Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Goditet grupi kriminal, vjedhje me dhunë në Belgjikë. 13 shqiptarë në pranga

    Goditet grupi kriminal, vjedhje me dhunë në Belgjikë. Prokuroria: 15 të arrestuar, 13 shqiptarë

    UPDATE/ Goditet grupi kriminal i perbere nga 13 shqiptare dhe dy te huaj qe vepronte ne Belgjike. Ne fotogaleri, te arrestuarit dhe sendet e sekuestruara.

    Aksioni eshte finalizuar sot dhe gjithcka ka qene bashkepunim me Prokurorisë Shqiptare, Policise se Shtetit dhe autoriteteve te Belgjikës.

    Aksioni eshte perqendruar ne Shkoder e Belgjike, nderkohe qe grupi kriminal i strukturuar qe u godit ishte specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë.

    Sipas Prokurorise, operacioni është koordinuar ndërmjet dy vendeve dhe ndërhyrja është bërë njëkohësisht mëngjesin e sotëm në zonën e Shkodrës dhe në qytetin e Luevenit në Belgjikë.

    “Në kuadër të letër-porosisë së mbërritur nga autoritetet belge, Prokuroria për Krime të Rënda mori leje nga gjykata për ushtrimin e kontrollit në disa banesave dhe ambjente publike në qytetin e Shkodrës dhe në rrethinat e tij, të cilat ishin në pronësi të shtetasve të dyshuar dhe familjarëve të tyre”- njofton Prokuroria.

    Te arrestuar

    Besmir Allushi
    Gentian Sylaj
    Denis Sylaj
    Erald Agajçi
    Leonard Velaj
    Zamirjan Meti
    Elis Rroshkodoli
    Gentiana Burgaj
    Elis Sylaj
    Siditian Sylaj
    Avenir Hasanaj
    Përparim Isufaj
    Gledis Agolli
    Qatip Amal
    Torosian Edgard


    Veprimtaria

    Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe më pas, sendet e vjedhura, me vlera të konsiderueshme, i shisnin ose i trafikonin në Shqipëri. Po ashtu, dyshohet se shumat e krijuara nga sendet e vjedhura i dërgonin pranë familjeve të tyre nëpërmjet transfertave me agjencitë e specializuara ose në gjendje kesh.

    Sipas Prokurorise, rezulton se anëtarët e këtij grupi kanë krijuar pasuri të shumta dhe nga ana tjetër nuk rezultojnë të jenë të punësuar.

    “Për këtë arsye, ka dyshime të forta se këta persona dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tyre, janë të përfshirë në një rrjet të gjerë vjedhjesh, paratë e përfituara nga të cilat i kanë transferuar në Shqipëri”- njofton prokuroria.

    Autoritetet e Belgjikës kanë rreth dy vjet që hetojnë mbi veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të të cilit dyshohet se këta shtetas kanë kryer veprat penale të vjedhjes, grabitjes me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.



    Pas kontrollit u zbuluan

    - Rreth 150 mijë euro në gjendje kesh

    - Katër armë automatike, dy pistoleta dhe një pushkë

    - Rreth 50 ora të shtrenjta, si edhe bizhuteri floriri, unaza me diamantë,

    - Tre automjete luksoze dhe dy motorrë


    Panorama

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Goditet grupi kriminal, vjedhje me dhunë në Belgjikë. 13 shqiptarë në pranga

    2 vjet hetime = gjith ato lek per te kapur zagaret. Na duhet dhe ne pak nga ajo sharia islamiste.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •