Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje

    Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje në stilin e shkëputjes. Sportisti shqiptar ngriti 171 kg në provën e tretë të tij duke fituar medaljen e artë.

    Ai doli përfundoi në vendin e parë falë peshës trupore më të vogël se rivali i tij kinez, transmetojnë mediat shqiptare.

    Kampionati Botëror i Peshëngritjes po zhvillohet në Kazakistan.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje



    Urime edhe shumë SUKSESE në të ardhmen Daniel ,gjithashtu Urime për Romelen

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje

    keto po qe na krenojne

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje

    Krenohemi për Sportistet tanë ;Kampion Bote !!!!!!!!!!!!!!! mirëpo ndodhë diçka e çuditshme ,nuk mjaftojnë vetem ti lavderojmë dhe Krenohemi më resultatët e arritura ;vlerat paguhën

    http://www.oranews.tv/vendi/asnje-sh...e-ne-dygaresh/

    Përshëndetje

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje

    FSH KA SHKU PER LESH

    Godelli dhe xhuxhumaku e moren shperblimin

  6. #6

    Për: Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje

    sikur kishin ber cik drog

  7. #7
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje

    Peshëngritje, Begaj pozitive edhe në testin B antidoping

    Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, e cila fitoi titullin kampion bote në stilin e shkëputjes, ka rezultuar pozitive edhe në “testin B”.

    Burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes kanë konfirmuar për Top Channel se, edhe në testin e dytë antidoping 28-vjeçarja rezulton se ka përdorur substancë të ndaluar.

    Nëse kjo përgjigje do të zyrtarizohet edhe nga drejtuesit e Federatës, atëherë Romela Begaj rrezikon një pezullim 2-vjeçar nga çdo aktivitet ndërkombëtar.

    Ndërkohë, VADA ka konfirmuar se “testi B” për Daniel Godellin do të bëhet më 15 janar, ndërsa për Hysen Pulakun, më 11 janar.

    Nëse edhe për këta peshëngritës do të vijë përgjigje pozitive, atëherë përveç sportistëve, edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon një pezullim të gjatë nga çdo aktivitet ndërkombëtar.

    gazeta-Shqip

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •