Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kili refuzon Kosovën prej incidentit të Beogradit

    Kili refuzon Kosovën prej incidentit të Beogradit






    PRISHTINE - Incidenti i Beogradit në ndeshjen ndërmjet Serbisë e Shqipërisë i ka kushtuar edhe Kosovës. Përfaqësueses kosovare i ka dështuar organizimi i një ndeshjeje miqësore dhe sebep është bërë ajo që ka ndodhur më 14 tetor, teksa kundërshtarët kanë frikë, duke qenë se Kosova është afër Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas gazetës kosovare “Zeri”, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ishte shumë afër akordit për një ndeshje në muajin nëntor me Kombëtaren e Kilit. Por, kjo e fundit ka refuzuar të luajë, atëherë kur pritej një “po” prej saj. Kilianët kanë thënë se nuk duan të luajnë, me qëllim që ndeshja e tyre ndaj Kosovës të mos marrë konotacion politik, në kohën kur në rajonin tonë ka ngritje të tensioneve si shkak i incidentit të ndodhur në Beograd. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu.

    “Po, është e vërtetë. Kilianët kanë hezituar të luajnë si shkak i tensioneve që kanë dalë nga incidenti në Beograd dhe frikës së politizimit eventual të miqësores mes dy vendeve”, deklaroi Haxhiu, i cili tregoi se për këtë rast është diskutuar edhe në mbledhjen e fundit të Komitetin Ekzekutiv të FFK-së. Një arsye tjetër që Kili ka refuzuar të luajë ka qenë edhe fakti se ky shtet ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008. Kështu, ekipi i Albert Bunjakut e humbi një rast shumë të mirë që të zhvillojë një miqësore të madhe ndaj një ekipi prestigjioz si Kili, ku luajnë Aleksis Sançez, Arturo Vidal dhe yje të tjerë. Gjithsesi, federata kosovare ende nuk i ka humbur shpresat për miqësore, teksa po bën çmos që të gjejë kundërshtarin e radhës.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Kili refuzon Kosovën prej incidentit të Beogradit

    Dert ma te madh mos paqa se na refuzuan kileanet...
    Gjaku lahet me Gjak

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •