Paradoksi me çmimin e biletave, në Elbasan Arena 70 euro, në Serbi 9 euro
Ekziston një paradoks në çmimin e biletave mes stadiumit Elbasan Arena në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, ku bileta më e shtrenjtë kushtonte 70 euro, dhe stadiumit të Partizanit në Beograd ku bileta më e shtrenjtë në ndeshjen Serbi-Shqipëri kushton vetëm 9 euro.
Në Elbasan Arena çmimi i biletave në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë arriti deri në 70 euro, ose 100 mijë lekë. Ndërsa çmimi më i lirë i biletave, që ishte prapa portave kushtonte 7 euro ose 10 mijë lekë, për të mos folur për tregun e zi, ku çmimi për një bilete arrinte vlera shumë të larta për një sportdashës shqiptar.
Krejt e kundërta ndodh në Beograd, aty ku sot do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë. Aty ka 3 lloje biletash, ku bileta më e shtrenjtë, është ajo në tribunë që kushton 1000 dinarë, ose 9 euro, karshi 800 dinare ose, 7 euro dhe pas portave 400 dinare ose 2.5 euro.
Gazetari Artan Hoxha, në rrjetin social Facebook, ka postuar një biletë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku vërtetohet shumë qartë që bileta në tribunë kushton vetëm 1000 dinarë (9 euro).
Në foto: Stadiumi i Partizanit në Beograd ku do të luhet Serbi-Shqipëri
Ky krahasim bëhet mes dy stadiumeve, ku edhe kapacitet janë të ndryshme, Elbasan Arena me një kapacitet prej 12.600 vende dhe stadium i Partizanit në Beograd me një kapacitet prej 32.710 vende.
Në foto: Elbasan Arena ku u luajt Shqipëri-Danimarkë
Pavarësisht çmimit stratosferik në Elbasan Arena, stadiumi ishte i tejmbushur me tifozë. Të jetë kjo një shenjë e mirë për ekonominë shqiptarë?!
Por ky paradok, mbase ka edhe një të mirë, që Shqipëria e do futbollin dhe i qëndron kombëtarës shqiptare sa më afër, pavarësisht kostos financiare.
Ora News
Krijoni Kontakt