Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 23
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Opinion nga Lek Gjoka
    GazetaVatra.com

    Shumė fjalė tė bukura pėr bashkimin e diasporės qarkullojnė nė masmediat e shqiptareve tė Amerikes apo nė mbledhjet e shoqatave shqiptarė ku njė pjese levizin tė gjitha guret qė tė marrin flamurin e liderit por realiteti ėshtė komplet ndryshė ketu nė SH.B.A-kes.Pėrplasjet qė oqeani jetesor tė sjell , i cili ėshtė i pėrzier edhe me mallin e vendlindjes ka krijuar njė klime tė ftohjes polarė ndėrmjet shqiptareve tė mėrguar.
    -Do tė jetosh i qete nė Amerike?-ėshtė njė shprehje e perdorur nga mjaft shqiptarė tė Amerikes kohėt e fundit-duhėt tė rrish sa me larg kontakteve me shqiptaret?
    Pėrsė ėshtė krijuar kjo klime ftohjeje?
    Nė ketė mėnyra a mund tė asimilohėn me shpejt shqiptaret?
    Cili ėshtė roli i shoqatave shqiptare?
    Po brezi i ardhshem i lindur nė Amerike a do ta ndienjė veten sadopak shqiptar apo do i harrojnė edhe emrin Shqipėrisė, edhe rrenjėt e tyrė bashkė me gjuhėn shqipe?

    Ftohja ndėrmjet shqiptareve ka ardhur pėr arsy nga me tė ndryshmė.Njėra nga arsyet ėshtė emigrimi i njė shtrese me njė kulturė minimale, me ndienjen e kopracisė ekstreme tė cilėt i bėn tė mos dalin fare ose shumė pak larg kornizes sė jetes shtepiake thene ndryshe "pas punes nuk e kalojnė deren e oborrit".Kjo shtres ia ka harruar edhe emrin librit dhe jo ta bleje apo lexoje ate.Dukė notuar nė njė oqean vetmie kjo shtrese pėrvec kėngėve tallava fale Youtubes ka zgjedhur njė rruge tjeter "argetimi" atė tė epsheve seksuale !..
    Nė njė rast nė njė kafe njė shqiptar i martuar po i thoshte shokut tė tij: -Po na iken jeta ketu nė Amerike pa asnjė dashnore, ishim shumė mirė nė Shqipėri, nuk e di pse erdhem ketu?
    Kjo klimė e turbullt epshesh dhe thashethemesh i detyron shqiptaret tė largohėn sa me larg kontakteve me njėri-tjetrin duke krijuar njė ftohjė polare tė perhershme.
    Nė njė rast tjeter nė njė bisede miqsh njė grua shqiptare tha:
    -Edhe unė kam dėshirė tė dal nė kafe, tė pi njė birre me miq tė mirė shqiptare, tė bisedojmė, tė largojmė stresin qė na sjell jeta e pėrditshmė ketu nė mėrgim por nuk kam asnjė tė njohur qė nga Shqipėria.
    -Ketu ka shumė familje shqiptare tė ardhur nga Shqipėria-ia priti njė tjeter.
    -E di po ku i njoh unė.Tė shtiren si ėngjuj dhe respektin tėnd pastaj e shikojnė dhe e shfrytėzojnė si ndienjė epshesh dhe pa pikėn e turpit ta thonė troē atė qė ėndėrrojnė tė realizojnė tek ty.Qė tė mos kem probleme familjare dhe stres qė vjen nga sjellje tė tilla jo normale detyrohem tė rri sa me larg shqiptare.Sigurisht e di se nė jete pėr dikė qė ka probleme familjare apo mospėrputhjė ndienjash do tė kete edhe flite e tradhti bashkshortorė por jo tė gjithė janė tė tillė, jo tė gjitha gratė mund ti fusėsh nė njė thes.
    Por realiteti tek keto njerėz me kulturė minimalė ėshtė ndryshė, janė komplet tė qorruar nga realiteti dhe tė gjitha gratė i dukėn njėlloj, i peshojnė nė tė njejten peshore jete pse jo edhe me njė grua tė pėrdale.

    Po roli i shoqatave shqiptare tė Amerikes cili ėshtė?
    Kush janė shumica e shqiptareve qė oderojnė nė keto shoqata?
    Ka mjaft shoqata qė duhen falenderuar qė po mundohen tė punojmė me ngulm pėr bashkimin kulturor, shpirteror tė shqiptare por ka edhe shoqata tė tjera dikur edhe me emer qė nėn moton e bashkimit pėrēajnė shqiptaret e Amerikes.
    Arsytė qė ato i pėrēajnė janė tė ndryshme sepse pjesa me e madhe shikojnė se ēfarė pėrfitojnė nga aderimi nė keto shoqata pra pėrfitim monetar, karrierist apo seksual.Ka edhe nga ato qė nuk shikojnė asnjėrėn nga keto por tė brymosur me botkuptimin komunist , si ish antare tė sigurimit te shtetit diktatorial, ish oficera tė ushtrise popullore tė diktatures komuniste nuk mund tė shkėputen dot nga mbledhjet e gjata komuniste, spiunimet ndaj miqve e shokeve dhe antarsimi nė shoqata ėshtė si njė "shėrim" shpirtėror pėr keto hiena tru shpėrlare.Pjesa me e madhe e tyre janė antarsuar nė njė shoqate qė thjesht ka ngelur nė historinė e Shqipėrise por qė tani shpesh here ka ndikuar negativisht nė afrimin e shqiptareve te Amerikes me njeri-tjetrin.Sigurisht qė nė Shoqata ka edhe antikomunista, njėrez tė artit e tė kultures shqiptare qė duhėn lavderuar pėr punėn e mire.
    Gjithsesi njė lajm i mirė qė ka lidhje me kulturen familjare ėshtė tek brezi i ri.Fatmiresisht keto femijė qė po bėhėn burra e gra e duan Shqipėrinė me shumė se ne qė kemi njė jete atje.Ndienje krenari sė janė me prejardhje shqiptare gjaku i Nėnė Terezes dhe kete e shprehin pa doreza nė shoqėrinė amerikane qė i shoqėron nė rrugėn e jetes.Frika e asimilimit tėk brezi i ardhshen nuk duhet tė ekzistojė.
    Po gjuha shqipė?
    Po tė krahasosh femijet e emigrantave shqiptare tė Amerikes me Evropen pa pike frike them sė femijet e lindur nė Amerike kanė dėshirė dhe e flasin gjuhen shqipe me mirė sė femijet e lindur nė Evrope.Hapja e shkollave shqipe ėshtė njė lajm i mirė por qė nuk ndikon aspak sepse nė ato shkolla shkon nė numer i papėrfillshem femijesh ,saktesisht shkojnė femijet e antareve tė shoqatave dhe rrethi i tyrė i ngushte familjaro-shoqėror.

    Duke kaluar nga viti nė vit shqiptaret e Amerikes po i afrohen edhe me shumė globalizmit ndaj nuk do tė jete shqetesuese se per arsyet e mesiperme shqiptaret thonė sa me larg nga shqiptaret.
    Largesia oqeanike nuk i asimilon dot shqiptaret por duhet qė shoqatat shqiptare te afrojnė pranė tyre sa me shume intelektuale, tė dėgjojnė fjalen e tyre.
    Duhet tė ndėrtohet njė masmedie qė ti shėrbeje komunitetit , duhet tė kete me shume gazeta ,revista kulturore-letrare, duhet tė kete njė kanal televiziv tė fuqishem dhe jo qindra "kanale televizive" qė prodhojnė shume pak ose aspak programe apo dokumentare qė neser tė ngelin nė histori e diaspores shqiptare te Amerikes.
    Besoj qė nė njė tė ardhme tė afert edhe qeverite shqiptare nė Tiranė e Prishtinė duhet tė jenė me afer diaspores shqiptare tė Amerikes sepse edhe nė si ēdo qytetar tjeter i Evropes qė jeton nė Amerike tė kemi tė drejte tė votojmė pėr politikanet qė do tė drejtojnė kombin shqiptar.Uroj qė sa me shpejt tė realizohet e drejta e votes pėr nė shqiptaret e Amerikes nė tė kundert shqiptaret ketu do tė thonė jo sa me larg shqiptareve por sa me larg vendlindjes qė po na pėrbuz dhe na harron pėrfundisht nga politikanė shqiptar qė pėr interesa personale e shtyjnė kombin shqiptar drejt gremines.



    Jacksonville Florida
    Nentor 2014.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    E bukura me shkrime te tilla eshte se autori na flet per "ftohje" te shqiptareve por nuk na thote se ku e shikon kete "ftohje". Si argumenta per te vertetuar ftohjen perdor fjalet e kafeneve ku mblidhen shqiptaret apo rrethit te te njohurve te tij. Dhe vete ai jeton ne shtetin e Florida, ku komuniteti shqiptar eshte me i vogel ne numer se ne shtete te tjera te Amerikes. Por kjo nuk e pengon autorin qe te beje pergjithesime e dali ne perfundime qe nuk pasqyrojne realitetin e shqiptareve ne Amerike, por vetem shpalosin botekuptimin dhe shkallen e kultures se artikullshkruesit.

    1. Shqiptaret e Amerikes nuk jane "ftohur", jane integruar ne jeten e Atdheut te ri, Amerikes!

    Nese nje shqiptar nuk ka kohe per kafene apo per shoqerine e tij shqiptare, nuk eshte per faj te "ftohjes" se tij me shqiptaret, por sepse eshte integruar totalisht ne jeten e vendit. Eshte i zene e nuk ka kohe per shoqerine se po punon dy pune per te blere nje shtepi, per te mbeshtetur femijet me shpenzimet e shkolles se larte, e per te ndertuar nje jete me te mire per familjen e tij ne Amerike. Ka te tjere qe punojne e shkojne ne pune ne te njejten kohe, e nuk u ngelet kohe as per te fjetur, e jo me per te pire kafe e per te pergojuar shqiptaret e tjere sic bejne shume parazite te papune mes shqiptareve ne Amerike. Mos shkuarja ne kafene dhe mungesa e kontaktit me shqiptaret, eshte perligjur dhe gje e mire, kur keta njerez jane duke investuar me aq sa mundin per nje jete me te mire per vete, e per femijet e tyre. Shumica e shqiptareve qe kane ardhur ne Amerike, kane ardhur ne kerkim te nje jete me te mire, jo detyrimisht per ta, por per femijet e tyre. Jane gati te sakrifikojne jeten e tyre per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre. E kjo nuk duhet percmuar por duhet vleresuar, pasi keta jane patriotet e vertete shqiptare. Keta qe punojne dy pune, nuk kane kohe per kafene e fjale te kota, e po rrisin femije qe neser do te behen inxhiniere e doktore e do te kene nje profesion te nderuar ne shoqerine amerikane. Ky eshte suksesi i sakrifices se emigranteve shqiptare ne Amerike!


    2. Shqiptaret e Amerikes jetojne ne vendin e lirise dhe mundesive

    Ka vende ne Amerike (NYC apo Worcester) ku shume shqiptare jetojne ende sic jetonin ne Shqiperi. Pa punuar, duke marre asistence nga sistemi social, e duke kaluar gjithe oret e dites neper kafene shqiptare. Keta jane "krundret" e shoqerise shqiptare qe nuk i hyjne njeriu ne pune edhe pse keta e mbajne veten per "patriote te medhenj" me fjale. Ashtu sic ka plot shqiptare te tjere, qe punojne dy-tre pune, hapin bizneset e tyre, levizin nga shteti ne shtet ne kerkim te nje pune me te mire apo nje jete me te mire, pasi ky vend i ofron keto mundesi. Dhe po te shikosh shqiptaret qe kane perparuar me mire ne cdo drejtim, jane ata qe nuk jetojne ende si ne Shqiperi edhe ne mes te Amerikes, por ata qe kane ndjekur keto mundesi atje ku mundesite kane dale, pa marre parasysh se ku keto mundesi i ndanin nga komuniteti i madh i shqiptareve qe ofrojne disa qytete ne Amerike. Shume nga ato kafenete dhe vendtakimet e shqiptareve jane pika ku mblidhen shqiptaret qe merren me pislleqe apo pensioniste e dembele. Shqiptaret qe kane punen, kane biznesin, kane shkollen, kane familje, nuk shkojne neper kafene e nuk e vrasin kohen kot.


    3. Atdheu i femijeve te emigranteve nuk eshte Shqiperia, eshte Amerika!

    Nje nga veshtiresite me te medha qe brezi i vjeter i shqiptareve has ne raport me brezin e ri, femijet e tyre, eshte mania e brezit te vjeter per te diktuar mentalitetin e tyre mbi femijet e tyre. E bejne kete me insistimin per te "mesuar shqip me cdo kusht" qe kur jane jane femije te vegjel; ne manine per ti shoqeruar femijet e tyre "vetem me shqiptare"; ne manine per te diktuar me dhune ne mendjet e tyre idene se "Shqiperia eshte Atdheu i tyre!". Pa vetedije, keta prinder jane duke u bere pengesa kryesore per integrimin e femijeve te tyre ne jeten amerikane. Shume nga keta femije mesojne shqip, por jane te papergatitur kur fillojne integrimin ne kopshte e shkolla me femijet e komunitetit amerikan ku jetojne. Insistimi per asimilimin e kultures shqiptare nga femija nga ana e prinderve behet nje pengese e madhe per keta femije ne integrimin e jetes amerikane. Pa dashur, keta prinder emigrante, nuk e kuptojne qe Atdheu i ketyre femijeve nuk eshte Shqiperia, Atdheu i ketyre femijeve eshte Amerika! Ndryshe nga prinderit e tyre, keta femije nuk kane lindur ne Shqiperi apo Kosove, kane lindur ne Amerike! Do te rriten ne Amerike. Do te shkollohen ne Amerike. Do te punojne e integrohen ne jeten amerikane. E do te vdesin ne Amerike. Prinderit mundohen t'iu diktojne Atdheun e tyre femijeve te tyre! Nuk e kuptojne qe integrimi i femijeve te tyre ne jeten amerikane nuk eshte nje gje e keqe, perkundrazi, eshte nje gje shume e mire. Dhe detyra e tyre si prinder nuk eshte te moslejojne asimilimin e femijeve te tyre ne kulturen amerikane, por ti ndihmojne keta femije qe te integrohen ne jeten amerikane. Tek e fundit, kjo eshte arsyeja perse prinderit sakrifikojne kaq shume per femijet e tyre, qe keta te integrohen e behen te suksesshem ne jeten amerikane. Dhe jo vetem kaq, por te hedhin rrenje ne kete vend, nje trashegimi breznore. Detyra e prindit nuk eshte te diktoje dhunshem kulturen shqiptare ne kurriz te kultures vendase, por ti gershetoje te dyja, dhe ti japi femijes se tij shembullin e duhur me jeten e tij si prind. Dhe vete prinderit duhet te bejne nje perpjekje per tu integruar sa te mundin ne jeten amerikane, pasi kjo i ndihmon edhe femijet e tyre. Ata prinder qe as nuk bejne nje perpjekje ne kete drejtim, jane ata qe ndikojne tejet negativisht ne jeten e femijeve te tyre. Ai prind qe nuk do te mesoje anglisht, i jep shembullin e keq femijes se vete per mesimin ne shkolle. Ai prind qe vetem tregon percmim per cdo gje qe jeta e re ne Amerike ofron, si nje menyre ne mendjen e tij per te lartesuar kulturen shqiptare, eshte nje prind qe eshte duke e izoluar femijen e tij nga te gjitha mundesite qe Amerika i ofron femijes se tij. Dhe rezultati i ketyre prinderve, eshte rritja e kloneve te tyre tek femijet, ku femijet trashegojne te njejtin mentalitet qe prinderit e tyre sollen nga Shqiperia!

    Me e rendesishme se cdo gje tjeter per komunitetin shqiptar ne Amerike nuk jane "festat" apo "takimet e shoqatave" apo "kafenete shqiptare". Me e rendesishme per kete komunitet eshte qe femijet e tyre, te lindur ne kete vend, te mund te perfitojne sa te mundin nga mundesite qe ky vend u ofron, duke u bere njerez qe japin nje kontribut te madh ne kete shoqeri. Te behen inxhiniere, doktore, mesues, shkencetare, artiste, etj. Shqiperia e Kosova nuk ka nevoje per nje kokeshkrete me shume qe i bie gjoksit 24 ore ne dite se eshte me i mire e me i bukur se gjithe popujt e tjere, te tille ka plot ne Shqiperi e Kosove. Por te gjithe nderohemi e gezohemi si popull kur degjojme e lexojme per sukseset e ketij brezi te ri ne Amerike! Dhe leksioni tjeter i madh eshte qe ka plot shqiptare ne Amerike qe nuk dine te flasin shqip pasi jane brezi i trete apo i katert i lindur ne Amerike. Keta nuk jane shqiptare te ardhur rrishtaz, por shqiptare te ardhur 1 shekull me pare. Keta nuk e kane humbur as identitetin shqiptar dhe as vetedijen e origjines se familjes se tyre. E them kete, pasi shume shqiptare ne injorancen e tyre perdorin si meter te shqiptarizmes vetem gjuhen shqipe. Harrojne qe ka disa here me shume shqiptare qe jetojne jashte trojeve tradicionale shqiptare se ne to dhe emigracioni i shqiptareve nuk filloi sot apo 2 dekada me pare, ka filluar shekuj me pare.

    Si cdo popull, kultura dhe shpirti yne si shqiptare nuk duket tek fjalet e bukura qe dalin nga goja jone, por nga shembulli i jetes sone dhe kontributi qe japim ne shoqerite e vendeve ku shkojme. Ky eshte ne vetvete edhe "metri" i suksesit apo deshtimit te nje komuniteti emigrantesh ne nje shoqeri te re, dhe jo mentalitete te shekullit te XIX qe shqiptaret sjellin me vete dhe riciklojne ne shekullin e XXI.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-12-2014 mė 14:59

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    2043 (14-12-2014),bili99 (20-01-2015)

  4. #3
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Albo ne Jacksonville Florida apo edhe ne qyetete te tjera te Florides jetojne mijera shqiptare te emigruar vitet e fundit.Sigurisht ti ,une dhe rinia shqiptare eshte bere pjese e jetes se Amerikes por nje pjese e madhe e nje brezi tjeter nuk jane te tille, kane nevoje per nje ngrohtesi shqiptare..
    Jam dakort me ty se Atdheu e femijeve tane eshte Amerika dhe me vjen mire qe shume shqiptare udhetojne ne te njejtin tren jete me amerikanet por nuk jam dakort me ty qe te asimilohen.Vete presidenti Amerikan kur merr pasaporten thote mos harro nga ke ardhur, mos harro gjuhen e kulturen e kombin tend dhe kete trasmetejo tek brezat.Pra ti me mentalitetin tend je ne rregull , dhe ne mjaft arsytime te tuejat jam me ti por jemi shqiptare.Sigurisht nuk duhet te jemi shqiptare me mentalitetin e diktatures komuniste por ajo kohe i ka shperlare trute popullit shqiptar por nuk duhet ta harrojme nga kemi ardhur ne apo prinderit tane.E di se brezi i vjeter eshte i huaj si per shqiperine ashtu edhe per Ameriken.
    E di se ne Worcester ka shume shqiptare dhe gjuha e dyte e atij qyeti eshte shqipja por une ne opinionin tim kam folur ne pergjithsi dhe me fakte.Sigurisht po ti hedhesh nje veshtrim shkrimit tim ne facebook do te shikosh komentet qe shumica thone sa me larg shqiptare jo vetem ne Amerike por edhe ne Angli apo kudo ku jeton diaspora shqiptare.
    Ju uroj nje fundjave sa me te mire .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kallmeti : 06-12-2014 mė 22:47

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,823
    Faleminderit
    138
    244 falenderime nė 199 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Ajo shprehje, "Larg shqiptareve" perdoret shume vertet, por te vjen per te qesh e qare bashke kur e perdorin ca njerez qe jane vet e keqja e shqiptareve.
    Normal qe ketu kane ardh lloj-lloj e soj-soj e fillimisht shqiptaret kane mall per vendlindjen e behen me ke shqiptar ti dali para vetem se jane shqiptar. Normal qe keto lloj shoqerish nuk zgjasin per shkak te ndryshimeve ne karakter, nivrlin e edukimit dhe kultures qe ekzistojne mes njerezve. Pavaresisht deshires se mire nuk mund te kesh shoqeri me nje person vetem se jeni shqiptar. Duhet perputhje dhe ne te tjera aspekte.
    Nje arsye tjeter edhte fakti qe ketu te detyron jeta te afrohesh cik ne teper sec duhet me shoqerine. Ndajne cdo problem me shoqerine shqiptare. Ata te behen familje ne gezime e hidherime. Tek ata do mbeshtetesh per te gjetur pune, transport, per te mbajtur femijet e tjera. Ben nder dhe pret te ta kthejne njesoj. Zhgenjehesh ndahesh. Ben ndere dhe njehere si ndihmon u ngel qejfi, ftohet shoqeria. U ben nder e pranojne, u jep nje keshille e varin turinjte. Ose te bejne nder e ta nxjerrin nga hundet ate nder qe te bejne. Ta kujtojne 100 here. Ja keshtu. Besoj kjo ndodh ne cdo komunitet emigrantesh jashte. Ne Shqiperi jane me te ndara gjerat pasi nuk te duhet te hapesh apo mbeshtetesh kaq shume te shoqeria.
    Per mua mos rri larg shqiptareve, por krijo shoqeri me ata qe te pershtateten.
    Feelings change - memories don't.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mia@ pėr postimin:

    2043 (14-12-2014)

  7. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,237
    Faleminderit
    3
    22 falenderime nė 22 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    kjo eshte edhe e vertet por dhe jo e vertet
    kam qen emigrant dhe ne europ dhe ne vendin ku jetoj usa
    ketu duhet te flasim per pervojen ton personale dhe jo me thenie tha ai tha ky
    ketu secili nga ne ka shoqerin e ti por eshte per te theksuar se shoqerin qe krijojme eshte nga qyteti nga jemi te pakte jan shoqeria nga anet e tjera te shqiperis
    Partizoni

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2014
    Postime
    27
    Faleminderit
    1
    3 falenderime nė 2 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Fothje nuk do te thosha sesa mos pershtatje.
    Dy komunitete me i riu pas viteve 90,ku ky komunitet per 15 vjet mezi u adaptua me mentalitetin american ...etj.
    tjetra eshte qe ne shume shoqata,Albaneze,te veremosura prej kohes,te cilat rrine e vegjetojne ne ate strofkullen e tyre AMERIKANE,te ciles me se shumti i perkasin komunitetit para viteve 90,mundohen qe komunitetit te rri ti japin ca ndihma,si llafollogji,bla bla bla.....duke dashur qe te rrinjte te jene nen urdherat e drejtimet tyre,politike ekonomike ...etj!
    e fundit,komuniteti Albanistanes,eshte i vetmi komunitet me 5 apo 6 kryesi,te cilat krijojne perplasje me nj-tjetren,e cila ka ndodhur historikisht.

  9. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,175
    Faleminderit
    12
    198 falenderime nė 164 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Citim Postuar mė parė nga Kallmeti Lexo Postimin
    Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?
    Sepse ashtu ėshtė njė punė !!

    p.s

    Nuk e thonė kėtė gjė vetėm Shqiptarėt e Amerikės, e themi edhe ne tė Shqipėrisė
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,237
    Faleminderit
    3
    22 falenderime nė 22 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Citim Postuar mė parė nga A.A Lexo Postimin
    Fothje nuk do te thosha sesa mos pershtatje.
    Dy komunitete me i riu pas viteve 90,ku ky komunitet per 15 vjet mezi u adaptua me mentalitetin american ...etj.
    tjetra eshte qe ne shume shoqata,Albaneze,te veremosura prej kohes,te cilat rrine e vegjetojne ne ate strofkullen e tyre AMERIKANE,te ciles me se shumti i perkasin komunitetit para viteve 90,mundohen qe komunitetit te rri ti japin ca ndihma,si llafollogji,bla bla bla.....duke dashur qe te rrinjte te jene nen urdherat e drejtimet tyre,politike ekonomike ...etj!
    e fundit,komuniteti Albanistanes,eshte i vetmi komunitet me 5 apo 6 kryesi,te cilat krijojne perplasje me nj-tjetren,e cila ka ndodhur historikisht.
    ti ose je I ndonje komuniteti ose futja kot te dali plot
    Partizoni

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e legjenda12
    Anėtarėsuar
    25-11-2013
    Postime
    213
    Faleminderit
    21
    39 falenderime nė 38 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    ashtu ka qen shkrimtar yn i madh faik konia o zot roje shqiperia nga shqiptaret

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e legjenda12
    Anėtarėsuar
    25-11-2013
    Postime
    213
    Faleminderit
    21
    39 falenderime nė 38 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    me pasaporte kosovare nuk vlen per asgje momentalisht

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2014
    Postime
    27
    Faleminderit
    1
    3 falenderime nė 2 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Citim Postuar mė parė nga mario_kingu Lexo Postimin
    ti ose je I ndonje komuniteti ose futja kot te dali plot
    Marios_Kings
    Si mendon eshte e vertet ajo qe kam shkrujt,apo ja kam fut te dale ku te dale.?????

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2005
    Postime
    40
    Faleminderit
    2
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    sepse ne jemi si grereza dhe jo si bletet , prandaj edhe mendojme jetojme dhe veprojme si grereza , gjithmobe te vecuar nga tufa , te ndare , te pervecem ,egoist , zhvates , ziliqar ,kryenec, thumbues dhe plot helm

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    750
    Faleminderit
    4
    8 falenderime nė 8 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Ma sakte asht shprehja ,,,,,,,,,,larg nga shqiptaret e Shqipnise

    Arsyja dihet,,,,,,,,,,populli i shqiperise pesoi nji degradim te paimagjinushem ne sistemin kolektivist komunist

    Shqiptaret e vjeter te Amerikes jetojne ne armoni me njani tjetrin

  16. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2010
    Postime
    37
    Faleminderit
    4
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    pershendetje...shqiptaret jane imituesa te medhenj, por me te medhenj jane vetem kur jane made in Albania...keshtu qe dihet qe te kopjosh eshte me lehte, dhe kjo ka ndodhur dhe do ndodhe pa nderprerje, nje shqiptar i vertete beson ku te deshiroje dhe e zgjedh vete se cfare jo e cfare po, nderkoh qe duhet te mundohet te kuptoje dhe zakonet, kohen vendin dhe njerezit qe i kane pasur ose i kane akoma kto zakone ose ndryshe tradita.....jemi bere kopjace si nje pjese e madhe e botes sotme..ju pershendes

  17. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2014
    Postime
    27
    Faleminderit
    1
    3 falenderime nė 2 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Kur deri ne 1995 shqiperia kishte 65% te
    Popullsise ne fshat,kur 60% e atyre qe shkuan me llotari direkt nga fshati ne usa.....rezultati dihet,eshte ky qe eshte.!!!
    Ky eshte realiteti dhe pa u zgjatur shume,dhe pa shume teori.

  18. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Citim Postuar mė parė nga Kallmeti Lexo Postimin
    Albo ne Jacksonville Florida apo edhe ne qyetete te tjera te Florides jetojne mijera shqiptare te emigruar vitet e fundit.Sigurisht ti ,une dhe rinia shqiptare eshte bere pjese e jetes se Amerikes por nje pjese e madhe e nje brezi tjeter nuk jane te tille, kane nevoje per nje ngrohtesi shqiptare..
    Jam dakort me ty se Atdheu e femijeve tane eshte Amerika dhe me vjen mire qe shume shqiptare udhetojne ne te njejtin tren jete me amerikanet por nuk jam dakort me ty qe te asimilohen.Vete presidenti Amerikan kur merr pasaporten thote mos harro nga ke ardhur, mos harro gjuhen e kulturen e kombin tend dhe kete trasmetejo tek brezat.Pra ti me mentalitetin tend je ne rregull , dhe ne mjaft arsytime te tuejat jam me ti por jemi shqiptare.Sigurisht nuk duhet te jemi shqiptare me mentalitetin e diktatures komuniste por ajo kohe i ka shperlare trute popullit shqiptar por nuk duhet ta harrojme nga kemi ardhur ne apo prinderit tane.E di se brezi i vjeter eshte i huaj si per shqiperine ashtu edhe per Ameriken.
    E di se ne Worcester ka shume shqiptare dhe gjuha e dyte e atij qyeti eshte shqipja por une ne opinionin tim kam folur ne pergjithsi dhe me fakte.Sigurisht po ti hedhesh nje veshtrim shkrimit tim ne facebook do te shikosh komentet qe shumica thone sa me larg shqiptare jo vetem ne Amerike por edhe ne Angli apo kudo ku jeton diaspora shqiptare.
    Ju uroj nje fundjave sa me te mire .
    Kallmet, asimilimi nuk eshte gje e keqe. Te asimilohesh ne nje shoqeri nuk do te thote te heqesh dore nga vetedija e origjines apo kultura shqiptare. Ashtu si fakti qe dikush flet apo shkruan shqip, nuk e ben ate shqiptar. Ka me shume shqiptare qe jetojne jashte trojeve shqiptare dhe sot mund te mos flasin shqip, ose nuk flasin ate gjuhen shqipe qe une e ti flasim, por nuk kane humbur vetedijen e origjines dhe tradites se tyre, te trasheguar brez pas brezi. Dhe kjo eshte ajo qe ti dhe shume qe kane perspektiven tend nuk kuptojne: une do te preferoja qe femija im te mos dinte te fliste apo shkruante shqip mire, por te behej nje intelektual i nderuar dhe integruar ne jeten amerikane, se sa te kisha nje femije qe flet e shkruan shqip ore e minute ne Amerike, shoqerohet vetem me shqiptare, e perfundon ne "shkollen e rruges e kafeneve" qe i kthen ne kontigjent te aferave kriminale. Per keta femije te tille nuk kam nevoje une, nuk ka nevoje as Shqiperia. Burgjet e botes jane mbushur plot me "patriote" te tille qe merren me droge, prostitucion, vrasje e vjedhje.

    Asimilim do te thote qe te jesh ne gjendje te kuptosh "Kur je ne Rome, do besh sic bejne romaket!" Qe do te thote, edhe nese je ne moshe te thyer e ke ardhur ne Amerike, edhe pse mund te kesh shume veshtiresi per mesimin e gjuhes apo ambientimin ne kete vend, ti e ben nje perpjekje per tu integruar ne jeten e vendit. Mundohesh te mesosh 5 fjale anglisht. Mundohesh ta lexosh gazeten apo te degjosh televizorin e vendit ku jeton, e te mos lexosh e degjosh vetem gazeta e televizione shqiptare. Te punosh ne kete vend aq sa e ke mundesine dhe te besh perpjekje qe fitosh pavaresine per te care vete ne pune e ne shoqeri ne Amerike, pa qene nevoja e perkthyesit nga pas.

    Shqiptaret nuk vuajne nga asimilimi i tepruar, shqiptaret vuajne nga mentaliteti prapanik "Shqiperia eshte bota e s'ka tjeter!" Dhe ai fenomeni qe ti ze ne goje per shqiptaret qe "ftohen" me njeri-tjetrin, ftohja vjen pikerisht nga perplasja e ketyre dy botekuptimeve mes shqiptareve: atyre qe duan te asimilohen dhe ndertojne jetet e tyre te reja ne Amerike, dhe ata qe nuk shkeputen dot nga mentalitetet qe sollen me vete nga Shqiperia. Dhe e shohin kete realitetin e ri ne te cilin e gjejne veten nje "realitet te frikshem". Prandaj kane frike nga fjala "asimilim", kur nuk duhet te kene aspak frike.

    Dhe pika tjeter qe do te shtoja eshte se njerezit gjithmone perzgjedhin shoqerine e tyre ne cdo shoqeri: ti do te shoqerohesh me ata qe kane moshen tende, kane shkallen tende te kultures e arsimit, vini nga nje krahine e caktuar e Shqiperise, punoni bashke, etj. Sepse ka mijera shqiptare qe jetojne ne vendin ku une banoj nuk do te thote qe une duhet t'i njoh e shoqerohem me te gjithe. Edhe ne Shqiperi kur ishim, nuk shoqeroheshim me te gjithe. Shoqeroheshim me ata 4-5 shoke e miq qe kishim ato gjerat e mesiperme te perbashketa. Kur mua nuk me pelqen sjellja apo botekuptimi i nje emigranti shqiptar ne Amerike, une nuk shoqerohem me te, dhe kjo eshte mese normale. Ajo qe nuk eshte normale, dhe qe e bejne shume shqiptare, eshte se meqe jemi ne Amerike, meqe jemi ne vend te huaj, meqe nuk ka shume shqiptare apo nuk kemi ata miqte qe kishim ne Shqiperi, na duhet te shoqerohemi me te gjithe keta qe kemi, le te jene si te jene. Eshte nje qendrim i gabuar dhe aspak normal e shoqeror. Pasi ta pret mendja qe nuk do te ndihesh mire ne shoqerine e nje njeriu me te cilin ti nuk ndan ato gjerat e perbashketa qe une te zura ne goje. Sepse jetojme ne nje vend te huaj, nuk do te thote se na duhet te ndryshojme bazat shoqerore te sjelljes sone si njerez ne nje shoqeri. Dhe perzgjedhja e shoqerise, eshte po aq e rendesishme sa patja e shoqerise, pasi nje shoqeri e gabuar, te perfundon keq edhe ne Amerike.

    Albo

  19. #17
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,816
    Faleminderit
    9
    56 falenderime nė 49 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Po shqiptaret e Greqise pse thone sa me larg shqiptareve???????

  20. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239
    Faleminderit
    6
    11 falenderime nė 8 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    N Greqi nuk i thone kot " Me Arvaniti filo krata ke kanena ksilo" = Kur ke mik nje Arvanit mbaj me vete e ndonje shkop
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TilVolioR : 23-12-2014 mė 20:50

  21. #19
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anėtarėsuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    363
    Faleminderit
    11
    6 falenderime nė 6 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Po shqiptaret e Greqise pse thone sa me larg shqiptareve???????
    Kam disa rumun e bullgare qe punojne me mua.....te njejten gje thone dhe ata per rracen e tyre!

  22. #20
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Postime
    6,435
    Faleminderit
    415
    144 falenderime nė 138 postime

    Pėr: Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Sepse ashtu ėshtė njė punė !!

    p.s

    Nuk e thonė kėtė gjė vetėm Shqiptarėt e Amerikės, e themi edhe ne tė Shqipėrisė
    Mua me ndodhe e kunderta, une i ndjeki dhe perseri me ikin
    Une them sa me afer shqiptareve, disa nga ta thojne sa me larg tij. Ani kur te verej qe disa po me bejne dredhira e kur te u them ne fytyre se 'jeni njerez me baterija pa kurrfare morali e etike', skan qef kurre me me pa perseri. Funny a?
    as ne Facebook sme flasin pastaj, kah 5-6 muaj... hahaha
    Destroyer of falsehood :)

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •