Një shqiptare nga Përmeti zgjidhet Miss Massachusetts USA
Polikseni Manxhari do të konkurrojë vitin e radhshëm për kurorën e Miss USA 2015
Përmetarja Polikseni Manxhari sapo ka fituar konkursin e hijeshisë femërore, “Miss Massachusetts USA” dhe do të konkurrojë vitin e ardhshëm në Miss USA 2015!
Lajmin e ka dhënë i pari aktivisti i njohur dhe bashkëpunëtori i gazetës “Illyria”, Artur Vrekaj. Artur thotë se Polikseni është vajza e dy mërgimtarëve shqiptarë Arben dhe Alma Manxhari. Konkursi për shtetin Massachusetts u mbajt në Lowell University në Tewksbury. Siç bën të ditur faqja zyrtare e konkursit, Polikseni është diplomuar nga Shkolla e Mesme rajonale në Wachusett dhe tani studjon psikologji në Northeastern University. Ajo ka punuar për “Samaritans, Inc” dhe ndërsa ndjek shkollën punon paralelisht, në departamentin e burimeve njerëzore si koordinatore rekrutimi për Neë England Team, Inc. Kjo nuk është gara e parë e bukurisë në të cilën merr pjesë vajza nga Shqipëria. Por është më e suksesshmja në jetën e saj dhe që e bën automatikisht konkurrente për Miss USA 2015. Dy shqiptaro-amerikane kanë arritur më parë në këtë finale por nuk e kanë fituar dot kurorën e mbarë Amerikës. Ndoshta e ka fatin Polikseni. Vetëm dy vajza nga Massachusetts janë kurorëzuar në histori si Miss USA. E treta e vërteta nëse fiton vajza shqiptare. Bashkë me kurorën, Polikseni ka edhe çmime të tjera, një nga të cilat është një bursë prej 45,600 dollarësh nëse pranon të shkojë në Lindenwood University në St. Charles, Missouri.
Me fat tani për vitin tjetër.
(r.a. Illyria)
Krijoni Kontakt