Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Mengjeset ne kafe Rostand - Ismail Kadare

    " Mengjeset ne kafe Rostand - motive te Parisit "
    Botoi : Onufri,2014



    I ulur ne kendin e tij te zakonshem ne kafe "Rostand",perballe shtepise se tij ne Paris i nxit kujtimet,i kalon perpara syve e gjithe jeta e tij.
    Parisi i nxit kujtimet."Mengjezet ne kafe Rostand - motive te Parist" eshte libri me i ri i shkrimtarit te madh Ismail Kadare,i sapodale nga botimi nga shtepia botuese "Onufri"."Mengjeset ne kafe Rostand" eshte nje permbledhje kujtimesh,letrash,sinopsesh,shenimesh,portretesh,q e shkrimtari i madh i ka hedhur ne leter,duke nisur prej ikjes se tij nga Shqiperija ,ne France,deri ne muajt e fundit.

    - " Ideja per te shkruar dicka per kafe Rostand me kishte arrdhur aq natyrshem ,saqe s`e mbaje mend as kohen,as rrethanat.Ishte nje ndjesi midis pendimit dhe mirenjohjes,e ngjajshme me ate me shoqen e jetes,qe,duke qene prane teje ne gjithcka,nuk e ke pasur,ose ty te duket se nuk e ke pasur,vemendjen e duhur.Ne kete kafe kisha shkruar qindra faqe dhe aq shenime per motive e sinopse,pa u kujtuar asnjehere per ate vet,kafenene. " - shkruan Kadare.

    Por,ndonese nje homazh Parisit,si shume ariste te medhenj i kane dedikuar ne veprat e tyre letrare apo edhe ne artet pamore,Kadare i jep ketij kendi nje ngjyrim teresisht shqiptar.Edhe pse ai eshte ne tavolinen e tij,ne kafenen parisiene ,mendimet e cojne ne Shqiperi,e ngjisin kalldermeve te Gjirokastres,Sokakut te te marreve,ne shtepine e madhe te Kadarenjeve,ku ende ndegjon kercitjen e drureve.Aty jane gjithe njerezit e tij ... pastaj vjen rritja,letersija,njohja me shkrimtaret me te njohur shqiptar,ata qe kishin jetuar edhe Mbreterine e ngjallnin nje lloj kersherie,per te vijuar me studimet ne Moske,shoket e klases ...
    Eshte nje udhetim pergjat jetes se tij,prej femijerise,deri sot.Nuk mungojne edhe portrete poetesh,mes te cileve edhe ai i Frederik Reshpjes,udhetimin e jetes se te cilit Kadare e jep permes "Nje Prill per Fredin".Por jo vetem kaq.Ne cdo kohe,ne cdo rrethane,Kadare ka treguar se nuk eshte indeferent karshi asaj qe ndodh ne Shqiperi.Te paret jane mediat,qe nxitojne t`i marrin nje mendim pas cdo ngjarje ... nderkohe qe edhe vet ai e ka thene te veten,ashtu si di ai,permes vepres.Do vite me pare ka thene se me nuk do shkruaj letersi,por cdo veper qe ka nxjerre qysh atehere,munde te lexohet me plot endje,si edhe cdo veper e tij artistike.

    Ne kete botimin e tij te fundit ka mendime te tij per marrdheniet e Shqiperise me me boten Arabe,Ballkanin,Kosoven,Serbine ... Mes faqeve gjen edhe raportin e tij me diktaturen,ndalimet dhe cenzurimin e librave.Ato vijne ne formen e rrefimeve,ndersa nje analize te mirefillte,,apo "autopsi" politike,por edhe tekstuale ,nga ana e autorit,eshte ajo e nje dite mbledhjeje ne Byrone Politike.Por nuk eshte nje dite dosido.Ne te do te varej fati i Shqiperise,ne drejtim te hapjes me Perendimin.Eshte dita e "shansit gjerman".Nje procesverbal i nje mbledhjeje byroje,ne dukje teresisht banale,i pare me nje distance kohore,tregon lehtesine dhe sharlatanizmin,me te cilin diskutohej nje ceshtje e tille,aq jetesore ...
    B/Panorama
    Rri qetė dhe fol Shqip !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Mengjeset ne kafe Rostand - Ismail Kadare

    Pjesė nga Libri "Mėngjeset nė Kafe Rostand"

    Lidhja me Parisin do tė ishte e gjatė, dyzetvjeēare. Nė tė vėrtetė ishin dy Parise, ai i kohės sė komunizmit dhe tjetri, i pakohshmi, secili nga njėzet vjet. E kisha vėshtirė tė gjeja se cili ishte imi, e cili jo. Zakonisht mė ngjanin ashtu tė dy. Kishte raste asnjėri. Zakonisht ishte mbėrritja qė pėrcaktonte gjithēka. Mbėrrija gjithmonė me avion, pra prej qiellit, asnjėherė nėpėrmjet tokės. Nė pamje tė parė mund tė dukej se, falė qiellit, qė ishte vėshtirė ta pėrcaktoje si qiell komunist apo jokomunist, kalimi nga njė botė te tjetra nėpėrmjet tij, do tė ishte mė harmonioz.Nė tė vėrtetė ishte e kundėrta. Aeroportet, pavarėsisht nga atmosfera ngazėlluese, e kishin mė hijerėndė gjithēka: kontrollet, vėshtrimin e policėve, dyshimin.

    Ishte edhe njė mėnyrė e tretė mbėrritjeje, pėr tė cilėn nuk flitej askund: nga nėntoka.

    Isha pėrpjekur ta pėrshkruaja nė njė dorėshkrim qė ia kisha besuar mikut tim C. Durand. Nė tė vėrtetė, mė shumė se pėr njė udhėtim drejt Parisit, bėhej fjalė pėr njė dalje nga nėntoka, me njė afat tė caktuar, aq sa ishte shkruar nė pasaportė, dhe kthimin pastaj prapė, pas mbarimit tė afatit, nė nėntokėn shqiptare.
    Mbėrritja, nė cilėndo formė, ishte tronditėse. Njė bishė e egėr, njė i ēmendur ose njė i vdekur, nuk do tė acarohej mė fort nga dritat e aeroportit “Orly”, sesa shkrimtari i realizmit socialist qė shkelte pėr herė tė parė nė universin qė s’dihej nėse ishte apo s’ishte i tij.
    Gjithēka kishte njė shije makthi nė atė fillim vitesh shtatėdhjetė. Ndjesia e pamundėsisė pėrzihej me atė tė njė gabimi qė, me sa dukej... duhej tė ishte bėrė diku...

    E kam rrėfyer disa herė kėtė makth. Dhe pas ēdo here shpresoja tė mos e pėrsėrisja mė, gjersa e ndjeva se pėrsėritja ishte e pashmangshme, ngaqė bėnte pjesė nė thelbin e tij.Ishte fjala pėr njė ftesė. Mė saktė pėr ftesėn qė unė duhej tė kisha marrė pėr tė ardhur nė Paris. Kishte gati njė vit qė gjithkund nė flitej pėr atė ftesė. Askush s’e kishte parė me sy, vetė, megjithatė tė gjithė ishin tė bindur se ajo Madje, sa mė shumė qė rrinte e fshehur, aq besueshme. Kishte gjasė qė gjysma e makinės e sigurt se ishte gjysma tjetėr qė e dinte.

    Rrugės pėr nė Paris, ambasadori shqiptar, qė kishte dalė tė mė priste, mė pyeti diēka gjithashtu pėr tė. Ēfarė? i thashė. Ftesėn, tha ai... Desha ta shihja njė herė...Si ėshtė hartuar. M’u deshėn ca ēaste pėr t’i thėnė se nuk e kisha. Por habia e tij kapėrceu ēdo kufi , kur i shpjegova se as e kisha lexuar, ngaqė s’e kisha parė kurrė. Mė pa me bisht tė syrit, siē vėshtrohet njė i lojtur. Prisja tė mė thoshte: me kė po tallesh? Ke ardhur nė Paris, ku ėshtė e pamundur tė vish, edhe sikur njėqind ftesa tė kesh, me dyqind vula, dhe tani po mė shet mend se s’e ke parė me sy ftesėn?

    Prisja shfryrje edhe mė tė rėnda, por pėr ēudi ambasadori heshtte. Vetėm njė herė ia bėri me vete “sikur ta dija...”. Mė pas, me fjalė tė kursyera mė tregoi se diēka tė pazakonshme kishte ndier edhe ai, kur atė mėngjes kishte folur me botuesin francez. Ftesė pėr zotin K.? A ishte i sigurt zoti ambasador?
    Dėgjoja si i mpirė. Ishte radha ime tani tė pyesja nėse isha botuar apo jo nė Paris ?

    Nė njėfarė mėnyre, gjysmė me tė qeshur, ia bėra pyetjen dhe ai, po ashtu, mė tha se, si po shkonin punėt, s’ishte ndonjė ēudi tė mė shkonte mendja pėr kėtė. Biseda, bėnte ē’bėnte, kthehej prapė te ftesa dhe ai mė pyeti se si ishte e mundur qė unė kisha ardhur nė Paris, pa e parė me sy ftesėn dhe si qe e mundur qė unė vetė nuk isha bėrė aq kureshtar, sa tė kėrkoja tė dija se ē’po ndodhte...

    Desha t’i thosha se ē’mė duhej tė bėhesha kureshtar. Ishte njė mrekulli qė po mė linin tė udhėtoja dhe kjo mė mjaftonte. Ēdo kureshtje e tepėrt mund ta prishte mrekullinė... Kurse ai donte tė dinte si ishte vendosur tė bėhej ky udhėtim... Ose sė paku si e dija unė se kishte ndodhur... Si ishte vendosur? As pėr kėtė s’dija asgjė. Dija vetėm qė mė kishin thirrur nė Ministrinė e Jashtme pėr tė mė thėnė se armiku po spekulonte me kėtė ftesė, dhe se ata, pėr t’i mbyllur gojėn, kishin vendosur qė unė tė nisesha.

    Prisja tė mė pyeste, ē’ishin kėta armiq dhe pėrse iu dėgjohej fjala? Ne e dinim se karvani le tė lehte, qentė ecnin... Domethėnė e kundėrta, qentė le tė lehin, karvani ecte pėrpara.

    Pas qelqeve tė veturės, dritat e Parisit rrėzėllenin, herė mė afėr e herė mė largueshėm. Dėgjo, e ndėrpreu heshtjen ambasadori. Erdhe si erdhe kėtu, ėshtė mirė tė mos flasėsh me askėnd pėr hollėsitė.
    Zėri i tij ishte i lodhur, mėdyshės. Kurse frazat e ndėrprera i plotėsoja vetė me mend. Kėto ishin gjėra delikate, qė s’dihej kurrė si pėrfundonin. Nė rast se unė nuk kisha pasur ftesė, kishte gjasė qė pėr kėtė mishmash tė kėrkoheshin njė ditė fajtorėt. Gjithkush do tė pėrpiqej t’ia hidhte fajin tjetrit, dhe ai vetė si ambasador s’do t’i shpėtonte dot shpjegimit. Mirė tė tjerėt u hutuan nga fantazitė, jo arti, jo muzat a ėndrrat fluturake, po ti si ambasador, si re pre e dokrrave tė tilla?

    Ndėrsa fliste, kisha pėrshtypjen se diēka pėrherė e mė e thellė po mė zbulohej nga kjo histori. Ajo shija e ėndrrės s’paskėsh qenė e rastit. Gjithė ky udhėtim ishte kryer nėn shėnjimin e saj. Kundėrthėnės, jashtė logjikės sė gjėrave, kryekrejt surrealist. Mund tė vazhdoja sė kėrkuari cilėsime tė tjera, por kjo s’mė pengonte qė tė bindesha se s’kishte si tė ndodhte ndryshe. Ishte e vėrtetė se njėqind ftesa nuk mė sillnin dot, sepse asnjė ftesė e kėsaj bote s’tė arrinte dot aty ku ndodheshe, prej vitesh, nėn tokė. Dhe aq mė pak s’tė ngrinte dot nga nėntoka pėr tė tė sjellė kėtej. Dhe ishte e natyrshme qė e gjithė kjo tė ishte e pabesueshme, ngaqė asnjėherė s’kishte ndodhur qė njė i vdekur tė mbėrrinte atje ku e prisnin, nė 79, Bld. Saint Germain.

    Njėqind ftesa, me dyqind vula qofshin... Ishte pikėrisht ashtu. Tė njėqindtat bashkė s’do ta bėnin dot kurrė atė qė mund ta bėnte veē njėra prej tyre. E ndryshme nga tė tjerat, e ankthėt, e paqenė. Shkurt, njė e tillė, siē e kisha pasur unė, njė mosftesė.
    Dritat e Parisit regėtinin pėrherė e mė ēoroditshėm. Tani isha pothuajse i sigurt se s’kisha pasur asnjė ftesė nga askush.
    Siē do tė vėrtetohej mė pas, ajo qė u mor si e tillė s’kishte qenė veē njė shajni, nga ato shpesh etjet e zgjatura. Shqipėria shquhej pėr etje tė tilla, por rrallė herė kishte qėlluar qė shajnia tė gabonte njė shtet tė tėrė. Vetura ndaloi pėrpara hyrjes sė njė hoteli. Kėtuu do tė banosh, tha ambasadori. Hoteli kishte tė njėjtin emėr si edhe rruga: Duplex.

    Tek po ndaheshim, mė vėshtroi befas me njė si tė mė shihte pėr herė tė parė. Veē kėsaj habia nė sytė e tij m’u duk si e pėrzier me njė dozė tmerri. Ai ishte i veēantė, si gjithė tmerret qė dy njerėzve. Njė sy i tretė mund tė udhėtar? E aty pėr aty tė bėnte tė njėjtėn pyetje pėr ambasadorin.
    Nė tė gjitha rastet e mėvonshme do tė pėrsėritej njė pjesė e asaj ndjenjėsie tė asaj nate. Hotelet ndėrroheshin, ambasadorėt gjithashtu, kurse ftesat ishin tani tė pėrpikta, me data, afate dhe orare, por ē’e do, shumicės sė tyre iu duhej tė ishte thelbi i tyre: aftėsia pėr ta ēuar tė ftuarin ku e prisnin.

    Nisur nga kjo s'do tė ishte i tepėrt mallėngjimi pėr ftesėn e parė atė tė rremen, tė paqenėn, gati-gati tė pabesėn, pėr tė mos thėnė zuskėn, por qė megjithatė kishte arritur tė bėnte atė qė asnjė tjetėr s’e bėnte dot.
    Pėrgjigjet mospranuese i bėnte vetė Ministria e Jashtme. Shkaqet ishin zakonisht shėndetėsore, me ndonjė pėrjashtim si ai i kėrkesės pėr Oficer tė Legjionit tė Nderit tė Francės qė u spraps me arsetimin se I.K ishte vėrtet oficer shqiptare, por ligji shqiptar e ndalonte kėtė pėr ushtritė e huaja.

    Duke u pėrpjekur tė mos nėnqeshja, i thashė shefit tė zyrės se duhej tė ishte fjala pėr “Legjionin e Nderit”, qė ishte njė dekoratė, dhe jo “Legjionin e huaj”, qė njihej si pjesė e ushtrisė franceze. Ai m’u pėrgjigj se ishin aty-aty, megjithatė pranoi tė rishikohej pjesa e pėrgjigjes, ku nėnteksti pėr luftėn nė Vietnam, pėr tė cilėn Shqipėria nuk ndante tė njėjtin mendim me Francėn, tė shprehej mė diplomatikisht.
    Kur ftesa ishte me gruan, shkaku i pamundėsisė gjendej mė lehtė: shtatzėnėsia e saj. Mė fal qė po ta them, por, sipas mendimit tim, Helena jote duhet tė ketė lindur nja tridhjetė fėmijė, mė tha njė ditė, gjysmė me tė qeshur botuesi im.

    Qeshėm njė copė herė tė dy, pastaj u pėrpoqėm tė gjenim se a do tė ishte i mundur njė numėr i tillė, edhe nė rastin kur Helena, ashtu si krishnat hindiane, jo vetėm duart t’i kishte nga pesė e nga gjashtė, por edhe gjithēka tjetėr...
    Kur i thashė se, megjithatė, unė isha shkrimtari qė mė shumė se kushdo udhėtonte jashtė shtetit, tjetri zuri kryet me duar. Pėrsėriste vazhdimisht: kjo ėshtė groteske, kjo ėshtė mė shumė se aq, tė betohem, s’gjendet fjalė pėr kėtė. Sė paku nė frėngjisht.

    Po i merrej fryma ndėrsa tė dy po mundoheshim tė pėrfytyronim llojet e ftesave tė pamundura qė mund t’u bėheshin shkrimtarėve shqiptarė. Mendimi po i afrohej asaj qė mund tė quhej ftesė sė prapthi, thėnė ndryshe, kundėrftesė, ēka mė kujtonte historizėn e klientit tė Kafes sė Madhe tė Shkodrės , i cili, pėr tė nxitur kamerierin qė t’ia sillte mė nė fund ēajin e vonuar, i qe drejtuar me fjalėt: djalosh, mos ma sill atė ēaj!
    Mos na i ēoni ato ftesa... Pėrfytyrimi bėnte ē’bėnte e sajonte kundėrtekstin e duhur. Zotėri, mik i dashur, kam kėnaqėsinė e veēantė tė mos t’ju ftoj nė pritjen e “Fayard” pėr librin tuaj tė ardhshėm. Duke ju falėnderuar edhe njė herė, pėr mosmirėkuptimin tuaj, pranoni zotėri i dashur, vlerėsimin tim tė lartė, bashkė me dėshirėn e sinqertė qė tė mos shihemi as nė kėtė e as nė rast tjetėr. I mosjuaji, Claude Durand. Mundoheshim tė qeshnim, por s’mundnim gjithsesi.

    Megjithatė, kishte ditė qė shpresonim se gjithė ky kryengulth do tė pushonte mė nė fund dhe ajo mori “mos”-esh, “pa”-sesh, “nuk”-esh do tė tėrhiqej, pėr t’ia lėnė vendin diēkaje pohuese.
    Isha gati tė besoja se do tė mjaftonte qė shpendi lajmėtar nė formė ftese normale, tė arrinte njė ditė, qė rendi i gjėrave tė kthehej bashkė me tė.
    Asnjėherė s’mė kishte shkuar ndėr mend se befasimi i keq, do tė ishte mė i paprituri i llojit tė vet. S’ishte i tipit: s’ke pėr tė udhėtuar mė jashtė shtetit, pa na sqaruar se ē’ke bėrė atje nė udhėtimin e mėparshėm. Ose, pėrkthimi i veprės tėnde, qė sot e tutje, ndalohet. E tė tjera tė ngjashme. Ishte tjetėr gjė. Kryekėput tjetėr. Ishte ftesė e zakonshme. Me tekst tė qartė. Me fjalėt “mik i dashur”. Me emrin e botuesit poshtė saj.

    E megjithatė, sapo e lexova, mė mbeti nė dorė, si tė prisja diēka tjetėr prej saj. As vetė s’e dija ē’kėrkoja. Shėnimin me shkrim dore anash “tė shkojė”, siē m’u duk nė fillim. Iu ktheva prapė dhe ai ishte prapė ashtu, dhe kurrsesi “tė mos shkojė”, apo tė nukshkojė, tė pashkojė, tė sshkojė, tė ēshkojė, tė hiēshkojė, apo tė askurrėshkojė.
    Fjalėt “ē’dreqin ke” ia thashė disa herė vetes, por as ato s’mė lehtėsuan. Mė e papritura ishte se kur ua thashė lajmin dy tė njohurve qė i ndesha rastėsisht pėrpara hyrjes sė Klubit tė Shkrimtarėve, nė fytyrat e tyre, nė vend tė ndonjė fijeje habie ngazėlluese, si zakonisht nė kėsi rastesh, m’u duk se pikasa njėfarė lodhjeje.

    Do tė besoja se ishte pasqyrimi i zbrazėtisė sime tė brendshme, qė rrezatohej te tė tjerėt, por, kur tė njėjtėn mungesė pikasa nė sytė e Helenės, mendova se ishte ndoshta mė e thellė.
    E mbajti ftesėn njė copė herė para syve dhe pėrpara se unė tė thosha me vete: mos! (mos thuaj se fjala “tė shkojė” t’u duk “tė mos shkojė”), ajo tha pikėrisht atė gjė.
    Bėmė sikur qeshėm tė dy.
    Pėrherė e mė qartė po e kapja se kryengulthi e kishte bėrė punėn e vet. Lajmi i udhėtimit “andej” e kishte humbur kuptimin e mirėfilltė, aq sa s’do tė habitesha sikur njerėzit, nė vend qė tė mė uronin, do tė mė thoshin: ē’qe kjo qė tė gjeti!

    E rikujtuar vite mė pas, pas rėnies sė komunizmit, kjo e fundit mė dukej shpesh njė teprim, gjersa njė miku im, qė po merrej me kureshtitė e dėnimeve, mė tregoi se kishte ndeshur sė paku dy raste kur i dėnuari i ardhshėm, pikėrisht nė prag tė dėnimit, ose ishte ftuar pėr darkė nga fėmijėt e ndonjė shefi tė madh, ose e kishin ēuar nė njė udhėtim tė shkurtėr jashtė shtetit!

    Nė letrat e mia nga Parisi gjendej e njėjta mungesė logjike dhe i njėjti nervozizėm i pashpjegueshėm. Do tė duheshin gjithmonė disa ditė gjersa drejtpeshimi shpirtėror tė kthehej. Dhe kjo pėrsėritej nė disa udhėtime, dhe dritat e aeroportit “Orly” do tė lidheshin ēdo herė me klithma orlash, ulėrima dhe thirravaj antik.
    Nga gjithė netėt, nata e parė do tė ishte veēanėrisht e pashtrueshme. Herė pas here tė vinte tė ngriheshe e t’i afroheshe dritares, pėr tė parė nėse dikush apo diēka, Kulla Eiffel, pėr shembull, po i ikte tinėzisht Parisit, ndėrsa presidenti a ministrat, bashkė me rojat, flinin...

    Shkrimi u publikua nė gazetėn Shqiptarja.com
    Rri qetė dhe fol Shqip !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Mengjeset ne kafe Rostand - Ismail Kadare

    Pjese nga " Mengjeset ne kafe Rostand"

    * Ismail Kadare, nė librin e tij tė fundit “Mėngjeset nė kafe Rostand” godet ashpėr disa teolog tė Islamit nė Kosovė tė cilėt i akuzon pėr tjetėrsim tė identitet shqiptar, sipas kėtyre autorėve shqiptarėt kanė origjinėn prej njė fisi arabė.

    - Njė dikush, me emrin E. Bega, paraqet nė shtypin shqiptar tė Prishtinės dhe tė Tiranės librin "Shqiptarėt nė botėn arabe". Autori i librit ėshtė njė tjetėr dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur nė Damask, me doktoraturė tė vitit 1981 nė Universitetin e Prishtinės. Siē ėshtė zakoni nė paraqitjen dashamirėse tė botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, nė mėnyrė tė lexuesit, qofshin nė Kosovė, qofshin nė Shqipėri, tė bėhen tė ndėrgjegjshėm pėr to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: "Autori na tregon qysh nė fillim se midis shqiptarėve dhe arabėve ekziston njė traditė e pasur qė flet pėr prejardhjen e shqiptarėve prej vendeve arabe... Kėshtu, tė dhėna tė tilla shpalosen sė pari nė njė histori arabe me titullin 'Tuarih Tuaf', nė tė cilin shpjegohet gjerė e gjatė sė shqiptarėt kanė origjinė arabe. Me vonė kėto tė dhėna kalojnė nė burimet osmane".

    - Ja pra sė si nga pėrballja e mendimeve pėrfitonte e vėrteta, dhe vetėm ajo. Pra, s' ishte fisi Kurejsh, por fisi Gassan nė zanafillėn shqiptare. Dhe kurrsesi s'ishte prijėsi Xhebel ul - Hama, por Xhablla Ibn - al -- Ajhatn, qe ikėn natėn me ndjekėsit e vet. Aq me tepėr s’ėshtė syri i nxjerrurė qė do to shpėrbėhej me njė tjetėr sy tė nxjerrė, por shkelja e xhybes qė do tė , shlyhej me shkelje tjetėr xhybeje. E vėrteta e palėkundshme qė mbetej nga gjithė kjo histori ishte sė vargani i arabėve qė po iknin nėpėr natė, tė trembur prej Umer Ibn - al - Hattabit, nuk qenkėshin askush tjetėr veēse shqiptarėt e ardhshėm. Kėshtu pra, lamtumire zanafillė ilire me “Bellum Illyricum" dhe pėrplasja me romakėt, dhe tumirėmbeē Gjergj Kastriot Skėnderbe dhe kryezot tė tjerė arbėror si Aranit Komnenėt, kontėt Muzaka e Dukagjinėt tė Kodit mesjetar.

    - Dhe tumirėbeēi aleancave dhe ndeshjeve dhe krushqive me princat e Europės a tė Venedikut dhe Shkodėr e rrethuar, dhe Krujė, dhe alfabet latin. Tė gjitha kėto ka gjasė tė kenė qenė ngatėrresa tė qėllimshme tė bėra prej europianėve, Vatikanit dhe Venedikut, madje dhe ajo puna e ngatėrrimit tė syrit me xhybenė s'ėshte ēudi qė pjesė e njė lėmshi tė tillė paskėsh qenė. Me libra tė tillė si ky i Dr. Mufakut, kjo mjegull do tė davaritej, mė nė fund, dhe nė vend tė tyre tė ngasjes europianiste do tė kishim Xhabelin apo Xhabllanė tonė, dhe syrin e nxjerrė apo xhyben e shkelur, bashkė me ikjen nėpėr natė, tė trembur dhe plot mllef tė tė parėve tanė. arabė. Dhe ky kthjellim po ndodhte sot. Njėqind vjet pas ikjes sė osmaneve nga Europa dhe Shqipėria.

    A ėshtė ėndėrr kjo?

    - Njėqind vjet pas. Tė gjithė pyesin: si ėshtė e mundur? Pastaj shumicės i pėlqen tė qetėsohet. S’ėshtė kushedi ēfarė. Ėshtė njė rastėsi. Njė kot. Midis Shqipėrisė dhe otomaneve shtrihet shekulli me i pamėshirshėm i historisė i njėzeti. Ai ėshtė kryeneē, dantesk, bethovenian. Shqipėria e ka mbajtur mbi shpinė vit pas viti. Shkėputja nga osmanet. Shteti i parė republikan shqiptar. Pas ti, mbreti i parė gjerman, ashtu si ai i Greqisė, sipas dokeve tė Ballkanit. Lufta Botėrore bashkė me greminat e saj. Republika pėrsėri, Mbretėria pas saj, kėtė herė shqiptare. Pas saj Europa modeli Italian. Me pas, modeli i rishikuar gjerman. Me pas Kundėreumpa model komunist. Pas tij. Hipereuropa modeli Atlantik. Epilogu me dy Shqipėri. Tė dyja nėn mortjen e "NATO-s... dhe beftas... Xhebeli dhe Xhabilaja dalin nga terri qindravjeēar. A ėshtė ėndėrr kjo? Kėta shqiptarė me flamuj arabė nėpėr tubime? Kėta njerėz si qė pėshpėrit, nga shqiptarė tė sunduar, u gdhinė nė muslimanė tė ēliruar?

    - Kėto lajme tė pabesueshme qė venė e vinė si era nėpėr tė dy Shqiperitė. Nė 620-vjetorin e Lutės sė Kosovės, njė deputet nga parlamenti e shpall Gjergj Kastriotin vrasės tė muslimanėve, pra tradhtar tė kombit. Kryeqyteti tjetėr Tirana shpallėt I themeluar nga njė oficer osman. Nė njė xhami tė Kosovės kryeministri turk lėshon thirrjen "Kosova ėshtė Turqi" Sė fundi, qershia mbi tortė. vijnė lajmet pėr shqiptarėt e rekrutuar nga qendrat terroriste pėr tė luftuar si xhihadist nė Siri. Tė dy krahėt, njėri qetėsues (gjėra tė rastit marrėzira qe s'duhen marrė seriozisht) tjetri alarmues (c'gjėra tė rastit, ky ėshtė fundi i botės), e shoqėrojnė pa pushim kėtė mishmash. Ka gjasė qė tė dy teprojnė, ēka ėshtė gjithmonė me e lehtė nė gadishullin tonė./zeri Megjithatė, zhurma nuk ėshtė pa gjė. Dhe pyetja: ē’po ndodh? ėshtė e natyrshme.
    Rri qetė dhe fol Shqip !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •