E martė, 14 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.
Dėshmor Nazari, Gjervasi, Protasi, Kelsi (Ēelesti). Kozmai i Majumasė.
Dėshmor Nazari, Gjervasi, Protasi, Kelsi (Ēelesti).
Shėn Nazari lindi nėn mbretėrimin e perandorit Neron (rreth 54 dhe 68) nė njė familje tė pasur nė Romė. Babai i tij Afrikanus dhe nėna Perpetua ishin kthyer nė besim nga apostull Petro. Nazari u pagėzua nga pasuesi i apostull Petros nga shėn Lini, episkopi i parė i Romės. Kur arriti nė moshėn 20 vjet pėrshkoi tėrė qytetet e Italisė qė tė pėrhapte lajmin e mirė.
Gjatė udhėtimit tė tij takoi Gjervasin dhe Protasin tė cilėt i kishte burgosur qeveritari Anulinus. Ēuditė e apostujve ishin pėrhapur nė tėrė Italinė dhe kur guvernatori mori vesh se Nazari ishte nė atė qytet, urdhėroi ta rrihnin dhe e dėboi. Shenjti u nis pėr nė Francė. Pėrreth tij u mblodhėn shumė njerėz, madje njė grua, fėmijėn e saj tre vjeē e la nė kėmbėt e tij duke i thirrur: Merre me vete kėtė fėmijė. Le tė tė ndjekė atje ku ti tė shkosh, qė tė denjėsohet pėr Krishtin. Nazari e mori me vete, e pagėzoi me emrin Ēelest dhe tė dy u nisėn pėr shpalljen e Ungjillit.
U kapėn nga guvernatori Dinobaus, por mundėn tė shpėtonin nga mėshira e gruas sė guvernatorit, qė kishte pasur njė vizion tė tmerrshėm. Mė vonė ata u nisėn pėr nė Trevė, shpallėn Krishtin dhe i hodhėn poshtė idhujt. Pėrsėri i zunė robėr dhe i nxorėn pėrpara qeveritarit Neron dhe mė pas i hodhėn nė liqen. Edhe prej andej shpėtuan dhe mundėn tė vazhdonin misionin e tyre qytet mė qytet deri nė Milano. Atje gjetėn Gjervasin dhe Protasin tė cilėt po bėheshin gati tė duronin martirizimin.
Tė gjithė ishin tė mbushur me gėzim. Qė tė katėrt do ti ekzekutonin. Ua prenė kokat. Ēelesti ishte 9 vjet e shtatė muaj kur ia prenė kokėn. Lipsanet e tyre tė shenjta u gjetėn gjatė qeverisjes sė perandorit Theodhos (379-395) nga shėn Ambrozi. Janė burim shėrimesh pėr tė gjithė dhe mund tė nderohen nė Milano.
Krijoni Kontakt