Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Une mbeta shume i zhgenjyer kur vizitova Prizrenin dhe zbulova se "paria" e qytetit flisnin turqisht.
    Prizreni i Lidhjes se Shqiptareve!!!
    Mu duk absurde po ishte fakt.
    Don't let anyone take away your voice.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky është një problem shumë i nxehtë me disa prizrensa që përveç shqipes flasin edhe një gjuhë që nuk është as turqisht e as shkinisht, këta janë mbeturina, qelbësira të shoqërisë shqiptaro-dardane, por që ky numër është duke u zvogëluar gjithë kohën dhe shumë shpejt nuk do të kemi tillë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mila
    Para çlirimit të tokave shqiptare nga Turqia, gjithë Ballkani gjuhë zyrtare ka pasur turqishten dhe si rrjedhojë edhe shqiptarët e qyteteve domosdoshmërisht kanë qenë të detyruar të mësojnë turqishten në atë kohë, kurse shqiptarët e qytezave dhe atyre të fshatrave për shkak të kontakteve shumë të vogla me pushtetin edhe nuk e kanë mësuar gjuhën fare, pra kanë qenë më të lirë në përdorimin e gjuhës amtare.
    Kështu, pas çlirimit të tokave shqiptare në veri dardania dhe lindje maqedonia pushtohen nga sllavët dhe këta pastaj me dhjetra vite deri shumë vonë detyronin shumë shqiptarë të fesë islame dhe që flisnin edhe turqishten (nga kohët e sundimit osman) të deklaroheshin turq, me këtë arsyetim edhe patën dëbuar me qindra mijëra shqiptarë në Turqi (fat të tillë kanë përjetuar edhe shumë pjesëtar të familjes sime), mos të harrojmë se vetëm në Stamboll ka më shumë se dy milionë shqiptarë dhe më shumë se pesë milionë në gjithë Turqinë.
    Njerëz të tillë kemi pasur më shumë në Prizren, por edhe në Prishtinë, Gjilan e qytete tjera. Mirëpo përderisa në Prishtinë njerëzit me arsimimin e tyre e kuptuan se çfarë identiteti kombëtar kanë edhe ndërprenë së deklaruari se janë turq (sidomos gjatë proceseve deri diku demokratike të viteve 70-80 në ish-RFJ, kohë kur edhe ne gjysëmçliruam Dardaninë), poashtu edhe në Gjilan e në qytete tjera duke përfshirë edhe vet Prizrenin, por këtu ende kemi disa që tani kanë krijuar edhe parti kinse turke (të ju përkujtoj se edhe gjuha e tyre e dytë nuk është turke por thjeshtë një përzierje turko-sllavishte), por edhe këta nuk kanë ardhmëri të tillë sepse e dijnë fare mirë sikur ish-të tjerët sikur ta në Prishtinë e në qytetet tjera të Dardanisë, përveç atyre në Maqedoni sepse në Maqedoni deri vonë kanë qenë të detyruar dhe në njëfarë mënyre të nxitur nga sllavët (që shumica e tyre poashtu nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarë dhe këtë e dijnë fare mirë dhe besojmë të kthehen në identitet të tyre kombëtar edhe këta shumë shpejt) që të deklarohen si jo-shqiptar turq e boshnjakë.
    Të njëjtin problem kemi edhe me Sanxhakun por atje ata tani nuk flasin shqip fare edhe pse e deklarojnë se janë shqiptar, kryetari i partisë së Sanxhakut Ulanini para disa viteve e pati deklaruar hapur se ne jemi shqiptarë që na kanë hequr dhunshëm gjuhën tonë shqipe dhe na kanë të detyruar të flasim sllavishten (edhe këtu shpresojmë që në një të ardhme të afërt ti kthejmë prapë këta njerëz, sepse nuk kemi njerëz për të humbur).
    Kështu kemi edhe në Mal të Zi pothuajse i gjithë Mali i Zi, përveç atyre shqiptarëve që nuk e kanë ndërruar kombësinë në Tivar, Ulqin, Plavë, Guci, Vuthaj, Malësi etj është i banuar me shqiptarë kristianë që e quajnë veten malazez dhe që sflasin më shqipen dhe nga shqiptarë islam që e quajnë veten thjeshtë myslimanë tani por që janë shqiptarë që të dy palët.
    Kështu, pra kemi humbur shumë njerëz gjithë kohën, por që tani e tutje nuk ka më humbje dhe jemi duke i rikthyer edhe ata që i kemi humbur dalngadalë.
    Edhe në Prizren shumë shpejt nuk do të kemi më aso shqiptarësh, po sikur në Maqedoni, Mal të Zi, Jug të Shqipërisë, Sanxhak, dhe Çamëri.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Si u zhduk gjuha turke nga përdorimi i shqiptarëve në Dibër të Madhe .

    Pasi theu qfën turqia nga trojet Arbërore ,disa familje shqiptare që e kishin pasur ëmbël me turkun në kohën e sundimit turk ,edhe pas largimit të turqisë e përdornin turqishten si gjuhë të tyre në kominikim me familje e bashkëqytetar .

    Kësi kanë qenur familjet Kërliu ,Rusi ,Kaba .

    Dibranët nëpër raste gëzimesh e pikëllimesh në prezencën e anëtarëve të këtyre familjeve janë ndier të ofenduar ,se këta kanë komunikuar në gjuhën turke nëpër Oda.

    Paska pasë qenur Muaji i Shenjtë i Ramazanit dhe Dibranët paskan lidhur BESË ,që atyre familjeve që përdorit turqishten si gjuhë të mos iu bëhen vizita e eurime për Bajram .

    E thënur e bërë .
    Mirpo këta shqiptarët shipfolësa ( Kërliet, Ruset e Kabat ) qenkan ankuar .
    Përse nuk na vizituat e uruat Bajramin ?
    Çka ngjau kështu me ju ?

    Dibranët ishin përgjigjur -thjesht dhe kjarët :-
    Na jemi SHQIPTAR dhe urojmë e vizitojmë SHQIPTARËT - VËLLEZËRIT tanë .
    Ju flitni turqishten ,e na flasim SHQIP .
    Për çka me humbur kohë kotë kur nuk kuptohemi mes vedi .
    Dhe ka qenur ky shkak dhe këta familje e haruan më përdorimin e turqishtes për kominikim mes vedi e me Dibranët tjerë ( për mende të madhe ) .

    ====================
    Për në Prizern me sa dij ,se kam jetuar për dy vite në atë qytet është diçka karaketeristike .
    Jo me qytetarët Prizrenas ,por me të ardhurit ( fshatarët ) .
    Posa kalojnë në qyetet e ndjenë si formë nevoje apo kulture mësimin -praktikimin e të folurit turqisht për tu ndjerë qytetar.
    Pra e folura e turqishtës është kthyer në ves tek ardhacakët -naivët .
    ( Njësoj si prindërit Shqiptar që janë në migrim që përdorin gjuhën e vendit me fëmijtë e vetë , me justifikm se kemi ardhur këtu e duhet me e mësuar gjuhën e vendit . E që i lënë fëmijët gjysmak me gjuhën e nënës/amëtare as pes para nuk japin ).

    E them këte ,shkaku se sa është populluar Prizreni nga '' migrimi '' i fshatrëve ( sidomos pas 1970 vit ) ,sot asnjë fjalë turke nuk duheshte të ndëgjohet në Qytetin historik të '' Lidhjes së Prizrenit '' .
    Të shpresojmë se do ndëron kjo praktikë për të mirë edhe në Prizren .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    bravo ,bravo,bravo ju lumte goja vellezer.......

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Shqiptaret qe flasin turqisht jane ate njerez qe nuk posedojne ndjenja kombetare dhe i duan me shume turqit se shqiptaret.

    Dodon, ti thua se ne Turqi jetojne 5 milion shqiptare: a dijne keta njerez shqip, a kane shkolla atje , a kane gazeta shqipe , radio televizion etj. apo jane nje mase e asimiluar ?

    Ka edhe ne Mal te Zi Bushatlic qe jane asimiluar, pro keta nuk i numrojme me si shqiptar.

  7. #7
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Turqishtja e Prizrenit

    Eshte e vertete se ne Prizren flitet nje gjuhe qe i ngjan turqishtes. Ne fakt eshte perzierje e nje dialekti te turqishtes te perzier me fjale sllave e tash vone edhe shqipe. Eshte vertet nje gjuhe qesharake, te cilen nuk e kuptojne as turqit (e Turqise), as sllavet, as shqiptaret. Nje krijese endemike por kryekeput artificiale.

    Ndonese ne shume familje ruhet tradita e te folurit te kesaj "turqishteje", shume prej tyre femijet e tyre i dergojne ne shkolla shqipe, veprim shume pozitiv. Disa dekada ka zgjatur nje oportunizem i quajtur "tolerance" qe ka parandaluar zhdukjen e kesaj gjuhe.

    Ka shume familje qe deklarohen turke, gjersa mbiemrat i kane Bytyç(i), Krasniq(i), Gash(i), Thaç(i), etj. Nuk di si e spjegojne gjenezen e familjeve te tyre, por qartas shihen se jane shqiptare. Bile ne fshatin Mamushe, pleqte ende mbajne plis te bardhe ndersa deklarohen si turq. Disa prej tyre deklarojne se jane familje te shqiptarizuara me dhune, por faktet flasin ndryshe.

    Po te mbetej si e tille, kjo gjuhe gradualisht do te zhdukej, sepse shkolla shqipe ka arritur ne mase te madhe t'ia riktheje gjuhen dhe identitetin kombetar nje pjese te konsiderueshme te rinise. Por, ekziston nje rrezik tjeter ne forme te eksportimit te gjuhes dhe kultures turke permes televizioneve satelitore. Shume te rinj, duke percjellur keto programe, fillojne ta mesojne turqishten e Turqise, identifikohen me vlerat e tyre kulturore, behen tifoze te ekipeve sportive turke. Ka shume te atille qe kete gjuhe e flasin nga "qallëmi", nga mendjemadhesia, si nje gjuhe zoterish.

    Nje pjese e rinise vijon studimet ne universitetet turke, gradualisht duke riforcuar pozicionin e minoritetit turk. Prandaj, eshte momenti qe asaj rinie t'i qartesohet identiteti i tyre i vertete kombetar, permes aktiviteteve te ndryshme. Pra, eshte neglizhenca e autoriteteve lokale dhe inteligjencise qe nuk ka ndermarre asgje pas luftes.

    Ketu nuk e ngaterroj kombin dhe fene. Ky turqizim aspak nuk ka te beje me ruajtjen e perkatesise fetare, eshte nje proces tjeter i nxitur nga tendencat e pushtuesit per ta shpartalluar kombin shqiptar dhe duke krijuar "kombesi" artificiale, proces i percjellur me nje indiference te pakuptueshme nga intelektualet shqiptare. Mbijetimi i kesaj gjuhe ka te beje deri ne nje mase edhe me lidhjet tregtare te Prizrenit me Stambollin, lidhje keto qe kane funksionuar nje kohe te gjate dhe funksionojne ende. Me importimin e mallerave, eshte importuar edhe nje pjese e kultures joshqiptare.

    Me kete nuk perkrah asimilimin e dhunshem te pakices "reale" turke, por duke pasur kontakte me shume familje "turke", nuk hasa ne ndonje qe vertet i ka rrenjet ne Anadoll apo gjetiu. Nuk them se te tille nuk ekzistojne, por nuk mund te jene ne numer aq te madh sa fitohet pershtypja kur e degjon ate mori njerezish qe e flasin kete gjuhe ne Prizren.

  8. #8

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    une se kuptoj ku eshte patriotizmi o vellezer nga kosova.si i lejoni ju ato njerez te flasin nje gjuhe tjeter ndryshe nga shqipja mu ne djepin e kombit tone.atyre ju duhet tja shtypni kokat ju ashtu sic ja shtypim kokat neve grekut ketu.une se kuptoj nese keta njerez jane shqiptare dhe flasin kete loj gjuhe qe ska ngjashmeri me shqipen si merren vesh me prishtinen apo gjakoven keta shqipe dhe si perfaqesohen ne jeten e perditshme me shqiptaret e tjere .a mund te me jepni nje shpjegim qe te me kthjellohen gjerat?dhe prape dua ta perseris kete;si i lejoni pakicen turke qe eshte ne kosove te kene gjuhen dhe shkollat e veta dhe programet e veta ne televizionin shqiptar rtk?te gjithe turqit e kosoves duhet te asimilohen dhe te kthehen ne shqiptare ashtu sic u kthyen ne turq shqiptaret e turqise...

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Duhet te arrini te beni dallimin midis pakicave kombetare turke dhe atyre qe flasin turqisht edhe pse jane shqiptare.

    Pakicat kombetare jane pakica dhe kombesia e tyre eshte turke dhe keta gezojne cdo te drejte qe te flasin gjuhen e tyre te nenes qe eshte turqishtja, ashtu sic e gezojne edhe minoriteti grek ne Shqiperi, edhe malazezet edhe arrumunet, edhe pakicat sllave maqedonase. Thjeshte, nuk mund tu imponosh ketyre njerezve te flasin shqip pasi keta nuk jane shqiptare. Ne si shqiptaret duhet tu njohim ketyre pakicave te drejten e tyre qe te perdorin gjuhen amtare krahas asaj shqipe.

    Problemi yne lind atehere kur shqiptaret me kombesi shqiptare perdorin nje gjuhe te huaj per ta, sic mund te jete turqishta, greqishtja, gjuhet sllave etj. Me keta njerez eshte per te ardhur keq pasi jane asimiluar keq dhe kane nevoje per ndihme dhe ndergjegjesim.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Kënga e Gjergj Elez Alisë
    Nga Ullmar Qvick në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •