Historia e ricikluar


Emri:  guernica-1.jpg

Shikime: 1362

Madhėsia:  147.6 KB

Guernika, tabloja e famshme e Pablo Pikasos ėshtė njė pikturė e ricikluar. Ajo u realizua shumė vite pėrpara bombardimit gjerman mbi qytezėn baske gjatė Luftės Civile spanjolle (1936-39).
Si shumė spanjollė, Pikaso dashuronte korridėn dhe u trondit nga vdekja e toreadorit tė famshėm Joselito, aq shumė sa vendosi ti kushtonte njė tablo. Kėshtu disa vite mė vonė realizoi njė pikturė tė madhe mbushur me figura nė poza tragjike, mes tė cilave njė dem me kokėn e prerė dhe kalė me barkun e shqyer (ai i toreadorit). Veprėn e titulloi “Lamento en muerte del torero Joselito”.
Nė vitin 1937, nė mes tė luftės, qeveria republikano-komuniste, mbėshtetės i flaktė i sė cilės ishte edhe Pikasua, porositi njė tablo pėr tė pėrkujtuar, ose mė mirė theksuar, pasojat e bombardimit gjerman nė afėrsi tė qytezės baske, Guernika. Qėllimi ishte paraqitja nė Ekspozitėn Universale tė Parisit e cila do tė mbahej nė vitin pasardhės. Kėshtu artisti pasi bėri disa ndryshime tė vogla e pagėzoi veprėn me emrin “Guernica” dhe e shiti pėr 300.000 peseta qeverisė spanjolle. Shifėr e cila, sipas njė pėrllogaritje tė pėrafėrt i kalon 1 milion USD tė ditėve tona dhe qė sipas historianit italian Vittorio Messori, u sigurua nga Stalini.

Vlerėsimet morale mbi faktin qė Pikaso u bė njė ndėr piktorėt mė tė pasur nė botė pikėrisht nė vitet mė tė vėshtirė tė popullit tė tij i lėmė pėr herė tjetėr.
Tabloja e ricikluar qė nga ai ēast u kthye nė njė simbol tė protestės njerėzore kundėr barbarisė dhe meritoi njė sallė tė vetėn nė Metropolitan Musem tė Nju Jorkut. Sallė nė cilėn ėshtė vizituar nga mijėra njerėz tė cilėt injoronin faktin se gjendeshin pėrballė njė falsifikimi tė historisė.

Falsifikim qė nuk prek vetėm tablonė por edhe historinė qė “frymėzoi” autorin. Sipas njė lloj historiografie, e cila ka gjetur dhe gjen vend edhe nė Shqipėri, Guernika, mė 26 prill 1937, u rrafshua nga njė sulm i furishėm i aviacionit gjerman i cili po eksperimentonte ajrorė dhe teknika tė reja bombardimi. Pėr sadizėm nazistėt, qė mbėshtesnin frontin monarkik tė gjeneralit Franko kundėr atij republikan tė mbėshtetur nga Stalinin, vendosėn tė vepronin ditėn e hėnėn, ditė tregu. Pasojat e kėtij sulmi mbi njė qytezė paqėsore dhe tė pambrojtur ishte 1654 tė vdekur dhe 889 tė plagosur, shumica civilė.

Kjo tezė u hodh poshtė nė vitin 2003 nga njė publikim voluminoz me titullin “Los mitos de la Guerra Civil”, me autor historianin Pio Moa, njė ish militant i partisė komuniste spanjolle. Nė kėtė studim rindėrtohet me imtėsi ēėshtja e shumė diskutuar.

Guernika nė tė vėrtetė ishte njė objektiv ushtarak. Vetėm rreth 20 km. nga vija e frontit, nė tė gjendeshin dy fabrika armatimesh, njė nyje hekurudhore e rėndėsishme pėr furnizimet dhe njė urė e domosdoshme pėr tėrheqjen e republikanėve pėr tė mbrojtur Bilbaon. Mbrohej nga njė kontingjent prej 2.000 tė armatosurish dhe nga njė sistem baterish kundėrajrore. Nė tė ishin ndėrtuar dhe njė sistem strehėsh nė rast sulmi ajror.

Sulmi, nė tė vėrtetė, nisi nga Aviacioni Legjionar italian, qė dėrgoi nė Guernikė 3 trimotorė modernė S79 dhe 15 gjuajtės CR32, nė njė moment tė dytė u bashkuan dhe disa Junker Ju-52, tė Legjionit Kondor, tė tipit tė vjetėr dhe tė tejkaluar nga bombarduesit rusė, qė pėrdoreshin pa kursim nga fronti republikan mbi qytetet frankiste.
Objektivi ishte ura e Renteria-s mbi lumin Oca, e cila duhej shkatėrruar pėr tė penguar kalimin e trupave republikane. Pashmangshmėrisht disa prej bombave ranė nė zonėn e banuar, nė fakt nga 39 krateret e shkaktuar, vetėm 7 numėrohen nė kėtė zonė. Tė vdekurit, tė vėrtetuar nga regjistrat e Gjendjes Civile, ishin 102 dhe tė plagosurit rreth 30, pothuajse tė gjithė ushtarakė, pra shifra rreth 14 herė mė tė vogla se ato qė ende pranohen nė Shqipėri. Dy fabrikat e armėve nuk u prekėn (nė rast se do tė kishte ndodhur shifrat e viktimave do tė ishin vėrtetė tė larta), fakt qė tregon se objektivi nuk ishte qyteza dhe as banorėt e saj. Njė tjetėr fakt i rėndėsishėm ėshtė qė dėshmitė okulare bien tė gjitha dakord nė pikėn qė nuk u kryen mitralime mbi popullsinė civile, ndryshe nga sa gjejmė shpesh tė raportuar nė tekstet e historisė.

Shpesh fotografitė paraqesin njė qytezė gjysmė tė shkatėrruar, nė tė vėrtetė ishin zjarrfikėsit e Bilbaos tė cilėt nuk kryen detyrėn e tyre megjithėse e dinin qė qyteza ishte e ndėrtuar nė shumicėn e saj me dru dhe ishin milicėt anarkistė qė hodhėn nė erė pjesėt e mbetura tė qytezės pėr tė penguar pėrparimin frankist. Teknikė kjo qė u pėrdor edhe nė Rusi gjatė pushtimit gjerman.
Njė tjetėr element i rėndėsishėm ėshtė orari i bombardimeve. Si u cek mė lartė, ėshtė pohuar se sulmi u krye nė ditė tregu. E vėrteta ėshtė qė tregu i Guernikės mbyllej rregullisht nė mesditė dhe atė ditė, pikėrisht pėr shkak tė afėrsisė sė vijės sė frontit ishte pezulluar, dhe sulmi italo-gjerman nisi nė orėn 16:30.

Gjithė kjo histori u sajua nga anglezi George L. Steer, i cili gjendej nė Bilbao dhe nuk ishte nė dijeni tė pezullimit tė tregut. Ėshtė po ai, qė nga dhoma e hotelit, pėrshkruan pamje tė tė moshuarve dhe fshatarėve tė vdekur nė bombat dhe mitralozat gjermanė.

Megjithėse u kuptua qė nė krye tė herės qė versioni i paraqitur nuk pėrputhej me realitetin, ai nuk u ndryshua. I shkonte pėr shtat propagandės komuniste e cila nė kėtė mėnyrė do tė vinte nė hije masakrat e kryera nga aviacioni sovjetik nė Saragoza dhe tė gjitha barbaritė mbi popullatėn pro Frankos. I vinte pėr shtat dhe anglezėve, tė cilėt e bėnė tė tyren versionin Steer pėr ta pėrdorur nė kuadėr tė shpenzimeve tė larta nė armatime, duke paraqitur nė popullatėn e tyre nevojėn pėr riarmatim, kundėr njė Luftwaffe e cila tashmė ishte e pajisur me teknologji shumė tė pėrparuar. Nė tė vėrtetė, si u theksua mė lartė, as Stuka-t dhe asnjė model i ri nuk u pėrdor nga gjermanėt, e njėjta vlen dhe pėr bombat, tė cilat ishin “normale”.

Nė fund mund tė themi se njė version i tillė i shkonte pėr shtat edhe historiografisė komuniste nė Shqipėri, pėr tė mitizuar tė shkuarėn e disa prej atyre qė u bėnė krerėt e lėvizjes bolshevike nė Shqipėri dhe tė shkuarėn e vetė lėvizjes por njėkohėsisht edhe tė “pėrballjes” me nazistėt barbarė gjatė LIIB-sė.

Por kjo ėshtė e kaluara, e tashmja, nė tė vėrtetė nuk ndryshon shumė, ndėrsa vazhdohet tė indoktrinohet rinia me falsitete historike, si bombardimi i Guernikės, asgjė nė tekstet tona nuk shkruhet pėr bombardimet Aleate nė Shqipėri, viktimat e tė cilave janė mė tė larta se ato tė Aviacionit Legjionar apo Legjionit Kondor, nė njė popullsi shumė herė mė tė vogėl se ajo spanjolle.


Bibliografi: Messori Vittorio, Guernica, la veritą dietro la leggenda, Corriere della Sera, 28.12.2003, f. 31.


-
Burimi i tekstit: MVSK, http://8mvsk.wordpress.com/2014/10/0...a-e-ricikluar/