Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 235
  1. #1

    Vrasja e Santos: Kush po i ekzekuton antarët e bandës së Niklës që mendohet se kryen vrasjen?

    Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot [26.06.2014] në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ku është qëlluar për vdekje biznesmeni i njohur Artan Santo. Ekzekutimi është kryer rreth orës 9:30 kur Santo ishte duke hyrë në bankën “Credins” që ai drejtonte.

    Dyshohet se kanë qënë dy persona të maskuar me motor ata që kanë qëlluar drejt 58 vjeçarit. Policia e Tiranës ka ngritur postoblloqe në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes.

    Artan Santo, babai i dy fëmijëve, ishte drejtor i bankës Credins, aksioner i televizionit News 24 dhe televizionit Scan.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-06-2014 më 09:45

  2. #2

    Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo / Mungesa e sigurise ne vend

    Kjo eshte #rilindja e Edi Rames dhe e Ilir Metes... Lulezim i krimit te organizuar, i tritolit, dhe atentateve ndaj njerzve te suksesshem te biznesit.

    Kur njerez si Artan Santo, me influenca te forta, vriten kaq kollaj, imagjinoni se ne cfare mizerje dhe pasigurie eshte pjesa tjeter e popullit.
    Mund te vriten nejrez cdo dite, mund te vriteni ju vete, dhe askush nuk do ta merrte vesh...

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Azbi Kataraku (16-07-2014),CRO (26-06-2014)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. 4 antarët më poshtë falenderuan Xhuxhumaku për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Azbi Kataraku (16-07-2014),CRO (26-06-2014),xfiles (26-06-2014)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Lexova kete artikullin me lart ne facebook... sikur dhe gjysem te jet i vertet ky artikull, prap kupton ca eshte njeriu!! disa ndjekin ndonje dite pune neper ndertime per nje cop buke, dhe po e gjeten jan te gezuar, kurse keta me siper jan te rrethuar nga milionat dhe prap nuk gjejn dot rehat! Po ca do mirrni me veta mor, milionat? Vetem nje gje do marrim me vete, veprat tona, ato po, i kemi si pashaport dhe kur te ikim!

    Per fat te keq lexova dhe emrin "birra Korca" aty, nuk e di si do ta pi me ate birre, kam frik se do me ngelet ne gryk duke kujtuar se ku shkojn ato (sado pak) lek qe kushton birra!

    Zoti ta fal ate qe iku e ti jap fuqi familjes!

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Lulezim i krimit te organizuar
    Po nuk jam gabim lulezon dicka qe me perpara nuk ekzistonte ose qe ishte e vogel! Pra i bie qe ne kohen e sales krimi nuk ekzistonte ose ishte i vogel kurse tani po lulezon! Kjo nuk me duket e sakte, dhe ne kohen e Sales te tilla kishim e akoma me keq, bile mos te harrojme se krimineli me i madhe qe nxorri vendi eshte vet sala.

    Ne qofte se nje kriminel ka marre nje ose dy veta ne qafe, imagjino sa ka marre sala ne qaf!

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Artan Santo, Iliri i "Guximtarëve" që guxon çdo ditë

    NGA: KOZETA KURTI

    Artan Santo, Iliri i "Guximtarëve" që guxon çdo ditëNë shkollën fillore e 8- vjeçare, në mesin e viteve '80, isha e lumtur, sepse nuk isha vetëm në mungesën e dëshirës për të ndjekur orën e fizkulturës apo edhe në pamundësinë për të ushtruar të gjithë didaktikën e saj. Isha një "buçko" e llastuar, e rritur nga gjyshja ime e ndjerë sot, e cila asokohe thoshte: "Qyqja, kjo është qullace, do ma rrahin në shkollë". Por për mua figura e Ilirit në filmin shqiptar "Guximtarët" ishte ngushëlluese e shpresëdhënëse. Një ditë ai ia doli! Kjo ditë do të vinte edhe për mua. Filmi "Guximtarët" u prodhua në vitin 1970 me skenar dhe regji të Gëzim Erebarës, muzikë të mjeshtrit Robert Radoja dhe me interpretimin e aktorëve si Mevlan Shanaj, Tinka Kurti, Sandër Prosi, Edmond Gozhdari, Agim Mujo, Zana Turku dhe me personazh kryesor Ilirin, fëmijën e asaj kohe, interpretuar nga Artan Santo.
    Këmbëngulja:
    Ngjashmëria me
    personazhin e Ilirit
    Iliri po rritej si një fëmijë egoist dhe tepër i përkëdhelur. Shokët e tij të klasës e rrethonin me dashuri dhe përkujdesje për interesa më të gjëra, por i mësuar të gjente gjithçka gati, Iliri nuk e vinte re aspak nevojën për të bërë gjëra edhe vetëm, pa ndihmën e askujt… Derisa një ditë, vendos të niset me një grup alpinistësh të rinj në malet e Shqipërisë së Veriut. Më në fund ai e sheh jetën nga një tjetër këndvështrim, derisa nga "qullaci" që nuk kalonte dot kaluçin, nuk mbeti më as një grimcë, as atëherë, në rolin e një 14-vjeçari, as sot, kur ndërsa ka fare pak kohë që i ka kaluar të 55-at, është pa diskutim, profili i një biznesmeni të suksesshëm, që edhe pse nuk e dinte se jeta do i merrte këtë drejtim, i hyri pa bërë naze sepse kështu kishin vendosur të tjerët për të.
    Si iu projektua e ardhmja?
    I pëlqenin, librat, piktura, e projektonte të ardhmen si jurist, mjek apo arkitekt, por Komiteti Ekzekutiv i kohës, kështu kishte vendosur për të riun Artan Santo: Të ndiqte studimet në fushën e ekonomisë. Ka një postulat që ndjek njeriun në tërë ekzistencën e vet: Ai duhet të bëjë atë që ka dëshirë, sepse vetëm atë bën mirë e mund të ketë sukses, por Santo është një kundërshembull: Ekonomia, e cila ishte krejtësisht kundër dëshirës së tij, u bë suksesi absolut i jetës së ish aktorit të vogël.
    Edhe pse u detyrua të ndiqte studimet pa dëshirë, aq sa ditët e para të mësimit, as nuk shkoi fare, të paktën pasionet, me të cilët e shihte veten të lidhur ngushtësisht, nuk i la pas dore. Ishte i vendosur t'i provonte, qoftë edhe vetëm t'i prekte. Për këtë arsye ka lexuar me dëshirë të gjitha librat e Fakultetit të Mjekësisë dhe ka ndjekur praktikat mësimore në këtë fakultet. Gjithashtu, ka bërë edhe një kurs tremujor për arkitekturë, ndërkohë që realizoi ëndrrën e tij për t'u bërë jurist. Kështu, direkt pas mbarimit të Fakultetit Ekonomik ai vazhdoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë, për të përfituar sakaq edhe profilin e juristit, që ndonëse nuk e ushtron më vete, e ka vendosur në funksion të punës së përditshme, kur i duhet të përballet jo rrallë me kontrata të çdo lloji, kur duhet të vendosë për një investim të ri, apo kur duhet të mbrojë dhe argumentojë një tezë të tij në lidhje me ekonominë e vendit në një periudhë të caktuar.
    Figura e një lideri
    Të qenit lider, duket sikur iu parashikua vetëm pak kohë pasi u diplomua, pasi në moshën 23 vjeçare u emërua kryerevizor në ndërmarrjen tregtare industriale, ku në varësi kishte 14 revizorë, që të gjithë më të mëdhenj se ai në moshë, gjë që e bënte pak më të vështirë postin drejtues, por tashmë e kishte marrë rrugën e nuk mund të kthehej më prapa. Nisi të investonte në fushën e dijes e të praktikës që në vitin 1984, kur për pesë vite me radhë u angazhua në sektorin e ekonomisë botërore, detyrë e cila e avantazhoi në mundësinë për t'u njohur me çdo gjë të re që dilte në botë, por që në Shqipëri ishte e ndaluar të aplikohej. Ishte një hap përpara të tjerëve. Santo ishte ndër të parët që guxoi dhe si në filmin me titull "Guximtarët" që e shndërroi në një prej fëmijëve më të famshëm të kohës, tentoi dhe arriti me sukses që së bashku me miq të tjerë, biznesmenë që ishin endur pa fund duke punuar për arritjet e tyre financiare, të themelonin bankën me 100 % kapital shqiptar, bankën "Credins". Bashkëjetonin me presionin e vazhdueshëm se ç'ju duhej kjo punë dhe idesë fikse që ata mund t'ja dilnin. Dhe ja dolën! Zgjodhën bashkërisht sloganin "Ne flasim gjuhën tuaj", të nxitur nga një lloj nacionalizmi, por mbi të gjitha nga dëshira për t'iu shërbyer me përkushtim bashkatdhetarëve. Është detyra e këtyre të fundit të bëhen më të ndërgjegjshëm për të qenit shqiptar, ta përdorin më shumë mallin shqiptar, të përdorin më tepër bankat shqiptare se kështu rritet ekonomia shqiptare e vendit dhe krijohen mundësi më reale për t'u integruar në bashkësinë ndërkombëtare.
    Sot është i kënaqur, por i ndërgjegjshëm që asgjë nuk bëhet vetëm. Detyrat duhen deleguar dhe për këtë nuk rresht asnjëherë së falënderuari ata që e ndihmuan në rrugën drejt një suksesi të sigurt.
    Pasionet e tjera
    Të bësh para në një kohë të shkurtër, të jep siguri, por të bën të humbasësh veten. Artan Santo kurrë nuk e ka dashur këtë, ndaj është përpjekur t'i bëjë të dyja një herësh: Të fitojë pa humbur asgjë nga njerëzorja, humania, për të cilat miqtë dhe bashkëpunëtorët, thonë se nuk iu mungon asnjëherë. Kështu thonë drejtues të komuniteteve në nevojë, dora e të cilëve nuk ka mbetur kurrë e shtrirë, sa herë kanë kërkuar ndihmën e tij, kështu thonë edhe drejtuesit e studentët e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), ku Santo është një prej biznesmenëve që ka kontraktuar studentë në detyra, në varësi të performancës së tyre akademike gjatë tre viteve të para të ciklit të studimeve.
    Por kështu shprehet edhe vetë, në mënyrat e tij, duke pikturuar nëse gjen ndonjë sekondë kohë, duke shkruar, apo edhe duke lexuar, edhe pse angazhimet nuk e lejojnë më sa dikur.
    Për t'ju kthyer edhe një herë personazhit të Ilirit, zgjedhja e tij si protagonist në vitin 1970, nuk ishte edhe aq e rastësishme. Këtë e tregoi vetë Artan Santo, i cili nëpërmjet fjalës së shkruar, të botuar, tregoi se nën veshjen e bankierit, fshihet ai tharmi artistik, që Santo, pavarësisht angazhimeve, nëse do "të ngre krye", e lejon dhe i nënshtrohet pa kushte.
    Jo rrallë e heq kollaren e kostumin, lë mënjanë komunikimin zyrtar dhe organizon argëtime edhe në jetën e përditshme. Një fundjavë, ku secili jep kontributin e tij për të kaluar bukur, një bisedë jo domosdoshmërisht profesionale, i jep kënaqësi të veçantë. I duhet edhe të çlodhet sadopak, të marrë energji të reja për të marrë vendimet e së nesërmes, pasi natyra e ka karakterizuar me një padurim për të bërë gjëra të reja, të tjera. E di që risku bashkëjeton me të, sa herë i duhet të vendosë, por kështu është ai i gatuar: I do gjërat dhe i do shpejt, sepse koha nuk kthehet prapa. E tregoi në të gjithë veprimtarinë e jetës së tij, kur çdo skeptik dyshonte se po kërkonte të pamundurën, edhe atëherë kur bëri kthesën në Bankën e Kursimeve, të cilën në korrikun e vitit 1997 e gjeti me bilanc financiar me humbje prej 6.6 miliardë lekësh, e kur e dorëzoi në shkurtin e vitit 2001, bilanci financiar i bankës rezultoi me 6 miliardë lekë fitim, edhe kur me miq e bashkëpunëtorë themeluan "Credins" bankën me 100 % kapital shqiptar…
    Pengjet
    Janë të lidhura ngushtësisht me familjen e tij, me të shoqen dhe fëmijët, Egi dhe Emi, të cilëve e ka të pamundur t'u kushtojë kohën e nevojshme, për shkak të angazhimit me orë të gjata në bankë, por gjen qetësi e prehje, sa herë ndeshet me rezultatet dhe arritjet e tyre. Është krenar që kanë prirjet e tij, edhe pse kurrë nuk u është i imponuar në zgjedhjet e tyre.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...Categoria=2693
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Kastriot Myftaraj

    Qershor 6.




    Konflikti Artan Santo-Irfan Hysenbelliu për kompaninë mediatike “Fokus” (Tv News 24, “Gazeta Shqiptare”, Ballkanweb)

    Në vitin 2011 bankieri Artan Santo dhe biznismeni Irfan Hysenbelliu blenë bashkërisht nga dy pronarët italianë të saj kompaninë mediatike të përbërë nga Televizioni News 24, “Gazeta Shqiptare”, Radio Rash, Ballkanweb. Me këtë rast, Santo dhe Hysenbelliu krijuan kompaninë mediatike “Fokus”, ku u bënë bashkëpronarë me nga 50% të aksioneve. President i Kompanisë “Fokus” u bë vëllai i Irfanit, Kasëmi. Marrëdhëniet mes dy bashkëpronarëve ishin të mira sa kohë ishte Berisha në pushtet. Që prej largimit të Berishës nga pushteti, mes tyre ka nisur një konflikt i madh. Konflikti është shkallëzuar deri atje sa që Irfani i ka porositur rojet që të mos e lejojnë Santon të kapërcejë pragun e kompanisë mediatike, ndonëse Santo është bashkëpronar i saj. Madje President Kasëmi i kërkon Santos të paguajë edhe spotin publicitar të Bankës “Credins” që transmetohet në News 24, ndonëse Santo është drejtor ekzekutiv dhe bashkëpronar i bankës. Kur Santo kërkon të dijë nëse veprohet njëjtë me spotet e panumërta publicitare që transmeton Neës 24 për Birra “Korça” që është në pronësi të Irfan Hysenbelliut, nuk merr përgjigje.
    I mërzitur nga të gjitha këto, Santo i ka ofruar një zgjidhje Irfan Hysenbelliut, që njëri prej tyre të bëhet pronar i vetëm i kompanisë. Pra, ose Irfan Hysenbelliu t’ i paguajë Santos 3 milionë euro dhe të marrë dhe pjesën e tij të aksioneve, ose t’ i paguajë Santo atij 3 milionë euro dhe të marrë edhe pjesën e aksioneve të tjetrit. Por Irfan Hysenbelliu nuk e ka pranuar këtë ofertë të Santos. Në biseda me miqtë Irfani thotë se tani kompaninë e zotëron ai dhe Santo nuk ka më punë atje.
    Në këto rrethana, Santo pritet që të nisë procedurat për të marrë në zotërim krejt aksionet e Kompanisë “Fokus”. Hysenbellinjtë ia kanë dhënë të gjitha provat e nevojshme Santos që të veprojë ligjërisht për ta arritur këtë. Një bilanc i rremë në vlerën fiktive prej 20 milion euro është vetëm një nga bëmat e kundërligjshme të atyre të cilët kanë marrë nën kontroll këtë kompani. Me marrjen e kompanisë “Fokus” nga Santo nis dhe shkrirja e perandorisë mediatike të Irfan Hysenbelliut, e cila nisi të ndërtohet me gazetën “Panorama”, që pritet të jetë dominoja e fundit që do të bjerë jo shumë vonë pas rënies së dominove mediatike të kompanisë “Fokus”.
    Të dy, Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo janë bashkëpronarë dhe te Universiteti “Luarasi”, ku gjithashtu kanë mosmarrëveshje. Këtu ishte Irfan Hysenbelliu që i bëri një ofertë Santos, duke i thënë që ta shisnin Universitetin për 3 milion euro. Santo e pranoi ofertën, por u tërhoq kur mësoi se që të realizohej shitja duhet që ai ta kalonte pjesën e vet në emër të një pjestari të familjes së Irfan Hysenbelliut. Duket se ky i fundit nuk kishte asnjë ofertë për të shitur Universitetin por thjesht donte që të merrte edhe pjesën e aksioneve që zotëronte Santoja. Kështu që edhe në këtë biznis të përbashkët të dy ortakët gjenden në një rreth vicioz./Kastriot Myftaraj
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Author Bios
    Artan Santo
    Blogs by this author:

    “Kopjo dhe perfeksiono”

    Një thënie e tillë vjen nga Japonia e largët, një “dragua” tashmë në çdo fushë të jetës së saj ekonomike dhe jo vetëm, që ka praktikuar eksperienca të mjaft vendeve të tjera dhe i ka perfeksionuar, duke u bërë kështu eksportuese e krijimeve të saj të perfeksionuara.

    Kemi më shumë nevojë se askurrë më pare, pikërisht tashmë, të marrim gjithçka që praktika botërore i ka tejkaluar dhe ka gjetur përshtatjet në çdo vend që është aplikuar. Nuk ka rëndësi sa të mëdhenj a të vegjël kanë qenë vendet që kanë kaluar hapat e zhvillimit dhe të ndryshimeve siç ne kërkojmë të zhvillohemi a të ndryshojmë. Pasi problematikat si për vendet e mëdha dhe për ne, shqiptarët, në këndvështrimin qeverisës, janë të njëjta. E vetmja diference është se tek ne ato janë të mëdha për ne, por në miniaturë në raport me të tjera vende. Por për nga thelbi, mjedisi, në raport me shoqërinë, përballet i njëjtë kudo ku ai është problematik. Zhvillimi ekonomik gjithashtu, papunësia dhe rendi, por edhe në tërësi vendi kanë të njëjtën qasje e kështu mund të numërohen pa fund.

    Mbetet fakt që duke qenë një vend me 28 mijë km2 sipërfaqe, barazohemi lehtësisht me një nga krahinat e Italisë fqinje, apo dhe me 2,8 milionë banorë rezidentë, “konkurrojmë” lehtësisht me një “ gjimnaz” në Shangai, a me popullsinë e Milanos, a gjysmës së Athinës. Pra duhet të menaxhojmë një vend, me përmasën e një krahine për fqinjët tanë, dhe një popullsi siç praktika botërore menaxhon disa lagje apo një strukturë relativisht të vogël të tyren. Por me ndryshimin jo të vogël, se kërkohet të mirëmenaxhohet një shtet i tërë, sidoqoftë madhësia a popullsia e tij. Moria e minibashkive, komunave e njësive të tjera vendore pa fund e bën qeverisjen më pak sfidante ndaj problematikave dhe zgjidhjes së tyre hallkë pas hallke, deri në “humbje” të vetë problemit, nga ngjitja e shkallëve burokratiko-administrative. Ndaj, duhen zëvendësuar me përqendrime vendosëse të drejtpërdrejta, me struktura të thjeshta brenda njësive të mëdha territoriale, dhe jo të shpërqendruara si deri sot, çka do të kursente kohë në zgjidhje të problemeve, kërkesë të lartë ndaj strukturave dhe monitorim i drejtpërdrejtë pa ndërmjetësi hallkash shpesh konfuze. Krijohet kështu një administratë e mbledhur, e mirëkontrolluar, pa shpenzime të tepërta dhe me mundësi vendimmarrëse të shpejta.

    QEVERISJE E DREJTPËRDREJTË
    Kështu do të ishte plotësisht e argumentuar të kuptohej që në logjikën ceremoniale, një ministër yni a një kryetar bashkie, do të ishte i homologuar me një ministër italian, francez apo një homolog i tij përtej kontinentit. Por në kuptimin real të përditshmërisë së tij, ai apo ata duhet të jenë po kaq të vetëdijshëm se zyra duhet të jete kaq “e largët” për ata, që, në të kundërtën, duhen të jenë së bashku me strukturat e tyre në vitet e para, qëmtues aktivë të funksioneve që kanë, por ama, në terrenin praktik, aty ku “syri dhe veshi” i zyrës nuk arrin, duke ndjesuar vetë për së brendshmi, gjithçka që duhet të rikrijohet sipas standardeve, për tu mos u zhbërë më. Pra ATA vetë dhe JO nëpërmjet.

    Modeli suedez i një marrëdhënieje tërësisht njerëzore i shtetarit, është i pari faktor qe duhet të ravijëzohet fort sot, çdo ditë dhe me gjithçka që drejtuesi dhe aparati funksional i institucion-it duhet të përballet. Të mos e harrojmë në as edhe një moment atë njeriun që prodhon, biznes-in e tij të vogël a të madh, pasi edhe taksën nga ai (ata) do e kërkojmë. Por përpara se të merret ajo, kërkohet të dëgjohet, shpjegohet, të ndihmohet, të kuptohet dhe më pas gjithkush në superstrukturën e shtetit e ka të drejtën e legjitimuar të kërkojë nga fryti integral i punës së individit dhe biznesit të tij, në pjesën e të ardhurave që krijon, të shlyejë korrektësisht detyrimet ndaj shtetit të tij. Por kjo ndodh kur shteti ka dhënë maksimumin ndaj individit a biznesit, mund të arrijë të ndërgjegjësojë a imponojë pagimin e detyrimeve ndaj vetë shtetit, që ky i fundit të ketë shanse për t’u mëkëmbur.

    BORXHI KËRKON TRAJTESË, JO EMOCION
    Në një situatë të tillë ekonomike që ndodhemi, prej shumë muajsh është debatuar ndjeshëm se borxhi publik ka tejkaluar 62 përqindëshin. Ka shumë folës që justifikojnë këtë tejkalim sadopak të vogël, ka dhe të tjerë që nuk e justifikojnë atë duke përdorur këtu edhe arsyetime të institucioneve financiare ndërkombëtare.

    Por përse nuk është arritur që të krijohet një konsultë e gjerë, me palë të interesuara vendas e të huaj, me teoricienë e statistë që pasi të hulumtojnë ekonominë, perspektivat e saj dhe ku duam të arrijmë, hap pas hapi, të qartësohet dhe të bihet në ujdi nëse na duhet një politikë e tillë ku inflacioni të mos kalojë 3% dhe borxhi 60%, apo një politikë më liberale me inflacion më të rritur e borxh lehtësisht më të lartë. Kjo kërkon një de-bat tërësisht teknik, me ekspertë dhe me llogaritje të plota pro e kundër dhe jo përcaktime të tipit se borxhin e shqiptarëve do ta paguajnë brezat dhe ata do ta vuajnë këtë. Pasi në këtë kontekst fare mirë mund të thuhet se brezat e ardhshëm do të jenë shumë më të zgjuar se ne, në një ekonomi më të integruar se ne dhe me një vend që edhe në rastin më të keq do të jetë shumë më i zhvilluar se sot. Për rrjedhojë edhe borxhi i sotëm nuk do të jete handikap i papërballueshëm për brezat por një detyrim normal e korrekt për tu shlyer. Por tavolina e punës për qartësimin dhe përcaktimin e politikave makroekonomike, është alternativë e vetme përballë vetëm tavolinës së fjalës.

    PRIVATIZIMET SI STRATEGJI ZHVILLIMI, JO REHABILITIMI
    Shteti shqiptar ende është me një barrë të madhe përgjegjësish drejtuese. Por, ndërkohë kontrolli dhe monitorimi real i standardeve thuajse mungon tërësisht. Debatet për politikat privatizuese janë të pashtershme. Por, në një shtet të varfër, sado asete ai të mbajë nën sqetull, ato mbeten e “plaken” bashkë me shtetarët, madje humbasin edhe vlerën e tyre. Ka pasur jo pak raste që shtete të ndryshme, pronat e tyre kanë rrezikuar t’i shesin edhe për një “kafshatë” te privati, por gjallërimi që ky i fundit ka kryer, i ka sjellë vendit shumëfishin e të ardhurave që s’do të mund të realizohej kurrsesi më parë nën pronësinë shtetërore. Nga ana tjetër, lind përgjegjësia tepër e madhe e shtetit të organizojë strukturat e tij monitoruese, ku politikat e tij të mirëfunksionojnë dhe mirëdrejtohen në konformitet me ligjet, vendimet a përparësitë e tij. Lindin kështu të tjera detyrime të ndërsjella shtet-privat (biznes a individ), me rregulla veprimi të mirëkornizuara dhe të vlefshme për të gjithë njësoj. Kështu lehtësohet shteti nga barra e pamundur e shpenzimeve pa fund dhe ngarkohet privati me detyrime po kaq të mëdha, por me sjellje tjetër ndaj mirëmbajtjes dhe mirëfunksionimit të pronës së gëzuar, si dhe ndaj shtetit për detyrimet fiskale, që dita-ditës normalizojnë buxhetin.

    TREG I UNIFIKUAR SHQIPËRI-KOSOVË
    Në Shqipërinë e vogël dhe me popullsi të vogël, edhe ai i pasuri është “i pasur i vogël”, ndërsa i varfëri është “i varfër i madh”, krahasimisht me vendet më të mëdha. Tregu i vogël nuk të krijon hapësira të mëdha, por në të kundërt, mund të krijojë mundësi të mëdha. Atëherë, kjo Shqipëri me 2.8 milionë banorë, me mundësi për të zhvilluar një treg thuajse të njësuar ekonomikisht dhe kulturalisht me rreth 2 milionë kosovarë të Republikës së Kosovës, do të thotë një treg afro 5-milionësh. Në një kohë që aspirojmë të integrohemi në hapësirën europiane, është imperative nevoja që nga të dyja palët, vetëm duke ndërtuar dhe zbatuar politika të përbashkëta ekonomike, arrijmë të dyfishojmë tregun. Por, duket qartë se ne (shqiptarët dhe kosovarët) nuk arrijmë të bëjmë aq sa mundemi, madje herë krijojmë “luftën e çimentos”, ose atë të bllokimit të kamionëve, ose ca më keq, instalojmë luftën e heshtjes dhe asgjësë. Në vend që të vrapojmë dhe të instalojmë të përbashkëtën ekonomike, në një treg tashmë më të madh, ku edhe ai i pasuri të bëhet edhe më i pasur, por edhe ai i varfëri të mos jetë aq i varfër, po më pak i tillë. E edhe shteti të ketë hapësirë më të madhe dhe mundësi veprimi e koordinimi. Ndërkohë, ky treg miniballkanik lehtësisht mund të marrë tjetër trajtesë, aq më tepër që faktorin shqiptar e ke të pranishëm edhe në Maqedoni e Mali të Zi.

    Pse s’mund të zhvillohet një takim me teknicienët dhe ministrat përkatës të Shqipërisë dhe Kosovës, e më pas më gjerë në rajon, në mënyrë që të fillohet të mendohet, të punohet e shpenzohet jo vetëm për territorin e çdo vendi, por edhe më gjerë? Përpara hartimit të buxhetit të çdo vendi, përpara bërjes së politikave ekonomike të këtyre trevave a shteteve, një tavolinë e tillë e përbashkët do të mundësonte uljen e shpenzimeve dhe rritjen e prodhimit. Sot, për të njëjtin njësi prodhimi harxhohet shumë më tepër në çdo vend, kur mund të ndodhë fare lehtë e kundërta. Zgjerimi i tregut veç përparësi do të sjellë dhe jo zona kufitare me bllokim të mauneve a kamionëve, por ta kthejmë në një mundësi që Rruga e Kombit “të bllokohet” nga trafiku i dendur mes vendeve.

    BIZNESI, VETËM PARTNER I VËRTETË I SHTETIT
    Bizneset ndihen të bllokuara, e për rrjedhojë krijojnë probleme për vete, tregun dhe bankat. Në aksiomën japoneze, ne gjejmë të gjithë zgjidhjet e praktikuara nga vende në mbarë botën. Dhe thuajse të gjitha të çojnë në një zgjidhje, të shpejtë, konkrete dhe të efektshme: liberalizo tregun menjëherë! Dhe është tregu ai që të rivendos parametrat e çakorduar. Të gjithë u ngjirën duke thënë: turizmi,turizmi. Nga ana tjetër, qindra e mijëra hektarë tokë rrinë nën ngërçin e mosmiratimit të planeve rregulluese, projekteve turistike a mjediseve argëtuese-sportive etj. prej vitesh. Humb individi, humb biznesi, humb arka e shtetit dhe shqiptarët fluturojnë gjetkë për të harxhuar, por jo në vendin e tyre, ashtu siç do të mundnin po të ndodhte ndryshe.

    “Kopjo dhe perfeksiono”, po këtë jo e jo që s’e bëjmë, por krijojmë pengesa, për vetë shtetin, duke pasur inat individin a biznesin e tij. Deri këtu arrihet. Dhe kjo është praktikë që ka penalizuar jo pak biznese e, për rrjedhojë, tërësinë e punëve. Ndaj duhet filluar, si për shumë drejtime të tjera, edhe me njeriun, individ a biznes qoftë, në traun e doganës kur ngrihet a ulet apo për inspektorin tatimor, jo thjesht si rutinë e një nëpunësi, por si politika të mirëfillta. Që të mos eksportohet ai prodhim shqiptar i kërkuar në tregjet ndërkombëtare dhe shteti e ngre traun e doganës pa futur një qindarkë në xhep, dhe në të kundërtën, takson jashtë një realiteti produkte që i shërbejnë ndjeshëm vendit, madje jashtë çdo praktike ndërkombëtare, duke penalizuar biznese, duke rritur artificialisht çmimet e brendshme e penguar një rrjedhë normale prodhimi e konsumi.

    Mirëpo, tregjet e hapura kërkojnë edhe mendje të hapura. Këto të fundit kërkojnë dëgjesa të hapura dhe veprime po të tilla, që të mos ndodhë që shteti t’i sulet biznesit dhe individit, e këta të fundit të fshihen a konvertohen për t’i shpëtuar bataresë së shtetit.



    Panorama
    By: Artan Santo

    http://www.respublica.al/node/62428
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    nje shok I imi ishte ne vendngjarje dhe e takoj vetem 30 minuta pas ngjarjes dhe ky ishte deklarimi mbi atentatin ndaj biznesmenit

    Shoku ishte ne makine dhe perpara ishte nje xhip ku ishte biznesmeni nga mbrapa vinte nje motor me 2 persona me skafante, dhe xhipi ndalon dhe biznesmeni zbret nga makina per te shkuar tek banka credins ne bllok ne momentin e zbritjes afrohet motorri dhe personi qe ishte ne sediljen pas ka nxjerr pistolet me silenciator dhe ka qelluar drejte me plumbin e pare e ka plagosur dhe I ndjeri eshte munduar ti largohet plumbave por vrasesi ka qelluar perseri, ne te njejten kohe nje polic me motor ka qene ne vendngjarje dhe ka lene motorrin ne rruge dhe eshte fshehur pas nje peme ndersa te gjithe kalimtaret jane shtrire per toke nga plumbat e vrasesit, me pas vrasesi ka hypur ne motorr se bashku me mikun e tij jane larguar ne dretim te komunes se parisit,
    shoku ishte ne gjendje shume depressive dhe I inatosur me veteveten qe nuk beri asgje per te ndaluar nje vrasje as per ta filmuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 26-06-2014 më 06:39
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Ngjarje teper e rende qe duhet te na beje te gjithe te mendojme per ardhmerine tone.
    A jemi te sigurt ne aktivitetin tone?
    A ekziston vertete nje polici, qe i sherben publikut? Me sa duket jo. Nga sa thote nje komentues me siper, duket se policia, teper e politizuar dhe teper e paafte, me heqjet nga puna dhe emerimet e shokeve e miqve, pa harruar emerimet e njerzve te inkriminuar, nuk ofron shume shpresa... E si mundet qe te ofroje shpresa policia, kur polici qe gjendej aty afer, jo vetem qe nuk ka bere detyren e tij, por madje eshte fshehur?

    A jane te sigurt njerzit qe e kane ndertuar pasurine e tyre me mund dhe me djerse? E kuptoj se eshte e modes qe te kemi inat njerzit e biznesit, por jo te gjithe e kane ndertuar pasurine e tyre duke abuzuar me pasuri publike. Artan Santo nuk ka qene gje as nje Koco kokedhima qe merrte tenderat e rrugeve ne kohen e Fatos Nanos, dhe i bente rrush e kumbulla, e as Irfan Hysenbelliu qe eshte i lidhur me nje mije e nje fije me LSI.
    Pra, ne si shoqeri, a jemi te afte qe t'i mbrojme keta njerez qe krijojne vende pune, krijojne pasuri dhe na shpien te gjithe perpara, me guximin dhe sipermarrjen e tyre? Nese po, atehere neve si shoqeri na takon pergjegjesia qe te mos heshtim ne keto raste... dhe te mos kenaqemi me hetimin e pacavurosur te policise sone te paafte, qe rri, fshihet pas nje peme, dhe shikon se si nje qytetar i Rep. se Shqiperise vritet mu nen driten e diellit.

    Personalisht, po pres se cfare propagande do te filloje mbi kete vrasje... Nuk mund asesi te jete nje vrasje per motive personale. Do te jete padyshim e mire-orkestruar, ne qarqe te larta politiko-ekonomike. Dhe pistat qe ofrojne shkrimet e komentet me siper edhe pse jane ato qe cdonje polici e botes do te ndiqte, kjo jona nuk do t'i ndjeki aspak... sepse e dime se si funksionojne gjerat ne Shqiperi. Tahiri eshte minister i mbrojtjes, babai i te cilit eshte marr pak me trafik medikamentesh, Rama kryeminister, qe ne keto vitet e fundit e ka shitur besimin e popullit jo nje here por disa here, e nga i cili nuk mund asesi te presim rezultate apo ndonje qendrim dinjitoz. Ilri Meta kryeparlamentar, dihet se per cfare eshte i famshem... pervec "hipotezes"se arit te vjedhur te shtetit, perves atyre 7% te famshem te parave publike, eshte e njohur edhe lidhja e Irfan Hysenbelliut me LSI.

  13. 2 antarët më poshtë falenderuan CRO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Azbi Kataraku (16-07-2014),bsdev (03-03-2017)

  14. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    s. tahiri duhet te largohet menjeher, nuk eshte per ate pun ai

  15. #12
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Qeveria duhet t'japi doreheqjen!!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  16. #13
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    qe nje e me dy dine vetem "Berisha"?
    E them me plot sinqeritet, se nuk me intereson personazhi i berishes, ai eshte nje i semur e aq. Une ne fjalet e mia vertet e ve ne shenjester berishen, por si qellim kam te "ngacmoj" Shqiptar si ty (jo berishen). Thjesh e shkurt, po te ishim ne nje vend, berisha, nje adhurues i tij dhe une, do merresa vetem me adhuruesin, me shpresen se mund te sherohej pak nga berisho-mania!

    Ka vdekur nje njeri sot, me atentat...
    E kuptova prandaj dhe shkrujta ngushellimet e mia. Sa per faktin qe bera muhabet politik, po kam nje pjes te fajit, pjesa tjeter me duket i takon atij qe e hapi muhabetin politik.

    Sa per te tjerat qe shkruan... te jesh ti mire e s'ka problem!

  17. #14
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    qe nje e me dy dine vetem "Berisha"?
    E them me plot sinqeritet, se nuk me intereson personazhi i berishes, ai eshte nje i semur e aq. Une ne fjalet e mia vertet e ve ne shenjester berishen, por si qellim kam te "ngacmoj" Shqiptar si ty (jo berishen). Thjesh e shkurt, po te ishim ne nje vend, berisha, nje adhurues i tij dhe une, do merresa vetem me adhuruesin, me shpresen se mund te sherohej pak nga berisho-mania!

    Ka vdekur nje njeri sot, me atentat...
    E kuptova prandaj dhe shkrujta ngushellimet e mia. Sa per faktin qe bera muhabet politik, po kam nje pjes te fajit, pjesa tjeter me duket i takon atij qe e hapi muhabetin politik.

    Sa per te tjerat qe shkruan... te jesh ti mire e s'ka problem!
    Shiko ky tjetri... Berishen e ke permendur ti i pari ne kete teme jo Bartolomeooo, i cili ka thene vetem se ka lulezuar krimi i oganizuar. Dhe Bartolomeooo ka te drejte! Nje vrasje me atentat eshte gjithnje krim i organizuar. Dhe per krimin e organizuar, akuzohet gjithnje pushteti, ai qe ka pergjegjesine per ruajtjen e rendit publik.
    Me vjen keq ta them, por i vetmi adhurues ketu je ti, fatkeqesisht. Se i kujt, nuk me takon mua ta them...

    Ndaj lerini keto muhabete... Neser mund te godasin nenen ose babain tuaj ne kete menyre... dhe ju do jeni akoma duke share Sali Berishen... E kupton se eshte nje gje e denje vetem per njerezit me crregullime mendore?

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    CRO
    ti ben sikur nuk kupton.. lulezim i krimit = nen berishen nuk kishte lulezim! pra u permend berisha ne menyre indirekte, perse ben se nuk kupton

    Asnje kundershtim nuk kam, eshte krim i organizuar e te gjitha sa thua.

    Sa per mua qe me quan adhurues te rames
    ashtu sic nuk me intereson personazhi i sales po ashtu nuk me intereson dhe ai i rames, pothuaj se te njejtin opinion kam per te gjith politikanet.

    Nejse e lem me kaq, se nuk ja vlen me.

  19. #16
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  20. #17
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Azhurnim nga gazeta MAPO:

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ku është qëlluar për vdekje biznesmeni i njohur Artan Santo. Ekzekutimi është kryer rreth orës 9:30 kur Santo ishte duke hyrë në bankën “Credins” që ai drejtonte.
    Dyshohet se kanë qënë dy persona të maskuar me motor ata që kanë qëlluar drejt 57 vjeçarit. Policia e Tiranës ka ngritur postoblloqe në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes
    57-vjeçari u qëllua pak metra nga selia qendrore e kësaj banke, teksa i ishte drejtuar zyrës së tij. Autorët, sipas dëshimtarëve okularë, kanë qenë dy persona që udhëtonin me një motoçikletë dhe mbanin kokore. Sapo i janë afruar biznesmenit, pasagjeri i motoçikletës ka nxjerrë armën dhe ka shtënë gjashtë herë mbi biznesmenin duke patur shënjestër kokën dhe trupin. Biznesmeni ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Motoçikleta ka lëvizur më pas në drejtim të qendrës duke marrë shumë kthesa dhe duke humbur gjurmët e policisë.
    Ngjarja ka shokuar zonën kryesore të kryeyqtetit. Kur forcat policore janë njoftuar për ngjarjen, zona u rrethua dhe u shoqëruan një pjesë e madhe e okularëve që panë nga afër ngjarjen. Rrugët u bllokuan për më shumë se 40 minuta që të kryheshin veprimet hetimore dhe ekspertiza e vendgjarjes.
    Artan Santo, babai i dy fëmijëve, ishte drejtor i bankës Credins, aksioner i televizionit News 24 dhe televizionit Scan.
    Policia shtetit ka njoftuar se do te jape 100 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informacion të vlefshem për kapjen e autorëve të këtij krimi, ndërsa nuk ka dhënë akoma asnjë detaj në lidhje me motivitet e atentatit.

    Rama: Na vranë një mik të mirë
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e biznesmenit Artan Stano, duke e konsideruar atë si një mik të mirë. Rama ka përmendur edhe shumën prej 100 mijë eurosh të ofruar nga policia për çdo informacion të vlefshëm. “Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetët,që donte jetën e donte njerëzit. 100 mijë euro kush ndihmon policinë”, shkruan Rama.

    Reagon PD-ja: Askush nuk është më i sigurtë në këtë vend
    Partia Demokratike reagoi sot pas vrasjes se biznesmenit Santo. Deputeti i PD-së, Arben Ristani tha se: “Ekzekutimi mafioz dëshmon se krimi ka arritur në ato nivele të organizimit dhe kurajos, sa të marrë jetën e një personaliteti të fushës së tij, të një biznesmeni nga më të spikaturit, pa ju dridhur dora gjakatare”.
    “Partia Demokratike ndan tronditjen e madhe për vrasjen e biznesmenit, bankierit dhe pronarit të medias, Artan Santo, sot paradite në mes të Tiranës, në derën e zyrës së tij të punës. Partia Demokratike shpreh tronditjen e thellë dhe është në krah të familjarëve, miqve e bashkëpunëtorëve të tij. Të tronditur sot janë gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë. Vrasja e sotme mafioze, tregon se sa e lirë dhe e pambrojtur është jeta sot në Shqipëri.”-thuhet në deklaraten e PD-se

    PD shton se: “Dhjetra qytetarë prezent në zonën më të populluar të Tiranës ku ka ndodhur ngjarja, qindra e mijëra njerëz, miliona shqiptarë të tjerë që po përcjellin lajmin përmes medias, janë sot të tronditur. Krimi vret në mes të ditës, në mes të Tiranës. Askush nuk është më i sigurtë në këtë vend.”.

    Berisha: Rendi dominohet nga mafia dhe krimi
    Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Artan Santo. Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Berisha e cilësoj këtë akt si të shëmtuar dhe mizor, që dëshmon se rendi në vend nuk ekziston. “Artanin e kisha njohur në moshën e tij 4-5 vjeçare, fëmijei dy prindërve të mrekullueshëm. Artani shkëlqeu gjithë jetën e tij, tashmë të shkurtër. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar mizor, dëshmi e një rendi që nuk ekziston apo një rendi që është tërësisht i dominuar nga mafia dhe krimi i egër.”-thuhet në mesazhin e Berishës.
    Më tej Berisha shton: “Shpreh ngushëllimet e mia me të sinqerta familjes Santo, bashkëpunëtorëve, miqve të Artanit dhe lutem që shpirti i tij të gjeje paqen e merituar! Sb”.

  21. #18
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Ja nje foto ballore:



    Si pa gje fare... me mes te rruges.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-06-2014 më 09:57

  22. #19
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    motorr pa targa ne mes te kryeqytetit ne sy te policies kalojne dhe nuk vihen re
    kalojme ne me makinat tona dhe na ndalojne se nuk kemi dritat e ndezura,
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar par për postimin:

    Prudence (26-06-2014)

  24. #20

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga Bartolomeooo Lexo Postimin
    Admin, a ka mundesi ti largoni goret si ky user...

    Perse duhett te degjojme dhe lexojme derdellitjet e ketyre shpirtkazmave psikopatike qe nje e me dy dine vetem "Berisha"?
    Ka vdekur nje njeri sot, me atentat... dhe ne duhet te rrime te lexojme fjalet e goreve si user...?
    Po ike se le nam, ankohesh dhe per ate tjetrin kur postimi i pare qe vure pas vrasjes se nje njeriu sot ishin thirrje anti rama e meta.

    Admin a mund ta largoni dhe user dhe kete bartolomeon qe se kane mesuar akoma se ca eshte respekti per nje te vdekur?

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2023, 10:22
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2015, 17:42
  3. Vrasja e Artan Santos, Policia nuk i jep Prokurorisë filmimet e kamerave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-08-2014, 09:51
  4. Arrestohet në Itali anëtari i "bandës së Niklës", Edmond Sina
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 14:22
  5. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •