gjitha” duke bashkėpunuar me parinė bektashiane: moderatorė tė myslimanizmit dhe me protestantėt anglo-amerikanė, pėrfaqėsuesi shqiptar i tė cilėve qe Gjerasim Qiriazi. Krahas lidhjeve miqėsore patriotike, shkaktoi armiqėsi me zyrtarė turq e bejlerė dhe klerin shovinist grek me agjentėt e tij. Pėr veprimtarinė e tij si mėsues i gjuhės shqipe, hapjen e shkollave shqipe dhe pėrkthimin e leximin nė shqip tė psallmeve nė kishėn e Luarasit, nė bashkėpunim me papa Stefan Luarasin, u perndoq, u mallkua dhe u shkishėrua nga tri dhespotėt e Kosturit : mė 1887 nga Qirilli, mė 1889 nga Gregori dhe mė 1892 nga Fillareti, i cili edhe e shkishėroi familjarisht (shih: P.N.Luarasiallkimi i shkronjave shqipe, 1911).

    Nė prill tė vitit 1904, P.N.Luarasi arratiset nga burgu ku e kishte mbyllur qeveria turke dhe u strehua nė Sh.B.A, si emigranti i parė politik shqiptar. Atje Petro Nini Luarasi zhvillon njė aktivitet tė gjerė duke futur frymėn kombėtare midis emigrantėve ekonomikė, tė cilėt ishin tė tėrhequr e tė frikėsuar nga pushtuesi turk dhe reaksioni shovinist grek mbi familjet nė atdhe. Ai krijoi shoqėritė e para patriotike shqiptaro-amerikane : “Pellazgu” dhe “Malli i Mėmėdheut”, ndihmoi Sotir Pecin pėr botimin e gazetės “Kombi” dhe Fan Nolin qė tė vinte nė SHBA, tė kurorėzohej prift e tė hidhte themelet pėr krijimin e kishės autoqefale shqiptare.Ndėrkohė ai ēeli librarinė e parė shėtitėse me libra shqip nė SHBA.

    Mė 1908 u kthye nė Shqipėri sė bashku me disa miq e farefis, pėr tė luftuar si komit pėr ēlirim duke krijuar njė ēetė nė bashkėpunim me Ēerēiz Topullin. Ndėrkohė qė u shpall Hyrieti ( autonomia e amnistia) ai vazhdoi veprimtarinė patriotike nė legalitet. Mori pjesė nė Kongresin e Dytė tė Manastirit si pėrfaqėsues i “Lidhjes Ortodokse” dhe i fshatrave Negovan e Ballkamen, u zgjodh sekretar dhe mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm nė mbrojtje tė ortodoksėve shqiptarė.





    Ne foto Petro Nini Luarasi themelues i shoqerise se pare atdhetare “Mall i Memedheut” ne SHBA
    Petro Nini Luarasi, ne qender

    Pėrparimi i shkollės shqipe tė Negovanit, veprimtaria e tij pėr themelimin e njė komiteti pėr bashkimin e gjithė ēetave nė Shqipėrinė jugore dhe sidomos libri ”Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit”, qė goditi rėndė politikėn shoviniste te klerit grek nė Shqipėri, bėnė qė mė 17 gusht 1911 agjentė e dhespotit tė Korēės Joakim ta helmonin, tė shpallnin se vdiq nga kolera dhe tė tentonin pėr t’ia djegur edhe kufomėn me gėlqere. Ai vdiq si martir i gjuhės shqipe duke mos e gėzuar shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė por gdhendi nė historinė e ndėrgjegjen e kombit tonė amanetet legjendare:: “Ruamani gjakun, se do tė duhet pėr shkrimin e gjuhės shqipe…!” dhe “ Edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri do tė ngrihemi!”

    Petro Nini Luarasi, nė zjarrin e luftės me pushkė e penė pėr ēlirimin e atdheut nga pushtuesi dhe kleri shovinist, lėshoi kushtrimin:
    “Ta begatojmė gjuhėn dhe kombin tonė me kulturė e qytetėrim dhe atėherė do tė shohim qė gjithė sa folėn liksht kundėr gjuhės dhe kombit tonė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej nakarit… Le tė mos frikėsohemi pėrpara llomatitjeve dhe pėrrallave tė atyre qė nuk e dashurojnė por e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėn maskė shėnjtorėsh e mendimtarėsh duan tė na gabojnė ne. Le ta dimė se ai qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės, ai bėhet tradhėtar i mėmėdheut dhe i vetes sė tij.” 1
    1.P. N.Luarasi. Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit, Manastir, 1911, f. 7
    Ky bir i vegjėlisė kolonjare, i edukuar me shqiptarizėm tė kulluar, sakrifikoi familjarisht ēdo gjė pėr fatin e vendit duke e bėrė tė famshėm emrin e Luarasit krahas simboleve atdhetare: Frashėri, Negovani, Qiriazi, Butka, etj. nė ballin e luftės pėr liri dhe pėrparim. Nė pėrmbushjen e idealit tė tij ai pati miq vėllezėrit Frashėri dhe motrat Qiriazi, bashkėluftėtarė: Sali Butkėn, Spiro Ballkamenin, Themistokli Gėrmenjin e vėllezėrit Topulli. Ai qe mėsues-koleg i Pandeli Sotirit, Thanas Sinės, Nuēi Naēit, shok pene i Shahin Kolonjės, Kristo Luarasit, Mit’hat Frashėrit e Mihal Gramenos dhe predikues i shqiptarizmit me Sotir Pecin, Fan Nolin e Kristo Dakon.
    Nė moshėn 17-vjeēare, shkrimin shqip tė mėsuar fshehurazi nga atdhetari i shquar Koto Hoxhi, nisi ta pėrhapė kudo ku mundte.Ai u bė edukator atdhetarie dhe mėsues i gjuhės sė mohuar shqipe pėr qindra nxėnės, bashkėpunėtorė e mėsues tė ardhshėm si: Kristo Luarasi, Nuēi Naēi, Sali Butka, Guri Sevo e qindra tė tjerė nė shkollat e fshatrave Bezhan (1982-83), Katund tė Vakėfeve (1983-85), Luaras ( 1885-87), Ersekė, Korēė, Negovan e madje, sipas dėshmive tė ndryshme edhe nė fshatra tė Pogradecit e Pėrmetit.
    Ēuditėrisht kėsaj veprimtarie i ėshtė hedhur pluhuri i harresės, ose pėr rutinė – mungesė njohurish, ose pėr nėnvlerėsim e servilizėm konjuktural, diku pėr xhelozi, tarafe, e krahinizėm, diku pėr qėllime dashakeqe dhe urrejtje patologjike antikombėtare.
    Pėr shembull, kam lexuar qė dikur njė titullar korēar nė ministrinė e arsimit, rolin dhe veprimtarinė e P. N.Luarasit e vlerėsonte veē “ bredhje fshat mė fshat”, njė historian elbasanas “me kompetencė” ia ka fshirė emrin e veprėn nga tekstet e historisė sė shkollave 8-vjeēare dhe tė mesme, edhe nė kapitujt “historiku i shkollave shqipe” ku figurojnė ish-nxėnės tė P.N.Luarasit nė veprimtari ku ai kreu rol kryesor. Justifikimi pėr kėtė padrejtėsi ishte ose “mjaft u fol pėr tė“, ose “programi i kufizuar nga ministria nuk e pėrfshin si emėr dhe veprimtari qė tė mos mbingarkohen mendjet e nxėnėsve”?!

    Nė tekstet historike paraqitet e zbehtė ose “ groposet” edhe veprimtaria unikale e tij kundėr klerit tė huaj shovinist, roli nė ēetat e Shqipėrisė sė Jugut, lidhjet me shoqatat dhe personalitetet atdhetare, veprimtaria nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, lufta pėr arsim shqip dhe liri nė trojet etnike: Manastir, Ballkamen, Negovan, Janinė apo veprimtaritė nė kolonitė shqiptare tė diasporės, veēanėrisht nė SHBA.
    Ėshtė paradoks qė ndėrsa bashkėkohėsit i kanė dhėnė vlerėsimet “patriot i pavdekshėm”, “kėtij burri-burrash e trim-trimash”, “ Shqiponjė e lavdishme e gjuhės shqipe”, “Flamurtar i lėvizjes kombėtare shqiptare nė Amerikė”, disa pasardhės “me damkė” e lėnė “tė prehet nė mallkimin e tij” duke e tjetėrsuar me trillime. 2
    2. Gilmana Bushati. [Petro S.] Luarasi: Kisha Ortodokse Autoqefale tė japi shpjegime. Cili ėshtė qėndrimi pėr dhespotėt qė mallkuan Petron: Flet nipi i Petro Nini Luarasit nė lidhje me fushatėn e shpifjeve. Gazeta shqiptare, 14 janar, 2011, 22-23
    Kisha: S’kemi prova se [Petro N.] Luarasi ėshtė shkishėruar. Gazeta shqiptare, 15 janar, 2011, 18-19
    Paraqitja me seriozitet e veprimtarisė sė shumanshme e shembullore e Petro N.Luarasit nė luftėn pa kompromis me armiqtė e vendit, nuk ka pėr qėllim qė tė krijojė kulte apo mite nė histori, por tė shėrbejė si njė shembull dhe pėrpjekje sado modeste qė tė mos lejohet minimizimi apo mėnjanimi plotėsisht nga historia e popullit shqiptar edhe e mjaft heronjve tė tjerė tė vėrtetė.





    Ne foto Petro Skender Luarasi para varrit te Petro Nini Luarasit me dekoraten “Nderi i Kombit”.

    Petro N.Luarasi, i pari pionier i lėvizjes kombėtare nė Amerikė.
    Historiku i zhvillimit tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SHBA vazhdon tė studjohet me pasion tė madh nga kategori tė ndryshme njerėzish me qėllime nga mė tė shumllojshmet, kombėtare apo personale. Diskutohet rėndėsia parėsore nė zgjidhjen e halleve tė Shqipėrisė dhe kontributi i gjithanshėm i individėve tė caktuar nė tė shkuarėn, tė tashmen e tė ardhmen. Nuk mungojnė krahas vlerėsimeve tė drejta edhe analiza tendencioze, luftė klanesh dhe lokalizma me paragjykime e shtrembėrime skandaloze.
    Prandaj pėr tė ndarė “miellin nga krrundet” rėndėsi tė veēantė, si kudo, paraqet analizimi i ngjarjeve mbi fakte e dokumenta.
    Arsyet dhe rrethanat e vajtjes sė P.N.Luarasit nė SHBA lidhen me pėrndjekjet qė i bėheshin nga pushtuesi pas largimit tė tij nga burgu i Korēės, ku vuante dėnimin e hapjes sė shkollave shqipe dhe ndjesinė qė kishte ai ndaj Botės sė Re tė principeve demokratike. 3
    3. Petro S.Luarasi. Kontribute shekullore. Familja Luarasi pėr marrėdhėniet shqiptaro-anglo-amerikane, “55”, 19-20-21-22 korrik, 2003.
    Nė kushtet kur armiqtė i pėrdornin institucionet fetare pėr qėllime shoviniste dhe pėr tė pėrēarė popullin, patriotėt u drejtuan pėr ndihmė nga shtete, forca e besime fetare aleate. Njė fakt domethėnės ėshtė bashkėpunimi i P.N.Luarasit me parinė bektashiane dhe protestantet e pėrfaqėsuar nga Gjerasim Qiriazi dhe ēifti amerikan Kenedi [Violeta (Violett) dhe Fines (Phineas)] pėr pėrhapjen e shkollave e librave shqip, pa u pėrzier nė ēėshtjet e interpretimeve fetare. Pėrkundėr mallkimit tė dhespotėrve grekė dhe trillimeve tė tyre , kinse Petro Nini Luarasi qe kthyer nė protestant, ai si besimtar i devotshėm ortodoks deklaronte:
    “Sa herė hasem me protestantė, flas me ta dhe bisedonj, siē e meriton me njerėz tė kungajkės dhe tė bashkėrisė dhe tė qytetėrimit, me ndryshim qė ata janė protestantė, dhe unė orthodhoksė. “.4
    4. Petro N. Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe, Manastir, 1911, f.21
    Ky orientim politik dhe largpamėsia ndikoi qė ai tė zgjidhte SHBA pėr emigrim politik tė pėrkohshėm .
    Petro N.Luarasi u lirua gabimisht “simbas njė urdhėri tė Valiut tė Manastirit qė u keqkuptua nga drejtori i burgut…Zbulohet gabimi i lirimit dhe kėrkojnė ta arrestojnė prap” 5
    5. Tre yje. Njė pesėdhjetėvjetor qė duhet tė kremtohet, Illyria, 8 shkurt, 1936, f. 3-4
    Nė kėto rrethana ai sė bashku me kunatin Guri Sevo dhe dy tė tjerė shkoi fshehurazi nė Manastir, ku miqtė i bėnė njė pasaportė me emrin Petro Kostandini. Qėllimi i kėtij emigracioni politik tė pėrkohshėm ishte qė sė bashku me tė njohurit e tij tė shumtė atje, tė organizoheshin dhe t’i ndėrgjegjėsonte pėr tė ndihmuar atdheun.
    Mbėrritja e tij nė SHBA saktėsohet nga vjersha qė shkroi: “Mij e nėntėqind e katėr / Prilli mė njėzet e tri / Seē u nisa unė i mjeri / Pėr kėtu n’Ameriqi”
    Kostandin Demo nga fshati Katund i Korēės, njė nga emigrantėt mė tė vjetėr shqiptarė, i ardhur nė Amerikė qė mė 1903, nė librin e tij “Shqiptarėt nė Amerikė”, tregon historikun e emigrantėve tė parė shqiptarė, shumė prej tė cilėve i njihte nė intimitet duke i kushtuar vėmendjen e duhur kontributit tė Petro Nini Luarasit.
    Fan Noli ka shkruar hyrjen nė kėtė vepėr tė redaktuar nga Prof. Peter R.Prifti, ku vlerėson se “ ky libėr duhet lexuar nga ēdo shqiptar”. 6
    6 Kostandin Demo. Shqiptarėt nė Amerikė,1960
    Veterani Kostandin Demo shkruan.”
    “Nuk dua tė lė pėrshtypjen se burrat e Katundit”-17 shqiptarėt e parė tė ardhur nė Amerikė ishin nga ky fshat – “e kishin monopolizuar shqiptarizmėn. Po fati e solli qė ata u frymėzuan me ndjenja kombėtare njėzet vjet mė parė nga bashkatdhetarėt e tyre dhe kėsisoj pėrfituan nga rasti. Duhet pėrmendur Petro Nini Luarasi qė ishte mėsues nė Katund pėr dy vjet, 1886-1888 dhe u mėsoi fshatarėve abetaren shqipe, kėngėn e Krishtlindjes: ” Vete sot nė Vithania, Zoti Krisht e Perėndia”, si edhe ngjarjen nga Ungjilli: ” Jakovi dhe tė dymbėdhjetė bijtė e tij, nga tė cilėt mė i vogli ish Josifi”. Male Selenica, trim i fshatit,
    njė burrė qė kish marrė emėr nė fshatrat e Vakėfeve ishte njė nga nxėnėsit e Petro Ninit…” 7
    7.Po aty
    Nga burime tė ndryshme argumentohet se nė atė kohė Petro Nini Luarasi ishte i pari emigrant politik, krahas atyre dhjetra emigrantėve ekonomikė qė ishin nė Botėn e e Re, historiku i tė cilėve fillonte me Kol Kristoferin.
    “Lėvizja shqiptare nė Amerikė filloi seriozisht nė maj 1904, me ardhjen e Petro Nini Luarasit. Ai ishte “The Paul Revere” i shqiptarėve, mbasi vinte nė ēdo vend ku kishte shqiptarė dhe gjithmonė predikonte patriotizėm. Ai ishte njė librari me dy kėmbė, me xhepat mbushur plot pamfleta, revista dhe gazeta. Petron mundet gjithashtu ta krahasojmė me Shėn Janin, sepse pėrgatiti udhėn e lėvizjes kombėtare pėr ata qė erdhėn pas tij. Dhe pasardhėsit nuk vonuan. Nė grupin e tyre bėnin pjesė Sotir Peci, Fan Noli, Kristo Dako, Faik Konica, Mihal Grameno..” 8
    8 Po aty
    Petro N. Luarasi, krahas idealit atdhetar dhe eksperiecės sė madhe nė organizimin e lėvizjes patriotike, gėzonte edhe njė njohje tė gjerė mes emigrantėve shqiptarė nė Amerikė, shumė prej tė cilėve e nderonin edhe si mėsuesin, edukatorin dhe prijėsin e tyre.
    “ Mėnyra mė e mirė pėr tė kėnduar librin e historisė ėshtė tė fillosh nga faqja e parė. Po tė bėjmė kėtė do tė shikojmė se themelet e lėvizjes kombėtare nė Amerikė u hodhėn nė fshatrat e Vakėfeve nė Shqipėri, me hapjen e shkollave shqipe prej Petro Nini Luarasit, nė Katund, nė dy Treskat, Trebickė, Stratobėrdhė, Selenicė dhe nė tė tjera fshatra qė ishin rrotull… Kur erdhi Petro Nini Luarasi nė Amerikė mė 1904, gjeti kėtu miq tė vjetėr si dhe disa nga nxėnėsit e tij dhe me ndihmėn e tyre, mundi ta vazhdojė kėtu punėn e tij patriotike nė liri tė plotė, e jo si pėrtej Atlantikut ku jeta e tij shpeshherė ishte nė rrezik. Me fjalė tė tjera, vazhdoi edhe kėtu tė predikojė shqiptarizmėn dhe tė pėrhapė ndjenjat kombėtare kudo qė vinte.

    Shoqėritė atdhetare “Pellazgėt” dhe “Mall’ i Mėmėdheut”
    Shoqėria “Mall i Mėmėdheut”, e para shoqėri patriotike shqiptare nė Amerikė, u themelua nė Jamestoun, N.Y. nėn udhėheqjen e Petro Nini Luarasit… i cili shkonte nga njė koloni shqiptare nė tjetrėn duke predikuar e duke dhėnė mėsim, na ndihmoi jashtė masės. Petrua ishte ai qė organizoi tė parėn shoqėri shqiptare nė Amerikė, “Malli i Mėmėdheut”, nė Jamestown, N.Y.” 9
    9 Po aty
    Veterani tjetėr, Mina Grameno, i ardhur nė Amerikė mė 1903, pėrshkruan me hollėsi nė kujtimet e tij rrethanat se si u krijuan shoqėritė e para atdhetare nėn drejtimin e Petro N.Luarasit. ”Mė 1905, Llambi Bimbli u takua nė Boston me Petro Luarasin dhe biseduan pėr njė lėvizje patriotike atje…Unė qė e e mbaja mend dhe e dija se kush qe Petro Nini ngula kėmbė qė ta sjellim kėtej ( nė Xhejmstaun) e sa mė parė kėtė “ mėmėdhetar tė flaktė”. Pas disa ditėsh arriti nė Xhejmstaun ku e pritėn me dashuri tė pėrzemėrt dhe vėllazėrore. Gėzimi ynė dhe i tij kanė qenė tė papėrshkrueshėm. Vetėm neve dhe ata qė mbanin nė kraharor flakėn e zjarrit patriotik, ata qė ishin ushqyer me kėto ndjenja tė njė feje mistike nė atė kohė, ata mundin vetėm tė kuptojnė sa tė shtrenjtė kanė qenė pėr njeri-tjetrin patriotėt idealistė. Me ardhjen e z.Petro Luarasi nė pak ditė organizuam njė mbledhje tė gjerė prej 70-80 shqiptarėsh qė ndodheshin nė Xhejmstaun dhe qė nė atė mbledhje u themelua shoqėria e parė me emrin “Pellazgėt”. Statutin e kėsaj shoqėrie e hartoi dhe e shkroi po atė ditė Petro. Por mjerisht kjo shoqėri pėr arėsye tė propagandės greke dhe mė shumė nga frika qė kishin disa burra korēarė ”pėr familjet e tyre nė atdhe” nuk mundi tė pėrparojė dhe flaka qė u ndez u venit si kandili por nuk u shua se ajo diqte dhe ndriste nė zemrat e ndezura pėr punė dhe veprim. Dhe kėto zemra plot kurajo dhe vullnet qenė gati tė bėjnė ēdo sakrificė nė urdhėrin e parė qė jepej nga udhėheqėsi i tyre P.N.Luarasi. Por ky si m’i pjekuri edhe i stėrvitur me kohė nė lėvizjet kombėtare dhe q’e njihte shpirtin e popullit tonė kėshillonte njėherė durimin dhe urtėsinė dhe kurrė ashpėrsinė sa qė tė ziheshin dhe armiqėsoheshim me kundėrshtarėt. Dhe na jepte shembullin e tij. Mbas darke pėr mbrėma do tė vizitonte nėpėr shtėpitė ku qenė ata mė tė rreptit antishqiptarė dhe grekomanė…Petro me zgjuarėsinė, kulturėn e gjerė, ėmbėlsinė qė kish nė shprehjet e bisedimeve iu tregonte parabola theologjike dhe filozofike dhe, me durimin e pashembullt qė kish, dalėngadalė, ata mė tė mėsuarit dhe tė diturit i bėnte me vete dhe shokė, sa q’i solli nė rrugėn e tij qė ishte rruga e drejtė…
    Moti 1905 ėshtė mė tė mbaruar. Njė ditė pėrpara motit 1906 mė vjen njė kartė postale prej Bufallo N.Y. nga Llambi Bimbli i cili mė lutet tė marr Petron e disa shokė dhe tė vemė tė nesėrmen atje ku me ata tė atjeshmit tė fillojmė njė shoqėri serioze…Si u bashkuam, shkuam nė shtėpi tė Thanas V. Mborjes dhe qė atė ditė Petro shkroi statutin e shoqėrisė qė zuri rrėnjė dhe qė veproi e punoi e q’u bė shembull pėr shoqėritė e pastajme t’Amerikės.” 10
    10. Mina Grameno. Kujtimet e jetės sime-P.N.Luarasi, Bota e Re, dhjetor,1936
    Mina Grameno thekson se Petro Nini Luarasit “i takon kurora e lavdisė si njė misionar apostolik qė mbolli nė Amerikė idealizmėn kombėtare qė mė vonė u rrit dhe u zmadhua me veprat e panumėrta tė patriotėve idealistė qė patėn si parim qė tė shkrijnė diturinė, shpirtin dhe pasurinė pėr shpėtimin dhe lirinė e Shqipėrisė. Historia pėr kėtė dhe qindra shokė si ky do tė mburret njė kohė tė largėt, por jo tani. Sot i thonė koha e interesit dhe e parasė.
    Veterani atdhetar Thanas V. Mborja shkruan nė kujtimet e tij: ”Nė Bufalo po mblidheshin gjithnjė e e mė shumė shqiptarė. Nė Xhejmstaun qenė bėrė nja 80. Mė 1905 vajti atje edhe P.N.Luarasi”11
    11 Studjuesi Petraq Pepo, nė tė njėjtat kujtime, tė pėrmbledhura prej tij nėn titullin “Th.Mborja. Kujtime nga lėvizja pėr ēlirim kombėtar”,1962, f.10, nė tė njėjtin paragraf, “tjetėrson” tekstualisht ”… ndodheshin rreth 80 shqiptarė e P.N.Luarasi i cili erdhi nė Amerikė mė 1905 (?!)
    Ky “gabim i vogėl” bėri qė disa historianė ta radhisnin ardhjen dhe veprimtarinė e Petro N.Luarasit nė Amerikė “ mė pas se…” disa tė tjerė atdhetarė.
    Autori shpjegon situatėn nė Bufalo ku ata po flisnin shumė por s’po nxirrnin dot gjė nė dritė ndaj vendosėn tė thėrrisnin Petro N.Luarasin dhe Mina Gramenon. “Mė 1 janar 1906, u mblodhėm nė konakun tim 13 vetė: Mina Grameno, Petro N.Luarasi, Kole Rikashi, Pandi L.Kallajxhiu, Thimi N.Boēka, Pandi M.Furxhi, Dhimitėr Z. Negovani, Vani O.Karameta, Thanas Halla, Vani Vangjeli, Mihallaq Bimbli, Llambi Bimbli, dhe unė (Thanas V.Mborja).” 12
    12 Pjesėtar ka qenė edhe Llambi Bimbli por emri i tij ėshtė “krasitur” nga censura pėr motive politike. Shėn. i Petro S. Luarasit
    Folėn Petro N.Luarasi, Mina Grameno, etj. Po atė ditė, me vota tė hapura u zgjodh kryesia prej 8 vetėsh me anėtarė nga Bufalo. Kryetar u zgjodh Llambi Bimbli. Pleqėsia e shoqėrisė mė 1 janar 1907 u transferua nė Xhejmstaun.
    “ Mall’ i Mėmėdheut” cilėsohet si e para shoqėri me jetė tė gjatė nė SHBA qė u bė shembull pėr shqiptarėt e qyteteve tė tjerė. Krijimi i shoqėrisė me anėtarė nga tė dy qytetet Bufalo dhe Xhejmstaun kishte njė rėndėsi tė madhe pėr atė kohė.
    Aktiviteti i saj u bazuar nė statusin e pėrgatitur nga P.N.Luarasi me moto “Vėllazėri, dashuri, bashkim” 13
    13 Nxėrrime tė shoqėrisė “ Mall’ i Mėmėdheut”, Bukuresht, 1936
    Duke mėnjanuar lokalizmat, ajo mori njė karakter mbarėkombėtar duke u bėrė shembull, “gur themeltar” pėr krijimin e shoqėrive tė tjera tė tilla nė SHBA dhe pėr grupimin e patriotėve nė luftėn ndaj elementėve dhe propagandės armiqėsore. Me aktivitetet e shumllojshme, ndihmėn e ndėrsjelltė morale e materiale, u bė i mundur shtimi me anėtarė nga qytete tė tjera dhe me shumė qytetarė tė lėkundur e tė gėnjyer. Nė kėtė veprimtari njė rol tė madh luajti “udhėheqėsi shpirtėror” Petro Nini Luarasi qė thoshte:” Kėtu gjeta brumin qė tė gatuaj, kėtu do tė rrygj nė magje dhe do tė dij se ē’bukė tė nxjerr…Zemra e shpirti m’u qetuan dhe ndėrgjegja mė thotė se kjo shoqėri do tė pėrhapė rrezet e Diellit ndė gjithė shqiptarėt e Amerikės”.14
    14 Mina Grameno. Mall’ i Mėmėdheut, Koha, 5 tetor,1916.
    Pėr kėtė ngjarje madhore ai shkroi vjershėn “ Mall’ i Mėmėdheut” me vargjet:
    Mall i madh pėr mėmėdhenė
    Tė bėn tė quhesh njeri
    Tė marē vesh vetė-vetenė
    Tė kuptosh nė Perėndi.
    Shpirt lik dhe i pa vlerė
    Ėshtė i poshtėr ēdo njeri
    Kush s’ka mall pėr mėmėdhenė
    Shembėllen me bagėti.
    Aktiviteti i gjerė i P.N.Luarasit pasqyrohet disi nga korespondentėt e gazetės “Kombi”.
    “ Nė lutjen ndaj vrasjes sė Spiro Kosturit nga shovinistėt grekė, pas atij (Fan Nolit) foli z. Petro Luarasi me mjeshtėri shumė tė madhe duke lėvduar trimėritė e virtytet e tė ndyerit e duke u pėrmendur shqiptarėve se gjaku i tij duhet shpėrblyer”.
    Ndėrsa “ Nė konferencėn pėr kujtim tė S. Kosturit, mbajtur nė Phoenix Hall, 724, Washington… oratorėt qė folėn ishin Petro Nini nga Luarasi dhe dy botonjėsit e gazetės “Kombi”. 15
    15 Kombi. 7 janar 1907.
    Nė njė tjetėr shkrim tė gazetės “Kombi” mbi mbledhjen themeluese tė shoqėrisė “Besa-besė“ shkruhet: “Pastaj hipi nė fron z.Petro Luarasi. Pas njė prolog filozofik pėrmbi ndjenjat e e njeriut tė cilat i ndan nė dy sojė ndjenjash: ndjenja tė zemrės dhe ndjenja tė mendjes dhe pas njė vėshtrimi pėrmbi shkencat, hyri nė subjektin patriotik nė tė cilin rrėfeu njė fortėsi fjale dhe gjykimi tė rrallė. Z. Luarasi ėshtė njė orator i mirė dhe thėnia e tij ėshtė mjeshtėrake. Tė gjithė sa gjendeshin e pėlqyen fjalėn dhe nuk pushonin duke pėrpjekur duart.” 16
    16 Mbledhja e shoqėrisė “Besa-Besė”, Kombi,16 maj 1906
    Ndėrsa pėr zgjedhjet e degės nė Natik shkruhet:
    “Mori fjalėn z. P.Luarasi i cili shumė foli bukur pėr pėrparimin e shoqėrisė dhe tė ēėshtjes kombėtare.” 17
    17 Kombi, 21 shkurt 1908

    Aktivitete tė tjera
    Njė nga pikat e statusit tė shoqėrisė“ Mall’ i Mėmėdheut” pėrcaktonte ndihmėn qė duhej tė jepej pėr botime shqip.
    “ Kur u themelua “ Mall’ i Mėmėdheut”, nėn influencėn e Petros, shokėt e parė tė kėsaj shoqėrie kishin pranuar nyjet qė rrogėn e parė pas themelimit ta sakrifikonin pėr nevoja tė ndryshme dhe sidomos pėr fillimin e botimit tė njė gazete. Kėtė detyrė shoqėria ia la pėr barrė Sotir Pecit i cili kishte ardhur nė Amerikė prej Athine pak kohė mė parė se Fan Noli nga Aleksandria. Si shokėt, si Sotir Peci vetė, po veēanėrisht me anė tė Goni Stratobėrdhės, iu lutnė Petros tė marrė pjesė nė botimin e gazetės “ Kombi”, por pėr njėrin shkak a tjetrin nuk deshi…”
    Ai interesohej edhe pėr shpėrndarjen e librave shqip. Pėr kėtė qėllim organizoi njė bibliotekė lėvizėse dhe ēeli njė librari nė Malboro, Mass. me libra shqip tė botuar nė Sofje, Bukuresht, Vjenė, etj. Me kėto qendra kishte marrėdhėnie tė ngushta qė mė parė.
    “Dhe kėshtu u ndanė veprimet e kėtyre tre burrave shqiptarė nė tri fusha tė ndryshme. Petro Luarasi, mė i vjetri nė moshė dhe nė veprim punoi gjithnjė si propagandist shėtitės, duke folur pėr bashkim tė shqiptarėve, pėr forcimin e shoqėrisė “ Mall’ i Mėmėdheut” dhe pėr organizimin e shoqėrive tė tjera kombėtare si kjo. Sotir Peci u muarr me shtypjen e “Kombit”, i ndihmuar nė botimin e gazetės prej Fan Nolit, i cili mė vonė u bė prift dhe i kushtoi fuqitė e e tij kryesisht themelimit tė kishės autoqefale shqiptare. Dhe nė kėtė mėnyrė i dha fund tė mbarė njė ēėshtje tė filluar kėtu e 15 vjet mė parė prej Petro Luarasit… Pėr Fan Nolin kishte nderim tė madh dhe u gėzua qė nė fushėn kombėtare doli njė djalė i ri i mėsuar. 18
    18 Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.84-85

    Ideator i kishģs ortodokse tė pavarur shqiptare
    Veterani Guri Sevo, biografi i tij i ardhshėm, thekson se “edhe nė ēėshtjen e kishės shqipe qė lojti njė rol tė madh nė lėvizjen kombėtare tonėn, Petro Luarasi ka qenė flamurtar i parė, jo vetėm nė Shqipėri, po e po, po medhe nė Amerikė. Mė 1906, me rastin e refuzimit tė priftit grek tė Wochester-it, Mass. qė tė mbulonte njė shqiptar tė vdekur, shqiptarėt iu lutėn Petros tė bėhej prift…Pėr hir tė ēėshtjes shqiptare edhe prift do tė kish pranuar tė bėhej Petroja por ai ia lėshoi vendin njė shqiptari mė ‘’aksios’’ pėr kėtė zyrė tė shenjtė Fan Nolit…” 19
    19.Po aty
    Tashmė njihen fakte dhe dokumenta qė provojnė rolin e rėndėsishėm tė Petro N.Luarasit nė ideimin dhe ndėrtimin e kishės sė pavarur ortodokse shqiptare, hap i rėndėsishėm i sė cilės qe edhe zgjedhja e Fan Nolit si prift.
    Me rastin e zgjedhjeve nė shoqėrinė “Besa-Besė” u diskutua pėr njė prift shqiptar. Folėn Kristo Dako dhe Fan Noli …”Pas priftit Jakob qė bėri tė njohur se arkipeshkopi rus Platoni do tė ndihmojė, z.Petro Luarasi me njė fjalė tė shkurtėr rrėfeu mirėnjohjen qė do tė kenė shqiptarėt nė kishėn ruse porsa tė ndihmojė tė fillojė kisha shqip. Kėshtu mbetėn tė gjithė tė kėnaqur e plot gėzim nga kjo.’’ 20
    20 Zgjedhjet e shoqėrisė “Besa-Besė”, Kombi, 10 janar 1908
    Ndėrsa nė njė rekord zyrtar tė marrė nga arshiva e zyrės civile Hudson, tė botuar mė vonė nė Kalendarin e botės, 1939 shkruhet:
    ‘’U mbajt njė mbledhje tjetėr e cila zgjodhi njė komision qė tė kėrkojė kandidaturėn e njė shqiptari pėr prift. Dhe kandidatė ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass tė cilėt u votuan prej delegatėve tė Natic-ut, Malboro-it, dhe Hudson-it dhe fitoi Fan Noli qė tė dorėzohej prift’’ 21
    21 Tivari. Historia e themelimit tė kishės sonė orthodhokse kombėtare, Kalendari i botės, 1939, f.83
    Po tė trajtohet me hollėsi tema se si u zgjodh Fan Noli “e fitoi mbi konkurentin e dytė”, Petron, do tė dilte qartė se kush ndihmoi mė shumė pėr t’u bėrė Fan Noli prift, nė luftė ndaj pretendentit “ tė tretė“ grekofon, i cili kishte mbirė prej kohėsh nga “ vorioepirotėt” nė Amerikė.
    ‘’Pasi u dorėzua Fan Noli prift mė 25 mars 1908 nxorri meshėn e parė shqip nė Boston. I vetmi qė mund tė zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi…natyrisht nuk gjendej psallt tjetėr nė gjuhėn shqipe i pėrgatitur. Z.Luarasi psallti mirė. Pas ungjillit mbajti njė fjalė pėr kėtė ēėshtje dhe provoi dobitė qė do tė kish patur atdheu tonė porsa tė kish pėrdorur gjuhėn e vet nė kishė. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi pėrmbi kėtė ēėshtje shumė bukur…Shumė shqiptarė porsa dėgjuan se ai (Fan Noli) u urdhėrua (prift) prej episkopit rus u bindėn se me tė vėrtetė ėshtė ortodoks. Pas kėsaj ata qė ishin mė fanatikė ndjekės tė Patrikanės, u bėnė mė tė zjarrtit e kishės shqipe. Kuptuan se nuk ėshtė mėkat tė pėrdoret gjuha shqipe nė kishė si u kish thėnė dhespoti dhe qė tė gjitha mallkimet kishin qėllim politik’’ 22
    22 Kombi, 22 mars 1908
    Guri Sevo shkruan: “Si mbaroi mesha Petro sa s’qante nga gėzimi! Dikush i tha qė prifti shqiptar qenkesh me tė vėrtetė shumė i zoti.
    - Pėrndryshe nuk do tė vinte mitron pa vėnė kamillafin, iu pėrgjegj Petro pėr tė caktuar kryelartėsinė me tė cilėn e nxorri meshėn e parė prifti i parė shqiptar’’23
    23. Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.86
    Njė ngjarje interesante qė pėrshkruan autoritetin, pėrvojėn dhe zgjuarėsinė e Petro N.Luarasit paraqite Mesha nė Hudson Mass
    ”Siē dihet nė Hudson u fillua shoqėria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqėri vuri nė praktikė idenė e fillimit tė njė kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dėrguar priftin Fan Noli nė Nju Jork. Pas meshės mbajti njė fjalė greqisht Fan Noli (qė krijoi keqkuptime ndėr dėgjuesit). Pas fjalės sė priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orė dhe shumė bukur” . 24
    24 Mesha nė Hudson Mass, Kombi, 27 mars 1908
    Pėr kėtė kohė, Fan Stilian Noli, i cili nuk ka qenė fort dorėhapur pėr lėvdata tė shokėve, shkruan nė njė letėr drejtuar mikut tė tij Skėnder Luarasi: “S’ka asnjė dyshim qė Petro Luarasi lojti rolin kryesor nė themelimi e shoqėrisė ‘ Mall’ i Mėmėdheut” nė Xhejmstaun, N.Y. por hollėsira mbi kėtė pikė nuk mund tė jap se nuk i di as vetė. Duhet t’i kėrkoni nga ata bashkatdhetarė qė ndodheshin nė atė qytet mė 1904-1905. Unė kam vajtur nė Amerikė mė 1906, i inkurajuar nga themelimi i kėsaj shoqėrie. ..Me Petro Luarasin u poqa mė vonė nė Clinton, Mass…Ishte propagandist i palodhur dhe kudo qė kishte qėndruar nė Amerikė linte pas nga njė grup patriotėsh enthuziazt. Punonte rėndė pėr tė fituar bukėn por nuk i kursente harxhet pėr ēėshtjen dhe tė djelave udhėtonte nėpėr kolonitė shqiptare pėr tė pėrhapur ungjillėn e nacionalizmės. Rreth Bostonik kam gjetur gjurma tė tij pothuaj kudo. Ish i pari pionier i lėvizjes kombėtare nė Amerikė‘’. 25
    25 Fan Noli. Letėr drejtuar Skėnder Luarasit, Timmendorf, 21.7.1925
    Nė njė letėr tjetėr tė Fan Nolit, jepet informacioni i rėndėsishėm se qe Petro Nini Luarasi i cili e ndihmoi pėr tė vajtur nė Amerikė. Ai i shkruan Skėnder Luarasit: ‘’ Ditėn e Indipendencės fola mbi babanė tuaj, Petron, qė mė gatiti udhėn kėtu.” 26
    26 Fan Noli. Kartėpostale drejtuar Skėnder Luarasit, Boston, 19.12.1959
    Ndėrsa studjuesi Nasho Jorgaqi ka zbuluar se Fan Noli erdhi nė Amerikė me emrin e Petro Nini Luarasit nė pasaportė.27
    27 Nasho Jorgaqi, Udhėtim me Fan Nolin, f. 111

    Petro Nini Luarasi luftėtar
    Krahas organizimit e ndėrgjegjėsimit me idealet kombėtare tė shqiptarėve nė qendrat e e mėdha, P.N.Luarasi interesohej edhe pėr pėrqėndrimet e vogla. Ndaj shpesh ndėrmerrte edhe udhėtime tė largėta. Krahas ndėrlidhjes sė shoqėrive e qendrave me banorė shqiptarė, ku bėnte thirrje pėr tė mbledhur ndihma pėr ēlirimin e atdheut. Qė nė gusht 1906 ai pėrgatitej tė shkonte komit nė Shqipėri, por nuk gjeti pėrkrahjen e duhur financiare dhe njerėz. Pėr kėtė qėllim bashkėpunoi edhe me Bajo Topullin, kur ai erdhi nė Amerikė.
    Nė kėtė kohė shkruan artikullin “ Njė letėr nė udhėtim” ku pėrshkruan situatėn, detyrat qė i dalin lėvizjes pėr ēlirim kombėtar” O burra tė ndershėm shqiptarė, kush me tė holla, kush me dituri, kush me krahė, le tė sulemi pėr ndihmė tė mėmėdheut. Mos vini re fjalėt e mjeshtėruara tė armiqve, mos besoni dinakėritė e e tradhėtarėve, mos dėgjoni mėrmėritjet e frikacakėve. Kjo kuleta e vogėl shqiptare le tė zbrazet nė kocekt e nderit shqiptar…Bashkohuni vllazėrisht, miqėsohuni, pajtohuni, paqėsohuni: njė le tė jetė qėllimi i vetėm i juaji, dashuria njėri me tjetrin pėr ndihmė tė mėmėdheut, me ēdo mėnyrė tė ndershme.’’ 28
    28 Raullasi. Njė letėr. N’udhėtim. 2 Mars 1908, Kombi, 6 mars, 1908, f.1
    Ndėrsa nė artikullin “Njė udhėtim nė fshatra”, tregon udhėtimin e fundit nė Malboro, Hudson, Boston, Brokton, Atleboro, Batik, Biddeford, tė shtetit Mass. ku bashkėpunonte me shoqėritė atdhetare e shpėrndante librat shqip. Pėrshkruan aktivitetin e qendrave, problemet qė dalin, domosdoshmėrinė e mbajtjes sė kontakteve me ta, propagandon bashkimin rreth kishės shqiptare dhe bashkėpunimin me gazetėn “ Kombi” se vetėm atje ”do tė mėsojmė gjėra qė miqtė nuk kanė kohė e mundėsi t’jua tregojnė ndėrsa armiqtė ua fshehin.” 29
    29. P.Raullasi. Njė udhėtim nėr fshatrat, Kombi, 4 prill, 1908, f.4
    Aktivitet tė madh zhvilloi edhe nė kontaktet me qendrat kryesore tė shqiptarėve nė botė, nė Vjenė, Bukuresht, Sofje, Selanik, Manastir e Misir dhe botoi disa artikuj nė shtypin e tyre.
    Ndėrkohė qė shumė shqiptarė vetėm flisnin, shihnin rehatin e biznesin e tyre, Petro N.Luarasi iu pėrgjigj fjalėve me vepra duke shkuar sė bashku me njė grup tė afėrmish e shokėsh pėr tė luftuar me armė nė Shqipėri, nė krah tė ēetave tė Bajo e Ēerēiz Topullit.
    “ Kur u shpall amnistia bashkė me Ēerēiz Topullin u fal edhe Petro Luarasi i cili ėshtė i njohur ndėr shqiptarėt e Amerikės sepse para pak muajsh iku prej kėtej pėr tu bashkuar me komitėt shqiptarė. Kishte me vete 25 shpirt dhe duke rėnė nė dyfek me ushtrinė humbi njė shok” 30
    30 Lajme. Kombi, 28 gusht 1908
    Vetė P.N.Luarasi u plagos nė njė luftim pranė pyllit tė Vodicės.

    Heronjtė dhe oportunistėt
    George Gallani nga Dardha e Korēės e dallon P.N.Luarasin ndėr “tė parėt misionarė patriotė “ tė komunitetit shqiptar ku ”ndėrsa nė fillim pati njė solidaritet tė madh midis shqiptarėsh, me kalimin e kohės u krye diferencimi ekonomik dhe ata qė u pasuruan sado pak filluan t’i shohin shokėt shtrembėt. Ata u bėnė shkaktarė grindjesh dhe mosmrėveshjesh qė ekzistojnė edhe sot. Ata nuk interesoheshin pėr ēėshtjen shqiptare por veē tė pasuroheshin dhe donin t’u dilte emri si patriotė tė mėdhenj.” 31
    31George Gallani. kujtimet “ Pėrshkrim i emigrantėve ekonomikė shqiptar nė Amerikė, f. 7, 33-34
    Disa u pasuruan edhe me ndihmėn e shovinistėve grekė nė dėm tė ēėshtjes kombėtare. Mė vonė filloi edhe njė konkurencė midis ithtarėve tė njėrit apo tjetrit grupim apo krah partiak, midis krahinave e fshatrave qė pėr tė mbivlerėsuar veten “ groposnin’ kontributin e tė tjerėve.
    Ndaj kėtyre tendencave e situatave nuk kanė munguar protestat e atdhetarėve tė vėrtetė.
    “ Nga shqiptarėt e sotėm qė janė nė Amerikė, shumė tė pakėt janė ata qė e dinė se cili me tė vėrtetė ish Petro Nini Luarasi dhe sa dobi i solli ēėshtjes kombėtare shėrbimi i tij nė kolonitė shqiptare tė Amerikės. P.N.Luarasi erdhi nė Amerikė nė prill 1904 dhe ishte i pari shqiptar udhėheqės (“Albanian leader”). Kėtu edhe themeloi tė parėn shoqėri kombėtare nė qytetin Xhejmstaun, N.Y. me emrin “ Mall’ i Mėmėdheut’’. Ish i pari shqiptar qė mbolli farėn e shqiptarizmit nė Amerikė nė kolonitė e shqiptarėve e cila siē e provoi koha, lojti rolin mė tė madh pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Shokėt e tij dhe shqiptarė tė dėgjuar tė asaj kohe ishin : Llambi Bimbli dhe Nik Poēi. Patrioti nga Luarasi erdhi nė Amerikė nė atė kohė kur shqiptarėt patriotė ishin shumė tė rrallė dhe kur shqiptarėt e dėgjuar tė sotmit si Kristo Kirka ishin grekomanė tė flaktė. Petro Luarasi me njė gjuhė qė priste hekur dhe me argumentat e tij tė nxehta e ktheu Kristo Kirkėn shqiptar. Sa jetoi nė Amerikė, Petro Luarasi e shkoi kohėn e tij duke shėtitur fshat mė fshat, ku ndodheshin shqiptarė dhe kudo predikonte shqiptarizmėn. Veē kėsaj kishte edhe letėrkėmbim me editorin e e gazetės greke “Atlantis” qė dilte nė Nju Jork njė herė nė javė. Dhe kurdoherė qė ajo shkruante artikuj kundėr Shqipėrisė, Petro Luarasi ishte i pari dhe i vetmi, meqė e dinte greqishten mirė, qė i bėnte pėrgjigje” Atlantidės”.Qė tė sigurohej se mos mundimi i tij shkonte kot, kurdoherė i dėrgonte letrat e tij register. Petro Luarasi, gazeta ‘’ Drita’’ e Shahin Kolonjės qė dilte nė Sofja, librat e Papa Kristo Negovanit dhe ‘ Albania’ e Faik Konicės, ishin kasnecėt e parė tė shqiptarizmit nė SHBA qė do ta vazhdonte mė pastaj Sotir Peci, Fan Noli dhe Kristo Dako.
    Historiani shqiptar kur tė shkruajė historinė e shqiptarėve tė Amerikės le tė mos harrojė datėn e mbėrritjes nė Amerikė tė Petro Luarasit.” 32
    32 Kostandin A. Demo. P.N.Luarasi, Shkėndija, 7 janar 1922, f.1
    Nė periudha tė ndryshme, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe krijimit tė shtetit shqiptar, ėshtė diskutuar me shqetėsim qėndrimi indiferent i qarqeve tė caktuara burokratike ndaj atdhetarėve dhe heronjve tė kombit.
    Pėr shembull, nė njė artikull tė vitit 1936, shkruhet ‘’Ata qė interesohen pėr kėtė popull dhe rrojnė me tė prej kohėsh, e kanė pasė njohur martirin Petro N.Luarasi dhe gjithė ata qė kanė luftuar e vdiqėn pėr lumninė e kėtij populli dhe lirinė e kėtij vendi. Ata qė s’i kanė njohuir dje, s’kanė me i njoft as sot, as edhe nesėr, pse ata s’kanė sqimė pėr njerėzit e sakrificės, nuk e pėrfillin historinė. Kėta tipa qė trupnisht banojnė nė Shqipni dhe mendėrisht jashtė kėtij vendi tė mjerė e tė mjerėsh, padyshim nuk kanė qejf t’u trazohet prehja e t’u cėnohet qetsija me vjetėrsina tė pluhrueme qė sjellin me vete aromėn e randė tė mykut gjysėm shekullor, nuk u kandet tė shohin nė mes tė luksit tė tyre, njė grumbull vjetėrsinash tė shqyeme prej bajonetash, tė shpueme prej plumbash dhe tė njollosuna prej gjakut e prej helmit…Nė njė kohė kur edhe bota ma ekstreme e kėtij shekulli druhet me e prek dhe i nderon pėrmendoret qė pasqyrojnė gjurmat e sakrificave tė atyre qė punuan e u flijuan pėr atė vend e atė popull, shumė prej nesh nuk kanė asnjė konsideratė pėr luftėtarėt e gjallė e tė vdekur tė idealit kombėtar. Ani se vlera e e tyre ēmohet prej popullit mirėnjohės dhe sakrificat e tyne do ti shkruajė historia jonė me shkronja tė arta mbasi ata kanė zanė vend nė zemrat e popullit.” 33.
    33Grushti. Petro Luarasi, Vatra, 27 shtator, 1936, f.3
    Kėto shėnime mbi martirin Petro Nini Luarasi, tė rėnduara me citime, kanė pėr qėllim tė japin me vėrtetėsinė mė tė madhe realitetin e kohės duke mėjanuar perifrazimet qė shpesh, jo vetėm pėrdoren pėr tė bėrė “ lajle e lule”, por duke mos u marrė nga burimi, krijojnė shtrembėrime. 34
    34.Gilmana Bushati. [Petro S.] Luarasi: Kisha Ortodokse Autoqefale tė japi shpjegime. Artikull i cituar.
    “Nė redaksinė e “Gazetės Shqiptare”, nipi i atdhetarit tė shquar Petro Nini Luarasi, solli shqetėsimin e tij lidhur me shpifjet qė po bėhen ndaj kėtij personaliteti tė kombit shqiptar, njė nga martirėt e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nga njerėz qė ai i konsideron si zėdhėnės tė qarqeve grekofone. Njė nga trillimet e hedhura kundėr Petro Nini Luarasit ėshtė se historia e tij ėshtė produkt i komunizmit dhe e politizuar “thjeshtė pėr tė sulmuar Ortodoksinė”.
    Veprimtaria e Petro Nini Luarasit nė Amerikė (prill 1904 – maj 19080) nuk ėshtė aq “e vogėl” nė kohė dhe nė vlerė sa tė mos pėrfillet. Ndoshta mund tė jetė e tillė po tė krahasohet me atė shėrbim madhor qė i bėri Atdheut nė kohėt mė tė vėshtira kur pėr ēlirimin e tij nga robėria e tirania dha edhe jetėn.



    Petro Nini Luarasi, Nder i Kombit Shqiptar



    Nė daten 13.01.2012 Petro Nini Luarasi, u dekorua Nderi i Kombit (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikės Bamir Topi.

    Motivacioni: “Figurė e shquar e kombit, njė nga veprimtarėt e ndritur tė Rilindjes Kombėtare, luftėtar i paepur pėr zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, pėr ēlirimin nga zgjedha otomane dhe formimin e shtetit komb tė shqiptarėve, luftėtarit tė madh tė krijimit tė arsimit kombėtar si njė nga shtyllat e ēėshtjes kombėtare, vepėr pėr tė cilėn dha edhe jetėn.”

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan petrol pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    martini1984 (04-02-2016),murik (11-01-2016)

  5. #3
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    57
    Postime
    485

    Vlerėsime te atdhetari Kristo Kirka pėr mesuesin martir Petro Nini Luarasi

    Vlerėsime te atdhetari Kristo Kirka pėr martirin Petro Nini Luarasi

    Kristo Kirka ėshtė njė nga tė parėt shqiptarė qė shkeli nė Tokėn e Re, mė 28 qershor 1904, kur sapo ishin bėrė pėrēapjet dhe ishin hedhur hapat e parė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nga atdhetari dhe intelektuali i shquar Petro Nini Luarasi, i cili kishte ardhur nė Amerikė nė maj tė vitit 1904, gati dy muaj mė parė se Kristoja. Petro Nini Luarasi, ish-mėsuesi i shkollave tė para shqipe nė Kolonjė dhe nė Korēė, por edhe mėsuesi i parė i Kristos, rilindėsi qė Patriarkana Greke e kishte shkishėruar e mallkuar, e vijonte veprimtarinė patriotike dhe arsimore mes shqiptarėve edhe nė Amerikė. Ai themeloi nė vitin 1905 nė Buffalo dhe dhe Jamestown tė New-Yorkut shoqėritė e para shqiptare “Pellazgu” dhe “Mall’i Mėmėdheut”. Kėto shoqėri patriotike e arsimore mblodhėn mjaft shqiptarė jo vetėm nė Buffalo dhe Jamestown, por edhe mė gjerė dhe u bėnė vatrat e para tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SHBA.

    Gazeta “Kombi” shkruante: “Qėllimi i shoqėrisė me qendėr nė Buffalo, themeluar prej intelektualėve tė vėrtetė, ėshtė tė mbjellė vėllazėrinė, dashurinė, bashkimin, duke pėrhapur udhėn e qytetėrimit me anėn e librave, qė do tė shtypė”.

    Petro Luarasi, si njė rilindės, e kishte kuptuar me kohė se bashkimi, organizimi dhe mbrothėsimi i shqiptarėve mund tė bėhej me anė tė dijes, ndaj ai u bė pishtar i saj. “Ai ishte njė librari me dy kėmbė, me xhepat mbushur plot me pamflete, revista e gazeta. Petron mund ta krahasojmė me Shėn Janin, sepse pėrgatiti udhėn e Lėvizjes Kombėtare pėr ata qė ardhėn pas tij” –shkruante Konstandin Demo.

    Ndėrsa Fan Noli e quante Petro Ninin – tė parin pionier tė lėvizjes kombėtare nė Amerikė.[9]

    Shoqėria “Mall’i Mėmėdheut” bėri thirrjen e parė pėr t’u bashkuar gjithė shqiptarėt nė njė shoqėri tė pėrbashkėt.

    Kristoja gjeti te Petro Nini mikun e vjetėr tė familjes Kirka. Kur ishte mėsues i shqipes nė shkollėn shqipe tė Korēės, Petroja vinte shpesh nė shtėpinė e Dhimitrit, ku bisedonin pėr hallet e kazasė sė Korēės, pengesat pėr gjuhėn e shkollat shqipe, propagandėn turke e greke si edhe pėr pėrpjekjen atdhetare shqiptare brenda e jashtė Shqipėrisė. Kristoja i vogėl nuk merrte pjesė nė kėto kuvendime, por dėgjonte nga prindėt fjalė tė mira pėr mėsues Petron dhe i rritej dashuria pėr atė. Por ja qė e solli fati qė ata tė dy, tė ndodheshin nė tė njėjtėn kohė nė Amerikė dhe tė bashkėpunonin si veprimtarė kombėtarė, madje, kur Petroja u kthye nė Shqipėri, veprėn e tij e vijoi Kristoja, i cili pėrfaqėsoi edhe shoqėrinė “Mall’i mėmėdheut” nė pėrpjekjet pėr themelimin e “Vatrės”.

    Kristoja i ri u vendos nė qytezėn e Natick-ut, afėr Bostonit, ku kishte disa emigrantė shqiptarė nga treva e tij. Si gjithė tė tjerėt, bėnte punė krahu pėr gjashtė ditėt e javės, ndėrsa tė dielave shkonte nė Buffalo dhe bashkėpunonte me Petro Ninin nė shoqatėn “Mall’i Mėmėdheut”, por edhe Petroja vinte shpesh nė Natick, ku banonte Kristoja dhe mjaft miq tė Petros…
    Megjithėse puna ishte e rėndė dhe lodheshim shumė, e pėrballonim bashkėrisht. Kur ndonjėri sėmurej apo nuk ishte nė gjendje pune, e ndihmonim ne tė tjerėt. Por, mbi tė gjitha, ishte mėsimi nė gjuhėn shqipe, sepse njė pjesė nuk dinte shkrim e kėndim. Ēdo tė diel, mua mė takonte tė bėja dy orė mėsim nė gjuhėn tonė. Dhe e bėja me shpirt. Ishte kėnaqėsi e madhe pėr mua, kur ata qė s’kishin pasur mundėsi tė shkolloheshin nė Shqipėri, tani u shkruanin letra familjarėve tė tyre nė gjuhėn e mėmės dhe merrnin letra prej tyre”.

    Kristoja e nisi pėrpjekjen me propagandimin e shoqėrisė “Mall’i Mėmėdheut” , qė u bė njė nga organizatat mė tė fuqishme, ku u mbėshtet mė vonė themelimi i Federatės “Vatra”. Ideja dhe pėrpjekja e Kristos nė atė kohė pėrmblidhej tek fjala shqipe, tek lėvrimi i gjuhės shqipe tek emigrantėt shqiptarė. Ai mendonte se nėpėrmjet mėsimit tė gjuhės shqipe tė lėvruar do tė shkohej tek ndėrgjegjėsimi kombėtar dhe mbrojtja e tė drejtave kombėtare. Njė njeri pa identitet kombėtar ėshtė njė hiēgjė, u thoshte ai bashkėkombasve, pjesa mė e madhe e tė cilėve ishin tė pashkolluar…
    Nė jetėn e Kristo Kirkės sė ri, ka luajtur njė rol tė veēantė njohja, miqėsia dhe bashkėpunimi me Fan Nolin. Noli, pasi arriti nė New York (maj 1906), shkoi nė Buffalo, ku ishte ngritur shoqėria “Mall’ i Mėmėdheut”. Ai u vendos nė kėtė qytet pėr tė ndihmuar nė punėt patriotike tė shoqėrisė dhe pėr ta kthyer atė nė njė vatėr pėr tė gjithė shqiptarėt. Nė Buffalo Noli filloi punė nė njė punishte tanini dhe banonte nė njė konak ku flinin nėntė shqiptarė. Por miqėsia me ta, sidomos bashkėpunimi me Petro Ninin, e bėnin tė pėrballonte ēdo vėshtirėsi.
    (Marre nga libri i Uran Butkes”Kristo Kirka”, 2012- Vijon) - See more at:

  6. 4 antarėt mė poshtė falenderuan petrol pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Brari (09-01-2016),bsdev (01-03-2017),martini1984 (04-02-2016),murik (11-01-2016)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •