Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    "Daily Mail" paralajmëron: ISIS zotëron armën "Bomba e Pistë"



    Militantët e Shtetit Islamik të ISIS kanë në posedimin e tyre, një nga armët më të rrezikshme të shpikura ndonjëherë nga njeriu, “Bombën e Pistë”. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja britanike “Daily Mail” sipas së cilës, pavarësisht se kjo nuk mund të vërtetohet deri më tani, por është fakt se nga hapësirat e Universitetit të Mosulit në Irak, që momentalisht është nën kontrollin e ISIS, janë zhdukur 40 kilogramë uranium.

    Dhe kjo sipas Daily Mail, ka shërbyer që militantët, uraniumin e vjedhur ta vënë në përdorim për të krijuar bombën e pistë. Kjo pasi edhe në rrjetet sociale, janë vetë militantët e ISIS që janë mburrur me këtë fakt, duke u shprehur të entuziazmuar për kaosin që lëshimi i kësaj bombe mund të shkaktojë.

    Në mesin e radikalëve është edhe pirotekniku që njihet si Muslim al-Britani, i cili rrjetet sociale ka shkruar: “Po, Shteti Islamik e ka ‘bombën e pistë’ nga materiali radioaktiv në Universitetin e Mosulit”. Ndërsa në profilin e tij rrjetin e tij social Twitter ai ka thënë se do të shkatërrojnë Londrën, por Twitter ia bllokoi profilin.






    Nga ana e tij, ambasadori irakian në OKB, Mohamed Ali Alhakim , kishte paralajmëruar Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-Moon, për posedimin e kësaj arme nga ana e radikalëve ekstremistë.

    “Bomba e Pistë”, është një armë nukleare shpërthyese që përmban shtesa radioaktive, qëllimi i së cilës është të shpërndajë rrezatim dhe të infektojë një zonë të madhe.

    Lufta ndaj Shtetit Islamik ISIS vazhdon nga ana e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA, ndërsa kjo organizatë terroriste, po kthehet gjithnjë e më tepër në një kërcënim serioz për botën.

    Redaksia Online
    (e.c/shqiptarja.com

    http://shqiptarja.com/Bota/2728/dail...te-256133.html
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: "Daily Mail" paralajmëron: ISIS zotëron armën "Bomba e Pistë"

    un besoj kjo organizate do jetoj vetem nese qendron e vogel nese jo fuqit e medha sdo e ken problem te hedhin nje Hiroshime te dyt tek keta skizofrenist qe vrasin e presin njerz kot se koti
    Gjynaf per popullin e pafajshem qe jeton atije dhe cpo heq nga keta skizofrenista se ti thuash isalam nuk jan
    Partizoni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •