Një superoperacion i policisë italiane të Parmas ka çuar në pranga 7 shqiptarë dhe 3 italianë, për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve.
10 të arrestuarit jane pjesë e një bande të strukturuar kriminale, shqiptaro-italiane, e specializuar për trafikimin e të gjitha llojërave të drogës.
Sipas policisë, trafikantët zotëronin në Parma të Italisë, një laborator të përpunimit të heroinës, të cilën më pas e hidhnin në treg.
Më shumë shpërndarës, sesa trafikantë.Banda shqiptaro-italiane ka qenë një bazë e mirëtrajnuar , në përbërje të së cilës ishin dy kimistë, një polic ( Denis Tafili polic në Tiranë), transportuesit, tregtarët dhe furnizuesit.
Në këtë laborator janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 13 kg heroinë në 26 pako, 3 kg kokainë, 100 kg paracetamol, që shërbente si përzierës i heroinës, 13 000 euro kesh edhe një presë hidraulike, që shërbente për ambalazhimin e drogës.
Karabinierët kanë zbuluar se ky grup kishte arritur të trafikonte 60 kg heroinë të pastër. Bie në sy aftësia e grupit për të miksuar drogën dhe përdorimin në to të ilaçeve që blihen në farmaci si paracetamol etj.
60 kilogram heroinë të pastër, pasi e miksonin me përbërës të tjerë e transformonin në 480 kilogramë drogë për shitje në rrugë, duke përfituar 20 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se droga importohej nga Shqipëria.Operacioni policor nisi që në tetor të 2013, për të përfunduar në 10 maj të këtij viti.
Të arrestuarit janë shqiptarët
Gëzim Hasa 30 vjeç
Artur Bregu 33 vjeç
Velino Koroveshi 24 vjeç
Denis Tafili 29 vjeç
Bledar Brahimi 28 vjeç
Lauret Greca 29 vjeç
Ded Bajraktari 23 vjeç
si dhe shtetasit italianë
Davide Cavalli 43 vjeç
Tomaso Villirillo 37 vjeç
Marcelo Panariti 34 vjeç
Sipas policisë italiane, kjo bandë trafiku operonte që në vitin 2009, kryesisht në Parma dhe krahinat përreth, dhe ku vlera e drogës së trafikuar arrin deri në rreth 20 milionë euro.
E gjithë veprimtaria e bandës kriminale operonte në një mënyrë tepër të veçantë, pasi anëtarët e saj paraqiteshin sikur kishin një shoqatë.
Shoqata mbulonte kështu të gjitha veprimtaritë kriminale, pasi në fakt aty kishte një laborator të përpunimit të drogës.
“Truri” i bandës sipas policisë italiane ishte Artur Bregu, i cili në dukje bënte një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por ishte organizatori i rrjetit të madh. Kryesisht droga shpërndahej në rrugët e Parmas dhe Reggio Emilia.
Përveç arrestimeve, 15 persona të tjerë janë nën hetim nga autoritetet italiane.
ORA NEWS
Ruaj Lidhjet