Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Largimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia, humbësit e Atdheut

    Humbësit e Atdheut

    DIMITRIS CHRISTOPOULOS*

    I vetmi grup emigrantësh që kriza e ka goditur më shumë se vetë grekët vendës, janë shqiptarët. Sigurisht, shqiptarët për shkak të afërsisë kohore me varfërinë, janë me të sprovuar me vështirësitë, gjithmonë në krahasim… me grekët. Nga njëra anë rezistojnë më tepër, si gjithë emigrantët, sepse mjaftohen me më pak, por nga ana tjetër vuajnë në mënyrë të shumëfishtë.
    Kjo shpjegohet për dy arsye. Arsyeja e parë e natyrës më specifike është se një masë e konsiderueshme emigrantësh shqiptarë – krahasimisht më e madhe sesa grupet e tjera të emigrantëve- që prej fillimit u punësua në sektorin e ndërtimit, që sot aktualisht është në krizë.
    Arsyeja e dytë është e përgjithshme dhe paraqet interes më të madh, ndërkohë që nuk është shumë e dallueshme: nga të gjitha grupet e emigrantëve të ardhur, shqiptarët janë ata të cilët që prej fillimit demonstruan rendimentet më pozitive të integrimit në shoqërinë greke, si në nivel të ngjitjes klasore, ashtu edhe në atë të përshtatjes kulturore dhe gjuhësore. Dhe është pikërisht kjo që tani po u kushton më tepër.
    Rezultati është që grupi, që si i tillë realizoi hapat më spektakolarë në ngjitjen e hierarkisë së formacionit social grek, është edhe më i ekspozuari ndaj papunësisë dhe krizës. Tashmë, ashtu si brezi i parë i emigrantëve të mirëfilltë, po aq edhe brezi i dytë i fëmijëve që u lindën këtu, filluan të vendosin objektiva të lartë, sigurisht, shumë më të lartë nga ata kur sapo erdhën në Greqi. Kriza, që në thelb dhe përgjithësisht zhduk shtresën e mesme, po bën të njëjtën gjë edhe me një pjesë të madhe të emigrantëve: me ata që me vështirësi arritën të ngjiten më lart. Ky ishte momenti kritik, që largoi në mënyrë të shfrenuar, madje makute, përfshirjen në shoqërinë greke. Nga ana tjetër, kriza e ekspozoi këtë grup shoqëror përpara përjashtimit social dhe ekonomik dhe rikthimit te varfëria, situata që i konsideronte të lëna pas në të kaluarën.
    Ky rend i ri jetese e përmbysi në mënyrë drastike programin e jetës të një pjese shumë të rëndësishme familjesh shqiptare që kanë emigruar në Greqi në një kohë që – ta shpreh më thjesht- disi kishin filluar të rehatoheshin. Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezulton se papunësia e shqiptarëve në Greqi arrin tashmë në 40%, fakt që e bën jashtëzakonisht të vështirë qëndrimin e tyre në Greqi, qoftë në qendrat urbane, qoftë në ato rurale. Fqinjësia gjeografike dhe mundësia e një qëndrimi transit në njërin apo tjetrin shtet, me punësim sezonal, kanë çuar në krijimin e një rryme të madhe riatdhesimi shqiptar. Njëra pas tjetrës, familje shqiptare po lënë Greqinë, duke u kthyer në fshatrat e tyre, ku tashmë po jetojnë. Distanca është thuajse e barabartë me fshatrat grekë, në të cilat kthehen edhe banorët e Athinës.
    Riatdhesimi i shqiptarëve ka, përveç pasojave ekonomike, edhe pasoja shumë të rëndësishme demografike dhe sociale për Greqinë. Siç dihet, një pjesë e konsiderueshme e kësaj popullate, me vendosjen e saj, qoftë në zona pothuajse të braktisura rurale greke, qoftë në zona urbane që ishin në dekadencë, kontribuoi në mënyrë të rëndësishme në ripërtëritjen moshore të këtyre zonave, në funksionimin e shkollave, kafeneve, dyqaneve ushqimore, e kështu me radhë.
    Këto tashmë ndodhen në rënie. Një pjesë nga më të integruarat e emigrantëve shqiptarë në Greqi po largohet. Dhe po paguan shumë shtrenjtë haraçin e integrimit në Greqi dhe të afërsisë me atdheun e vet. Prindër shqiptarë po ikin, duke u ndier emigrantë për së dyti, kësaj here në atdheun e tyre, ndërsa fëmijët që u rritën këtu, po e përjetojnë ikjen si një makth absolut. Për këta fëmijë Shqipëria nuk do të thotë shumë.
    Grekët, të zënë në siklet, vështrojnë shqiptarët që po ikin, ashtu siç i vështronin kur vinin, në fillim të dhjetëvjeçarit të ‘90-s. Kështu është jeta. E padiagnostikuar… Pas shumë vitesh, aty ku sheh se i huaji “u ngjiz” në një mjedis fillimisht armiqësor dhe filloi të mësohet me të, ai rigjendet i flakur nga ai mjedis të cilin, pavarësisht vështirësive të shumta, arriti dhe e përvetësoi. Dhe vendësi sheh në ikjen e të huajit të ardhmen e pafat të shtegtimit të vet.
    Proletarët vërtet “nuk kanë atdhe”, por fitojnë një atdhe. Dhe gjithashtu, e humbasin atë.


    *Pedagog në Universitetin Panteion të Athinës dhe zëvendëspresident i Federatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (FIDH)

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    h.aida (22-09-2015),MARGUS (28-10-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •