Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    A kemi psikologe?

    Nga revista Gangstere KLAN mora kte shkrimin mbi ngjarjen e Divjakes.
    Ajo vajza tani eshte perpara nji momenti te rende.
    Do te njoftohet per humbjen e prinderve.
    C'duhet bere ne keto raste???
    A kemi psikolog ne spitalet tona??
    --------------

    KLANI.
    ...............
    Perbindesh per tri ore

    Si u shnderrua ne super killer, 21 vjecari qe falej cdo dite ne kishe. Rrefimi i babait te tij, qe qendron i ngujuar nga frika e hakmarrjes. Dhe reagimet e para ne sallen e reanimacionit te vrasesit qe mori kater jete njerezish

    nga Erjon Tase, foto Gent Shkullaku



    Alfred Shami ne spital

    Angjelina Lala ka filluar te dyshoje se nuk po i thone te verteten. Syte e saj ndjekin me vemendje cdo hyrje- dalje ne dhomen e spitalit, me shpresen se pas cdo te huaji qe troket ne dere, mund te jene ata, prinderit e saj. Ende nuk e ka marre veten nga plaget dhe te afermit, qe i qendrojne perreth shtratit, druhen t'i thone te verteten. Jashte ne korridor lotet nuk u mbahen as burrave, por ketej pragut te dhomes te gjithe duhet te luajne rolin e tyre ne kete drame. Tani per tani, i kane thene se te dy prinderit jane plagosur rende dhe ndodhen te shtruar ne spitalin e Lushnjes, por pyetjet e Angjelines jane shpeshtuar shume se fundi. Mesa duket, ka nisur te dyshoje ne justifikimet e paqarta dhe kerkon te pakten te lidhet me telefon me ta. "Nuk kane telefon aty, por une i pashe vete. Ishin mire dhe kane pyetur per ty", pergjigjet me gjysem zeri Artur Prifti, kunati i saj, ndersa perpiqet te ndryshoje menjehere teme. Pas pak minutash gjen nje arsye per te dale nga dhoma i perlotur, por pa rene ne sy te 18-vjecares se plagosur. "Doktoret thane qe eshte me mire. Neser do t'ia themi te verteten, ndoshta... ndoshta ia themi pasneser", thote mes medyshjes djaloshi.

    Asnje prej te afermve te Lalajve, familjes se masakruar ne Divjake te dielen e pashkeve nga nje bashkefshatari i tyre, nuk guxon t'i thote te verteten Angjelines per vrasjen e babait dhe nenes se saj. Ajo nuk ka mesuar as per dy viktimat e tjera qe ka lene pas cmenduria e Alfred Shamit, komshiut te saj, qe tashme ndodhet, si per ironi te fatit, vetem nje kat me poshte ne sallen e reanimacionit te spitalit ushtarak. Pas tentatives per te vrare veten me nje thike, personazhi i skenarit me te fundit horror, ndodhet tashme jashte rrezikut per jeten. Blici i aparatit fotografik dhe prania e dy te huajve ne dhome duket se e shqeteson. Me te dyja duart e prangosura pas krevatit dhe fytin e prere, ai nuk mund te thote asgje, por nga mimika duket se nuk eshte shume miqesor me ne. Me te njejten monedhe u eshte pergjigjur edhe vizitave te fundit te hetuesve, qe kane dashur te kuptojne se c'bluante ne mendje ne mbremjen e se dieles se kaluar. Diten kur 21-vjecari Shami, djaloshi qe falej pothuaj cdo dite ne kishe, vendosi te masakronte familjen e Angjelines, vajzes qe dashuronte.

    Te afermit e viktimave, prinderit e tij, por edhe te gjithe banoret e tronditur te Divjakes nuk arrijne ende t'i japin nje shpjegim te bindshem kesaj masakre te pakuptimte. Ndoshta as ai vete.

    Policet e qytezes se vogel te Divjakes betohen se Alfred Shami, djali i dyte i njerit prej kambisteve me te vjeter te zones, nuk i kishte bere keq me pare as edhe nje mize. Prej dy vitesh ai kishte ardhur nga Italia, ku punonte si saldator dhe kishte nisur sherbimin ushtarak, te cilin, ashtu si shume te rinj te tjere, nuk e kishte cuar deri ne fund. Gjate ketyre muajve te fundit nuk kishte filluar ndonje pune, kjo edhe pse fitimet e punes se babait te tij nuk e kishin lene ne balte. Diten e kalonte ne pazarin e qytezes, nen shoqerine e shokut te tij te vetem, Klajdi Priftit, 18- vjecarit qe mori me vete ne aventuren vrasese. I vetmi shqetesim per te, mesa duket ato qe sollen edhe masakren e fundit, ishin zhgenjimet ne dashuri. Sipas te afermve te tij, prej disa muajsh Alfredi ngacmonte nje vajze te fshatit, e cila ishte e fejuar. Prinderit e saj, te cilet kishin mesuar per kete insistim te pakendshem te 21-vjecarit, ishin ankuar edhe ne shtepine e Shanajve dhe pas ketij veprimi Alfredi ishte detyruar te hiqte dore nga kjo aventure.

    I deshperuar nga kjo humbje, ai shpresonte te gjente dashurine tek nje vajze tjeter. Nje muaj me pare ai nisi te frekuentonte shpesh restorantin e ri te Lalajve, ne te cilin sherbente si kameriere njera prej vajzave te shtepise, Angjelina. "Vinte cdo dite per te ngrene dreke ne restorant dhe nuk pyeste per parate. Kishte nisur te ngacmonte vajzen, por ne nuk kishin marre gje vesh", sqaron i revoltuar Lazi Lala, xhaxhai i Angjelines. Vajza 18-vjecare kishte refuzuar disa here keto ngacmime, por deri ne keto momente, Alfredi nuk kishte sjelle ndonje shqetesim serioz. "Ishin ngacmime si te te gjithe djemve", thote me zerin e shuar Angjelina.

    Por nje tjeter ngjarje do te trondiste familjen Lala, vetem dy jave perpara masakres. Njeri prej djemve te qytezes, i cili ishte refuzuar nga Angjelina, hyri ne lokal i armatosur dhe pasi e goditi ate me shpulle, qelloi disa here ne ajer me automatik. Policia arriti ta arrestonte pas pak oresh adhuruesin e dhunshem dhe gjithcka u zgjidh pa shume probleme. Por, mesa duket, kjo ngjarje kishte ndikuar per keq ne mendimet e Shamit. Te dielen e pashkeve, kur te gjithe banoret ortodokse te Divjakes po festonin, djaloshi kerkoi te takohej me prinderit e Angjelines per te kerkuar doren e saj. Rreth ores 11.00, Nikolla, babai i vajzes nuk pranoi ta priste. I kishte thene se nuk kishte kohe dhe se do te takoheshin me vone, kur te vinte nga pikniku ne plazh. Nje dite me pare, ishte kthyer nga Italia per te festuar pashket vajza e madhe Laureta dhe dhendri i shtepise, Artur Prifti dhe e gjithe familja ishte mbledhur per te ngrene dreke ne lokalet ne bregdetin e Divjakes. Familjes i ishte bashkuar me pas edhe Artan Metani, njeri prej viktimave te mevonshme, i cili ishte kunati i dhendrit te shtepise. Sipas te afermve te viktimave, Alfredi dhe shoku i tij Klajdi Prifti, ishin shfaqur gjate dites ne plazh, por duke qendruar larg tyre. Pikniku i familjes ka mbaruar vetem ne mbremje dhe rreth ores 21.00, kryefamiljari i Lalajve dhe vajza e tij jane takuar me Alfredin ne njerin prej lokaleve prane qendres.

    "Babai nuk u pergjigj, por me pyeti ne sy te tij, nese e doja apo jo. Dhe une i thashe se prisja te fejohesha me nje djale tjeter ne fshatin Mize", kujton deshmitarja e vetme, e mbetur gjalle, e atij takimi te vone. Djaloshi i zhgenjyer ishte larguar, megjithate i qete, nga lokali dhe nuk kishte ngjallur ndonje dyshim. Vetem sot, pas ngjarjes, njeri prej te afermve te Lalajve kujton se ai kishte nisur te xhironte gomat e makines dhe te ecte me shpejtesi ne rruget e ngushta te qytezes. Rreth ores 22.00, ai ka parkuar makinen ne shtepi dhe eshte ngjitur i qete ne katin e dyte te saj, me justifikimin per te marre disa dokumenta te ushtrise. Pak minuta me pas, se bashku me mikun e tij 18-vjecar, ai u nis ne drejtim te fshatit Mize, rreth 2 kilometra larg Divjakes. Mesa duket, ne drejtim te shtepise se djaloshit qe i kishte falur zemren Angjelina.

    Nje rindertim i mevonshem prej policise i udhetimit te tyre te tmerrit, e argumenton kete vizite ne fshatin ngjitur me qytezen, me eleminimin e rivalit te tij ne dashuri. Kur nuk e kane gjetur kete te fundit ne shtepi, te dy te armatosurit i jane drejtuar shtepise se Artan Metanit, njeriut qe kishte drekuar me Lalajt ate dite. Nen kercenimin e armes, i zoti i shtepise u detyrua t'u jepte celesat e makines, nje "SAAB" me targa italiane, por ata nuk jane mjaftuar me kaq. Babai 33-vjecar i nje femije te mitur, i sapoardhur nga Greqia, u detyrua te udhetonte per nje fare kohe me rrembyesit e makines. Pa arritur ende ne Divjake, ai u qellua tri here dhe u hodh ende i gjalle ne buze te rruges. Erresira dhe ora e vone i kane shuar te gjitha shpresat per viktimen e pare te cmendurise se Alfred Shamit. Per disa ore, Metani luftoi me vdekjen ne buze te rruges, por nuk u ndihmua nga askush. Kunati i tij, Artur Prifti, kujton i perlotur se Artani ishte perpjekur te lidhej disa here me te ne celular, por nuk arrinte te fliste prej plageve. "Nuk e dija se kush me merrte, sepse nuk me dilte numri ne ekran. Nuk me fliste asnjeri dhe une e mbyllja. Sikur ta dija, do ta kisha shpetuar", thote i deshperuar Prifti.

    Ndersa kishin hedhur pas kraheve viktimen, Alfredi dhe miku i tij u ndalen rreth ores 23.30 perpara shtepise se Lalajve. Brenda saj ka hyre me force vetem Shami, i cili fillimisht qelloi per vdekje ne korridor te zotet e shtepise, Nikollen dhe gruan e tij Kristinen. Me pas plagosi me dy plumba edhe Angjelinen, qe ndodhej ne nje dhome tjeter te shtepise. Dy femijet e tjere, vajza e vogel Xhuli 14-vjecare dhe vellai i saj, Eraldi, dy vjet me i vogel, u shpetuan plumbave, duke u hedhur nga dritarja e pasme dhe duke u fshehur ne shtepine e fqinjeve. Gjate hedhjes nga dritarja e larte, djali i vetem i familjes se Nikolles ka pesuar nje frakture te rende ne kembe. Por oret e tmerrit nuk kane perfunduar me kaq. Fqinjet, te frikesuar nga krismat, kane dhene alarmin dhe makina e rrembyer prej dy djemve eshte larguar me shpejtesi ne drejtim te Kavajes. Aventura fatkeqe ka shenuar nje tjeter viktime, ne momentin qe, ne buze te rruges, policia ka gjetur trupin e pajete te Klajdit, mikut te Shamit, i cili ishte qelluar me nje plumb ne koke. I mbetur i vetem, Alfred Shami ka drejtuar me shpejtesi makinen permes nje pike karburanti ne afersi te Kavajes, por nuk ka arritur te vrase veten. Makina ka shperthyer pas perlasjes me nje kamioncine te parkuar prane stacionit te furnizimit, por megjithate Shami ka dale prej saj pa ndonje demtim te rende. Ne gjendje "shocku", ai ka hyre ne nje shtepi buze rruges per te gjetur nje arme, por pasi nuk ka arritur te siguroje nje te tille, ka prere fytin me nje thike tavoline. Nderhyrja e shpejte e policise, i ka ndalur vrullin e goditjeve, por edhe ka frenuar vrasjen e fundit te asaj nate te pergjakshme.

    Gjakrat nuk jane ulur ende tek familjaret e ciftit te vrare Lala. Ne varrimin e pak diteve me pare, u degjuan zera qe kerkonin shpagimin e dy vrasjeve dhe policia vazhdon ende te besoje tek rreziku i nje hakmarrjeje ndaj familjes se Alfred Shamit. Nje furgon i vjeter i policise vazhdon te qendroje gjate 24 oreve prane viles tre kateshe te Shamajve, nderkohe qe varrimin e viktimave te cmendurise se 21-vjecarit e kane siguruar edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te ardhura nga Fieri. C'eshte e verteta, Lalajt nuk mund ta harrojne lehte urrejtjen per njeriun qe u solli tre jetime. Ata nuk e mohojne se u ka vajtur ne mendje edhe te hakmerren. Po kunder kujt? Prinderit dhe vellai i vetem i 21-vjecarit qe shkaktoi masakren gezojne respekt ne te gjithe Divjaken. Edhe vete familjaret e viktimave thone fjale te mira per ta dhe askush nuk arrin t'i gjeje fajtore per cmendurine e djalit te tyre. Megjithate, tani per tani, eshte me mire qe te mos dalin nga shtepia. Gjakrat jane ende te ndezura.

    Vete Todi Shami, babai i djaloshit vrases, nuk i druhet hakmarrjes. Prej dy ditesh ai eshte liruar nga burgu dhe se bashku me Robertin, djalin 24-vjecar, qendron i ngujuar ne katin e dyte te viles, e cila ndodhet vetem 300 metra nga shtepia e Lalajve. "Policia nuk me le te dal, por une nuk kam frike. U kam thene njerezve se, nese duan te marrin hakun, me mire te me vrasin mua. Nuk kane pune me te tjeret", thote i deshperuar i zoti i shtepise. Udhetimi i nje jave me pare i djalit te vogel e ka futur ne telashe me tre familje. Tashme i duhet te pergjigjet jo vetem tek Lalajt e Metanet, por edhe te familjaret e Klajdit, mikut te te birit. Ne keto dite te veshtira, e gjithe familja qendron e mbledhur ne nje dhome te mobiluar mire, pa e ditur se c'e pret ne ditet e ardhshme. Rregullin per te kaluar pragun e shtepise nuk e thyejne as e zonja e shtepise, Sofia, nje grua imcake, qe qendron e mbledhur sa nje grusht ne nje cep te shtepise, apo vajza e saj 14-vjecare. Pazaret e ndryshme te shtepise i jane besuar nje vajze te mitur te fqinjeve, ndersa te afermit e tyre i kane rralluar vizitat per te mos rene shume ne sy te fshatit.

    "Une jam goditur me rende nga te gjithe. Nuk mund te shoh njeri ne sy per gjithe jeten me kete qe me beri", perserit here pas here kambisti i Divjakes. Se bashku me gruan e tij, Sofien, ka firmosur nje leter publike, ku u kerkon falje te gjitheve per krimet e djalit. Por per falje eshte ende heret per te folur. "Ai eshte kriminel dhe duhet te denohet si kriminel", pergjigjet Todi, kur e pyet se c'denim kerkon per te birin. Te gjithe njerezit e njohur te tij ne Divjake kerkojne denimin me vdekje te Alfredit, por, ne fund te fundit, atij nuk ia ben goja ta kerkoje nje denim te tille per te birin. Eshte nje lufte ndjenjash, mes dashurise prinderore dhe moralit per te denuar vrasjet e djalit, ku me te veshtire duket se e ka patur nena e Alfredit, njeriu qe e ka dashur me shume.

    Por as ajo, as njeri tjeter prej Shamajve nuk arrin te kuptoje ende dhe sot se cfare e shtyu Alfredin te vriste kater persona. Djali i tyre nuk u kishte sjelle kurre shqetesime. Shkonte shpesh ne kishe dhe nuk ishte ngaterruar ndonjehere as me shoket. Todi mohon kategorikisht se ai kishte nisur te perdorte droge, ashtu sic jane hapur fjalet se fundi. Prinderit nuk kane vene re ndonje ndryshim ne sjelljen e tij se fundi dhe betohen se, edhe heren e fundit qe e pane, ishte teper i qete dhe nuk kishte asnje shenje nervozizmi. "Nuk dinim asgje per dashurine e tij me Angjelinen. Nuk me ishte hapur as mua, as nenes", thote Roberti, vellai i vetem i Alfred Shamit.

    Ne heshtje e kishte kaluar kete dashuri edhe Nikolla Lala. Todi duket i habitur kur mendon se babai i vajzes dhe njekohesisht shoku i tij i afert, nuk e ka njoftuar per ngacmimet dhe propozimin per fejese te te birit. "Pak kohe me pare, Alfredi ngacmonte nje vajze tjeter te fejuar dhe babai i saj erdhi te me takonte. Sapo fola me Alfredin, ai hoqi dore nga ai muhabet", sqaron Todi. Por familjaret e 21-vjecarit nuk kishin vene re ndonje shenje shqetesimi tek djali i tyre, pas zhgenjimit te kesaj dashurie. Mesa duket, Alfredi kishte arritur ta fshihte perbrenda hidherimin, pa iu hapur ndonje njeriu te afert. Gjate ketyre muajve, ai kishte shpresuar ne realizimin e nje dashurie tjeter me Angjelinen, vajzen e vogel te Lalajve. Per te arritur kete qellim, ai drekonte cdo dite ne restorantin e vogel ku ajo sherbente, por dashuria e tij eshte refuzuar pa me te voglin dyshim nga 18 vjecarja simpatike. Ky zhgenjim i dyte mund te kete qene shkendija qe me vone do te shperthente ate tragjedi.

    "Ne darke, rreth ores 22.00, Fredi erdhi per te lene makinen dhe tha se do te dilte serish ne pazar per te takuar disa shoke qe do i rregullonin ushtrine. Me vone morem vesh se kur erdhi, kishte marre refuzimin e vajzes dhe babait te saj, por megjithate ishte teper i qete dhe po bente edhe shaka me motren, ndersa zbriste shkallet", kujton Todi castet e fundit me te birin. Nje ore me vone, djaloshi, qe nuk i kishte bere kurre keq njeriu me pare, do te kthehej ne personazhin kryesor te kronikave te zeza.

    Me fytin e prere dhe i prangosur me te dyja duart pas krevatit, ne pavionin e spitalit ushtarak, Alfred Shami nuk mund te thote asnje fjale per misterin e masakres se pashkes se kuqe ne Divjake. Ndoshta ishte vetem nje enderr e keqe, nga e cila nuk do te zgjohet asnjehere.
    ..................................................

    Nga gangot e klanit ka nji ngjyrim zbutes per Kriminelin. Ka punuar saldator ne Itali thon. Por Ai qe punon ne Itali me nder e harron zakonin e njohur te tradites myzeqare qe eshte ngacmimi i vajzave ose i njerezve te pambrojtur, zakon qe tashme eshte bere prone e gjithe kombit..

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Jo nuk kemi psikologe.

    Une jam perpjekur te gje informacione per zhvillimin e kesaj dege ne RSH, por nuk kam gjetur.

    Sa per ata kriminelet e semure, eshte ceshtje shume e veshtire dhe deri me sot dhe ne vendet me te perparuara nuk ka zgjidhje tjeter pervec se mbyllja ne repartet e sigurise se larte te psikiatrise.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    Shume e trishtushme .....
    Edhe une kam pasur rastin te perjetoj ato caste ne spital,familja e komshijes time u perplas me makine , dy prinderit dhe djali i madh , mbas perplasjes djali vdiq ndersa dy prinderit u plagosen rende dhe i cuan ne spital.
    Edhe sot i kujtoj me tmer ato dite , syte e asaj nene qe kerkonte djalin ......dhe te gjithe e genjenin , grate hiqnin rrobat e zeza para se te shkonin spital... te gjithe luanin dramen me buzeqeshjen e ngrire ne fytyre.......................
    Me mire mos kisha hyre ta lexoja dhe te nisja te djelen me kete shkrim.....
    Pershendjetje Brari...
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Mendimi im ne kete teme eshte se po kemi psikologe por kemi ato te prapambeturit e xhaxhi enverit dhe te pa kualifikuar me western standards. Ato vazhdojne te mjekojne me menyrat e vjetra dhe shumica nuk e kane idene e zbulimeve te fundit shkecore psiqike !! good help those patients back to albania.
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Zot, aman na ruj ment!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e luiza_2003
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Postime
    33

    Question

    ne kete Forum eshte shkruar , tema ( Pyetni psikologun) Do desha te dija ne te vertete , se a ekziston donje forumist qe ka mbaruar me te vertete per psikolog . Se ketu te gjithe mundohen te thone dicka dhe u duket sikur te gjithe kane mbaruar per psikologji.
    I speak the truth,not so much as i would,but as much as I dare:and I dare a little more, as I grow older.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...po ty si te duket...?

    me duket
    1.psikologji e pergjithshme
    2.psikologji e personalitetit

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Vendndodhja
    rruga qumshtit
    Postime
    8
    Kemi sa te duash psikopatologa.

Tema tė Ngjashme

  1. Te jesh psikolog
    Nga FLORIRI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-01-2005, 18:29
  2. A ka psikologe profesioniste ne forum?
    Nga ROMANTIK nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-03-2003, 21:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •