Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 68
  1. #41
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Hajde deklarate hajde. Lum ti per sigurine e madhe qe paske ne gjerat qe thua.



    Ajo shkenca ose "shkenca" sic na e thua zotrote te ka mundesuar te shkruash ne forum. Te ishte per Zotin tend apo biblen akoma do ishe duke mbledhur shkopinj dhe luftuar per zjarrin.
    Te ishte per evolucionin apo rastesine ti sot nuk do te ekzistoje, as ti e as une. Perendia nuk eshte vetem i Ilias apo i Deshmuesit apo i Tonit, por eshte Krijuesi i te gjithe asaj cka shohim ne sot.

    Bibla nuk eshte shkruar per te treguar as ty e as mua se si te ndertohet nje aeroplan. Bibla s'eshte as pengese por vetem mund te jete shtysë e motivim per shume shkencetare, sic ka qene gjithmone. Njekohesisht si mohojme edhe shkencetaret qe kane qene ateiste, budiste, myslimane, katolike, cifute etj. por shkenca moderne ka lindur ne nje ambient te krishtere. Ka patur shkencetare edhe naziste, pra njohurine e tyre e kane perdorur per te shkatrruar jeterat e njerezve, qitash hajde te heqim dore prej shkences se qenka keqperdore.

  2. #42
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Ta merr mendja qe ska asgje shkencore ne TE.
    Pervec faktit qe Teorija e Evulucionit ligjerohet ne te gjitha Univerzitetet me te mira ne Bote (merri 100 te paret dhe shihe).
    Ku ligjerohet i ashtequajturi krijimi Biblik - kreacionizmi ? Askund tjeter pervec neper katedrat e teologeve edhe ate duke u mbrojtur me simbolika.Budalliqet e fillimit te Bibles e kane vendin te fanatiket e religjionit ku munde te thuash Gjithcka , i vetmi kriter qe kerkohet eshte te Besosh.
    Teorija e Evulucionit ka me qindra mijera punime shkencore,dhe eshte nje nder Teorite me te vertetuara te njeriut.

    Gjithcka u krijua ne 6 dite,ndersa te 7ten e mori dite pushimi,te shplodhet WTF
    Perse te krijoj ne 6 dite i gjithfuqishmi kur mundet te krijoj ne moment: Behu - u Be ...pufff
    Dita gjate krijimit zgjati 24 ore,vershimi i madh,shpetoi vetem i drejti Noa me harrdhucet qe i mori ne Anije,Toka e vjeter disa mijera vite ...
    Buuu cfar fanatizmi.
    Nuk ka nevoje 'te besohet' se bota eshte e krijuar, ky eshte fakt vlla, se vertete kete bote qe shohim ne e ka krijuar dikush. Te tjerat vijne me rradhe pastaj.
    Teoria shkencore e 'dizajnit inteligjent' ka shume me shume logjike dhe eshte e mbeshtetur edhe nga te dhenat shkencore. Merr shembull o zoteri kompleksitetin e ADN-se, si thua ti informacionet vijne nga 'asgjeja'. Injorant ku eshte shkence me thene se keto te dhena kane ardhur nga asgjeja.
    Darwini a ti morri ty harrdhucat apo ia la miliona vite qe te evoluojne ne majmune.

  3. #43
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Interesante kjo puna e juve fetareve qe besoni ne perralla te tilla ,pervecse perralla ju bieni ne kontradite me ate qe besoni ,sepse krijuesin e paraqitni me veti te krijeses.Zoti ,krijoi Adamin e Even dhe ju premtoi parajsen e perjetshme por me nje kusht ,te mos e han mollen hahaha cfare provokimi ,edhe pse e dinte (pasi ishte i gjithedijshmi,apo jo?)qe do e hane ..nuk e ben kjo loje Zotin provokator te papare dhe qe i pelqejne keto lojera femijerore ?Pastaj molla ,vetem nje peme eshte ,te luaj rol aq te rendesishem ne fatin e njerezimit ,e papare hahaha ,te isha une ne vend te Eves sigurisht s'do bieja ne kurthin e Zotit ,pasi s'me pelqejne mollat aq ,por duke menduar me mire ,pasi ai eshte Zot do e dinte kete gje dhe do me tundonte me qershi hahahaha
    Eva e hengri nje molle, dhe u largua nga parajsa?!

    Ju ateistet ketu ndaleni nuk shiqoni me thelle.

  4. #44
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    O toc kur do ta mesosh se evolucioni nuk thote se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni por thote se majmuni dhe njeriu kane paraardhes te njejte.
    2 gjera komplet ndrysshe por ti je toc dhe nuk kupton.
    Pastaj qe ta dish evolucioni eshte teori. Dhe nga cka duket, kjo jep me shume shpjegime se si kane ardhur llojet e nenllojet.
    Ne kundershtim nga feja jote o toc , teoria e evolucionit eshte e hapur ndaj zbulimeve te reja shkencore dhe ne nje dite mund te hidhet poshte.
    Mund te hidhet poshte por jo nga tipa si puna jote qe besojne ne legjenda apo mite.
    Ku mund te kete more paraardhes te perbashket majmuni dhe njeriu. Eshte sikur me thene se qeni nuk evoluoi nga maceja por kane paraardhes te perbashket. Budallenje

    Jo nje dite por kjo teori eshte hedhur poshte qe moti per kete modifikohet kohe pas kohe. Me mos zbulimin e formave tranzitore dhe me zbulimin e kompleksitetit te ADN-ne kjo teori vetem ka humbur te gjitha argumentet.

    Jo nga une sepse une sjam shkencetar, por nga shkencetare eminente por edhe nga argumentat qe plot here i kemi postuar ne forum, s'i kam shpikur nga vetja, kam cituar shpesh here.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *


    Vet jeta e pershkruar e Jesuit ne Bibel, perkatesisht Ungjill, eshte illustrimi i evolucionit...ku faza e pare fillon me Pagezimin dhe mbaron me fazen e fundit te evolucionit me Kryqezimin. Kryqezimi ne fakt eshte demonstrim i kesaj faze e jo ashtu sic e thone dogmat/doktrinat "Jezui u kryqezua me qelli qe te na i shlyeje neve mekatet.



    *
    Norqa mesa di ka shume versione te bibles ne ditet e sotme,e ai me i sakti eshte versioni i Mbretit James(King James),si dhe Ungjilli i Bernabes qe eshte me sakti.Qfare mund te na thuash norqa mbi keto.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Eva e hengri nje molle, dhe u largua nga parajsa?!

    Ju ateistet ketu ndaleni nuk shiqoni me thelle.
    Cka mund te kete me thelle sesa nje perralle ,nese ekziston nje Krijues do ishte qesharake ti mveshen keto lojera jo fer dhe absurde .Pse e ka tundu Even dhe Adamin kur dinte se si do vepronin?Nuk ka kurrnifare logjike pervecse sajese per demonizimin e femres dhe me kete rast nenshtrimin nda ana e meshkujve ,keshtuqe qe Mesia ,Zoti ,nese ekziston s'do mirrej me keso lojera te pista ,kjo puna e ngrenjes se molles nga ana e Eves nuk eshte gje tjeter pos loje e peshtire e meshkujve per te nenshtruar femren.
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  7. #47
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    kjo puna e ngrenjes se molles nga ana e Eves nuk eshte gje tjeter pos loje e peshtire e meshkujve per te nenshtruar femren.
    Po te ishte loje e meshkujve, nuk do te kishin vu molle por banane
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #48

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Te ishte per evolucionin apo rastesine ti sot nuk do te ekzistoje, as ti e as une. Perendia nuk eshte vetem i Ilias apo i Deshmuesit apo i Tonit, por eshte Krijuesi i te gjithe asaj cka shohim ne sot.

    Bibla nuk eshte shkruar per te treguar as ty e as mua se si te ndertohet nje aeroplan. Bibla s'eshte as pengese por vetem mund te jete shtysë e motivim per shume shkencetare, sic ka qene gjithmone. Njekohesisht si mohojme edhe shkencetaret qe kane qene ateiste, budiste, myslimane, katolike, cifute etj. por shkenca moderne ka lindur ne nje ambient te krishtere. Ka patur shkencetare edhe naziste, pra njohurine e tyre e kane perdorur per te shkatrruar jeterat e njerezve, qitash hajde te heqim dore prej shkences se qenka keqperdore.
    Dhashe dhe nje pergjigje tjeter mbas asaj qe ke cituar ti. Nese i lexon temat sic eshte per t'i lexuar, sdo kishe pasur nevoje ta postoje kete qe ke thene ketu.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    ...nuk eshte gje tjeter pos loje e peshtire e meshkujve per te nenshtruar femren.
    duhet ber dallim midis veprave te njerzve dhe ungjellit te Krishtit, po te shikojm hierarkin, vendin e dyt pas Perendis, e ze femra, konkretisht nje femer e caktuar, virgjeresha Shen Maria prej te ciles u lind Krishti si njeri, te pakten kjo eshte ca pranon besimi ortodoks.

    Sa per te tjerat qe quhen perralla ose absurditete, thjesht besoj se eshte mire qe dikush te njohi nje here gjerat sakt, per fat te keq, shumica kan degjuar nje version te ceket dhe varfanjak me origjin euro-amerikane, nje version me nje koker molle etj etj i cili le ne an gjith esencen/thelbin e ceshtjes.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga Urimy-meraga Lexo Postimin
    Norqa mesa di ka shume versione te bibles ne ditet e sotme,e ai me i sakti eshte versioni i Mbretit James(King James),si dhe Ungjilli i Bernabes qe eshte me sakti.Qfare mund te na thuash norqa mbi keto.



    Eshte e sakte qe perkthimi me i sakte i Bibles eshte King-James-Bible ne gj. angleze, sic eshte mjaft i sakte dhe perkthimi i Martin-Luther-Übersetzung ne gjermanisht. Ndersa Ungjilli sipas Bernabeut nuk eshte me i sakte se kater Ungjijte e futur ne Bibel, pos qe dallon pernga shprehshmeria. Ka fjalor tjeter.

    Mirepo, ne kete teme behet fjale per interpretimin e Bibles, gjgs Ungjillit.
    Te gjithe Shkrimet e Shenjte duhet kuptuar ne menyre simboloke, metaforike, ilustrative....Ne te kunderten, nese besohen fjale per fjale, atehere kemi probleme, kemi "Luftera te Shenjta"...kemi percarje nder njerez...megjithese te gjithe Shkrimet e Shenjte nje Burim te vetem e kane...

    Prandaj une besoj qe Papa, nese e ka thene ate ashtu sic eshte sjellur ketu, eshte bazuar pikerisht ne interpretimin e drejte te evolucionit, krijimit te bote, Big Bang-ut... sipas Bibles, e jo sipas "shkences", sic jane duke pretenduar disa ketu.



    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga Norça.li : 02-11-2014 më 03:50
    klipp&klar

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nuk ka nevoje 'te besohet' se bota eshte e krijuar, ky eshte fakt vlla, se vertete kete bote qe shohim ne e ka krijuar dikush. Te tjerat vijne me rradhe pastaj.
    Teoria shkencore e 'dizajnit inteligjent' ka shume me shume logjike dhe eshte e mbeshtetur edhe nga te dhenat shkencore. Merr shembull o zoteri kompleksitetin e ADN-se, si thua ti informacionet vijne nga 'asgjeja'.
    Darwini a ti morri ty harrdhucat apo ia la miliona vite qe te evoluojne ne majmune.
    O dru,a ka kuptim te shkembehet ndonje fjale me ty ?!!
    Po hyn ore njehere ne bisede,prej kur te lexoje ne kete forum vetem perdor tri kater terme kuturu .... Per te hyre ne Teme : defino ceshte krijimi (ama sipas Bibles sate),Defino ceshte Dizajni Intelegjent,Cna qenka kompleksiteti i ADNse,cka kupton me informacion ?
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Injorant ku eshte shkence me thene se keto te dhena kane ardhur nga asgjeja.
    Ashtu ,une jam injoranti ti je i dituri.
    Cka eshte per ty ASGJEJA ?

    Para krijimit te Botes besimi jot na thote qe nuk ka pasur asgje tjeter pervec Zotit.Mirepo kjo eshte pak veshtire per ta kuptuar : nuk ke hapesire,nuk ke kohe,nuk ke materie e as energji.Mirepo zoti egziston ! Pra,dicka egziston kur nuk egziston asgje ... mirepo shikuar nga kritere fizike Ajo qe egziston para Bing Bengut duhet te jete thjesht Asgjeja.Prap na duket qe Asgjeja eshte DIC edhe nga aspekti shkencor.Shkenca na thote qe Univerzi eshte krijuar nga Asgjeja....DHE ? si t`ja bejme tani mesijano i ditur rrush me mend ?
    Don te thote qe edhe sipas Besimit (teologjise) edhe sipas Shkences ajo qe egziston para krijimit te Botes,Univerzit ka qene kjo gjeja famoze ASGJEJA e cila na duket qe eshte DIC.
    Mirepo tani vie deri te konflikti.
    Asgjene sic e kuptojne besimtaret eshte dic pakufi intelegjente,e plotfuqishme,e gjithdijshme.Dhe ky entitet ka vendosur te krijoje univerzin,Boten dhe Njerezit.Besimtaret,teologet nuk e dijne arsyen - PSE - (edhe nese thone dicka llomotisin), ndoshta ka vendosur te krijoje i plotfuqishmi nga monotonija,ka qene i vetmuar dhe hajde te krijoj njerezit qe te me adhurojne (!!!).
    Mirepo " Asgjeja qe eshte Dic " nga shikimi i Shkences eshte dicka krejt ndryshe,ka tjera tipare.AJo nuk eshte entitet,e as qe eshte ndonje intelegjence qe ka deshire te beje dicka,te krijoj."Asgjeja" nga aspekti i shkences eshte vetem ligj fizik i kesaj mosqenie (nothingness),mosvlere.E ky Ligj fizik ka ne vete vetine te krijoje Univerzin/Univerze me ndihmen e BB.Mirepo kjo "Asgje" qe krijon nuk ka intelegjencen ne forme te ndonje entiteti,gjithcka eshte stihike dhe pa plan.Sipas Shkences NE kemi pasur fat me konstantat qe jane ne forumuar sepse po te ishte pak me ndryshe nuk do mundej te krijohej Jete ne kete Univerze....Per mua nuk ka problem,mbaje qendrim qe ka Pakufi Univerze dhe nuk eshte e pamundur qe te krijohet ndonje univerz si i yni qe e mundeson jeten,te rregullohen konstantet ideale qe te mundesohet jeta.
    Mirepo,besimtaret fanatki ngulin kembe si mushka dhe nuk leshojne pe - Ju thjesht deshironi qe Zoti/Perendia te jete Entitet edhe ate intelegjence e pakufishme.

    Ne si njerez kemi dituri te kufizuara,Ne nuk e dime me siguri si krijohet Univerzi/Univerzet.Edhe nese egziton vetem nje Univerze,te pergjigjesh kategorik qe mbas krijimit te tij qendron Zoti thjesht eshte PERGJIJGE nga PADITURIJA...kur dicka e mesojme dhe e kuptojme ne teresi,atehere ajo me nuk eshte Zoti,pra ate qe e ke kuptuar deri me tani qe eshte Zot te jesh i sigurte qe eshte dicka krejt me ndryshe.Pra je i paditur,i pa nxene,...
    Univerzi me ate edhe NE, nuk eshte krijuar pse ATIJ te madhit pasditja i ka qene monotone,por munde te jete krijuar edhe per shkak te domozdoshmerise matematikore.Rregullat matematikore e definojne SI krijohet.Ndoshta "krijuesi" ka pasur cene ,ka qene bixhozxhi.E kur te hedhet zari pa kufi,te gjitha variantet jane te mundshme.!
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Fanatiku i fesë evolucioniste të flet për fanatizëm , po ti për çfarë fole deri këtu.
    Une nuk jam kurnjefar fanatiku.TE eshte TEORI dhe si cdo Teori tjeter vlen parimi i rrezimit te saj.Ajo cdo dite ndertohet me njohuri tjera eshte e hapur.
    Ku sheh fanatizem ketu kur gjithcka eshte e hapur ?
    Që kur u bënka majmuni njeri se për tu bërë njeriu majmun kemi evolucionistët si provë .
    Une ndryshe po te pergjigjem: Njeriu i cili nuk i pranon argumentet objektive,nuk mundesh ti spjegosh asgje me qasje objektive.Kur je para njerezve te tille si TI e company duhesh ti drejtohesh ne aspektin subjektiv, e ti thuash : Qe je teper Budalla qe te jete e vertet dicka tjeter,pervec qe KE Prejarrdhjen prej Majmunit
    Kur flitet për shkencë prej evolucionit është si të flasësh që teknologjinë e ndihmojnë përrallat e Andersenit .
    Perralle e e shkuar perrallles se Andersenit eshte Biblosi yt.TE eshte Teori Qendrore e Biologjise,Gjenetikes e disa disiplinave tjera.Dhe nese duash ndryshe,TE eshte me shume se sa Teori.
    Njef ndonje Farmaceutik te dijshem ? Pyete sa barna moderne krijohen VETEM duke ju falemenderuar TE ?
    Teoria e gënjeshtrave më të përhapura askund nuk është vërtetuar as në një insekt dhe injorantët fetare evolucionistë flasin si të kenë krijuar vetë botën .
    Athua ?!
    Hipokrizia është bërë psikozë e fetarëve evolucionistë ashtu si edhe të feve të tjera dhe mbi të gjithë është qëllimi për të hedhur poshtë moralin që mëson Zoti , me kafshëritë evolucioniste ku nuk njihet as empatia as vëllazëria por vetëm perversiteti dhe dhuna mes njerëzve, veset e ndyra të kohëve të sotme të cilat gjithësekush i sheh.
    Bla,bla,bla ... Morali nuk te vi zoteri nga perendija e cobaneve nga Lindja e Aferte,por Morali eshte konstrukt i shoqerise qe te ndryshon ne cdo epoke.
    Evulucioni nuk eshte Besim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 02-11-2014 më 21:17
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Cfare fanatizmi sheh ti ne nje njeri i cili kur e sheh nje pule thote se vertete kete pule e ka krijuar dikush, nuk ka ardhur nga materia e pajete sic na thone ateistet. Fanatike jane pala e kundert e cila thote se kjo pule ka ardhur vetvetiu nga nje proces miliona vjecar.

    Budalla cfare ka te beje teoria e evolucionit me ate se Jezusi u pagezua nga Gjon Pagezori ne lumin e Jordanit (ne lumin e Jordanit - nese e mbaj mend tekstin kjo).

    Na ofro disa argumente qe t'i mbeshtesin keto pretendime tua e jo me mendime personale pa ia patur idene se cfare thua.
    E di qe s'kupton gje ti...Mirepo, prapseprap, po ta "jap" nje liber dhe, nese kete liber e kupton deri me 5%, atehere e din qe nuk kam folur nga hamendja dhe aq me pak e kam merituar te me quajsh budalle.

    http://www.lucistrust.org:8081/obooks/?q=node/162

    P.S.
    Po te ishe ne gjendje te kuptoje se cfare ke bere dhe je duke bere, duke e braktisur nje komunitet, mbrenda te cilit je rritur, dhe kaluar ne tjetrin e nga i cili "pozicion" e sulmon per cdo dite (e me teper) te parin...atehere fare qarte do ta kuptosh se cili eshte budallai ketu!!!


    *
    klipp&klar

  14. #54
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Fjalimi i Papa Françeskut, në Akademinë Papnore të Shkencave!

    me rastin e inaugurimit të bustit nënderim të Papa Benediktit XVI

    Casina Pio IV
    E hënë, 27 tetor 2014



    Zotërinj Kardinaj,
    të dashur vëllezër në episkopat dhe në meshtari, Zonja dhe Zotërinj!

    Derisa po binte veloja nga busti, të cilën akademikët ekanë dashur në Selinë e Akademisë Papnore të Shkencave, në shenjë të mirënjohjes dhe falënderimit, lindi një emocion gëzimi në shpirtin tim. Ky busti Benediktit XVI, rikujton tek të gjithë ne, personin dhe fytyrën e dashur të Papa Ratzinger. E rikujton edhe shpirtin e tij: mësimet, shembullin, veprat dhe përshpirtërinë e tij ndaj Kishës; jetën e tij aktuale “vetimtare”. Ky shpirt, jo vetëm se s’ do të thërrmohet me kohën, por, gjeneratë pasgjenerate, do të shfaqet gjithnjë më i madh dhe më i fuqishëm. Benedikti XVI:një Papë i madh. I madh për forcën e thellësinëe inteligjencës; i madh për kontributin e rëndësishëm në fushën e teologjisë; imadh për dashurinë e tij për Kishën e njerëzit; i madh për virtytet e fenë etij. Siç e dini mirë: dashuria e tij për të vërtetën s’u kufizua vetëm në teologji dhe filozofi, por hapetndaj shkencave. Dashuria për shkencën manifestohet në kujdesin për shkencëtarët,pa dallim race, kombi, qytetërimi dhe religjioni; një kujdes për Akademinë qëatëherë kur Papa Gjon Pali II e ka emëruar anëtar të saj. Ai, ka ditur tanderon Akademinë, me praninë dhe me fjalën e tij, ka emëruar shumë anëtarë tësaj, përfshirë edhe Presidentin aktual Warner Arber. Benedikti XVI, për herë të parë, e thirri një President të kësaj Akademie për të marrë pjesë në Sinodinpër Ungjillëzimin e Ri, i vetëdijshëm për rëndësinë e shkencës dhe kulturës moderne. Sigurisht, për të, nuk mund të thuhet kurrë se studimi e shkenca iathanë shpirtin e dashurinë për Zotin e të afërmin; përkundrazi, shkenca, urtia e lutja ia bën zemrën e shpirtin mal. E falënderoj Zotin për dhuratën që ja kabërë Kishës dhe botës me pontifikatin e Benediktit XVI. I falënderoj të gjithëata që me zemërgjerësi e kanë bërë të mundur me vepër dhe këtë akt, në mënyrëtë veçantë autorin e këtij busti, skulptorin Fernando Delia, familjenTënde, dhe të gjithë akademikët. Dua t’ju falënderoj të gjithë juve të pranishëm sot që keni ardhur për ta nderuarkëtë Papë të madh.
    Në përfundim të Seksionit Plenar, të dashur akademikë, jam i gëzuar të shpreh nderimin tim të thellë dhe inkurajimin tim të ngrohtë që të shpini tutje progresin shkencor dhe përmirësimin e kushteve të jetës së njerëzve,në veçanti për më të varfëritë.

    Jeni duke u përballur me një temë shumë komplekse të evolucionit të konceptit të natyrës. Nuk do të hyjë aspak, po më kuptoni, në kompleksitetin shkencor të kësaj çështje të rëndësishme dhe vendimtare. Dëshiroj vetëm të nënvizoj se Ati dhe i Biri Krishti, udhëtojnë me ne dhe janë të pranishëm edhe në natyrë, siç e ka pohuar Shën Pali apostull në fjalimin e tij në Areopag: “Sepse në Të jetojmë, lëvizim e jemi.” (Vap 17, 28). Kur e lexojmë në librin e Zanafillës tregimin mbi Krijimin rrezikojmë të imagjinojmë se Hyji ka qenë një magjistar,që me një shkop magjik i ka bërë të gjitha gjërat. Por nuk është kështu. Ai i ka krijuar qeniet dhe i ka lënë të zhvillohen sipas ligjeve të brendshme që vetë Ai ju ka dhënë, secilës prej tyre, që të mund të zhvilloheshin dhe të mundtë arrinin në plotninë e tyre. Ai (Hyji), ju ka dhënë autonominë qenieve të universit, në të njëjtën kohë, kur iu ka siguruar atyre praninë e tij të përhershme, duke i dhënë ekzistencë çdo realiteti. Dhe kështu, krijimi ka shkuar përpara për shekuj me radhë, mijëvjeçare e mijëvjeçare, derisa ka arrirë të bëhet ajo që ne e njohim sot, pikërisht sepse Hyji nuk është një demiurg apo një magjistar, por KRIJUES që jep ekzistencë (jetë) çdo enti (qenie). Fillimi i botës, nuk është vepër e kaosit, që në origjinën e tij duhet ta gjej te një tjetër, por ka origjinë të drejtpërdrejt nga Parimi Suprem që krijon nga dashuria. Bing-Bangu, që sot vendoset në origjinën e botës, nuk e kundërshton intervenimin e krijuesit hyjnor, por e kërkon atë. Evolucioni, në natyrë, nuk bie ndesh me konceptin e Krijimit, sepse evolucioni supozon krijimin e qenieve që evoluojnë.

    Ndërkaq, sa i përket njeriut, kemi një ndryshim dhe një risi. Kur të gjashtën ditë, sipas tregimit të Zanafillës, krijohet njeriu, Hyji i jep qenies njeri, një autonomi tjetër- një autonomi që dallon nga ajo e natyrës dhe është autonomia e lirisë. Hyji i thotë njeriut t’ju jap emra të gjitha gjësendeve dhe të ecën përpara në rrjedhën e historisë. E bën përgjegjës të krijimit, edhe të sundoj mbi të Krijuarën, që ta zhvillojë deri në mbarimin e kohërave. Prandaj, shkencëtarit, mbi të gjitha,shkencëtarit të krishterë, i shkon për shtati të shtrojë pyetje për të ardhmene njerëzimit dhe të tokës, dhe të jetë i lirë dhe përgjegjës, të bashkëpunojë për të përgatitur, për të ruajtur dhe për të eliminuar rreziqet ambientale, qofshin ato natyrore apo njerëzore. Por, një shkencëtar duhet të jetë i nxituredhe nga besimi që natyra e mbartë brenda vetes, në mekanizmat e vet evolutiv, potencialiteteve që i përkasin inteligjencës dhe lirisë t’i zbulojë dhe t’i vënë jetë, për të arrirë deri të zhvillimi që gjendet në planin e Krijuesit. Pra, edhe pse i limituar, veprimi i njeriut merr pjesë në fuqinë e Hyjit dhe është i aftë të krijojë një botë të përshtatshëm për jetën e tij të dyfishtë, trupore dhe shpirtërore; të krijojë një botë njerëzore për të gjithë njerëzit e jo vetëm për një grup apo klasë të privilegjuar. Kjo shpresë dhe ky besimi në Hyjin, Autor të natyrës, dhe në aftësinë e shpirtit njerëzor, janë të afta t’ijapin kërkuesit një energji të re dhe një qetësi të thellë. Por, ështëgjithashtu e vërtetë se veprimi i njeriut, kur liria e tij bëhet autonomi – qënuk është liri, por autonomi – e shkatërron të krijuarën dhe njeriu e merrvendin e Krijuesit. Ky është mëkat i madh kundër Hyjit Krijues.

    Ju inkurajoj që të vazhdoni punët tuaja dhe të realizoni iniciativa fatlume teorike dhe praktike për tëmirën e qenieve njerëzore që do t’iu japin nderim. Tani me gëzim po ju dorëzoj kollarin, që mons. Sanchez Sorondo do t’iu jep anëtarëve të rinj.
    Faleminderit.

    Papa Françesku

    Emri:  papa-francesco1.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  143.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-11-2014 më 17:13
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  15. #55
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    O dru,a ka kuptim te shkembehet ndonje fjale me ty ?!!
    Po hyn ore njehere ne bisede,prej kur te lexoje ne kete forum vetem perdor tri kater terme kuturu .... Per te hyre ne Teme : defino ceshte krijimi (ama sipas Bibles sate),Defino ceshte Dizajni Intelegjent,Cna qenka kompleksiteti i ADNse,cka kupton me informacion ?
    ...'Per momentin nuk ndodhem ne shtepi, ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit'. --- Vetem nje moment o Hajvan Semiku je ti qe komplikon, je ti qe thua thua jo, je ti qe e ben forumin kompleks...'



    Meso vlla ty t'u ka nal ora si babes tim ne vitet 70' kur ke lexuar per evolucionin ne shkolle fillore. Spata kohe te postoj me shume, si thua ti te rri kah 2-3 ore te mirrem me besimin tend qe nga majmunet vijne njerezit.

  16. #56
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    28 Tetor 2014 - 19:53 | LAJME




    Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta




    Një deklaratë historike mund të cilësohet ajo e Papa Françeskut për raportet midis fesë dhe shkencës. Sipas Papës, teoria e evolucionit dhe ajo e Bing Bang-ut janë të sakta sepse zoti nuk është magjistar.

    “Teoria e evolucionit dhe ajo e Big Bang-ut janë të sakta sepse Zoti nuk është një magjistar me shkopin magjik. Kur lexojmë apo flasim për krijimin dhe fillesën rrezikojmë të imagjinojmë Zotin si magjistar me një shkop magjik në dorë në gjendje për të bërë gjithçka. Kjo s’është e vërtetë”, ka deklaruar kreu i Kishës Katolike gjatë një fjalimi në Akademinë e Shkencave të Selisë së Shenjtë.

    Ati i Shenjtë u shpreh se evolucioni nuk bie ndesh me nocionin fetar të krijimit, sepse që të ketë evolucion, nevojitet krijimi i qenieve që më pas të evoluojnë. Qëndrimi i Papa Françeskut përafrohet me atë të Papa Piut XI, i cili mirëpriti dy teoritë shkencore, por edhe me atë të Papa Gjon Palit II që deklaroi se evolucioni ishte më shumë se një hipotezë.
    (ed.me/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/metropol/26...ta-219343.html
    Eshte keqperdorur fjalimi i Papës, ketu eshte fjalimi i tij per te cilin behet fjale, dhe mund ta laxoni dhe e shihni se cka realisht ka thene Papa Françesku.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3768934
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    ...'Per momentin nuk ndodhem ne shtepi, ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit'. --- Vetem nje moment o Hajvan Semiku je ti qe komplikon, je ti qe thua thua jo, je ti qe e ben forumin kompleks...'
    Une te them per dicka JO ?! Une mohoj dicka ? Po ti nuk din as te lexosh ore ate qe te shkruhet,as te kapesh dic drejt.
    Ti je ai qe thua PO kategorike - pohon ,dhe te njerezit normal ai qe pohon dicka duhet edhe ta deshmoje.Gjersa nuk ka deshmi PER,nuk ka nevoje te deshmohet per Kunder.
    Mos ofendo,se une di te bej ate shume me mire se ti.
    Meso vlla ty t'u ka nal ora si babes tim ne vitet 70' kur ke lexuar per evolucionin ne shkolle fillore. Spata kohe te postoj me shume, si thua ti te rri kah 2-3 ore te mirrem me besimin tend qe nga majmunet vijne njerezit.
    Ashtu pra,terhiqu.Merre bishtin nder bithe dhe ik.Dil ne rruge dhe shperdaj Bibla dhe fletushkat Kulla e Rojes.
    Ti nuk e njeh aspak shkencen dhe metodat e saja,une te therras te hysh ne teme ti IK.Ik nga padija ? Thuaja se per nje postim 10-15 rreshtash te duhen 3 ore.!
    Ik mos ma humb kohen.
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  18. #58
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Eshte keqperdorur fjalimi i Papës, ketu eshte fjalimi i tij per te cilin behet fjale, dhe mund ta laxoni dhe e shihni se cka realisht ka thene Papa Françesku.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3768934
    Nga çfare lexova toni, nuk ka ndonje keqperdorim nga balkanweb, prej nga erdhi informacioni. Ky eshte burimi me i besueshem sot ne Shqiperi. Papa eshte shprehur hapur ne mbrojtje te "evolucionit" dhe jo vetem ky. Sapo mesova se edhe akademia papnore e shkencave po merret me "evolucionin" ne perkrahje te kesaj feje (evolucioni). Pra, eshte i gjithe sistemi romano-katolik, qe eshte ne mbeshtetje te tezes evolucioniste. Me lejo te te ve edhe njehere ne dukje se rruget e "evolucionit" jane qartesisht te ndara nga ato te Bibles. Evolucioni nuk ka asnje mbeshtetje shkencore, nderkohe qe Bibla eshte libri qe ka me shume perkrahes sot dhe qe ka referime shkencore me shume se cilido ide "shkencore" evolucioniste. me qellim papa nuk ka percaktuar (dhe s`e ben dot) se cfare eshte krijuar dhe cfare ka evoluar, kjo per te bere te besueshme idene e evolucionit "teist", qe eshte nje shpikje me qellim perfundimtar ateizmin.
    Nese thone se njeriu ka ardhur ne kete gjendje permes evolucionit, ashtu si edhe gjithe natyra dhe bota bimore dhe shtazore, e para gje qe kundershton Biblen eshte koncepti i "vdekjes". Vdekja lindi pas renies se njeriut ne mekat dhe mallkimit nga Perendia dhe renies te te gjithe Krijimit dhe kozmosit, ndersa sic thote papa, akademia papnore e shkencave dhe evolucionistet e rendomte prej qindra vjetesh, vdekja dhe jeta jane bashkeshoqeruese te evolucionit nepermjet seleksionimit natyral, pra eliminimit te llojeve me te dobeta dhe mbijeteses se atyre me te forta.
    Me keqardhje me duhet te pohoj, se romano-katolicizmi nuk eshte me nje herezi. Eshte thjesht ateizem.

    tung
    Duaje te afermin tend si veten

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    mesia4ever (05-11-2014)

  20. #59
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nga çfare lexova toni, nuk ka ndonje keqperdorim nga balkanweb, prej nga erdhi informacioni. Ky eshte burimi me i besueshem sot ne Shqiperi. Papa eshte shprehur hapur ne mbrojtje te "evolucionit" dhe jo vetem ky. Sapo mesova se edhe akademia papnore e shkencave po merret me "evolucionin" ne perkrahje te kesaj feje (evolucioni). Pra, eshte i gjithe sistemi romano-katolik, qe eshte ne mbeshtetje te tezes evolucioniste. Me lejo te te ve edhe njehere ne dukje se rruget e "evolucionit" jane qartesisht te ndara nga ato te Bibles. Evolucioni nuk ka asnje mbeshtetje shkencore, nderkohe qe Bibla eshte libri qe ka me shume perkrahes sot dhe qe ka referime shkencore me shume se cilido ide "shkencore" evolucioniste. me qellim papa nuk ka percaktuar (dhe s`e ben dot) se cfare eshte krijuar dhe cfare ka evoluar, kjo per te bere te besueshme idene e evolucionit "teist", qe eshte nje shpikje me qellim perfundimtar ateizmin.
    Nese thone se njeriu ka ardhur ne kete gjendje permes evolucionit, ashtu si edhe gjithe natyra dhe bota bimore dhe shtazore, e para gje qe kundershton Biblen eshte koncepti i "vdekjes". Vdekja lindi pas renies se njeriut ne mekat dhe mallkimit nga Perendia dhe renies te te gjithe Krijimit dhe kozmosit, ndersa sic thote papa, akademia papnore e shkencave dhe evolucionistet e rendomte prej qindra vjetesh, vdekja dhe jeta jane bashkeshoqeruese te evolucionit nepermjet seleksionimit natyral, pra eliminimit te llojeve me te dobeta dhe mbijeteses se atyre me te forta.
    Me keqardhje me duhet te pohoj, se romano-katolicizmi nuk eshte me nje herezi. Eshte thjesht ateizem.

    tung

    Ketu eshte fjalimi i Papes, mos u shit me Pape se Papa. Ec e shko te ata Popat e mos na shit mend ti ketu kinse po din dicka. Problemi te ju disa - nuk eshte nese doni te dini vertet cka tha Papa Françesku, apo cka nenkupton kjo qe ai ka thene, por problemi te ju eshte se keni oreks qe te sulmon Papen dhe Kishen Kartolike, keshtu qe mos u merr ma me keto gjera ne ket teme sepse nuk eshte ashtu cka ti po thua.

    Ky eshte shkrimi i fjalimit te Papes.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3768934
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 05-11-2014 më 14:07
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  21. #60
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Ketu eshte fjalimi i Papes, mos u shit me Pape se Papa. Ec e shko te ata Popat e mos na shit mend ti ketu kinse po din dicka. Problemi te ju disa - nuk eshte nese doni te dini vertet cka tha Papa Françesku, apo cka nenkupton kjo qe ai ka thene, por problemi te ju eshte se keni oreks qe te sulmon Papen dhe Kishen Kartolike, keshtu qe mos u merr ma me keto gjera ne ket teme sepse nuk eshte ashtu cka ti po thua.

    Ky eshte shkrimi i fjalimit te Papes.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3768934
    Me vjen keq per fjalet e tua dhe me ty s`kam asgje personalisht, sepse cilido ta thoshte kete qe tha papa, une te njejtin qendrim do te mbaja. Ne Kishen Orthodhokse nuk eshte degjuar ndonjehere ndonje gje e tille, si kjo qe ka thene papa francesku:

    Dhe kështu, krijimi ka shkuar përpara për shekuj me radhë, mijëvjeçare e mijëvjeçare, derisa ka arrirë të bëhet ajo që ne e njohim sot, pikërisht sepse Hyji nuk është një demiurg apo një magjistar, por KRIJUES që jep ekzistencë (jetë) çdo enti (qenie). Fillimi i botës, nuk është vepër e kaosit, që në origjinën e tij duhet ta gjej te një tjetër, por ka origjinë të drejtpërdrejt nga Parimi Suprem që krijon nga dashuria. Bing-Bangu, që sot vendoset në origjinën e botës, nuk e kundërshton intervenimin e krijuesit hyjnor, por e kërkon atë. Evolucioni, në natyrë, nuk bie ndesh me konceptin e Krijimit, sepse evolucioni supozon krijimin e qenieve që evoluojnë.
    Nuk ka pike te perbashket mes Krijimit dhe evolucionit, sepse Perendia nga asgjeja krijoi gjithcka dhe vdekja nisi me renien e njeriut, ndersa sipas papes dhe evolucionisteve natyra qenka zhvilluar ne jete/vdekje (seleksionimi natyral), sipas parimit evolucionist.

    tung
    Duaje te afermin tend si veten

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    mesia4ever (05-11-2014)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •