Njeriu më i pasur i Kinës, nuk është i lumtur: Paraja është dhimbje!
KINE-Kinezi më i pasur në Botë shprehet se nuk ndihet i lumtur. “Të qenurit i pasur është një dhimbje e madhe”, shprehet themeluesi i Alibaba, Jack Ma. Ai gëzon sot një pasuri prej 23.9 bilionë dollarë. Njeriu më i pasuri i Kinës krijoi rrjetin gjigand të internetit para 15 vitesh, fiton rreth 9.3 bilionë dollarë nga shitjet në mbarë vendin në një ditë, por kjo nuk është asgjë para rrjetit eBay kinez që është rritur tepër së fundmi duke sjellë transaksione në vlerën e 248 bilion dollarëve, më shumë se Ebay dhe Amazone të kombinuara së bashku.
Kinezi, dikur një ish-mësues thotë se “të paturit shumë para është një dhimbje e madhe”.
“Këtë muaj nuk jam shumë e lumtur. Kam shumë presion nga puna”, shprehet Jack për rrjetin CNBC.
“Mbase mendoj tepër për të ardhmen dhe kam shumë gjëra për të cilat duhet të shqetësohem. Kur eci rrugës, mbase thonë, ja Jack, është i pasur, është i lumtur. Po, po, sigurisht kjo është gjë e mirë, por jo për më të pasurin e Kinës. Është dhimbje e madhe, sepse dhe ata që të rrethojnë, të rrinë pranë sepse ti ke para, dhe jo sepse unë jam Jack.
(a.n/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt