Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Unë e ndava Mitrovicën!

    Komandanti i forcave speciale franceze Zhak Hogar ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999. Detyra jonë ishte të vendosnim një vijë ndarëse mes shqiptareve dhe serbëve. Këtë e bëmë në lumin Ibër, zbulon ai.

    Emri:  hogard-373x424.jpg

Shikime: 619

Madhësia:  57.9 KB

    Zhak Hogar, njeriu që, sipas dëshmisë personale, ka ndarë Kosovën, ka publikuar një libër në Beograd me titull „Europa vdiq në Prishtinë“. Në një intervistë për gazetën serbe Novosti ai ka evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i forcave speciale franceze. Ai kishte qëndruar në Kosovë vetëm 15 ditë, prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës deri në hyrjen e trupave të NATO’s. Qëllimi i tij ishte të publikonte librin në 15 vjetorin e „agresionit“ të NATO’s në Serbi.

    - Në fund të vitit 1988 kishim filluar të shqyrtonim operacionin ushtarak kundër Serbisë, që do të thotë se gjithçka ishte e planifikuar më herët. Në mediat franceze në atë kohë dëgjonim se si serbët e këqinj po i dëbojnë shqiptarët e mirë. Nuk e njihja Ballkanin prandaj pritja ime ishte t’i takoj këta serb të ligj që po kryenin spastrim etnik, siç thoshte e „vërteta zyrtare“. E zbuluam se në fakt ishte krejt e kundërta – deklaron Hogar për gazetën Novosti, raporton Politiko.net.

    * Me çfarë përshtypjesh po shkonit në mision?

    - Faktet e para m’i tregoi babai, që është gjeneral në ushtrinë franceze. Në familjen time ka ekzistuar një traditë e miqësisë francezo-serbe, e cila më kishte mbetur në kujtime si e mjegullt nga fëmijëria, por babai ma përkujtoi. Ma tërhoqi vërejtjen se nuk është gjithçka ashtu siç shkruhej në media dhe më këshilloi të mos jem i ashpër me serbët.

    * Çfarë zbuluat në terren?

    - Kam negociuar me oficerët serbë hyrjen e trupave franceze. Pritja, natyrisht ishte e ftohtë, por njerëzore. Ju thash që nuk po vij si armik por si një ushtar që po zbaton detyrat. Shumë shpejt në terren e kam zbuluar se serbët janë profesional dhe e mbajnë fjalën, ndërsa shqiptarët vazhdimisht përpiqen të thejnë marrëveshjet, Politiko.net.

    * Si sillej UÇK?

    - Grabisnin pronat, zbraznin qytete të tëra për një natë, si p.sh. në Vushtrri. Vrisnin, më shumicë dhe pakicë. Shpresoj se udhëheqësit e tyre së shpejti do të përgjigjen para drejtësisë. Zbuluam lista me urdhëra për likuidim të serbëve dhe shqiptarëve joloaj me vulë të UÇK’së. I kemi dorëzuar këto dokumente te shefat por kurrë skemi dëgjuar më për to. Se UÇK ka qenë bashkëbisedues i privilegjuar i BE’së paraqet shtrembërim të historisë, shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kthim prapa të botës së civilizuar.

    * Ju vet e keni vizatuar një hartë të re në këtë pjesë të Ballkanit?

    - Kur arritëm në Mitrovicë, kishte një rrezik të madh për përleshje. Tensionet ishin të mëdha, situata emergjente. Detyra ime ishte t’i ndaja palët e konfrontuara dhe ndarja përmes lumit Ibër m’u duk si zgjidhja më e drejtë. Vendosa t’i ndaj dy komunitetet në urë.

    * A ua sugjeroi kush këtë ide?

    - Jo! Vendimin e kam marrë vet, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë se sa kur i mendon.

    * Keni shkruar raporte të cilat nuk u kanë pëlqyer eprorëve tuaj?

    - Kam shkruar vetëm të vërtetën. Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë problem për këtë, por kam kuptuar se ajo çfaër po thoja ishte në kundërshtim me politikën zyrtare franceze. Shpejt e kam kuptuar se detyra ime kryesore ishte të ruaj jetët njerëzore. Ushtria franceze është profesionale, me vlera të larta morale. Kur ata që e quajnë veten ushtarë, sulmojnë murgjët e pambrojtur, siç ka bërë UÇK, çfarë ju mbetet tjetër veçse të mbroni të pafuqishmit dhe të përlesheni me sulmuesit? Këtë edhe e kemi bërë, prej fillimit, Politiko.net.

    * Çfarë do të ndodhë me Kosovën?

    - E vetme nuk do të mund të mbijetojë. Ose do t’i kthehet Serbisë, ose do t’i bashkangjitet „Shqipërisë së madhe“, asaj që e pamë në hartë gjatë ndeshjes së fundit në Beograd. Por një Shqipëri e tillë do të ishte jetëshkurtër. Pavarësisht politikës ditore serbët kurrë nuk do të pajtohen me humbjen e përhershme të djepit të tyre historik dhe kulturor. Nëse diku keni një popullsi shumicë, nuk do të thotë se ajo është territor i juaj.

    Zhak Hogar e ka braktisur ushtrinë qysh në vitin 2000- për shkak të Kosovës.
    - Më ka lënduar shumë fakti që ishim në anën e gabuar – thotë Ogar. Sot ai është në krye të dy ndërmarrjeve që merren me konsalting dhe investime të jashtme si dhe me siguri. (Politiko.net)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Unë e ndava Mitrovicën!


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Unë e ndava Mitrovicën!

    histori shume i peshtire nuk ja vlen as te komentosh historira te tilla, serbet te mire dhe shqiptaret te keqinj ok te jap te drejte, po ne bosnje dhe kroaci qe nuk kishte shqiptar kush i shte i keqi o i degjeneruari frances ashtu si platinia o u q... fisin gjith bathorja
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xhori për postimin:

    anita340 (24-10-2014)

  5. #4
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Unë e ndava Mitrovicën!

    Që kur paska qarkulluar në ambjente franceze mendësia që serbët qenkan të këqinj dhe shqiptarët të mirë? Këtij bravo i qoftë që i është rikthyer traditës së babait rreth miqësisë serbo-franceze. Se sa njerëzor qenë serbët, e pa një botë e tërë, jo njëherë por katër herë në tetë vjet, kur na sollën metodat ruandaze të larjeve të hesapeve në Ballkan. Ky show njerëzilliku është pjesë e fushatave të mediave serbe që për nga imbeçil'llëku kalojnë dhe Kreshnik Spahiun. Këtë të fundit e mora thjesht si etalon, asgjë më tepër.
    relata refero

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Uriel për postimin:

    anita340 (24-10-2014)

  7. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Unë e ndava Mitrovicën!

    Franca e ka perjetuar me dhimbje shperberjen e Jugosllavise, pasi ajo ishte krijesa e saj. Kjo eshte arsyeja perse evropianet e lane konfliktet e Jugosllavise pa vemendjen dhe nderhyrjen e duhur aqsa u arrit ne genocid e shfarrosje masive te njeri-tjetrit.

    Por ne te njejten kohe, eshte budallallek qe te besosh se Mitrovicen e ndau gjenerali francez. Ate e diktonte realiteti ne terren dhe perdorimi i lumit e ures si vije ndarese, ishte vetem nje reflektim i maredhenieve te acaruara mes dy grupeve etnike. Dhe ky nuk eshte vetem realiteti i Mitrovices, eshte realiteti ne gjithe Kosoven.

    Dhe nese shqiptaret e serbet nuk gjejne gjuhen e mirekuptimit dhe nuk zgjedhin bashkejetesen, zgjidhja e vetme ngelet ndarja e Kosoves. Durimi dhe perkujdesja e faktorit nderkombetar ne Kosove e Bosnje nuk do te jete pa kufi.

    Dhe nga te gjitha raportet e deritanishme, nderkombetaret jane te zhgenjyer nga ajo qe ka ndryshuar ne Ballkan, edhe pas plot 2 dekadash paqeje dhe kujdesi nga ana e tyre.

    Albo

  8. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Unë e ndava Mitrovicën!

    E kunderta, ne kohen e Milloshevicit sipas imbecilit shqiptaret benin spastrim etnik e jo Serbia?! Edhe ne Bosnje shqiptaret benin spastrim etnik?! Edhe ne Kroaci?!

    Mua e plot te tjere, shqiptaret na qiten ne Bllace e jo serbet?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 20-10-2014 më 19:51

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    anita340 (24-10-2014)

  10. #7
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Unë e ndava Mitrovicën!

    Serbet gjithmone kane perdor propaganda/genjeshtra qe t'i arrijne qellimet e veta dhe si rezultat kane dal te fituar! Nji serb e ka pas fut shishen ne B***** e vet qe t'i fajeson Shqiptaret! - ngjarje e vertet!
    Pastaj ajo propaganda "Shqiptaret me bisht" ku deri vone popujt qe nuk na njihnin, kane mendu se vertet jemi me bishta! e shum te tjera...

    Nuk eshte qudi, se fal propagandave serbe na kane menduar neve si turq! dhe si perfundim u krijua traktati i fshehte i Londres per copetimin e trojeve tona etnike!
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRASH : 20-10-2014 më 21:28

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar CRASH për postimin:

    iliria e para (22-10-2014)

  12. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Unë e ndava Mitrovicën!

    Nuk e di se ca do kishim bo pa Zotin qe i ven krah nesh Ameriken, Gjermanin dhe Austrine ?!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  13. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Unë e ndava Mitrovicën!

    Ndarja e Mitrovices dhe pjeseve tjera jane nje problem me kompleks se sa ne duam ti pershkruajme. Ne radhe te pare faji per shume gjera eshte i SHQIPTARIT, pastaj i tjereve. Ne mundohemi ti thome botes qe jemi komb i pafaj, por edhe ne i kemi mekatet tona. Mekati numer 1 eshte ai qe jemi te ndare ne mes vetes. Ndoshta nuk eshte e panjohur per ju kjo:

    Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
    Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
    Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
    Baheni robt e njerit t'huej,
    Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog nder leqe!
    Qani ju trima bashke me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •