Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 235 prej 235
  1. #221
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Polici i vetëm që ndoqi vrasësit e A. Santos proçedohet për "shkelje të rënda"

    Vrasja e Santos, procedohet për ‘shkelje të rënda’ polici që ndoqi vrasësit

    Nga: Spartak Koka

    TIRANË- Ishte i vetmi që mori riskun e madh dhe ndoqi me motor dy vrasësit e Artan Santos, por nuk i shpëton masave ndëshkuese të krerëve të policisë së shtetit, madje rrezikon edhe përjashtim nga policia. Ndaj policit Tonin Qepuri, i cili ka qenë i pari efektiv policie në vendngjarje, që duket dhe në kamerën e sigurisë së bankës, është vendosur procedimi disiplinor për shkelje të rëndë, në kuadër të masave të rënda disiplinore ndaj punonjësve të policisë së Tiranës për ngjarjen e rëndë të 26 qershorit në Tiranë, ku mbeti i vrarë bankieri Artan Santo.

    Ndaj 47 vjeçarit me një përvojë të gjatë në strukturën e komisariatit rrugor Tiranë, është përgatitur një relacion me shkeljet e rënda, ku saktësohet se nuk ka ushtruar kompetencat e policisë, duke mos reaguar në mënyrë proactive ndaj ngjarjes ku ishte i pranishëm.

    Bazuar në rregulloren e policisë “Shkeljet e rënda që kryen punonjësi i Policisë mund ndëshkohen me të gjitha masat disiplinore deri në “Përjashtim nga Policia”.

    Punonjësi i policisë në deklarimet e tij ka evidentuar se ai e ka ushtruar detyrën e tij funksionale në ngjarje, në përputhje me ligjin e policisë së shteti. Sipas dëshmisë së siguruar nga NeWs24, Qepuri ka deklaruar se pas momentit të parë, ku është pozicionuar në vetëmbrojtje ka ndërmarrë të gjitha veprimet e tjera duke e ndjekur më pas motorin deri tek zona e Liqenit të Thatë. Sipas tij ka qenë personi i parë që në kohë rekord përmes radios i ka komunikuar sallës së komandimit për ngjarjen dhe karakteristikat e autorëve. Disa ditë më parë për ngjarjen e ndodhur në bllok u lëvizën nga detyra dhe Drejtuesit e Sektorit të rendit.

    Biznesmeni Santo, bashkëpronar i medias “Focus Grup”, i bankës “Credins” dhe “TV Scan” u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar. Ngjarja makabre ndodhi të enjten e 26 qershorit, në zonën e ish Bllokut në qendër të kryeqytetit pranë selisë qendrore të bankës “Credins” teksa ishte duke hyrë në institucion. Vrasja shkaktoi tronditje të thellë në mbarë opinionin shoqëror, por prapa hekurave nuk ka ende një përgjegjës për të.

    (m.a/News24/BalkanWeb)

  2. #222
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Polici i vetëm që ndoqi vrasësit e A. Santos proçedohet për "shkelje të rënda"

    Prokurorise nuk ia japim filmimet.
    Hetimet e prokurorise u munduam t'i prishim duke arrestuar njerez kot me kot qe nuk kishin lidhje fare me ngjarjen.
    Policit te vetem qe beri detyren e ndoqi vrasesit, e kercenojme me perjashtim nga policia.

    Nuk do shume mend qe te kuptosh qe Qeveria e Rilindjes vrau bankierin Artan Santo.

    Qeveria e Rilindjes te vret ne mes te dites, ne mes te Tiranes, dhe u jep edhe urdhra policeve te saj qe mos t'i ndjekin vrasesit por ti lene te ikin te qete "ne drejtim te paditur".


    Lum si ju o shqiptare per Qeverine tuaj!

    Albo

  3. #223
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Vritet gjatë një atentati mafioz në mes të Tiranës bankieri e biznesmeni Artan S

    Vrasja e Santos, shkarkohet polici

    Efektivi i Policisë së Shtetit, Tonin Qepuri, i cili ishte i pranishëm në momentin e vrasjes së bankierit Artan Santo, është shkarkuar nga detyra.

    Burime zyrtare bëjnë të ditur se fillimisht ndaj Qepurit ka nisur proçedimi administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe pas verifkimit të fakteve është vendosur përjashtimi i tij nga radhët e policisë, pasi ka shkelur rregulloren e Disiplinës së Policisë.

    Konkretisht, Qepuri ka shkelur nenin 11, pika 12 të kësaj rregulloreje, “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policisë”. Por pavarësisht masës së marrë, ai ka të drejtën e ankimimit të saj.

    Sipas të njëjtave burime, nga kamerat e sigurisë të sekuestruara ka rezultuar se Qepuri në momentin e vrasjes së bankierit Santo nuk ka ushtruar kompetencat e tij si efektiv policie, pasi ligji parashikon që ata duhet të veprojnë në çdo rast për të ruajtur jetën e qytetarëve.

    Biznesmeni Artan Santo u qëllua me gjashtë plumba pistolete në kokë dhe në trup 26 qershorin e kaluar, rreth orës 9 e 15 minuta, në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, ndërsa po hynte në ndërtesën e “Credins Bank” që ai drejtonte.

    Top-Channel
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #224

    Për: Vritet gjatë një atentati mafioz në mes të Tiranës bankieri e biznesmeni Artan S

    Fakte të reja mbi vrasjen e Artan Santos, qytetari denoncon: I njoh vrasësit!

    TIRANË-Fakte të reja zbardhen disa muaj pas vrasjes së bankierit Artan Santo. Një qytetar denoncon vrasësit në televizonin News24. “I njoh vrasësit e Artan Santos”, - thotë dëshmitari që ka dijeni mbi vrasjen e bujshme që ndodhi më 26 Qershor të këtij viti.

    “I njoh vrasësit e bankierit Artan Santo. Kam kallëzuar në polici më 25 gusht të vitit 2014. Kam kallëzuar emrat e autorëve tek drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kallëzova emrat e autorëve të Artan Santos, tregova madje dhe targën e motorit të autorëve. Kam pritur reagimin e policisë ndaj autorëve, por pas heshtjes iu drejtova një prokurori në Tiranë. Më pas iu drejtova televizionit tuaj, News24”.

    Realisht vrasja e Santos është mbushur plot mister. News24 ju drejtua më 3 tetor Drejtorit të Policisë Artan Didi, por nuk mori përgjigje.

    Televizioni iu drejtua dhe sot kreut të Policisë Didi mbi një deklaratë, dhe kreu i Policisë së Shtetit u përgjigj me një sms, “Drejtohuni në Policinë e Tiranës”.

    Televizioni News24 ka heshtur deri më sot për interes të hetimit, por në orën 19:00 do të thyejë heshtjen dhe do të japë disa fakte të reja rreth vrasjes së bankierit Artan Santo.

    Gjithashtu dhe BalkanWeb do të përcjellë në orën 19:00 dëshminë e plotë të qytetarit.

    Biznesmeni Artan Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group”, i “Bankës Credins” dhe “TV Scan”, u qëllua mizorisht për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar, paraditen e 26 qershorit, në zonën e ish-Bllokut, në zemër të kryeqytetit, pranë selisë qendrore të “Bankës Credins”, teksa ishte duke hyrë në institucion.

    ÇIPA: TAGRIN PËR PËRPUNIMIN E INFORMACIONEVE I KA PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR
    Në një lidhje direkte për News24, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa theksoi se të gjitha informacionet e reja në lidhje me vrasjen e Artan Santos i takojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

    “Policia e Tiranës çdo lloji informacioni që ka në lidhje me të nderin Artan Santo i ka përpunuar dhe po i përpunon për ti dokumentuar në prova ligjore. Si çdo prova që ka pasur do ti transmetohet Prokurorisë që ka në hetim këtë çështje.”-tha Çipa.
    Lajmin nëse ka pasur apo jo një denoncim pranë policisë së Tiranës, Çipa nuk dha asnjë detaje.

    “Tagrin për të verifikuar çdo të dhënën, që është bërë deri në fund për vrasjen e Santos e ka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, e cila po merret me çështjen”-tha më tej Çipa. Më tej ai shtoi se: “Çdo e dhënë që i ka shkuar Drejtorisë së Policia ka shkuar në Prokurori. Është punuar dhe po punohet intensivisht deri në zbardhjen e saj. Besoj që për rastin konkret dhashë përgjigjen e duhur se kjo çështje i takon Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.”.

    (d.b/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-10-2014 më 10:30
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #225
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vrasja e bankierit Santo, Qytetari: "Unë i njoh vrasësit."

    Policia e Shtetit: Personi vetëm telefonoi. E ftojmë të paraqitet

    TIRANE- Pas fakteve nga TvNews24, reagon Policia e Shtetit. Zyra e shtypit, thekson se Policia e Shtetit bën me dije se për ngjarjen në fjalë kanë ardhur me dhjetra informacione në të cilat pretendohet se jepen të dhëna të vlefshme për hetimin.

    Deklarata
    “Policia e Shtetit ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i është dhënë asaj dhe falenderon të gjithë qytetarët që kanë dhënë këto informacione.

    Por Policia sqaron se është e detyruar me ligj që të bëjë vlerësimin e burimeve dhe të vërtetësisë së tyre.

    Policia e Shtetit ka strukturat e saj të specializuara të cilat bëjnë verifikimin e të gjitha informacioneve të marra nëpërmjet metodave dhe mjeteve të përcaktuara në ligj.

    Të gjitha informacionet që jepen në Policinë e Shtetit kalojnë detyrimisht në këtë proces duke përfshirë edhe ato që mund t’i jepen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nëpërmjet telefonit nga njerëz anonim.

    Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim, i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo me ndonjë nga Specialistët e ngarkuar me këtë hetim, është duke ndjekur këtë proces vlerësimi dhe verifikimi qysh nga data e marrjes së tij.

    Drejtori i Përgjithshëm mirëpret informacionet që i vijnë atij edhe drejtpërsëdrejti ndonëse kjo nuk është procedura normale, por vlerësimi i këtij informacioni dhe verifikimi i tij bëhen nga strukturat përkatëse të hetimit.

    Dhënia e një informacioni Drejtorit të Përgjithshëm nuk përbën arsye për ta vlerësuar këtë informacion më shumë se të tjerët, është grupi hetimor që bën vlerësimin dhe verifikimin e tij dhe mbi këtë bazë së bashku me Prokurorin e ngarkuar për këtë çështje përcaktohet edhe plani i veprimit që do të ndiqet.

    Policia është e vetëdijshme që grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitet e mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diziinformacione për të penguar zbulimin e të vërtetës.

    Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarit në fjalë që të paraqitet pranë organit procedurial penal që është Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ose Prokuroria e Tiranës, për të dhënë informacionet që ai pretendon se ka lidhur më ketë ngjarje dhe aty do të marrë edhe përgjigjen se çfarë është bërë deri tani me informacionin e dhënë prej tij”.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #226
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"

    VIDEO EKSKLUZIVE NEWS 24/ Vrasja e Artan Santos, dëshmitari: I njoh vrasësit!



    TIRANË- 105 ditë nga vrasja mafioze e bankierit Artan Santo, zbulohen fakte të reja rreth autorëve të dyshuar. Një qytetar ka dëshmuar në News24 rreth të dhënave të rëndësishme që i ka kallëzuar në polici ,për personat e përfshirë në atentant.

    Televizioni News24 ka heshtur deri më sot për interes të hetimit, por përmes gazetarit Artur Cani thyen heshtjen dhe jep disa fakte të reja rreth vrasjes së bankierit Artan Santo. Edhe BalkanWeb përcjell dëshminë e plotë të qytetarit.

    Në intervistën e dhënë për gazetarin Artur Çani dëshmitari identitetin e të cilit nuk mund ta bëjmë publik për arsye sigurie, rrëfen se me datën 25 gusht ka komunikuar më Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi për të gjitha të dhënat e shumta që disponon, të cilat sipas tij, mund të zbardhin misterin e autorëve dhe motivit të ekzekutimit të bankierit Santo.

    Dëshmitari rrëfen se i ka dhënë Didit emrat e vrasësve, në këmbim të 100 mijë eurove, që si mori kurrë. Kujtojmë që në video ka ndryshuar edhe zëri i denoncuesit, me qëllim që të garantohet anonimti i plotë i tij.

    “I njoh vrasësit e bankierit Artan Santo. Kam kallëzuar më 25 gusht emrat e autorëve tek drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kallëzova emrat e autorëve të Artan Santos, tregova madje dhe targën e motorit të autorëve. Kam pritur reagimin e policisë ndaj autorëve, por pas heshtjes iu drejtova një prokurori në Tiranë. Më pas iu drejtova televizionit tuaj, News24”, ka thënë qytetari.

    DESHMIA E PLOTE

    Dëshmitari: Kam shkuar dhe përqark dhe kam parë disa herë. Ditën që u bë vrasja shkova të shikoja ku parkohej ditë për ditë dhe nuk ishte aty motori. Shkova ditë për ditë atje dhe në krye të 14 ditëve ka dalë motorri i modifikuar.

    Gazetari: Çfarë modifikimi i kishin bërë motorit?

    Dëshmitari: Para vrasjes motori pjesën e parme dhe të pasme e ka pasur të bardhë, pas vrasjes e kanë bërë të zezë dhe disa modifikime të tjera të vogla që nuk i dallon. Aty u vura në dyshim. Më pas shkova te një miku im në Tiranë për darkë. Atje ku kam dëgjuar një bisedë familjare, që gruaja e këtij zotërisë që ka motorin i ka thënë nënës së vetë që bankierin e ka vrarë sepse më ka marrë 300 mijë euro. Po për këtë nuk kam prova që ta vërtetoj që gruaja e shoferit i ka thënë nënës së vetë. Më pas aty u sigurova më shumë dhe lajmërova policinë, e kam marrë në telefon Artan Didin ( Drejtor i Përgjithshëm i Policisë) dhe i thashë kam zbuluar vrasësit e Artan Santos në këmbim të 100 mijë eurove. Ai pranoi, më tha më jep emrat. I dhashë emrat, më pas ai kërkonte prova të tjera. Kështu që unë vazhdova, pasi unë njihja një mikun e tyre (të autorëve) më pas e kam konfirmuar me miqtë e tij. Njoha një mikun e tyre, mikun e vrasësve edhe i thashë që për mua 99% ata janë. Ai ma konfirmoi duke thënë se ata janë vrasësit dhe se për arsyet e mija personale nuk bashkëpunoj, nuk i denoncoj. Ia tregova dhe këtë Artan Didit që miku i tyre e konfirmon që janë ata, dhe më pas ai kërkoi sërish prova. Nëpërmjet një mikut tim i kam dërguar emrat dhe mbiemrat. E kam parë motorin më datë 16 qershor edhe motorin me targë edhe ata pa kokore, kemi bërë marrëveshje që s’do ia zbuloja askujt. Më tha mos hiq dorë, ata janë por që do e kem të vështirë se policia nuk ka dëshirë ta zbardhë.

    Gazetari: Kontakte me njerëz të tjerë?

    Dëshmitari: Unë me Artan Didin kam vënë kontakte. Ia kam dhënë emrat, nuk kam interes. Po të kishte interes për 24 orë me provat që i kam dhënë unë duhet ti kishte kapur. Nuk ka interes.

    Gazetari: Po pse iu drejtove shtypit?

    Dëshmitari: Më vjen inat, e kam bërë marrëveshjen me policinë që këta janë emrat dhe do të japi në këmbim 100 mijë euro, as nuk më thotë që këta janë, do ta mbajë një farë kohe këtë muhabet dhe pastaj ta humbi, prandaj i jam drejtuar shtypit që të konfirmohet është apo jo. Unë për veten time jam i sigurt tre herë.

    Gazetari: E ke takuar ndonjeherë Didin?

    Dëshmitari: Më ka kërkuar dy herë të takohet ai, por miku im nuk më ka lejuar, pasi ne e kemi hedhur hapin e pare, kemi treguar emrat, ai duhet të hedhi hapin e vetë, të bëjë arrestimet pastaj të takohemi. Duhet të jetë reciproke, nëse nuk bashkëpunon ai përse duhe të takohemi.

    Gazetari: Ke frikë të takosh Didin?

    Dëshmitari: Frikë nuk kam por nuk kam dhe arsye, unë i jap emrat dhe ai nuk bën punën. Për çfarë ta takoj? Nuk kam besim.

    ARTUR ÇANI: DIDI DUHEJ T'I KISHTE DHËNË DREJTIM ÇËSHTJES
    Në studion e lajmeve në News 24, gazetari Artur Çani tregon se pasi ka marrë dëshminë, gjëja e vetme që i shkonte në mendje ishte t’i shkonte deri në fund kësaj çështje.

    “Dëshmitari bëri kallëzimin, tregoi emrat. Policia ka shumë informacione kontradiktore. Didi duhej t'i kishte dhënë drejtim çështjes”, shprehet ai.

    Po sipas Çanit, kjo çështje po tentohet të anashkalohet dhe është neglizhuar.

    “Dëshmitari i është drejtuar një prokurori. Nuk është rasti i parë me pikëpyetje te mëdha. Shteti duhet të interesohet për çështjen”, tha ai më tej.

    VRASJA
    Realisht vrasja e Santos është mbushur plot mister. News24 ju drejtua më 3 tetor Drejtorit të Policisë Artan Didi, por nuk mori përgjigje.
    Televizioni iu drejtua dhe sot kreut të Policisë Didi për një takim me të, dhe kreu i Policisë së Shtetit u përgjigj me një sms, “Drejtohuni në Policinë e Tiranës”.

    Biznesmeni Artan Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group”, i “Bankës Credins” dhe “TV Scan”, u qëllua mizorisht për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar, paraditen e 26 qershorit, në zonën e ish-Bllokut, në zemër të kryeqytetit, pranë selisë qendrore të “Bankës Credins”, teksa ishte duke hyrë në institucion.

    POLICIA E SHTETIT: PERSONI VETËM TELEFONOI. E FTOJMË TË PARAQITET
    Ora 16:30-Pas fakteve nga TvNews24, reagon Policia e Shtetit. Zyra e shtypit, thekson se Policia e Shtetit bën me dije se për ngjarjen në fjalë kanë ardhur me dhjetra informacione në të cilat pretendohet se jepen të dhëna të vlefshme për hetimin.

    Deklarata
    “Policia e Shtetit ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i është dhënë asaj dhe falenderon të gjithë qytetarët që kanë dhënë këto informacione.

    Por Policia sqaron se është e detyruar me ligj që të bëjë vlerësimin e burimeve dhe të vërtetësisë së tyre.

    Policia e Shtetit ka strukturat e saj të specializuara të cilat bëjnë verifikimin e të gjitha informacioneve të marra nëpërmjet metodave dhe mjeteve të përcaktuara në ligj.

    Të gjitha informacionet që jepen në Policinë e Shtetit kalojnë detyrimisht në këtë proces duke përfshirë edhe ato që mund t’i jepen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nëpërmjet telefonit nga njerëz anonim.

    Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim, i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo me ndonjë nga Specialistët e ngarkuar me këtë hetim, është duke ndjekur këtë proces vlerësimi dhe verifikimi qysh nga data e marrjes së tij.

    Drejtori i Përgjithshëm mirëpret informacionet që i vijnë atij edhe drejtpërsëdrejti ndonëse kjo nuk është procedura normale, por vlerësimi i këtij informacioni dhe verifikimi i tij bëhen nga strukturat përkatëse të hetimit.

    Dhënia e një informacioni Drejtorit të Përgjithshëm nuk përbën arsye për ta vlerësuar këtë informacion më shumë se të tjerët, është grupi hetimor që bën vlerësimin dhe verifikimin e tij dhe mbi këtë bazë së bashku me Prokurorin e ngarkuar për këtë çështje përcaktohet edhe plani i veprimit që do të ndiqet.

    Policia është e vetëdijshme që grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitet e mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diziinformacione për të penguar zbulimin e të vërtetës.

    Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarit në fjalë që të paraqitet pranë organit procedurial penal që është Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ose Prokuroria e Tiranës, për të dhënë informacionet që ai pretendon se ka lidhur më ketë ngjarje dhe aty do të marrë edhe përgjigjen se çfarë është bërë deri tani me informacionin e dhënë prej tij”.

    PROKURORIA E PËRGJITHSHME: PO VLERËSOJMË MAKSIMALISHT ÇDO TË DHËNË
    Në lidhje me dëshminë e qytetarit që pretendon se i njeh vrasësit e bankierit të ndjerë Artan Santo, ka reaguar sot edhe Prokuroria e Përgjithshme. Në një reagim për News 24, ata sqarojnë se, “Po vlerësojmë maksimalisht çdo të dhënë. Hetimi për vrasjen në bashkëpunim me Policinë”.

    ÇIPA: TAGRIN PËR VERIFIKIMIN E INFORMACIONEVE I KA PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR
    Në një lidhje direkte për News24, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa theksoi se të gjitha informacionet e reja në lidhje me vrasjen e Artan Santos i takojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

    “Policia e Tiranës çdo lloji informacioni që ka në lidhje me të nderin Artan Santo i ka përpunuar dhe po i përpunon për ti dokumentuar në prova ligjore. Si çdo prova që ka pasur do ti transmetohet Prokurorisë që ka në hetim këtë çështje.”-tha Çipa.

    Lajmin nëse ka pasur apo jo një denoncim pranë policisë së Tiranës, Çipa nuk dha asnjë detaj. “Tagrin për të verifikuar çdo të dhënë, që është bërë deri në fund për vrasjen e Santos e ka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, e cila po merret me çështjen”-tha më tej Çipa. Më tej ai shtoi se: “Çdo e dhënë që i ka shkuar Drejtorisë së Policia ka shkuar në Prokurori. Është punuar dhe po punohet intensivisht deri në zbardhjen dhe vërtetuar autorësinë për këtë vrasje. Besoj që për rastin konkret dhashë përgjigjen e duhur se kjo çështje i takon Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.”


    Balkanweb

  7. #227
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"

    Deklarata e Policisë së Shtetit, News24: Zhgënjim për komunikatën joprofesionale


    TIRANE- Në vend ta shndërrojë këtë në një polemikë të padëshiruar me një media të pavarur, policia duhet të analizonte ngjarjen. Policia me deklaratën e vet, vetëm sa hedh më tepër tym në një rrugë që i ofrohet nga dëshmia e një personi.

    News24 nuk merr përsipër të thotë nëse dëshmia e qytetarit që kërkoi ndihmën tonë është e vërtetë, por nuk mund të heshtë kur sheh sesi policia e shtetit, në vend të trajtimit me seriozitet të dëshmisë, e flak atë dhe kur ajo bëhet publike në një media, fillon akuzat ndaj medias. Kështu, me penën e pasprovuar të autorit të komunikatës, nuk arrin të rreshtojë median me krimin, por veten. Kështu fshin gjurmët e sapozbuluara në një shteg që mund të çojë drejt të vërtetës.

    Një rast i ngjashëm ndodhi edhe me Ndricim Gjokonën, që u detyrua të vinte tek News24, kur policia e flaku rrugëve bashkë me dëshminë e tij, e cila rezultoi vendimtare për evitimin e një vrasjeje dhe për zbardhjen e dhjetra vrasjeve të tjera. Edhe në këtë rast, askush nuk mbajti përgjegjësi, edhe në këtë rast policia u mundua t’i shmangej përgjegjësisë me oratori po kaq amatore sa komunikata e sotme.

    Përsa i përket rastit në fjalë, policia ende duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve që e komprometojnë në qëndrimin ndaj dëshmisë.

    1. Prokuroria thotë që nuk ka emra konkretë domethënë që Didi dëshminë nuk e ka trajtuar si të tjerat, siç thotë deklarata e policisë.

    2. Ky informacion si rrjedhim nuk qenka hetuar nga strukturat përkatëse të hetimit, domethënë Prokuroria e Tiranës, siç pretendon komunikata e policisë.

    3. Cilin proces verifikimi dhe vlerësimi po ndjek informacioni? Sepse Didi thotë që merret Cipa, Cipa thotë që ia kalojmë çdo gjë Prokurorisë së Tiranës dhe Prokuroria nuk di gjë.

    4. Pse nuk i ka ofruar mbrojtje denoncuesit Didi? Po sikur dëshmia që sipas policisë është ende në verifikim të dalë e vërtetë dhe dëshmitari të jetë larguar dhe të mos ketë ku ta gjejë?

    5. Po shpërblimin 100 mijë eurosh kujt do t’ia jepte?

    Në komunikatë nuk kishte përgjigje për këtë, por kishte një britmë protestë që mezi fshihej mes radhëve kundër medias që e nxori policinë në faj.

    (ed.me/News24/BalkanWeb)

  8. #228

  9. #229
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"

    Dëshmitari i vrasjes së Santos: Didi mbulon vrasësit e vërtetë, akuzat e PD të pavërteta- VIDEO



    TIRANË-Dëshmitari i vrasjes së bankierit Artan Santo ka telefonuar sot në televizionin News24 duke akuzuar policinë se mbulon vrasësit e vërtetë.

    Në një komunikim me telefon në lidhje direkte me studion e lajmeve në News24, dëshmitari kërkon që të dhënat le ti dërgohen prokurorisë, por me kusht që të mos tregohet identiteti i vërtetë i tij. “Nuk kam siguri, nuk do më mbrojnë dot”, thotë ai.

    Zotëri përshëndetje, përse e kërkuat këtë lidhje telefonike?

    Unë dua të sqaroj se nuk e akuzoj policinë për neglizhim të dëshmisë sime, unë e akuzoj policinë se i ka zbuluar vrasësit dhe i ka mbuluar sërish. Dua të them se Artan Didi gënjen kur thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Se ai e ka ndjekur personalisht ngjarjen.

    Ju po thoni që policia i di emrat?

    Po i di emrat dhe i ka zbuluar dhe nuk ka guxuar ti arrestojë.

    Ju përse keni frikë të kontaktoni me kreun e Policisë së Shtetit, z Artan Didi?

    Unë herën e parë nuk pata mundësinë të shkoj, herën e dytë më ndaluan miq të Artan Santos.

    Pra ju thoni qe ju kane ndaluar miq te Santos? Pse ju ndaluan?

    Më thane nuk pse e takon kur ai nuk po heton. Duhet se ne mendojmë se ai i ka zbuluar dhe i ka mbuluar sërish vrasësit prandaj.

    Pse nuk shkoni në prokurori të depozitoni një padi?

    Kam qenë para një muaji dhe nuk guxoj të shkoj se mos zbulohem dhe unë.

    Prokuroria ka kërkuar videon e dëshmisë që keni dhënë për News24

    Unë e mbështes 100% intervistën, është e drejtë.

    Jeni gati të identifikoheni për Prokurorinë

    Prokuroria nuk është institucion serioz. Kam frikë se do më bëjnë publik identitetin.

    Pra ju ndjeheni i rrezikuar?

    Po, po

    Nuk keni besim as tek prokuroria?

    As te prokuroria, as te policia. Policinë e akuzoj drejtpërdrejt se e Artan Didi ka ndjekur cështjen e vrasjes së Artan Santos jo policët e tij dhe se dhe i ka zbuluar dhe i ka mbuluar sërish autorët. Nuk ka bërë asnjë lëvizje.

    TV do japë materialet tek prokuroria, do bashkepunoje
    Le t’i japë vetëm të mos më zbulohet identiteti im. Situata eshte e rrezikshme.

    A keni pasur kërcënim?

    Jo nuk mund ti vë emrin kërcënim se nuk e di nga vjen se ende nuk jam bërë publik

    Lidhur me deklaraten qe ke dhene tek Z Artur Cani dhe pasqyrimi qe eshte bere ne media, ju cfarë mendoni?

    Une mbështes deklaratën time. Hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike që thotë se qeveria ka bërë vrasjen, janë të pavërteta.

    Pse ku e dini ju, me kë kanë lidhje vrasësit?

    Qeveria nuk ka dorë në vrasjen e Artan Santos, nuk ka dijeni, sepse nuk kishte informacion për vrasjen. Nuk mendoj se qeveria ka pasur dijeni për vrasjen. Vetëm policia dhe prokuroria kanë gisht në zbardhjen e ngjarjes.

    Ju keni prova keni dijeni? Që ka gisht policia?

    Unë pasi i dhashë emrat policisë më datën 25 gusht, Artan Didi në datën 26 gusht ka bërë intervistë në ‘Vizion plus’ dhe më ka lënë të kuptoj qartë se i ka zbuluar vrasësit. Lajmi që erdhi më pas, më 27 Gusht që ishte, nuk ishte qe u identifikuan vrasësit, por ishte të dënohet polici që nuk reagoi në vendgjarje. Dhe kaq më mjaftoi që ata e mbuluan vrasjen, nuk duan të zbulojnë më shumë.

    Nuk keni frikë se me zërin që dëgjohet mos dëmtoheni

    Nuk besoj se do më dallojnë zërin përmes kësaj telefonate

    Prokuroria e Tiranës: Kërkojmë videon e “News24”
    Ndërkohë Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një kërkesë televizionit “News24” për videon e dëshmisë së transmetuar pak ditë më parë, ku dëshmitari në një intervistë me gazetarin Artur Çani pretendonte se i njihte vrasësit e bankierit Artan Santo dhe identitetin e tyre ja kishte bërë të ditur policisë. Gjithashtu Prokuroria i kërkon televizionit “News24” që të mos publikojë të dhëna, për të ruajtur hetimin.
    Televizioni “News24” shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjitha të dhënat që disponon, duke shprehur gjithashtu vlerësim dhe besim për Prokurorinë e Tiranës.

    Dëshmitari
    Qytetari që deklaroi publikisht se di emrat e personave në lidhje me vrasjen e biznesmenit Artan Santo, ka vënë në dijeni Policinë e Shtetit që në datën 25 gusht 2014. Ai ka kontaktuar me telefon me drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didi, të cilit më pas i ka dërguar edhe emrat e dy personave, që sipas dëshmitarit kanë lidhje me vrasjen.

    Në dëshminë e tij dhënë gazetarit Artur Çani, qytetari pohon se njeh motorin e përdorur nga vrasësit, të cilit ia di dhe targat, pasi e ka parë në Tiranë duke qarkulluar. Sipas qytetarit, ai disponon informacione që e lidhin vrasjen e biznesmenit me një shumë prej 300 mijë eurosh. Identiteti i qytetarit është ruajtur me rreptësi nga televizioni “News 24″, në mënyrë që të mos cenohet siguria e tij.

    Në dëshminë e dhënë në televizion, personi në fjalë ka akuzuar Policinë e Shtetit se nuk i është përgjigjur denoncimit që ai ka bërë më datë 25 gusht në lidhje me vrasjen ende të pazbardhur të Artan Santos. Në një komunikim zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi pak ditë më parë se të gjitha informacionet e paraqitura pranë institucioneve nga qytetarët po vlerësohen dhe verifikohen me seriozitet maksimal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

    News 24

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"

    Grida Duma nga bankieri Artan Santo, në “shtratin” e Edi Ramës

    Added by E Verteta on October 4, 2014.
    Saved under Opinione




    grida-271x300Nga Elvi Fundo

    Grida Duma, ose historia e shkëlqimit të “yllit në ngjitje” në oborrin e ri të Partisë Demokratike

    Të gjitha kulisat e një katapultimi politik. Naim Cili, pronari i UET, skenaristi dhe regjisori i gjithë inskenimit. Në sfond, interesa okulte dhe një kredi 18 milion eurosh. Kush e bën krushqinë mes qeverisë dhe Lulzim Bashës, qe Grida Duma të jetë gati për të marrë postin e premtuar në PD.

    Grida Duma, u reklamua në media si më e votuara në Këshillin Kombëtar të PD. Tek ky personazh shumë njërëz tek e djathta shohin një intelektuale me nure shumë, simpatike, llafazane dhe që ka autoritet në bisedat publike. Ose ndoshta do të shkonte fjala e gazetarit Blendi Fevziu se “Grida i ka vënë gjoksin opozitës”. Dhe PD sot ka vërtet nevojë për figura që i vendosin gjoksin betejave të ekzistencës politike por edhe ngritjes së shpejtë, pas një humbjeje të dhimbshme.
    Por ka disa arsye sesi Grida u bë me e votuara dhe “udheqësja” e pëlqyer. Kuptohet propaganda dhe ekranet kishin peshën kryesore, por më tepër sesa kjo janë disa fakte që na tregojnë sesi u ngrit Grida në opinionin publik. Se pari është UET dhe Henri (Naim) Cili, i cili sponsorizon emisionin “Zonë e lirë”, në TV Klan, ku Grida hodhi hapat e saj më të forta mediatike. Arjan Cani e kishte shpesh të ftuar Griden dhe kulmin e arriti vitin e kaluar, ku në një pseudo debat të parapërgatitur Grida kundërshtonte Cilin për Ramën si njëriun e vitit. Kuptohet gjithcka ishte paguar dhe paguhet si reklamë sa herë Cili con njërëz tek Cani.
    Nga ana tjetër ishte emisioni Opinioni Blendi Fevziut ku PD, dhe njerëzit e UET afër Bashës conin Gridën në debate.
    Televizioni tjeter News24 e kishte shpesh Gridën ne studio dhe emisione; ajo ishtë thuajse cdo ditë në ekran. Këto dalje të shpeshta vazhduan deri ditën e vrasjës së bankierit Artan Santo, ku Grida pati një tërheqje nga ekranet dhe u rishfaq vetëm në kuvendin e PD, një javë më parë.

    “Shtrati” i Ramës

    Paralel me daljet në media një sulm ndaj Gridës filloi edhe kryeministri Edi Rama. Ai në parlament shpesh artikulonte, “Grida, Gridërimi” etj shprehje ku theksohej emri i vajzës që kishtë pushtuar ekranet dhe mediat. Batuta dhe ngacmime ndaj një emri, e cila gjatë qeverisjes së PD, ishte askushi nga pesha politike, se fundi një zv/ministere integrimi, që më shumë mbahet mënd për të tjera histori në atë institucion, përpara se ajo të shkonte vetë.
    Dalja në media dhe sulmi nga Rama, ishin dy armë të forta për të ngritur figurën e saj në opinionin e djathtë dhe militantët e PD. Kreu i qeverisë kishte përballë dhjetra ish-ministra dhe politikanë karriere, por ai asnjëherë nuk përplasej me ta. Rralle ju hidhte ndonjë batudë dhe më pas hop na dilte Griderimi në cdo frazë. Gjithcka bëhej nga kryeministri Edi Rama ishte e qëllimshme. Godiste Gridën që ajo të ngrihej sa më lart brenda PD-së. Pra ti krijonte një shtrat sa më të qetë në lumin e turbulluar të opozitës.

    Cili, UET dhe Rama

    Që pagesën mediatike e bëntë Cili dhe UET, kjo dihet dhe këtu nuk ka asgjë të keqe se një universitet kërkon të ngrejë një figurë në politikë. Por kur I hapen petët byrekut, atehere shohim dhe brumin e gatuar. Përvec pagesës mediatike Cili është personi që ka folur më Ramën për sulmin ndaj Gridës dhe nyja lidhëse ka qenë Endri Fuga. Cili se bashku me Endri Fugën përgatitën pseudo reformën në arsim. Një lëvizje që la në rrugë mijëra studente dhe që pasuron Cilin. Ishte ky i fundit që kreu pagesat e këshilltarëve të huaj njësoj si pagesat për daljen e Gridës në media. Në fakt Fuga kishte detyrime ndaj Cilit për shkak se babai i tij në UET mban 3 detyra dhe paguhet me mijëra euro, por më shumë se kaq Ramës I duhej një njëri lehtësisht I goditshëm në opozitë. Për më tëpër Rama ka dhe një lidhje tjetër, apo detyrim që e conte tek qoka ndaj Gridës, që do e përmendim më poshtë.

    sitySanto, Cili dhe Rama në shërbim të Gridës

    Bankieri i ndjere Artan Santo i ka dhenë një kredi prej rreth 18 milion euro Cilit dhe UET, dhe dihet që shpesh Santo drekonte apo rrinte me ore te zgjatura në këtë universitet. Dhe burimi i parave të financimit të Grides është kredia e marë në Banken Credins nga Cili dhe UET. Edhe vetë Rama, ka qenë një mik i afërt më Santon dhe askush nuk mund ta mojohë faktin se jo vetëm Cili por edhe Santo mund ti ketë kërkuar Ramës të bëjë një lojë politike që Grida të ngrihet politikisht. Pra “shtratin politik” të Gridës, nuk e kemi nga asgje tjetër vecse nga financimet që vinin nëpërmjet kredisë të Santos dhe sulmit politik nga Edi Rama. Të dyja këto janë tashmë te njohura dhe nuk i mohon as vetë Grida dhe jo më Cili.
    Njohja, lidhja apo mbeshtetja e Artan Santos ndaj Gridës vërtetohet edhe me faktin se Grida Duma është personi i pyetur nga prokuroria për vrasjen e bankerit të ndjerë. Në rast se nuk do te kishte asnjë njohje apo lidhje mes tyre, nuk do kishte asnjë arsye pse prokuroria të thëriste Gridën dhe ta merte në pyetje. Këtu të mos harrojmë edhe faktin që numri i Gridës është gjetur tek thirrjet e bankierit. Pra njohja ekziston dhe shumë prej të njohurve të tyre deklarojnë se ishin vërtet shumë miq.
    Më tej ka dhe disa fakte të tjera interesante, për miqësinë e tyre. Pas vrasjes së bankierit Santo, Grida Duma kërkon takim me kryeministrin Edi Rama. Kuptohet me këshillën e Cilit. Rama nuk e pret Gridën por e con tek Niko Peleshi I cili ka pasur një takim me zonjën e cila ishte e trembur dhe e frikësuar pas vrasjes së Santos.
    Por ka edhe një takim tjetër të përfolur të Gridës, me një nga ministrat dhe njerzit më besnikë të Edi Ramës. Është fjala për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Medohet se Grida Duma, ka pasur një takim të zgjatur më Tahirin, pas vrasjës së bankierit Artan Santo. Përse gjithë këto takime, thirrje në prokurori të kësaj zonjë pas vrasjes së bankierit? Dikush do thoshtë rastësi. Por në prokurori është thirrur dhe është pyetur për vrasjen në fjalë, as Ministri i Brendshëm dhe as miqtë e saj më të ngushte nuk e mohojnë dot, se ajo ka qenë në takime dhe prokurori pikërisht për këtë ngjarjë. Dhe në dijeni për këto takime janë shumë përsona publikë ose jo.
    Cila ka qenë lidhja e Grida Dumës më bankierin e ndjerë Artan Santo? Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi tashmë e rendësishme është zbardhja e vrasjes dhe jo procesi “Grida në politikë”, e cila tashmë ka përfituar atë që donte.
    Credins financoi UET, UET mediat, Cili dhe Santo nderhyjnë tek Rama për sulmet politike, dhe ne fund kemi gati një produkt shumë të votuar në Këshillin Kombëtar që shumë shpejt do jetë një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike.
    Në fakt Grida dhe UET ja arritën qëllimit ta conin atje ku donin, por prokuroria nuk duhet të thërrasë vetëm Grida Dumën, për vrasjen e bankierit Artan Santo, por edhe shumë persona të tjerë. Stafin kryesor të UET, dhe në mënyrë të vecantë Henri Cilin, pasi aferat dhe punët e tij me Santon, kredia, fshati Xixa, sponsorizimet për Gridën, pjesmarrja e Santos në takimet e UET, janë fakte që të cojnë tek dëshmia e Henri Cilit mbi ngjarjen.
    Faktet e mësipërme në lidhje me ngritjen e rrufeshme në politikë të Gridës shkojnë paralel me punët dhe pazaret e tjera të Cilit me bankierin Santo. Gjithcka e vërteton së tepërmi edhe fotoja e shkrimit, por nuk është e vetmja që disponojmë. Në foto ndodhet bordi drejtues i UET, ku pasi kanë ngrënë vaktin dhe kanë pirë verë, po shijojnë sorbeton e fundit. Prania e bankierit të ndjerë Artan Santo në krah të Gridës, në një dreke pune, të krereve kryesorë të UET, flet jo pak për gjithcka renditëm më sipër për Gridën, Cilin dhe UET. Në lidhje më të ndjerin Santo, financimin e tij ndaj universitetit të sipërpërmendur dhe karrierën e ndritur që dha rezultat të plotë në kuvendin e PD mund të themi se ai ishte investitori që Grida Duma, të ngrihej në politikë dhe më pas të ishte njeriu që do merrte bashkinë e Tiranës apo kandidatja zyrtare e opozitës.
    Por tashmë bankieri Artan Santo është ndarë nga kjo jetë, Grida ngrihet lart e më lart, ajo dhe UET sigurojnë përqindje të lartë përfaqësimi në drejtimin e opozitës. UET dhe Cili megjithse ditën kërkojnë pushtet tek opozita, natën kërkojnë “shtratin” e qeverisë dhe kryeministrit Rama, kjo e fundit u vërtetua më reformën në arsim.
    Gjithsesi opozitës dhe kreut të saj do i duhet dhe pak kohë të kuptojë gjithcka thamë më sipër. Por kjo nuk e shërron sot as vetë opozitën, nga viroza Grida dhe sëmundja e pashërueshme UET.

    fundo eshte ish keshilltari I r. bodes
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 17-11-2014 më 07:50
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  11. #231
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Polici i vetëm që ndoqi vrasësit e A. Santos proçedohet për "shkelje të rënda"

    Vrasja e Santos, zbulohen prova të reja

    Mbetjet e plumbit në duart e kushërinjve Gjozi dhe dalja në skenë e Durim Bamit

    Dosja plotësohet me përgjime e dëshmi. Zv.drejtori Çipa: Jemi pranë vrasësve


    Emri:  vrasja-e-Artan-Santos-6_1.jpg

Shikime: 428

Madhësia:  112.9 KB

    Drejtësia për Artan Santon, bankierin që para një viti u vra në mënyrë demonstrative, duket se po ecën me hapa të sigurt, për të vërtetuar tezën se “vonon, por nuk harron”. Ditët e fundit, kryesisht në tavolinat ku oficerët e krimeve kalojnë pak kohë të lirë, janë shtuar zërat për identifikimin e dy djemve që shkrepën 6 plumba pistolete 26 qershorin e vitit që lamë pas. Diskutimet rrahin kah ekzekutorëve, pasi porositësit, si “peshq” të mëdhenj mund ta ndiejnë veten ngushtë vetëm nëse vrasësit flasin. E këtyre të fundit duket se laku po u ngushtohet, pasi grupi hetimor, prej më shumë se një viti, ka mbledhur prova që konsiderohen të mjaftueshme për arrestime. Mjeshtëria e eliminimit profesional të Santos ka doza perfeksioni kur vjen puna te përgatitja e planit, skema e ndjekjes me motor dhe vrasja për pak sekonda me pistoletë me mulli, e cila nuk lë gëzhoja në vendngjarje. Por, siç konfirmojnë tezat e kriminologëve të njohur “një gjurmë gjithmonë mbetet”. Kjo gjurmë quhet barium, element kimik, pjesë përbërëse e plumbit (fishekut). Dyshimet e fundit janë që kushërinjve nga Fushë-Kuqja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, që u kapën nga policia, pak ditë pas vrasjes së Santos dhe që më pas u lanë të lirë nga gjykata, u është gjetur në duar ky element. Të njëjtat burime të Policisë së Shtetit, që bënë të ditura për gazetën “Shqip” zbulimin e provave të reja, shtojnë se grupi hetimor ka tashmë në duar material të zgjeruar edhe me përgjime telefonike apo ambientale, survejime, monitorime lëvizjesh, dëshmi, etj. Dosja voluminoze, përveç oficerëve të policisë, po përpunohet nga prokurorë dhe gjykatës. Një element befasues, që me ç’duket u ka dhënë shtysë hetimeve intensive është deklarata mjaft e drejtpërdrejtë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka implikuar si të akuzuar për vrasjen e Santos, Durim Bamin, ose Durin nga Fushë-Kruja (personin që sipas Tom Doshit, ishte porositur nga Ilir Meta që për 500 mijë euro të vriste dy deputetë). Pra, rinxjerrja në skenë e emrit të 36-vjeçarit nga Fushë-Kruja, nga një ministër i Brendshëm, është një tregues pozitiv që flet për përparim të hetimeve dhe aq më tepër nëse shtohet fakti që Fushë-Kuqja, vendbanimi i kushërinjve Gjozi, nuk është larg me atë të Durit nga Fushë-Kruja. Prej 8 majit, me një vendim të Gjykatës së Lartë, ai ndodhet në “arrest shtëpie”, për çështjen e komplotit që prokuroria e cilësoi të trilluar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Samir Tahiri, i pyetur nga prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, ka thënë për Bamin se “kisha të dhëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një sërë ngjarjesh kriminale”. Ndërsa komploti për vrasjen e dy deputetëve, sipas Tahirit, bëhej “se Toma do të jetë në qendër të vëmendjes së Kryeministrit, ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që, sipas meje, ishte diçka që kishte të bënte me Santon”. Burimet policore, ndonëse me rezerva, pranojnë një “pakt të heshtur” të sistemit të drejtësisë, për të arritur në zbulimin e emrave të vrasësve të Santos. Kësisoj, lënia e lirë e kushërinjve Gjozi dhe “arresti shtëpiak” i Bamit, sipas këtyre burimeve, mund të jetë bërë për shkak të mbledhjes së provave të mjaftueshme, që do të përdoreshin në gjyq, si bisedat e mundshme mes tyre që më 26 qershor 2014 e deri në ditët e sotme. Gjykata çmoi asokohe, kur liroi kushërinjtë Gjozi se gjetja e faktorëve plotësues të qitjes në duart e Klodianit dhe Gazmirit nuk përbënte provë të mjaftueshme. Ekspertët e Laboratorit të Policisë Shkencore insistonin në raportin e tyre se bariumi është element përbërës i fishekut dhe se nuk mund të merret gjatë saldimit apo shpërthimeve të guroreve, siç u argumentua gjatë gjyqit. Nga ana tjetër, drejtori i Hetimit të Krimeve dhe njëkohësisht zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, i kontaktuar në rrugë telefonike nga gazeta “Shqip” siguron se policia është pranë zbulimit të autorëve. “Hetimet kanë përparuar së tepërmi. Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të them se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos”, – thotë Çipa. Më tej, burimet policore nuk lënë pa përmendur mbi 100 orë filmime të kamerave të policisë, bashkisë, institucioneve dhe ambienteve private, të cilat janë ekzaminuar këta muaj. Lëvizjet e motorit janë të dokumentuara, deri në çastin e humbjes së gjurmëve. Me dhjetëra dëshmi janë administruar në këtë dosje, ku më kryesorja është ajo e shoferit të Santos dhe personave që ishin pranë vendngjarjes ditën e vrasjes. Edhe dëshmia e një qytetari që pretendonte për një televizion se kishte dijeni për autorët me motor, gjithashtu është analizuar nga grupi hetimor. Deri më tani, gjithçka e trajtuar nga ekspertët e policisë, prokurorisë dhe drejtësisë i përket aspektit ekzekutiv të vrasjes së Santos, ndërsa për elementët porositës të këtij eliminimi mafioz ende veçse mund të hamendësohet mes dhjetëra tezave që rreken drejt interesave ekonomike, mediatike, apo edhe politike. Diku përflitet një kredi disa miliona euro nga persona që përfaqësojnë të tria interesat e lartpërmendura dhe diku tjetër diçka kuptohet me leximin përtej ndonjë deklarate zyrtare të policisë lidhur me këtë çështje, ka akuza dhe kundërakuza dhe në fund shfaqen hamendësime për pjesëmarrjen e porositësve në varrim. Familja nuk ka reaguar kurrë, veçse ka mirëpritur ngushëllime dhe shpreson në zbardhjen e së vërtetës. Ish-drejtori i “Credins Bank” dhe ish-bashkaksioneri i “Focus Group”, prej më shumë se një viti u mungon familjarëve dhe miqve. Zbulimi i të paktën atyre që i morën jetën do të mund ta zbuste disi dhimbjen për të afërmit, kurse gjetja e porositësit apo porositësve ngjan më tepër me një mision të pamundur për realitetin shqiptar.


    Dëshmitë për motorin, ndalimi dhe lirimi i dy të dyshuarve

    Santo, nga eksperienca profesionale deri në vrasjen me 6 plumba pistolete


    Artan Santo lindi më 7 Shtator 1956 në Tiranë dhe vdiq më 26 qershor 2014. Ai njihet si drejtori i bankës së parë shqiptare të nivelit të dytë, “Credins Bank”. Kjo Bankë, e cila u krijua në vitin 2001 nga një grup profesionistësh në fushën bankare, ishte nisma e parë e biznesit shqiptar i cili kaloi nga kapitali tregtar në atë financiar. Në Bankën e Kursimeve, në korrik të ’97-s emërohet drejtor i përgjithshëm. Biznesmeni Artan Santo nga viti 2009 e këtej njihej edhe si aksioner në dy grupe mediatike, fillimisht Televizion Scan me përmbajtje kryesisht ekonomike dhe në pas në 2011-n, grupi mediatik informativ i News 24, me Gazetën Shqiptare, Radio Rash dhe Balkanweb të cilët nga viti 2011 u bënë pronë e kompanisë shqiptare ‘Focus Group’ sh.p.k. Artan Santo ishte 58 vjeç, kur më 26 qershor 2014 u qëllua me 6 plumba pistolete, ndërsa tre prej tyre i morën jetën. Vrasja u krye në hyrjen në ambientet e bankës ‘Credins’, dhe dy vrasësit me motor nuk kanë devijuar fare rrugën, por kanë vazhduar drejt kryqëzimit që lidh Librin Universitar me Presidencën. Policia ka pasur informacion që mjeti motor me dy personat me veshje karakteristike motoristësh është parë në afërsi të Kodrave të Liqenit e më tej në Komunën e Parisit dhe më pas është shquar në rrugën e Rinasit nga një efektiv i rrugores. Në Fushë-Kuqe u kapën dy kushërinjtë Saimir dhe Klodian Gjozi. Për gjithë kohën kur ishin në paraburgim, ata e mohuan çdo lidhje me vrasjen dhe pretendonin se po saldonin atë ditë. Ata u lanë të lirë dhe policia tha se motori që iu gjet nuk ishte i njëjti nga ai që u përdor në vrasjen e Santos. Shoferi ka pranuar që atë motor e kishte vënë re ditëve të fundit edhe në lagjen ku banonte Santo me familjen e tij. Madje ka dëshmi që ky motor me këta dy persona prej shumë ditësh kanë vizituar lokalet e Bllokut, pasi mjeti dhe dy personat që gjendeshin me të, binin në sy. Shoferi mësohet se ka rrëfyer para policisë se e kishte shquar motorin në zonën e Liceut gjatë ditëve të fundit, por që nuk ishte kujtuar se ata gjurmonin Santon.

    Gazeta Shqip

  12. #232
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Prova të reja për vrasjen e Artan Santos


    Policia thotë se ka në dorë të dhëna të reja për zbardhjen e vrasjes së bankierit Artan Santo. Sipas gazetës “Shqip”, grupi hetimor është shumë pranë zbardhjes së emrave të dy autorëve. Gazeta citon zv.drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa që thotë se janë pranë zbulimit të autorëve.

    “Hetimet kanë përparuar së tepërmi. Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të themi se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos” – është shprehu Çipa. Po sipas të njëjtave burime, hetimet morë një drejtim të ri pas pas daljes në skenë të emrit të Durim Bamit, personit që sipas deputetit Tom Doshi është paguar për ekzekutimin e tij.

    Të dyshuar kryesorë sërish mbeten kushërinjtë nga Fushë-Kruja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, të arrestuar pak ditë pas vrasjes, por të liruar për mungesë provash.

    “Lënia e lirë e kushërinjve Gjozi dhe arresti shtëpiak i Bamit, sipas burimeve, mund të jetë bërë për shkak të mbledhjes së provave të mjaftueshme, që do të përdoreshin në gjyq, si bisedat e mundshme mes tyre që më 26 qershor e deri në ditët e sotme,” – shkruan “Shqip”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-02-2021 më 23:59
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  13. #233
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"


  14. #234
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"

    Dikur vrisnin me motoçikleta, një ndër to edhe ekzekutimi i bujshëm i bankierit Santo në 2014

    Deri në vitin 2009 të gjitha vrasjet në Shqipëri kishin një tjetër model. Autorët e krimit përdornin motoçikleta. Kishte një arsye. Ato ishin të gjitha pa pronar. Në Shqipëri deri në këto vite, mund të përdorje një motor jo vetëm pa patentë por edhe pa e vendosur pronësinë. Edhe kur gjendej ndonjë motor në ndonjë vendngjarje, ligjërisht nuk mund të akuzoje askënd sepse nuk mund ta vërtetojë dot, nëse ai ishte pronari i atij sendi.

    Duke qenë se ishin kthyer në një makth për të gjithë, kryesisht jo vetëm për vrasje, por për grabitje të shumta. Në atë kohë qeveria dha urdhër pasi dëgjoi specialistët e duhur që të targoheshin të gjithë motoçikletat, dhe çdo drejtues motoçiklete të kishte patentën e duhur. Si gjithmonë në Shqipëri, askush nuk i merr seriozisht si fillim vendimet e qeverisë ndaj pjesa më e madhe vazhdoi qarkullimin pa e regjistruar atë.

    Për dy vite, nga viti 2007 deri në 2009, policia e qarkullimit bllokoi dhjetëra mijëra motoçikleta, ndërsa sekuestroi 8 mijë e 300 të tillë të cilët kishin hyrë si të vjedhur në Shqipëri, dhe askush nuk mund të dokumentonte më pas blerjen e tyre. Në fakt, ajo ngjalli disi zemërim tek përdoruesit e thjeshtë edhe ata që ishin me kubikë të vogël, por çfarë prodhoi brenda vitit!

    Prodhoi një ulje të krimit të vrasjeve me masën 20 përqind, ndërsa uli me një përqindje të konsiderueshme grabitjet në rrugë. Sërish në 2008 u përdoren motoçikleta në vrasje, por pjesa më e madhe e tyre u identifikuan, dhe për këtë arsye autorët e krimit të rëndë po kërkonin ndërrimin e modelit të tyre. Me motoçikletë ishin më të lirshëm për ta kryer krimin.

    Largoheshin më shpejt nga vendi I ngjarjes, nuk zbuloheshin dot kurrë nga kamerat për shkak të skafandrës qe mbanin, e të tjera elemente që I mbronte vrasësit aso kohe nga kjo metodë. Ndërsa në 2009, të gjithë pothuajse hoqën dorë nga kjo mënyrë e të kryerit të vrasjeve, pasi targat binin në sy menjëherë, dhe përveç targave, binte në sy lloji i motorit i cili në ndonjë moment mund të ishte një prototip I veçantë për shkak të ngjyrës, fuqisë kubike dhe markës që përdorej.

    Pjesa më e madhe në atë kohë kishin në pronësi për të kryer krime motoçikleta të markës Suzuki dhe Yamaha por numri i tyre sidomos në kryeqytet ishte i vogël dhe jo vetëm informatorët e policisë por edhe policët e qarkullimit rrugor I njihnin pronarët e këtyre motoçikletave. Nga 2009 deri në 2014 pothuajse të gjithë po hiqnin dorë nga kjo mënyrë e ekzekutimit. Derisa për të bërë një ndër vrasjet më të bujshme, tronditëse apo shokuese përdorën sërish një motoçikletë. Në vrasjen e bankierit Santo.

    MCN TV

  15. #235
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"

    Si po eliminohet GRUPI I NIKLES? Me snajpera dhe femra! Po zhduken gjurmët e vrasjes se Artan Santos

    17 mars, 2024

    Emri:  dritan.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  22.5 KB

    Grupet kriminale janë në numër jo të vogël në Shqipëri. Grupet e vjetra po eliminohen nga grupet e reja, që duan me tepër territor dhe para.

    Gazetari Dritan Laci është shprehur se po tentohet të eleminohen anëtarët e grupit të Niklës, gjë që sipas tij, do të çonte në pamundësi për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri, duke nisur nga vrasja e bankierit Artan Santo te zhdukja e Enver Stafukës dhe vrasja e Bardhok Pllanajt.

    Komentet Laçi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se një grup qitësish po i ndjek këmba këmbës anëtarët e grupit të Niklës për t’i vrarë, madje sipas tij, njërit prej tyre i kanë bërë edhe 2 atentate.

    Ai shtoi gjithashtu se mes metodave për të arritur te anëtarët e këtij grupi kriminal, janë edhe ato të kurtheve të ndryshme përmes femrave, etj. Femrat e bukura po futen në rrjetin e grupeve të sofistikuara kriminale, për të kapur në kurthe kundërshtarët e tyre.

    “Nga eleminimi i bandës së Niklës, ne do të jemi në pamundësi për të zbardhur ngjarjet e rënda në disa vende në Shqipëri. Njërit përshembull i kanë bërë dy atentate të rënda. Shpresojmë të mos i bëjnë edhe një të tretë që të mos jetë ai viktima e radhës. Mesa duket është një grup që po i ndjek, një grup qitësish që po i ndjek këmba këmbës për t’i hequr qafe.

    Po përdor të gjitha mënyrat, duke i futur femra apo duke i futur në kurthe e me radhë. Ka ngjarje shumë të rënda duke filluar nga Santo, nga Enver Stafuka, nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, nga vrasja e Bardhok Pllanajt, e me radhë, të cilat nëse ky grup shkon drejt eleminimit të plotë, këto ngjarje nuk do të zbardhen më kurrë.

    Vrasja e bankierit të njohur Artan Santon ka mbetur akoma pa u zbardhur. Disa media patën hedhur dyshime se vrasja erdhi nga FushëKruja apo Nikla për llogari të një grupi politiko-financiar-mafioz në Tiranë.

    Shteti nuk është interesuar fare që hajde ta gjejmë këtë Gentjan Bejtjan se ndoshta e bëjmë të penduar, i shpëtojmë jetën. Ai aty ka qenë, në një qytet në veri të vendit”, tha Laçi.

    Rritja e aktivitetit kriminal dhe sofistikimi i goditjeve, ku gjithçka përfundon në të vrarë, ka sjellë që shteti të reagojë, por akoma jo me forcën e duhur, sepse krimi është përherë dy hapa para Policisë së Shtetit.

    Grupet shqiptare të krimit po kapin tregjet e mëdha të kokainës në Amerikën Latine dhe kjo sjell rritjen e forcës së tyre financiare dhe logjistike.

    Sipas raporteve ndërkombëtare, një pjesë e këtyre qindra milionë eurove nga trafiku i kokainës po hidhet në ndërtime në Shqipëri. Në ndërtime bëhet pastrimi i parave të krimit, por jo vetëm këtu.

    Koha Jone

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2023, 10:22
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2015, 17:42
  3. Vrasja e Artan Santos, Policia nuk i jep Prokurorisë filmimet e kamerave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-08-2014, 09:51
  4. Arrestohet në Itali anëtari i "bandës së Niklës", Edmond Sina
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 14:22
  5. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •