Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Policia, gjoba për fashon e babait

    Nga: ARBEN VATA


    Këto ditë nëpër rrugët e Tiranës sheh në çdo rrugë jelekë fosforeshentë të varur nëpër pemë. Tregtarët e vegjël të pajisjeve të ndërtimit dhe të pjesëve të këmbimit të makinave kërkojnë t’u tërheqin vëmendjen drejtuesve të automjeteve për t’i blerë ato, pasi prej gati dy javësh policia është hedhur në një aksion për vendosjen e gjobave, në rast se mungojnë jeleku, trekëndëshi, mjeti për shuarjen e zjarrit si dhe kutia e ndihmës së shpejtë. Çmimi i këtyre jelekëve është rritur ndjeshëm këto kohë, ndërsa kutia e ndihmës së shpejtë ka pësuar një rritje gati 100%. Askush nuk e mori vesh se përse policia u kujtua në këtë kohë që të zbatojë ligjin për qarkullimin e mjeteve në rrugë, ndërkohë që me herët kryeministri kishte lajmëruar nisjen e një aksioni kombëtar për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

    Njerëzit e trembur që shohin përditë në lajme sesi policia gjobit me 200 mijë lekë të gjithë ata që nuk i kanë në bagazhin e tyre këto mjete, vrapuan t’i blinin, por kur u ndeshën me mungesën e tyre në treg, sidomos kutinë e ndihmës së shpejtë, u vu re një fenomen alla shqiptar. Farmacitë dhe njësitë e tjera që siguronin kutinë e ndihmës së shpejtë, përhapën njoftime sipas të cilave kutitë me fasho sanitare, ishin ekskluzivitet i një grosisti farmaceutik, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sigurisht që, në situata të tilla ka edhe thashetheme që përfshijnë njerëzit në pushtet, por kur ka zë nuk është pa gjë. Përfoljet për babain e Tahirit dolën nga vetë farmacistët, të cilët, në pamundësi për ta siguruar ato këtë mall në treg, u detyruan ta linin terrenin e lirë për babain e ministrit. Ndaj edhe policia kërkon në kontrollet e veta vetëm një lloj kutie të ndihmës së shpejtë, atë që thuhet se ka sjellë në treg babai i ministrit, i arrestuar rreth 2 vjet më parë për korrupsion në shpërndarjen e ilaçeve.

    Zyrtarisht nuk ka asnjë distancim nga zërat që e implikojnë babain e ministrit në këtë tregti, pavarësisht se ai nuk mund të jetë i përjashtuar nga konkurrenca e ndershme. Por ministri nuk mund të urdhërojë policët që të sulen si ujqër nëpër rrugë dhe të detyrojnë drejtuesit e mjeteve që të blejnë pikërisht kutinë me fasho që ka sjellë babai i tij dhe jo të tjerat. Shitja e këtyre kutive të ndihmës sanitare (fasho dhe jod), është kryekëput qëllimi i fushatës së papritur të policisë nëpër rrugë. Nuk ka asnjë studim që të provojë se shkaku kryesor ose ndër kryesoret për humbjen e jetëve në aksidentet automobilistike të jetë mungesa e kutisë së ndihmës së shpejtë. Jo se kutia nuk duhet të jetë, por nuk mund të jetë detyrim për drejtuesit e mjeteve p.sh. që lëvizin brenda qytetit. Specialistët mbase e dinë më mirë, por me shpejtësinë që lëvizim nëpër rrugët plot me trafik në Tiranë, kjo kuti nuk duhet aspak. Apo mos vallë qeveria duhet të na edukojë me pahir që të kujdesemi për shëndetin dhe të na shpëtojë jetën me një copë fasho e jod? Apo ndoshta kutitë e ndihmës së shpejtë, janë për të siguruar paratë që të kemi shëndetësi falas në spitale? Në fakt, ministri i Shëndetësisë ka një vit që flet për shëndetësi falas dhe shërbim urgjence të menjëhershëm në çdo skaj të vendit dhe, kësisoj, kutitë me fasho nuk do të kemi as kohë t’i përdorim, zoti ministër i Brendshëm.

    Turravrapi për të vënë gjoba edhe për mungesën e fashove në makinë, zoti ministër, nuk është gjë tjetër, por qëllimi i policisë së sotme, e cila e ka gjobën si qëllim në vetvete qysh kur erdhët në pushtet dhe për këtë besoj nuk ka nevojë për fakte... A më thua zoti ministër se në cilin vend të botës (ndoshta me përjashtim të Kosovës dhe Egjiptit që i kam parë vetë), sheh policë rrugorë nëpër rrugë që ecin me bllok në dorë?! Nuk besoj se qëllimi i policit rrugor është të gjobisë drejtuesin e mjetit, por të garantojë sigurinë në rrugë dhe stabilizojë trafikun. Tek ne policin e gjen në çdo semafor, të fshehur pas kaçubave apo kodrinave, ku del si hajdut përpara dhe të kërkon dokumentet… tani edhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Nuk ndodh besoj askund që policia rrugore të të ndalojë në rrugë pa asnjë shkak, edhe pse drejtuesi i mjetit nuk ka tejkaluar shpejtësinë, edhe pse ka të ndezura dritat, edhe pse ka zbatuar të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.

    Polici rrugor tek ne të ndalon kot së koti për të të kontrolluar dokumentet, nëse ke vënë rripin apo ke në bagazh kutinë me fasho e me jod. Ky është një absurditet shqiptar, që përgjatë kësaj qeverisjeje është kthyer në një stil të përhershëm pune të policisë. Pasi po pajisen me forcë nga qeveria me kutinë me fasho, tashmë qytetarëve nuk është çudi që një ditë t’u kërkohet edhe pasta e rrojës apo edhe furça e kruajtëset e dhëmbëve, antidjersa etj. Sepse qeveria jonë e dashur nuk do që qytetarët e vet të neglizhojnë edhe këto procese të jetës së përditshme… Ata që nuk guxojnë t’i marrin do të përballen pastaj me policinë e gjobave. Unë për vete, zoti ministër, i kam blerë pajisjet që ju keni urdhëruar, por të siguroj që unë nuk udhëtoj as shpejt, as shpesh. Aq më tepër tani që qeveria mendon edhe për ne që të mos marrim shumë shëndet, duke lajmëruar rritjen e çmimit të naftës me 120 lekë për litër, unë dhe shumë si unë nuk do të kenë shumë mundësi që të udhëtojnë me makinë. Por për ta verifikuar, policëve të tu po iu jap edhe targën time të makinës, AA 59 5AE, që kur të kontrollojnë në bagazhin e makinës të gjejnë jo vetëm fasho, jod e jelek, por edhe antiplumb, telekomandë televizori, hekur rrobash, furçe dhëmbësh, pastë rroje, antidjersë dhe çamçakëz, siç thotë me ironi një miku im. Një këshillë për biznesin e kutive me fasho: pse nuk ia fusni në mend policisë që të detyrojë të pajisen edhe ata që udhëtojnë me biçikleta?!

    (d.d/GSH/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Ka ndryshuar ligji apo ka filluar te zbatohet?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    edhe nje rrugac nuk i ben keto gjera....
    ne vend qe te kape vrasesit e vertete merret me ndihmen e shpejte, por me duket se Rilindja ka nevoje per veten e saj per nje kuti shuuuuuumeeeee te madhe....nga ato te varrimit...

    p.s. ka taksa po ka edhe gjobvenie si mafia....ky popull po i paguan te dyja...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Kutia e ndihmës së shpejtë, specialisti Alija: E domosdoshme kur ambulanca vonohet në vendngjarje

    NGA: SPARTAK KOKA

    Kutia e ndihmës së shpejtë, specialisti Alija: E domosdoshme kur ambulanca vonohet në vendngjarjeTIRANË-Specialistit i policisë rrugore Ismail Alija në një intervistë për News24 shprehet se kutia e ndihmës së shpejtë po kërkohet pasi është konstatuara që në disa raste mjetet e ambulancës kanë ardhur me vonesë dhe është rrezikuar deri në humbjen e jetës së personave të dëmtuar .

    “Ne nuk kemi bërë fushatë ndërgjegjësuese për kutinë e ndihmës së shpejtë, ashtu siç nuk bëjmë edhe për shumë nene të tjera të kodit rrugor. Por shërbimet e komisariateve rajonal të policisë rrugore duke konstatura në disa raste që ndihma e shpejtë, mjete e ambulancës kanë ardhur me vonesë dhe është rrezikuar deri në humbjen e jetës së personave të dëmtuar edhe për mungesë të pajisjeve që janë brenda kutisë së ndihmës së shpejtë që do të mundësonin ndërprerjen e hemorragjisë. Nuk jam personi i duhur që mund të shpreh se i kujt është faji për vonesat e ambulancave në një aksident rrugor. Por mund të them që janë konstatuar vonesa të ambulancave. Kutitë janë standard, shiten pranë farmacive , dyqaneve të pjesëve të këmbimit, mjafton që kutia të ketë mjetet e nevojshme për ti dhënë ndihmën e shpejtë një të aksidentuari”- sqaron eksperti Ismail Alija.

    Alija shton se jeleku fosforeshent nuk është një kërkesë taksative e kodit rrugor. “Jeleku fosforeshent nuk hyn në sendet apo pajisjet që duhet të ketë taksativisht të caktuara nga kodi rrugor. Punonjësit e policisë nuk iu kanë kërkuar shoferëve jelëkët . Ndërsa Trekëndëshi i rrezikut është i detyrueshëm. për trekendëshin masa ndëshkuese është nga 1000 -3000 lekë”- u shpreh Alija.

    Fikset e zjarrit janë të detyrueshme për makinat që transportojnë lëndë të rrezikshme dhe jo për mjetet e tjera. “Fiksja e zjarrit është e detyrueshme vetëm për mjetet e transportit të lëndeve të rrezikshme. Nuk është e parashikuar në kodin rrugor mbajtja e fikses së zjarrit në automjetet e tjera”- sqaron Alija.

    (a.n/News24/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    kutia e ndihmes se shpejte nuk eshte pritja e ambulances, por eshte pritja per te fryre akoma me shume llogarin bankare te atij qe ka marr monopolin e shitjeve te ketyre kutive magjike, tani shqiptarev u duhet te bejne edhe kurs per nderhyrje te ndihmes se shpejte sepse eshte e kote te kesh kutin e pa nje njohuri ne kete fushe
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Pritni kur te vij nji dite e bukur e te ju vej 5000 lek gjobe se pse skeni rrujt sqetullat, dhe mos te keni as goje dhe as ze te ja beni gek-mek. E shitet me lek madje me shume pak lek (2000 lek) dinjitetin dhe nderin tuaj. E shitet te ardhmen dhe sigurine e femijeve tek makuteria e pjelles se ppsh. Vuani pasojat tani, dhe mos u ankoni, me vjen keq per ate pjese te ndershme qe u be theror per 50 vite nga baballaret e ketyre dhe vazhdon te neperkembet edhe sot, por persa i perket neperkave dhe morrave qe kane milituar per PS, ne fund te ferrit vafshin, pa kthim pa mbarim. . .
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Une per vete si kam keto qe permenden ketu ne makine dhe s'mi ka kerkuar ndonjehere ndonje polic. Se besoj te jet ligj ne New York, megjithese nuk jam 100% i sigurte.

    Kur eshte aprovuar ky ligj ne Shqiperi, duket paksa i cmendur. E ka ndonje shtet ne Europe?

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Idiotesia e radhes e qiverise.
    Ngrihu o popull boll durove.
    Jam dakort te pajiset makine me kutine e ndihmes se shpejte, jelekun dhe bombulen per fikjen e zjarrit por degjova ne lajme se te pakten kutia duhet te jete e nje lloj tipi te aprovuar nga qiveria.
    Ca problemi ka nese une e kam blere ne Itali?
    Nuk e di sa e vertete eshte se akoma nuk me kane ndaluar por do jete gomarlliku i radhes i basketbollistit.
    Cdo gje eshte relative...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Une per vete si kam keto qe permenden ketu ne makine dhe s'mi ka kerkuar ndonjehere ndonje polic. Se besoj te jet ligj ne New York, megjithese nuk jam 100% i sigurte.

    Kur eshte aprovuar ky ligj ne Shqiperi, duket paksa i cmendur. E ka ndonje shtet ne Europe?

    Ky ligj ashte ne te gjithe Europen pa perjashtim +cilesia dhe lloji i bombules dhe kutise

    ashte ne doren e tregut qe keta mallra te mos jene monopol dhe te kete konkurence ne cilesi dhe cmim
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 01-11-2014 më 06:33

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    A duhet me e majt edhe naj infermjere me vete a ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  11. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin

    Ca problemi ka nese une e kam blere ne Itali?
    .
    Problemi eshte se 4 trailerat e babait te Saimir Tahirit qe jane tejmbushur me keto produkte do ngeleshin pa shitur. Erdhen trailerat dhe filloj te zbatohej ligji. Ky ligj ka qen qe ne 95
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  12. #12
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    po ja u fut vroma me omelsi.ai maloku te pakten nuk ishte inteligjent si ky shalgjati

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Mbajtja e mjeteve ndihmes se shpejte duhet te keshillohet e jo detyrohet. Fundja eshte jeta e shoferit. Nese mungesa e tyre nuk cenon jeten e nje shoferi tjeter nuk ke pse e detyron. Po u perplase ne aksident si do e perdoresh kutine kur as nuk leviz dot apo mund te jesh pa ndjenja? E tepruar detyrimi per mua.
    Feelings change - memories don't.

  14. #14
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Eh me te lumte bilja shoku Edvin. Keshtu e meritojne zgjebsat dhe zagaret qe te dhane voten. Le te qahen tani dhe te kuisin si kelyshe bushtrash. Popull injorant
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    Linda-uk (01-11-2014)

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Eh me te lumte bilja shoku Edvin. Keshtu e meritojne zgjebsat dhe zagaret qe te dhane voten. Le te qahen tani dhe te kuisin si kelyshe bushtrash. Popull injorant
    Ce ke kete menyre te shprehuri kaq te ulet e ofendues?! Pa fjale!
    Feelings change - memories don't.

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    kutia e ndihmes se shpejte nuk eshte pritja e ambulances, por eshte pritja per te fryre akoma me shume llogarin bankare te atij qe ka marr monopolin e shitjeve te ketyre kutive magjike, tani shqiptarev u duhet te bejne edhe kurs per nderhyrje te ndihmes se shpejte sepse eshte e kote te kesh kutin e pa nje njohuri ne kete fushe
    Kursi I ndihmes se shpejte ose sic quhej me perpara dhe ndoshta akoma, Kryqi I Kuq, eshte i domosdoshem per te marre patenten! Ligji ka qene I tille prej shume vitesh.

    Perpara se te rregjistrohesh per te dhene provimin e teorise duhen paraqitur dokumentat ku pervec karteles mjekesore duhet dhe deshmia e kryerjes se kursit. Nje javor ka qene perpara, 2 dite eshte bere tani me duket.

    Ligji per paisjen me kutine e ndihmes se shpejte eshte akoma me I vjeter sesa kursi i ndihmes se shpejte. Prej 1998! Tani ka filluar te zbatohet sepse kemi shtet e jo rrumpalle!

    Prandaj nuk shikoni te cirret PeDe-ja per zbatimin e ligjit.

    Nese nuk ju pelqen te zbatoni ligjin e shtetit ku jetoni levizni diku tjeter ose votoni Salen prape pas 3 vjetesh dhe ti rikthehemi serish ligjit te xhungles!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 02-11-2014 më 05:43
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  18. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Shqiptare!

    Qeveria e Rilindjes i ka shpallur lufte makinave!

    1. Cmimin e benzines dhe naftes ua rriti duke rritur taksen.
    2. Cmimin e siguracionit te makines ua rriti ne stratosfere.
    3. Poshte pallateve dhe ne rruge nuk u le t'i parkoni makinat dhe ju ve gjoba.
    4. Gjobat per shkeljet rrugore i ka rritur ne qiell.
    5. Patentet po ua ben me pike e do t'ua heqi fare.
    6. Tani po vene edhe gjoba per kutine e ndihmes se shpejte ne makine.

    Pa makine, ti je mbret!
    Pa makine, ti je pasha!
    Pa makine, eshte edhe moda!

    Ja shikoni shalgjatin se si vete ne pune me kembe ne kryeministri!

    Prandaj une them qe ju shqiptare ti dorezoni makinat, e ti ktheheni mushkes e gomarit!

    Albo

  19. #18
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Epo shiko se rriten cmimet e bicikletave tani se besoj do kete kerkese te madhe.
    Eh mjere NE shqiptaret.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shqiptare!

    Qeveria e Rilindjes i ka shpallur lufte makinave!

    1. Cmimin e benzines dhe naftes ua rriti duke rritur taksen.
    2. Cmimin e siguracionit te makines ua rriti ne stratosfere.
    3. Poshte pallateve dhe ne rruge nuk u le t'i parkoni makinat dhe ju ve gjoba.
    4. Gjobat per shkeljet rrugore i ka rritur ne qiell.
    5. Patentet po ua ben me pike e do t'ua heqi fare.
    6. Tani po vene edhe gjoba per kutine e ndihmes se shpejte ne makine.

    Pa makine, ti je mbret!
    Pa makine, ti je pasha!
    Pa makine, eshte edhe moda!

    Ja shikoni shalgjatin se si vete ne pune me kembe ne kryeministri!

    Prandaj une them qe ju shqiptare ti dorezoni makinat, e ti ktheheni mushkes e gomarit!

    Albo
    Cdo gje eshte relative...

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shqiptare!

    Qeveria e Rilindjes i ka shpallur lufte makinave!

    1. Cmimin e benzines dhe naftes ua rriti duke rritur taksen.
    2. Cmimin e siguracionit te makines ua rriti ne stratosfere.
    3. Poshte pallateve dhe ne rruge nuk u le t'i parkoni makinat dhe ju ve gjoba.
    4. Gjobat per shkeljet rrugore i ka rritur ne qiell.
    5. Patentet po ua ben me pike e do t'ua heqi fare.
    6. Tani po vene edhe gjoba per kutine e ndihmes se shpejte ne makine.

    Pa makine, ti je mbret!
    Pa makine, ti je pasha!
    Pa makine, eshte edhe moda!

    Ja shikoni shalgjatin se si vete ne pune me kembe ne kryeministri!

    Prandaj une them qe ju shqiptare ti dorezoni makinat, e ti ktheheni mushkes e gomarit!

    Albo
    Qeveria faktikisht i ka shpallur lufte informalitetit dhe paligjshmerise, por fatkeqsisht Albo nuk e ka inteligjencen e duhur per ta kuptuar se perse behen, megjithese te gjitha keto qe ka permendur i paguan e i zbaton is qeni atje ku jeton
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  21. #20

    Për: Policia: "Gjoba shoferëve që nuk kanë në bagazh mjetet e ndihmës së shpejtë!"

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Ky ligj ashte ne te gjithe Europen pa perjashtim +cilesia dhe lloji i bombules dhe kutise

    ashte ne doren e tregut qe keta mallra te mos jene monopol dhe te kete konkurence ne cilesi dhe cmim
    Se dija. Mbase eshte dhe ketej nga Amerika atere

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •