Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    PD: Njeriu që Rama sapo emëroi në krye të OSHEE, nën hetim për vjedhje tenderash

    Dorëhiqet për arsye personale kreu i OSHEE-së

    Administratori i Përgjithshëm i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Arben Seferi dha sot dorëheqjen.

    Në një njoftim zyrtar, Këshilli Mbikqyrës i OSHEE-së, bën me dije se Seferi e paraqiti dorëheqjen, për arsye personale të cilat kushtëzojnë angazhimin e tij të mëtejshëm në krye të kompanisë. Dorëheqja e tij u pranua në mbledhjen e sotme të këshillit.

    Pas pranimit të dorëheqjes, Këshilli Mbikqyrës miratoi zgjedhjen e Adrian Çelës në funksionin e Administratorit të Përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Deri më tani, Çela mbante detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT).

    Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kreu i ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë jep dorëheqjen nga detyra

    Rama i kërkoi Seferit dorëheqjen: Nuk u godit korrupsioni

    Disa orë përpara dorëheqjes së Arben Seferit nga detyra e kreut të OSHEE-së i ka paraprirë një mbledhje e gjatë Shtabit Qendror të operacionit masiv kundër vjedhjes së energjisë nën drejtimin e Kryeministrit, Edi Rama.

    Një burim nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë pohoi për Top Channel se “ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama ai që ka kërkuar dorëheqjen e Seferit nga drejtimi mëtejshëm i OSHEE-së” .

    Në këtë mbledhje, Kryeministri Rama ka folur me tone të ashpra për kompaninë e në mënyrë të posaçme për drejtimin e saj.Ai ka thënë se rezultatet e duhura të operacionit janë ende larg objektivit të Qeverisë dhe se krahasimi me shifrat e kohë së PD-së, nuk i interesojnë.

    Rama ka deklaruar se “goditja e korrupsionit brenda kompanisë, qoftë edhe arrestimet e dy drejtorëve rajonalë të përfshirë në vjedhjen e energjisë, janë krejt të pamjaftueshme ndërkohë që kërkohet zero tolerance”.

    Gjithashtu shefi i Qeverisë ka theksuar se pavarësisht rezultateve të deritanishme, kompania nuk ka bërë sa duhet për të rritur cilësinë e burimeve njerëzore e të sherbimit ndaj klientit. Rama eshte kujdesur qe te ndaje qeverisjen aktuale me ate te meparshme, duke e cilesuar citon burimi kohen e PD-se, si koha e hajdutërisë jo e menaxhimit te kompanise.

    Mesazhi i fundit i Ramës gjatë mbledhjes të Shtabit Qendror të operacionit kundra vjedhjes së energjisë ishte dhënia fund me çdo çmim abuzimeve madje Rama ka shprehur me forcë se nuk do të ketë asnjë lloj amnistie të borxheve të prapambetura, duke shprehur qëndrimin e qeverisë për mos t’u tërhequr edhe sikur ky operacion të prodhojë kosto elektorale.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kreu i ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë jep dorëheqjen nga detyra

    Ristani: Ardian Çela i OSHEE nën hetim për abuzim me tendera

    Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Arben Ristani ka denoncuar emërimin nga Edi Rama në krye të OSHEE, të Ardian Celës, që sipas PD aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për 8 tendera që ka zhvilluar, ku dëmi i shkaktuar shtetit është 1.3 milionë dollarë
    Në një dalje për mediat nga selia blu, Ristani akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Rama, i cili ia besoi këtë institucion një personi të akuzuar për korrupsion.

    Deklarata e plotë e Ristanit
    Edi Rama e plotësoi ciklin e inkriminimit të OSHEE-së, duke caktuar në krye të operatorit të energjisë një person që është nën hetim për korrupsion nga prokuroria e Durrësit.
    Pasi caktoi, debitorë, hajdutë energjie, njerëz me precedent penalë nëpër degët e OSHEE-së në rrethe, Edi Rama ia besoi dy ditë më parë drejtimin e energjisë në vend, Ardian Celës, i cili është aktualisht nën hetim për favorizim në tendera.
    Cela është paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në qershorin e vitit të kaluar, pas shkeljeve që ky institucion gjeti në tenderat që ai kishte zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, si kryetar komisioni.
    Media raporton se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur abuzime në 8 tendera të zhvilluara nga i besuari i Edi Ramës, dhe sipas kontrollit, dëmi që ai ka shkaktuar është 1.3 milionë dollarë.
    Aksioni policesk, arbitrar e brutal i Edi Ramës, ndaj qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, se janë papunë dhe në mjerim ekonomik, ka cuar në qelitë e burgut, kryefamiljarë, prindër, motrën 17 vjecare që kujdeset për vëllezërit e motrat jetime.
    Aksioni i Edi Ramës ka dërguar në komisariat edhe vajzën 5 vjecare të një gruaje të dëshpëruar që nuk paguan dot energjinë se nuk ka asnjë të ardhur.
    Aksioni policeks i Edi Ramës ka detyruar një nënë nga Durrësi të ndërmarrë hapa ekstreme që i kushtuan jetën, vetëm e vetëm për të ndricuar vatrën e fëmijëve të saj, sepse qeveria nuk i krijoi asnjë mundësi për punë e dinjitet.
    Aksioni policesk, brutal i Edi Ramës ka mbjellë errësirën në mijëra familje shqiptare që jetojnë në skamje, falë politikave të kësaj qeverie.
    Qytetarët e papunë, dhe me ekonomi të rrënuar, përballen me faturat abuzive të OSHEE dhe kamatvonesat mbi këto fatura.
    Cfarë bën Edi Rama? Nuk ofron asnjë zgjidhje.
    Emëron në krye të OSHEE, një person që është nën hetim për korrupsion. Ky është pra modeli i Edi Ramës.
    Qytetarët e pamundur në burg, hajdutët e energjisë në OSHEE, dhe ai që është nën hetim për korrupsion me 8 tendera me 1.3 milionë dollarë dëm shtetit, Drejtor i Përgjithshëm.
    Protestë dhe protestë do të ketë.
    Bashkimi masiv, popullor, i qytetarëve për drejtësi, për punë e dinjitet, do ta ndalë të keqen.

    ORA NEWS
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •