Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Efekti i dijes tek njeriu

    Nje nga fenomenet me interesante eshte efekti qe dija ka tek njerezit. Me dije kam parasysh dijen e pergjithshme qe njeriu fiton ne jete, perfshi dijen akademike qe merr ne bankat e shkolles. Nga kontaktet me njerez te ndryshem, te shkolluar e te ditur, kam vene re se dija tek ta ka dy efekte krejt te ndryshme:

    1. Dija me jep pushtet

    Grupi i pare perbehet nga ata njerez te shkolluar e te ditur qe e shohin dijen si pushtet. Dija e akumuluar per ta eshte nje menyre se si ata diferencojne veten nga njerezit e tjere te shoqerise. Keta jane ata njerez qe e mbajne veten per te ditur dhe tregojne me gisht apo perbuzje ndaj atyre njerezve qe sipas tyre nuk jane te ditur si ata. Keta jane njerez qe kane nje besim gati te tepruar tek aftesite veta mendore apo profesionale, dhe nga menyra se si mendojne, shprehen, veprojne, te krijohet pershtypja se keta njerez jane "te plotfuqishem". Jo vetem kaq, por keta njerez kane nje etje te madhe per me shume dije, pasi kjo ne syte e tyre e shton akoma me shume pushtetin e tyre.


    2. Dija me ben te perulur

    Grupi i dyte perbehet nga ata njerez te shkolluar, qe sa me shume dije akumulojne, aq me shume mahniten nga pafundesia e dijes dhe ne te njejten kohe, se sa pak dije kane arritur te akumulojne nga ajo pafundesi. Keta jane njerez qe jo vetem nuk e mbajne veten per te ditur, por kontaktin me dijen e shohin si nje burim perulesie. Sa me shume mesoj, aq me shume e kuptoj se sa pak di! Bile ky grup beson se dija eshte e pafund dhe njeriu nuk ka as mend as kohe qe te mund te beje per vete pafundesine e dijes. Nese ne grupin e pare dija krijonte nje vetekenaqesi te brendshme, ne kete grupin e dyte akumulimi i dijes krijon nje dhimbje te brendshme.

    A e keni vene re te njejten gje?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-11-2014 mė 14:32

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Efekti i dijes tek njeriu

    Shkalla mė e lartė e njeriut ėshtė shkalla e diturisė. Ajo prin veē pėr kah vlera e pėrfundon nė urtėsi. Lum kush e zotėron duke e zbukuruar atė me sjellje e devotshmėri.

  3. #3
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Pėr: Efekti i dijes tek njeriu

    Hapin e pare te edukates e merr nga prindi e mendoj qe edhe ne lidhje me dijen ka tbej shum kjo gje , pastaj experiencat e tjera i fiton duke u rrahur me pengesat qe te dalin ne vazhdimesi..
    Shkollimi pa diskutim qe perben rol te rendesishem por nuk eshte vetem kjo e persa i perket dijes... nuk eshte force por virtut, vlere e domosdoshme.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Efekti i dijes tek njeriu

    dituria eshe si k..rva e bukur e nje plaku. ajo dhuron kenaqesi por nuk e zgjidh problemin!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Efekti i dijes tek njeriu

    Korrigjoje tė diturin, dhe do bėhet mė i ditur. Korrigjoje injorantin, dhe do bėhet armiku yt

    Nė realitet tė gjithė jemi pak injorantė, thjesht nuk jemi tė gjithė injorantė pėr tė njėjtat gjėra dhe as nuk jemi nė gjendje tė njohim injorancėn tonė nė tė njėjtėn mėnyrė. Konkretisht, ne e kuptojmė injorancėn si njė koncept qė tregon mungesėn e njohurive apo pėrvojės. Dhe ėshtė pikėrisht kjo mungesė dijeje apo eksperience qė e bėn injorantin tė etur dhe tė mprehtė, pra armikun tonė, nėse ne kemi pėrvoja apo njohuri tė ndryshme nga ai.

    Njerėzit e menēur, nga ana tjetėr, e dinė se njė pjesė e mirė e virtytshmėrisė sė tyre qėndron nė tė diturit se nuk dinė gjithēka, siē thoshte Sokrati. Kjo vetėdijshmėri mbi injorancėn tonė ėshtė ajo qė na ekspozon ndaj realitetit, ajo qė zbulon papėrsosmėrinė tonė pėrballė pėrsosmėrisė dhe na pajton me natyrėn tonė. Njerėzit e menēur qėndrojnė larg rivalitetit, prandaj rrallė kanė armiq dhe nuk ndikohen nga koprracia dhe ngatėrrimi i dėshirave tė pamundura.

    Njerėzit qė shpėrfillin kufijtė e tyre dhe kufijtė e njohurive tė tyre, anulohen nga vetė kėndvėshtrimi i tyre, duke pasur parasysh pamundėsinė e vendosjes sė komunikimit tė sigurt me ta. Ēdo gjė qė nuk pėrshtatet nė skemat apo modelet e tyre do tė jetė shkak pėr konflikt, njė konflikt qė mund tė zgjidhet nė njė farė mėnyre, por jo sepse do tė jenė ata qė do tė dorėzohen.

    Injoranca e injoruar krenohet me dijen

    Injoranca ėshtė aq e paturpshme sa mburret se di. Efekti Dunning-Kruger pėrcakton njerėzit qė besojnė se dinė gjithēka. Nė psikologji, ky term i referohet njė shtrembėrimi konjitiv ku njerėzit e papėrvojė priren tė mbivlerėsojnė veten pėr sa i pėrket njohurive tė zotėruara dhe duken tė sigurt nė transformimin e opinioneve tė tyre personale nė fakte tė pakundėrshtueshme.

    Ky vetėperceptim i rremė u zbulua nė vitin 1999 nga Justin Kruger dhe David Dunning, profesorė nė Universitetin Cornell. Dy studiuesit analizuan disa situata nė tė cilat dukej se injoranca ofronte mė shumė siguri sesa njohuri. Konkretisht, ata u pėrqendruan nė aktivitete tė caktuara si drejtimi i njė makine apo luajtja e shahut ose tenisit.

    Injoranca e injoruar, nga ana tjetėr, ėshtė shkaku i shumė mosmarrėveshjeve. Njė person nuk bėhet armik rastėsisht, pėr shembull mund tė jetė mik ose person neutral i cili, megjithatė, ndihet i sulmuar ose i pėrbuzur sepse beson se zotėron njohuri tė plotfuqishme.

    Vetėdijėsimi pėr injorancėn tėnde tė dhuron kuriozitetin

    Tė dish gjithashtu do tė thotė tė jesh i vetėdijshėm pėr atė qė ende nuk e di dhe tė hapėsh derėn e motivimit. Nė kėtė kuptim, pėrunjėsia ėshtė shoqėruesi ideal i udhėtimit i menēurisė. Nuk duhet tė kemi turp tė rrėfejmė injorancėn tonė, kjo do tė na shtonte mundėsitė pėr tė mėsuar. Fėmijėt e dinė mirė kėtė, nė fakt ata gjithmonė pyesin: “Ēfarė ėshtė kjo?”, “Ēfarė ėshtė ajo?”, “Pėr ēfarė ėshtė?”, “Si funksionon?”.

    Pjesa mė e madhe e shoqėrisė nuk e di se si funksionon trupi i tyre dhe ėshtė e paditur pėr proceset e tij tė komplikuara kimike dhe biologjike. Sidoqoftė, nė njė bisedė publike pėr kėtė temė, ėshtė e vėshtirė pėr kėdo qė tė pretendojė injorancė, tė gjithė dinė gjithēka. Kėtu shfaqet “injorimi i injorancės”, efekti qė ndodh kur askush nuk dėshiron tė sillet injorant, sikur tė ishte gjėja mė e keqe nė botė.

    Vetėdija e tė qenit injorant krijon ēelėsin e artė tė dijes dhe menēurisė.

    Njohja e injorancės na lejon tė kuptojmė se njeriu ėshtė njė qenie plastike. Kur dikush na etiketon si injorantė, nuk kemi pse tė ofendohemi, pėrkundrazi mund ta falėnderojmė pėr kujtesėn dhe ta ftojmė tė na mėsojė gjėra tė reja ose t’i zbulojmė sė bashku, njė proces tjetėr magjepsės.


    Bota.al

    https://bota.al/korrigjoje-te-dituri...het-armiku-yt/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Pėr: Efekti i dijes tek njeriu

    Ju duhet t'i pėrmbaheni idealeve tuaja, pavarėsisht gjithēkaje. Kėtu qėndron rritja juaj shpirtėrore.

    Nėse Zoti ju pyet: “Ēfarė do?”, Ti ēfarė duhet tė thuash?

    Duhet tė thuash: “O Zot, dua bekimet e tua qė intelekti im tė ecė nė rrugėn e drejtė.” Ju e dini se intelekti ėshtė shkaku i degradimit ose evolucionit tuaj. Pra, kur mendja juaj merr drejtimin e duhur, ēfarė tjetėr do tė kėrkonit?

    Vedat thonė se krijuesi i universit ėshtė i madh dhe se lutja e njė personi ndaj Zotit duhet tė jetė qė intelekti i tij tė jetė i lidhur me bekimin. Lutja gįyattrii thotė: "O Krijues i universit, drejtoje intelektin tim drejt lumturisė supreme".

    Burimi: Ēfarė do?

    Botuar nė: Įnanda Vacanįmrtam

    Shri Shri Anandamurtiji

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •