Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 235
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Policia / Vrasësit e Artan Santos janë ndjekur me helikopter

    Posted by standard Kronikë, Kryesore, lajm i fundit Thursday, June 26th, 2014

    helikopt-300x199Policia deklaron se vrasësit me scooter janë ndjekur me helikopter deri në kufi me Fushë-Krujën por gjurmët e tyre kanë humbur. Sipas policise, biznesmeni është qëlluar nga vrasës profesionistë me pagesë. Pas ngjarjes një polic rrugor dyshohet se ka qëlluar drejt autorëve dhe i ka ndjekur, por pa rezultat. Burime nga policia bëjnë me dije se autorët janë ndjekur deri në kufi me Fushë-Krujën dhe te “Ura e Gjolës” kanë humbur gjurmët. Ndërkohë FNSH dhe RENEA kanë shkuar drejt zonës të dyshuar. Ndjekja e autorëve po behet edhe me helikopterë, ndersa postblloqe jane vendosur dhe në hyrje të Fushë-Krujës dhe te Ura e Gjolës si dhe në Thumanë, Mamurras dhe në rrugë dytësore. Drejt Fushe Krujes e Thumanes eshte nisur dhe kreu i Policise se Shtetit, Artan Didi.

    http://www.standard.al/policia-vrase...me-helikopter/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Santo u qëllua nga një revolver me mulli, s’gjendet asnjë gëzhojë

    Autorët e vrasjes kanë qenë të pajisur jo vetëm me veshje të specializuara dhe kokore me xham të errët, por edhe armatimin e kanë pasur të specializuar dhe që përdoret nga bandat mafioze në Evropë dhe SHBA.

    Bëhet fjalë për një revolver me mulli, që dyshohet të jetë revolveri P.38, i një kalibri të lartë. Madje është revolveri që ka përdoruar edhe kapobanda amerikane Al Kapone.

    Sipas hetuesve deri më tani përdorimi i kësaj arme me mulli ka bërë që në vendin e ngjarjes të mos sekuestrohet asnjë gëzhojë, e cila si provë e rëndësishme për policinë shpesh herë të çon dhe tek autorët.

    Këto detaje duket se janë përllogaritur më së miri nga atentatorët, ku veç kaskave të padukshme, motorit pa targa, xhupave të zinj pas asnjë shenjë dalluese kanë fshehur dhe gëzhoja duke përzgjedhur pistoletën me mulli e cila pas ka lënë vetëm 6 të shtëna dhe viktimën bankierin Artan Santo.

    Bankieri Santo u ekzekutua orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, teksa atentatorët e kanë ndjekur atë në çdo hap sapo ka dalë nga banesa deri në drejtim të zyrave të tij pranë “Credins Bank” në kryqëzimin e bllokut midis rrugës Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova.


    Shqiptarja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-06-2014 më 11:27
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Mbase i kapin shpejte funderinat, ky vend duhet ti japi nje leksion te mire ketyre krimineleve te felliqur.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar safinator për postimin:

    user010 (26-06-2014)

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Sa e madhe eshte policia jone, per gjoba nuk kursehen por per te kryer detyren e te mbrojturit qytetarin nuk shikohen.

    Te paafte.

  6. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Shpresoj qe Artan Santo, te mos kete qene "bankieri" qe do te paguante kolumbianin qe priste 250 kg e kokaines ne Tirane.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-nga-Mali-i-Zi

    Keta prokuroret e Shqiperise e Italise po na u afrohen shume peshqeve te medhenj te mafies shqiptare dhe boterore, dhe na duhet qe ti humbasim gjurmet.

    Po ju mos u shqetesoni, ne mire do te jemi, derisa te kemi mire Qeverine e Rilindjes!

    Amani ore, thuajini ati Kryerilindasit te mos veje me kembe ne Kryeministri, se do ta na e vrasin keta kriminelet mafioze te botes qe na vine e na vrasin biznesmene ne mes te Tiranes.

    Si the? Ka frike se i hedhin makinen ne ere me tritol?

    Ore eshte me mire te te hedhin makinen ne ere me tritol, se sa te te vrasin keshtu si qen rrugac rrugeve te Shqiperise.

    Edhe na e vrane tani, kur ne po festonim se sa i forte eshte Tahiri e Policia e Rilindjes!

    Albo

  7. #46

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Festo Albo, se eshte dite e shenuar. Ishalla ndonej atentat tjeter, qe te festojme edhe me shume. Mbase ne mes te sheshit para Skenderbeut se ashtu mund ta perdorim edhe per me shume reklame.

  8. #47
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga safinator Lexo Postimin
    Mbase i kapin shpejte funderinat, ky vend duhet ti japi nje leksion te mire ketyre krimineleve te felliqur.
    atentatoret jane te fundit qe duhet te "merakosin" policine. asgje nuk do gjehet sepse kjo eshte "normaliteti" ne albanistan.
    nje gje me ben pershtypje, duke lexuar "rezumene" e te ndjerit, pa dyshim nje njeri inteligjent por mesa duket jo inteligjence e mjaftueshem per te mbijetuar.
    si mund te vazhdosh te rrishe ne ate vend mbasi ke bere miliona, dhe mbase ke provuar aftesite si investues dhe banker..... ndoshta ego per lavdi...ndoshta mani madheshtie..... ndoshta gride....kush e di.
    Une do ta permbledhja ne "mos largpamesi", dhe kjo eshte vitale per mbijetesen ne ate hale....
    ------------------
    Sapo pashe disa sekuenca nga filmi "Guzimtaret", qe ne ate kohe e shikonim tek kinemaja brenda "Pallatit te pionerve", dhe mu kujtua cili ishte.....sa keq!!
    Ju prefte shpirti ne paqe!!!

  9. #48

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga Breshka Lexo Postimin
    ...
    si mund te vazhdosh te rrishe ne ate vend mbasi ke bere miliona, dhe mbase ke provuar aftesite si investues dhe banker..... ndoshta ego per lavdi...ndoshta mani madheshtie..... ndoshta gride....kush e di...
    ...ndoshta një grimcë idealizmi, me dëshirën që të investosh dhe të bësh ndonjë hap para për vendin tënd... një bankë të fuqishme me kapital shqiptar, ndryshe nga pjesa dërrmuese që kemi me kapital grek, francez, italian, etj etj

  10. #49
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    ...ndoshta një grimcë idealizmi, me dëshirën që të investosh dhe të bësh ndonjë hap para për vendin tënd... një bankë të fuqishme me kapital shqiptar, ndryshe nga pjesa dërrmuese që kemi me kapital grek, francez, italian, etj etj
    Dhe ne fund te pret nje plumb,,,,,,,
    mateo

  11. #50
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Dhe te vjen papritur, pa paralajmerim... se po ta priste nuk ma ha mendja te levizte pa truproje private.

  12. #51
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Ngushellime familjareve te tij!
    U prehte te paqe!

  13. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Perseritet i njejti SKENAR eleminimi, si ai pronarit te TOP CHANEL,,,,,,,,rezultati (nga tv publike,ne tv partiake)

    Kompanite celulare kan vene ne dispozicion te prokurorise gjithe bisedat e te ndjerit

    Flitet per biseda me drejtues kryesor te PS,,,,,,,,,,,dhe PRESION per kredi silektive(klienteliste)


    ,,,,,,,,beseda disa ore para vrasjes (naten vone)

  14. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Shitësja e luleve dëshmitarja e vrasjes së Artan Santos



    Tirane- Një shitëse lulesh ka qenë dëshmitarja që ka parë vrasjen. Ajo tregon momentin se si në momentin kur u dëgjuan të shtënat kalimtarë ishin fshehur. Ajo kujton dhe se dje Santo kishte blerë një tufë me lule
    ” Nuk di sa persona kanë qenë. E vranë dhe e lanë aty, nuk u sul njeri. Njerëzit u tmerruan u fshehën. Pas të shtënav njerëzit kush e kush të ikte. Njerëzit e lanë aty dhe ikën. Po shkonte në punë. Dje erdhi këtu dhe bleu një tufë me lule” thotë dëshmitarja.
    Biznesmeni Artan Santo u vra në atentat. Biznesmeni i njohur, bashkëpronari dhe drejtori i bankës “Credins” dhe bashkëpronari i medias “Focus Group” u vra mëngjesin sotëm rreth orës 09:00 pranë zyrave të bankës së tij në zonën e Ish Bllokut.
    Nga të dhënat e para mësohet se dy persona me motor dhe me maska kanë qëlluar në drejtim të biznesmenit të njohur në Tiranë, në momentin kur ai ka qenë në trotuar për t iu drejtuar shkallëve të godinës së Bankës Credins.

    ORA NEWS

  15. #54
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Iu mbush mendja dikujt, dhe thote: boll rrojti ky.
    Te rrembejne te shtrenjten dhe te vetmen jete, si ua ben zemra.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  16. #55
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Ehh.. Krimi i organizuar ka shtrire rrenjet nga Italia ne Shqiperi, kjo eshte e tmerrshme!

  17. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Ja mbyllen edhe njerit gojen.

    Shpresoj te tjeret te lene ndonje testament per te nxjerre gjithe felliqsirat per te cilet kryejne punet e pista.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  18. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: Vritet gjatë një atentati bankieri e biznesmeni Artan Santo

    po ate pak biznes qe ka Shqiperia dhe nuk e lene te ngre koke e tmerrshme

  19. #58
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Vritet gjatë një atentati bankieri e biznesmeni Artan Santo

    Kjo esht prove e madhe dhe e vertete per ministrin Tahiri, pas masturbimit kolektiv ne Lazarat...

    Jo nga ana teknike, se un jam i sigurt se ata e dine tashme se kush e ka vrare, dhe kush e urdheroi vrasjen... por duhet te veproje.

    Nese Tahiri zbrapset duhet t'jape dorheqjen menjehere.
    Nese vepron ne baze te ligjit, do u tregoj te gjitheve se ka vullnet te mire.

    Le te shohim.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  20. #59
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Vritet gjatë një atentati bankieri e biznesmeni Artan Santo

    Po mer se Tahiri shtin fall edhe e di tashme .

    Vrasje te tilla nuk zbulohen kurre sepse as nuk mund te gjenden deshmitare , as nuk mund te sigurohen prova per porositesit e vrasjes qe eshte nje biznesmen kriminel i lidhur me politiken e qe ka paguar rreth 200 mije euro per nje vrasje te ketij lloji e qe asgjesimi i kundershtarit apo pengeses ne biznes do i siguronte fitime miliona eurosh .

    Aq sa u zbulua vrasja e deputetit Fatmir Xhindit apo Gjyqtarit Skerdilajd Konomi me ekzekutim demostrativ .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 26-06-2014 më 18:16
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  21. #60
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Vritet gjatë një atentati bankieri e biznesmeni Artan Santo

    Si ka mundesi more, sapo erdhen ne pushtet keto te PS ngelen duke u vrare biznesmene perdite? Te pelcet tritoli kudo, ne kafe, rruges per pune, ne shesh, periferi etjere. Edhe cfare po e favorizon dhe inkurajon krimin eshte mungesa e efikasitetit te policise. Kriminelet vrasin dhe arrijne te zhduken ne drejtim te paditur, pa lene as gjurme dhe asgje.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2023, 10:22
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2015, 17:42
  3. Vrasja e Artan Santos, Policia nuk i jep Prokurorisë filmimet e kamerave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-08-2014, 09:51
  4. Arrestohet në Itali anëtari i "bandës së Niklës", Edmond Sina
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 14:22
  5. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •