Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    A ndikon muzika në zhvillimin e inteligjencës sonë?!

    A ndikon muzika në zhvillimin e inteligjencës sonë?!

    Ndërsa dëgjojmë muzikë të këndshme për veshin, efektiviteti i trurit mund të pësojë rritje. Shkencëtarët flasin për të ashtuquajturin “Efekti Mozart”. Ai haset jo vetëm në muzikën klasike, por madje edhe te heavy metal. Rëndësi ka që dëgjuesit t’i pëlqejë tingulli. Por a ka ndonjë lidhje organike mes muzikës e shkallës sonë të inteligjencës

    Nën një ritëm të këndshëm e tone jo fort të larta, një muzikë e lehtë mbrëmjeje, mund të të sjellë – ndërsa përpiqesh të flesh – në shinat e duhura. “Edhe kur je duke dëgjuar pjesë të shkurtra nga Mozarti i madh gjatë pirjes së një çaji qetësues në ndonjë pasdite, kur mbase jo të gjithë do të ishin dakord me zgjedhjen tënde”, shkruajnë shkencëtarët në një studim të tyrin të fundit mbi efektet e muzikës në trurin njerëzor.

    Tingujt, prej shkencëtarëve pra besohet se rrisin aftësinë për të medituar e gjykuar te njerëzit. E këtu bëhet fjalë për “Efektin Mozart”. Dhjetë minuta melodi të këndshme nga pjesët e famshme të gjeniut nga Salcburgu, i shndërrojnë njerëzit në një gjendje gatishmërie e aftësie më të madhe për të medituar. Studimet kanë treguar se ndikimet nga muzika në “shpirtin” njerëzor, janë të shumta.

    Ato kanë provuar se edukimi i hershëm muzikor, mund të stimulojë aftësinë, apo rritjen e nivelit të mëvonshëm të inteligjencës te njerëzit dhe se struktura e trurit mund të ndryshojë, pasi është mësuar të dëgjojë për një kohë të gjatë pjesë në piano. Ndërkohë, është studiuar e marrë në shqyrtim dhe ndikimi kur dëgjohen rryma moderne të muzikës, që në dukje janë shumë larg asaj klasikes, si pop apo heavy metal, të cilat gjithashtu ushtrojnë efekte të ndryshme te njeriu.

    Është hetuar në detaje edhe se në ç’moshë është koha më e mirë për t’ia nisur nga mësimet në muzikë, dhe nëse të dëgjosh thjesht muzikë, pra të jesh një recipient pasiv, do të ishte e mjaftueshme, ashtu sikurse të këndosh apo të luash vetë në një vegël, pra të bësh muzikë në mënyrë aktive.

    “Gjithsesi, kanë lindur shumë keqkuptime në interpretimin e rezultateve të studimit, për sa u përket efekteve të muzikës klasike mbi atë që njihet si “konjicioni human”, bëjnë të ditur shkencëtarët gjermanë në një studim më të fundit të tyrin me këtë rast.

    Në vitin 1993, Gordon Shaw dhe Frances Rauscher publikuan në revistën e specializuar shkencore “Nature”, rezultatet e një testimi që kishin bërë asokohe, ku theksonin se pas dëgjimit të një pjesëze të shkurtër prej dhjetë minutash nga Mozart, disa nga studentët e tyre që kishin prirje për muzikë, mundën të zgjidhnin më saktë disa detyra që u ishin dhënë në klasë pak minuta më parë. Aftësia e tyre në përgjithësi për t’i kuptuar gjërat, tashmë dukej se ishte shtuar dhe se ata paraqiteshin shumë më mirë sesa shokët e tyre që nuk kishin prirje dhe dëshirë të dëgjonin muzikë para se të bënin detyrat.

    Qysh prej asaj kohe, u pa madje dhe një lulëzim i tregut muzikor e furnizim i prindërve të fëmijëve amerikanë me produkte muzikore, për t’i përdorur si materiale ndihmëse didaktike të rekomanduara gjerësisht. Në Florida, fëmijëve u rekomandohet muzikë klasike, në shtetin e Georgia-s, ndërkohë, prindërve të çdonjërit prej të sapolindurve të këtij shteti, u bëhet dhuratë madje edhe nga një CD me muzikë klasike.

    Në vitet e mëpasshme, adhuruesit e Mozartit, ashtu sikurse dhe skeptikët, kanë raportuar disa herë për efektet e muzikës mbi “konjicionin human”. Pjesërisht janë raportuar edhe disa fakte të çuditshme: kështu, shkencëtarët duan të dëshmojnë se nëse foshnjave u luhet muzikë qysh në bark të nënës, do të gjendeshin më pas në një situatë më normale, kur të dëgjonin të luhej po e njëjta muzikë. Por siç dihet, foshnjat lindin duke mos dëgjuar asgjë, pasi në trupin e nënës ato, sigurisht, nuk mund të dëgjojnë dot muzikë. Të tjerë shkencëtarë ndërkohë pohojnë se – sipas preferencës së recipientit – leximi me zë të lartë i një historie nga Stephen King për shembull, sjell të njëjtat efekte aktive si dëgjimi i një disku të Mozartit, Shubertit, Bahut apo i ndonjë pjese “Heavy Metal”.

    Me një projekt të financuar nga Ministria gjermane e Arsimit, shkencëtarët kanë arritur më në fund të bëjnë të ditura rezultatet e një studimi të gjatë, ku kanë konstatuar përfundimisht se edukimi i hershëm i fëmijëve me muzikë, i bën ata të mësojnë më kollaj pastaj gjatë karrierës së tyre edukative apo dhe madje, të rrisë nivelin e përgjithshëm të inteligjencës së tyre.

    Një përgjigje për pyetjen e drejtpërdrejtë “a të bën Mozarti më të zgjuar?” është marrë në shqyrtim gjithashtu prej tyre. Porse një e tillë, e mirëfilltë, nuk është arritur të jepet dot prej tyre. Profesioni i muzikantit, normalisht nuk futet tek ata me kuota më të larta inteligjence sesa të tjerët (jo muzikantët), e kjo flet më së miri për pretendimin e mëparshëm, sa për të mos gjykuar apriori.

    Megjithatë, shkencëtarët po përpiqen edhe me anë studimesh të tjera, ku në teste janë marrë fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët janë vënë në kontakt në mënyra të ndryshme me muzikën (duke marrë mësime pianoje, orë kori, duke dëgjuar muzikë etj.), për të nxjerrë në pah një lidhje mes muzikës e zgjuarsisë. Ndërkohë, është bërë më se e qartë se pas dëgjimit të një muzike të mirë, aftësia “konjitive” të paktën për një afat të shkurtër, rritet.

    Sidoqoftë, nuk është se në çdo rast, muzika duhet të vijë nga tingujt e notave të Mozartit. Kështu, kërkuesit në Universitetin e “Glasgow Caledonian” në Skoci, kanë mundur të tregojnë në një elektroencefalogram, se veshi apo prirja muzikore, luan gjithsesi, një rol të rëndësishëm. Të tjerë shkencëtarë dëshmojnë se ka një ndryshim mes muzikantëve profesionistë që merren në teste me njerëzit e thjeshtë, të cilët nuk luajnë dot asnjë instrument dhe që nuk kanë ndonjë prirje të admirueshme ndaj muzikës.

    Ekziston dhe një ndryshim gjithashtu, kur muzika bëhet vetë apo vetëm dëgjohet. Megjithatë: truri organizohet më mirë nën ndikimin intensiv të muzikës.

    Për këtë, profesor Ekard Altenmyler nga shkolla e lartë e Muzikës dhe Teatrit në Hanover, rendit shumë arsye. “Muzikantët profesionistë, nisin zakonisht të mësohen e edukohen me muzikën qysh në fëmijëri, në një kohë kur truri pra, sapo po nis të organizohet”.

    Përveç kësaj, muzikaliteti e jep shpejt efektin e vet dhe të ngjall një ndjenjë të fortë ngacmimi emocional. Pak tone apo nota të luajtura gabim, mund të kishin pasoja fatale gjatë një konkursi apo koncerti mbi një njeri që ka menduar se karriera e tij është muzika. Pra, muzika profesionale nuk është e lidhur vetëm me një aktivitet neural të lartë, por edhe me ngritje të pamasë të adrenalinës, dopaminës e endorfinës.

    “Këto efekte me shumë gjasa, mund të t’i ngjallin ndoshta edhe 20 minuta sport”, thotë Altenmyler. “Rëndësi ka që njerëzit të përftojnë kënaqësi nga kjo”.

    Që shkencëtarët dhe politikanët e arsimit kanë dashur të nxjerrin në pah me domosdo një lidhje organike mes muzikës dhe inteligjencës, kjo nuk ka shumë rëndësi. Porse shumë efekte të tjera të muzikës mbi njeriun, deri më tani, duhet pohuar se janë lënë pas dore.

    “Nga ky korrelacion, ku muzikaliteti në shumë raste vihet re më shumë te fëmijët, kjo për shumë kohë nuk është trajtuar si duhet e cilësuar si një rastësi”, thekson Altenmyler. E këtu një efekt tjetër i muzikës duket më se interesant. “Ne duhet që në të ardhmen, ta zhvendosim fokusin më shumë në kërkimin e ndikimeve emocionale të muzikës”.

    A.P. - Shqip
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: A ndikon muzika në zhvillimin e inteligjencës sonë?!

    Studimi qe kane bere ato eshte nje big mess,
    nje rremuje dhe rezultatet e ketyre te ashtuquajtura studime
    lene shume per te dyshuar ne vertetesine e konkluzioneve.
    Inteligjenca eshte nje prirje e brendshme natyrale per ti dhene drejtim dhe rrugezgjidhje
    te drejte dhe te zgjuar
    pikepyetjeve per ekuacione dhe situata komplekse.
    Muzika nuk stimulon inteligjencen por qelizat nervore ne tru dhe shton adrenalinen
    nqs muzika ka efekt kenaqsie ne degjim te degjuesi.Inteligjenca nuk eshte materie,nuk eshte objekt
    ta prekesh shikosh apo shijosh por eshte nje reaksion mendor i personit kundrejt nje situate apo subjekti
    qe kerkon rrugezgjidhje.
    Testi i inteligjences qe ato kane bere me studentet eshte test jo bindes ne rezultate,pasi studentet nuk jane
    me te njejtin shkalle njohurish intelektuale,bagazh eksperience,kane profil te ndryshem psikologjik qe ndikojne si faktore ne rezultatet e testeve,qe do te
    thote rezultati i testit nuk eshte thjesht ndikimi i tingujve ne tru por edhe i faktoreve te tjere,psikologjike,njohuri
    dhe eksperience.
    Rezultati se si do ndikonte Vetem muzika ne inteligjence do te ishte interesant nqs do plotesoheshin disa kushte
    paraprake.
    Situata ideale ne eksperiment do ishte jo te marresh per test dhe analize nje tufe studentesh,por ta besh eksperimentin
    me dy persona binjake dmth 2 kopje identike ne fizike,paraqitje fizike,permasa identike pjesesh organesh te brendshme te jashtme,te njejten gjatesi trupore,te njejtat
    sjellje zakone dhe te njejtin profil/temperament psikologjik.
    Atehere te pyeten te dy sa shpesh degjojne muzike.
    Nqs njeri thote degjoj cdo dite dhe tjetri thote nje here ne vit ose hic fare atehere keto dy subjekte jane ideale per eksperiment
    U jepet te bejne nje test me 12 probleme per tu zgjidh perpara se te degjojne muzike dhe nga testi del niveli i IQ qe supozojme del 145
    U jepet rasti te degjojne 1 ore koncert dhe me pas u jepet
    perseri i njejti test qe u dha me pare per vleresim IQ.
    Krahasohen rezultatet e testeve para degjimit te muzikes dhe pas degjimit te muzikes.
    Nqs rezultatet e testeve jane njelloj kjo eshte nje prove qe muzika nuk ka ndonje ndikim ne inteligjence
    Nqs rezultati i testit/niveli IQ i inteligjences eshte me i larte para degjimit te muzikes se sa pas degjimit te muzikes kjo do te
    thote qe muzika ndikon negativisht ne inteligjencen dhe kjo per arsyen se muzika tenton ta beje personin shume emocional,personit
    per shkak te degjimit te muzikes i bie shume fokusi perqendrimi ne zgjidhjen e problemeve.Muzika me sa duket ndikon negativisht
    ne arsyetimin e ftohte dhe llogjik pasi personi eshte i ngarkuar emocionalisht dhe emocionet interferojne negativisht te arsyetimi per pasoje testi
    del me shume gabime ne pergjigje dhe rezultat te ulet ne nivelin IQ.
    Nje pyetje,,,,,,pse ne ambjente pune institucione,zyra,shkolla spitale eshte e ndaluar te degjohet muzike?
    Arsyeja e thjeshte eshte qe muzika interferon negativisht ne procesin e te menduarit te punonjesve,ndikon keq ne shkallen e analizes se problemeve,ul fokusin
    per pasoje ndikon keq ne nxjerrje konkluzionesh dhe marrje vendimesh te gabuara.Personat qe do degjonin muzike do benin gabime.Kjo ndodh sepse valet e tingujve qe dalin prej
    radios/tv-se interferojne me valet elektromanjetike te vatrave ne tru qe jane pergjegjese per perceptim,te menduar,arsyetim analize,fokus dhe per pasoje truri ben kalkulime gabim
    si rezultat i valeve vokale te muzikes
    Prej ketej del konkluzioni qe muzika nuk ndikon pozitivisht te inteligjenca.
    Muzika ka efekt te gjendja shpirterore e degjuesit dhe se si ndihet degjusi i lumtur apo jo (nuk pelqen kengen) kjo mund te varet se si reagon
    shpirti i tij,emocionet e tij ndaj tingujve,cfare preferencash dhe shijesh personale ka degjuesi,a eshte ai adaptiv ndaj muzikes tingujve te panjohur me pare apo teper diskriminues ne shije etj.
    Nuk shoh ndonje studim korrekt me rezultate bindese.Ato thone qe tingujt e muzikes ndikojne te inteligjenca atehere sipas kesaj llogjike i del qe edhe zhurmat e rendomta te pjatave lugeve ne guzhine,
    zhurma e thyerjes se ndonje gote qelqi,boria e makines ne trafik te rrit inteligjencen lol sepse ndikon ne tru.
    Keto te shtuquajtura studime kane difekte ne koncept dhe metodologjine se si te behet eksperimenti dhe rishikohen kushtet qe duhet plotesohen para nisjes se eksperimentit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: A ndikon muzika në zhvillimin e inteligjencës sonë?!

    Muzika zhvillon shëndetin mendor dhe të folurën tek fëmijët

    Muzika është çelësi i inteligjencës tek fëmijët. Nëse do të vini muzikë në dhomën e fëmijës, sipas studimit të fundit do të zhvilloni shëndetin mendor të tij.
    Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti për Shkencat e të Mësuarit dhe Mendjes, tek Universiteti i Uashingtonit, muzika zhvillon të folurin tek foshnjat dhe i bën ata më inteligjentë.

    Shkencëtarët amerikanë shpjegojnë se ashtu si muzika, edhe të folurit ka modele të zhvilluara ritmike, dhe mundësia për të identifikuar tinguj të ndryshëm i ndihmon fëmijët të zhvillojnë procesin e të folurit.

    “Foshnjat përballen me një botë komplekse, ku tingujt, dritat dhe ndjesitë ndryshojnë vazhdimisht”, thotë studiuesja Patricia Kuhl.

    “Detyra e fëmijës është t’i njohë modelet e sjelljes dhe të parashikojë çfarë do të ndodhë më pas. Perceptimi i modelit është një aftësi njohëse e rëndësishme, dhe përmirësimi i kësaj aftësie në moshë të re mund të ketë efekte afatgjate tek të mësuarit”, shpjegon ajo./ insjaderi.com/ KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/muzi...n-tek-femijet/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •