Konkurrentët më të mirë të "Krasta Show" do të japin një koncert në formën e spektaklit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Koncerti është ditën e diel.
Dhjetëshja më e mirë e "Etheve së të premtes mbrëma" është nisur sot drejt Kosovës. Ata do të japin një spektakël të madh për publikun kosovar ditën e diel, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Flet asistentja e Adi Krastës, Melisa Darova
Kemi dëgjuar për një udhëtim drejt Kosovës. Sa e vërtetë është kjo?
Po, shumë e vërtetë. Do të nisemi të premten (sot) në mëngjes me autobus drejt Prishtinës. Do të jenë dhjetë më të mirët e "Etheve së të premtes" së bashku me stafin e spektaklit "Krasta show".
Cila është arsyeja e këtij udhëtimi?
Ky është udhëtimi i parë që ndërmarrim së bashku për një spektakël të madh në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Dhjetë konkurrentët, tashmë këngëtarët më të mirë të "Etheve…", do të japin koncertin e tyre të parë para publikut kosovar.
Kur do të jetë koncerti?
Ditën e diel.
Me çfarë do të prezantohet dhjetëshja përpara kosovarëve?
Secili prej këngëtarëve do të këndojë nga dy këngë, një shqiptare dhe një të huaj.
Me cilin nga televizionet kosovare keni bashkëpunuar për këtë qëllim?
Me TV-21. Eshtë pikërisht ai televizion me të cilin bashkëpunuam edhe për spektaklin "Ethet e së premtes mbrëma", që kjo e fundit të shihej edhe në Kosovë.
Kur do të ktheheni?
Do të nisemi nga Kosova drejt Shqipërisë të hënën në mëngjes.
- Anjeza Shahini
- Klajdi Musabelliu
- Rosela Gjylbegu
- Arbër Arapi
- Tergita Gusta
- Vlamira Katana
- Anisa Dervina
- Besmir Metani
- Elvana Gjata
- Blerta Sina
Krijoni Kontakt