Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Efekti i dijes tek njeriu

    Nje nga fenomenet me interesante eshte efekti qe dija ka tek njerezit. Me dije kam parasysh dijen e pergjithshme qe njeriu fiton ne jete, perfshi dijen akademike qe merr ne bankat e shkolles. Nga kontaktet me njerez te ndryshem, te shkolluar e te ditur, kam vene re se dija tek ta ka dy efekte krejt te ndryshme:

    1. Dija me jep pushtet

    Grupi i pare perbehet nga ata njerez te shkolluar e te ditur qe e shohin dijen si pushtet. Dija e akumuluar per ta eshte nje menyre se si ata diferencojne veten nga njerezit e tjere te shoqerise. Keta jane ata njerez qe e mbajne veten per te ditur dhe tregojne me gisht apo perbuzje ndaj atyre njerezve qe sipas tyre nuk jane te ditur si ata. Keta jane njerez qe kane nje besim gati te tepruar tek aftesite veta mendore apo profesionale, dhe nga menyra se si mendojne, shprehen, veprojne, te krijohet pershtypja se keta njerez jane "te plotfuqishem". Jo vetem kaq, por keta njerez kane nje etje te madhe per me shume dije, pasi kjo ne syte e tyre e shton akoma me shume pushtetin e tyre.


    2. Dija me ben te perulur

    Grupi i dyte perbehet nga ata njerez te shkolluar, qe sa me shume dije akumulojne, aq me shume mahniten nga pafundesia e dijes dhe ne te njejten kohe, se sa pak dije kane arritur te akumulojne nga ajo pafundesi. Keta jane njerez qe jo vetem nuk e mbajne veten per te ditur, por kontaktin me dijen e shohin si nje burim perulesie. Sa me shume mesoj, aq me shume e kuptoj se sa pak di! Bile ky grup beson se dija eshte e pafund dhe njeriu nuk ka as mend as kohe qe te mund te beje per vete pafundesine e dijes. Nese ne grupin e pare dija krijonte nje vetekenaqesi te brendshme, ne kete grupin e dyte akumulimi i dijes krijon nje dhimbje te brendshme.

    A e keni vene re te njejten gje?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-11-2014 mė 14:32

  2. #2
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,235
    Faleminderit
    153
    106 falenderime nė 94 postime

    Pėr: Efekti i dijes tek njeriu

    Shkalla mė e lartė e njeriut ėshtė shkalla e diturisė. Ajo prin veē pėr kah vlera e pėrfundon nė urtėsi. Lum kush e zotėron duke e zbukuruar atė me sjellje e devotshmėri.
    Silence is golden.

  3. #3
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,662
    Faleminderit
    418
    492 falenderime nė 388 postime

    Pėr: Efekti i dijes tek njeriu

    Hapin e pare te edukates e merr nga prindi e mendoj qe edhe ne lidhje me dijen ka tbej shum kjo gje , pastaj experiencat e tjera i fiton duke u rrahur me pengesat qe te dalin ne vazhdimesi..
    Shkollimi pa diskutim qe perben rol te rendesishem por nuk eshte vetem kjo e persa i perket dijes... nuk eshte force por virtut, vlere e domosdoshme.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    977
    Faleminderit
    2
    28 falenderime nė 28 postime

    Pėr: Efekti i dijes tek njeriu

    dituria eshe si k..rva e bukur e nje plaku. ajo dhuron kenaqesi por nuk e zgjidh problemin!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •