Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes: "Te rikthehet krosi masiv ne shkollat shqiptare!"

    Tė gjitha shkollat e sistemit parauniver sitar nė vendin tonė duhet qė tė zhvillojnė njė herė nė muaj kros masiv. Ky ėshtė udhėzimi mė i ri qė Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dėrguar nė ēdo drejtori arsimore. Nė kėtė udhėzim pėrcaktohet se ky aktivitet duhet tė zhvillohet tė premten e dytė tė ēdo muaji. Vėmendja qė MAS ka dhėnė pėr zhvillimin e orės sė fizkulturės ėshtė maksimale, pasi edhe nė njė udhėzim tė mėparshėm ka pėrcaktuar hapat qė duhet tė ndjekė ēdo mėsues pėr zhvillimin e orės sė edukimit fizik. Shtimi i orėve tė fizkulturės nė tė gjitha klasat e sistemit parauniversitar, duke filluar nga klasa e parė deri nė klasėn e 12-tė, me nga tri orė nė javė ka qenė njė propozim i kryeministrit tė vendit, Edi Rama, i cili ka theksuar se shtimi i orėve tė edukimit fizik nė shkolla do tė ulė obezitetin e nxėnėsve, i cili ėshtė nė shifra alarmante. Ndėrkohė qė Qendra Kėrkimore Shkencore e Sportit nė Shqipėri ka konstatuar se popullsia jonė aktivizohet fizikisht -atletikisht, nė masėn prej 4 %.

    Udhėzimi&krosi
    Fillimin e javės qė shkoi nė tė gjitha Drejtoritė Arsimore Rajonale, si dhe nė Zyrat Arsimore nė mbarė vendin ka shkuar udhėzimi mė i fundit i Ministrisė sė Arsimit dhe Sportit, ku pėrcaktohet se tė premten e dytė tė ēdo muaji, tė gjitha institucionet e arsimit parauniversitar nė vend duhet tė zhvillojnė kros masiv me tė gjithė nxėnėsit e shkollės dhe mėsuesit e edukimit fizik. Orari i zhvillimit tė krosit pėrcaktohet nga drejtuesit e shkollės. Rikthimi i krosit, shtimi i orėve tė fizkulturės, por edhe mundėsia e futjes e fizkulturės sė mėngjesit nė shkolla duket sikur po na kthen mbrapa nė kohė, pasi kanė qenė rregulla qė nė shkollat tona kanė aplikuar nė vitet e komunizmit. Por pėr drejtuesit e qeverisė dhe tė Ministrisė sė Arsimit nuk ėshtė kėshtu. Sipas tyre, dhėnia prioritet orės sė edukimit fizik do tė sjellė reduktim tė obezitetit tė fėmijėve, qė aktualisht ėshtė nė shifra alarmante. Nga tė dhėnat e qershorit 2014, tė Institutit tė Shėndetit Publik rezulton se popullsia me moshė mbi 20 vjeē, 54,4 % e saj ėshtė me mbipeshė ndėrsa 21,3 % ėshtė obeze. Nė platformėn e edukimit fizik tė publikuar nga Ministria e Arsimit theksohet se jetesa sedentare nuk ka prekur vetėm tė rinjtė dhe moshat e reja, por qė fėmijėt e kopshtit. Kjo, pėr arsye sepse sporti nuk i kanė dhėnė vėmendjen e duhur, ndėrkohė qė orėt e edukimit fizik me ndryshimin e sistemit arsimor janė eliminuar nė vitet XI dhe XII tė shkollave tė mesme tė vendit. Por kėtė vit shkollor, MAS ndryshoi programet dhe ka pėrcaktuar se ēdo nxėnės, nga klasa e I deri nė klasėn e XII do tė zhvilloi tri orė fizkulture nė javė.

    Ndėrkohė qė mėsuesit e fizkulturės e kanė tė detyruar qė pėr ēdo nxėnės tė bėjnė matjet e cilėsive fizike-atletike, siē pėrcaktohet nė kartelėn individuale, duke zhvilluar rregullisht tri testime, nė fillim tė semestrit tė parė, nė mes dhe nė fund tė semestrit tė dytė. Nė bazė tė kėtyre tri rezultateve, mėsuesi duhet qė tė bėjė njė krahasim dhe mė pas tė nxjerrė konkluzionet vjetore tė cilėsive fiziko-lėvizore pėr grupmoshat deri nė 10 vjeē, deri nė 14 vjeē, deri nė 18 vjeē. Drejtoritė e shkollave urdhėrohen qė ēdo ditė tė bėjnė kontrollin e mbarėvajtjes sė orės sė fizkulturės. “Drejtoria e shkollės kontrollon ēdo ditė zhvillimin e orės sė edukimit fizik nė tė gjitha klasat, si dhe detyrimisht verifikon dhe merr pjesė gjatė zhvillimit tė testeve”, -pėrcaktohet nė udhėzimin e MAS pėr zhvillimin e orės sė edukimit fizik.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes: "Te rikthehet krosi masiv ne shkollat shqiptare!"

    Sa u mallengjeva kur e lexova kete lajm...

    Me solli nder mend kur ne fatosat e pioneret e Enverit viheshim ne rresht me breke e me kilota e benim vrap ne mes te qytetit, ashtu sic na mesonte Partia e xhaxhi Enver!

    Partia e xhaxhi Enver na donte edhe ne femijet te kalitur e te forte fizikisht qe t'i dilnim ne mbrojtje Atdheut!

    O shoku Rama,

    Aman te keqen, a na e rikthen edhe zborrin e detyrueshem ushtarak ne shkollat shqiptare?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-10-2014 mė 13:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •