Policia / Vrasësit e Artan Santos janë ndjekur me helikopter
Posted by standard Kronikë, Kryesore, lajm i fundit Thursday, June 26th, 2014
helikopt-300x199Policia deklaron se vrasësit me scooter janë ndjekur me helikopter deri në kufi me Fushë-Krujën por gjurmët e tyre kanë humbur. Sipas policise, biznesmeni është qëlluar nga vrasës profesionistë me pagesë. Pas ngjarjes një polic rrugor dyshohet se ka qëlluar drejt autorëve dhe i ka ndjekur, por pa rezultat. Burime nga policia bëjnë me dije se autorët janë ndjekur deri në kufi me Fushë-Krujën dhe te “Ura e Gjolës” kanë humbur gjurmët. Ndërkohë FNSH dhe RENEA kanë shkuar drejt zonës të dyshuar. Ndjekja e autorëve po behet edhe me helikopterë, ndersa postblloqe jane vendosur dhe në hyrje të Fushë-Krujës dhe te Ura e Gjolës si dhe në Thumanë, Mamurras dhe në rrugë dytësore. Drejt Fushe Krujes e Thumanes eshte nisur dhe kreu i Policise se Shtetit, Artan Didi.
http://www.standard.al/policia-vrase...me-helikopter/
Krijoni Kontakt