Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 235
  1. #21
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Ngushellime familjes dhe uroj te mos ndodhin me ngjarje te tilla
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Kastriot Myftaraj
    Maj 26

    Përse i shërben PD-së aleanca e pistë e Lulzim Bashës me Irfan Hysenbelliun

    Ditën e enjte, në 22 maj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, u zhvillua një dialog shumë domethënës midis Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Robert Rakipllarit, kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, që është pronë e biznismenit Irfan Hysenbelliu. Në një moment në emision, Rakipllari i bëri Bashës një pyetje të gjatë, të cilën e zhvilloi madje deri në një deklaratë të gjatë politike personale kundër qëndrimit të opozitës, e gjithë kjo me synimin e qartë që tjetri të mos kishte mundësi të përgjigjej. Aq sa Basha i tha me ironi: “Pyetjen po e përsërit për veten tënde?”
    Më në fund kur Basha arriti që ta merrte fjalën, ai i tha Rakipllarit:
    “Pjesën e fundit e komplikove pak se the një të pavërtetë dhe ma atribuove mua. Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj dorëheqjen e qeverisë për mashtrimin me legalizimet…”
    Rakipllari e ndërpreu: “Ku ka mashtrim? Mashtrimet do t’ i themi në fund të mandatit mor zoti Basha, s’ i themi për gjashtë muaj.”
    Basha iu përgjigj: “Po lere, unë të dëgjoj. Më ler të mbaroj…”
    Rakipllari e ndërpreu përsëri: “E pra, meqënëse the ‘të pavërtetë’. Ju po thoni një të pavërtetë.”
    Basha më në fund ia tha hapur taktikën që po përdorte Rakipllari: “Ti flet dhe nuk do që të marrësh asnjë përgjigje…”
    Rakipllari e ndërpreu përsëri: “Se unë s’ po them asnjë të pavërtetë për ju…”
    Basha: “Po mirë pra, dëgjoje përgjigjen…”
    Më në fund, pas shumë përpjekjesh të Rakipllarit për të mos e lejuar Bashën që t’ i përgjigjej pyetjes së tij, ky i fundit mundit të kthente përgjigje. Basha i tha Rakipllarit:
    “Më atribuove diçka të pavërtetë kur the që opozita ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës për legalizimet…”
    Rakipllari e ndërpreu përsëri: “Shqipëria në protestë’ Është thënë që në janar.”
    Basha: “Tani mos më bëj që të përdor një term më të rëndë…”
    Rakipllari: “Po përdore pra…”
    Basha: “Sepse the një të pavërtetë. Me mua duhet të jesh i saktë zotëri. Sepse unë jam i saktë me ty. Nëqoftëse nuk je mësuar me këtë standard, mësohu me këtë standard. Mund të mos jetë faji jot që s’ je mësuar…”
    Rakipllari: “Unë nuk po them asnjë të pavërtetë…”
    Basha: “Ka rëndësi që ta kuptosh që nuk do të ketë legalizim falas…”
    Rakipllari e ndërpreu përsëri: “Po kur, për gjashtë muaj do të ketë legalizim falas”.
    Basha iu përgjigj: “Ke ligjin mor zotëri. A nuk e kaloi ligjin javën e kaluar? Apo s’ e di që e kaloi ligjin?”
    Rakipllari: “E di që e kaloi ligjin”.
    Basha: “A kishte legalizim falas aty?”
    Rakipllari heshti dhe atëherë u përgjigj vetë Basha për pyetjen e vet: “Jo”.
    Në këtë moment Rakipllari tha: “Kishte procedurë…” (Nuk e mbaroi fjalinë se qeshi me zgërdhirje në fund të saj, duke treguar se nuk kishte qenë serioz, dhe se kishte dashur të tallej.)
    Basha: “Por çfarë procedure, mos bëjmë tani, mos fshihemi pas gishtit.”
    Ky ishte dialogu i ditës së enjte mes Bashës dhe Rakipllarit. Në debatin Basha-Rakipllari kishte të drejtë Basha, dhe vetë Rakipllari ishte i vetëdijshëm për këtë gjë prandaj zgërdhihej gjatë emisionit. Është një fakt i tillë, i njohur gjerësisht, ai që ligji i miratuar në Kuvend nga shumica e majtë nuk e parashikon legalizimin falas të ndërtimeve informale, çka ishte një premtim i Edi Ramës para zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Rakipllari e dinte këtë fakt, prandaj zgërdhihej kur dialogonte me Bashën, i cili ku i tha “Tani mos më bëj që të përdor një term më të rëndë…”, me këtë donte t’ i thoshte: “Tani mos më bëj të të quaj ashtu siç e meriton: provokator!”
    Rakipllari e provokoi Bashën dhe u tall me të, por u tall duke poshtëruar vetveten, ashtu siç bëjnë ata një kategori fshatarësh të paneleve të debateve televizive, të cilët kanë kanë arritur shumë më lart se ç’ e meritojnë, pikërisht duke kryer misione të tilla. Që këta janë të gjithë fshatarë ky është një fakt stastikor nuk është një fyerje a priori, dhe më së pari nga këta njerëz duhet të ndjehen të fyer fshatarët të cilët në njëfarë mënyre përfaqësohen intelektualisht prej tyre. Në rastin e Rakipllarit ai e tregoi se e meritoi licencën e parë sekrete që ka marrë në komunikimin publik, si “Provokator kafenesh”, e cila është në bazë të forcave të fshehta që i dhanë shtytje karrierës së tij si burokrat mediatik. Por këtu lind një pyetje: A mund të sillej kështu Rakipllari me Bashën, kur ai e di mirë se çfarë marrëdhëniesh ka pronari i tij, Irfan Hysenbelliu me Bashën? Irfan Hysenbelliu është miku i madh i Bashës që prej kohës kur PD erdhi në pushtet, në 2005. Nëse bëhet lista e biznismenëve që kanë përfituar më shumë nga PD gjatë tetë viteve që kjo parti ishte në pushtet, nga viti 2005 në 2013, Irfan Hysenbelliu hyn padyshim në pesëshen e parë së bashku me Bashkim Ulaj, Samir Mane, Mihal Delijorgji, Aleksandër Frangaj. Duke ditur se Rakipllari është njëlloj si punëtorët e skelave të pallateve apo e ngarkim-shkarkimit të arkave të birrës të Irfan Hysenbelliut, që vepron sipas urdhrave të këtij të fundit, mund të thuhet me siguri se Rakipllari nuk do të guxonte kurrë që të sillej ashtu me Bashën, nëse nuk do të kishte marrë urdhër nga Hysenbelliu që të sillej ashtu. Në të vërtetë dialogu Basha-Rakipllari ishte dialog mes Lulzim Bashës dhe pronarit të Rakipllarit, Irfan Hysenbelliut. Ditën e enjte Rakipllari kishte marrë urdhër që ta provokonte dhe ta nervozonte Bashën dhe arriti që ta bënte këtë gjë, ndonëse me koston që e tregoi veten publikisht gënjeshtar edhe për faktet e njohura gjerësisht.
    Mënyra se si u soll Rakipllari me Bashën tregon se Irfan Hysenbelliu, pasi ka marrë gjithçka çfarë ka dashur nga Qeveria e Berishës gjatë tetë viteve kur PD ishte në pushtet, tani, si dhe pasi mori ç’ deshi edhe nga Basha, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, deri edhe muajt e fundit pas daljes së PD-së në opozitë, tani po kërkon t’ i prishë marrëdhëniet me Bashën, domethënë me PD-në. Dhe këtë gjë kërkon ta bëjë në mënyrë brutale, duke shpresuar se me këtë do të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e Edi Ramës, me të cilin nuk i ka pasur aspak mirë punët, për arsye të miqësisë së tij me Bashën.
    Nëse anëtarët dhe votuesit e PD-së, ata që dalin në protestat e thirrura nga Basha, do t’ i dinin marrëdhëniet e Bashës me Hysenbelliun, ata do të kishin të drejtë që të pyesnin se përse i shërbeu PD-së aleanca e Bashës, që në fakt ishte edhe aleancë e Berishës, me Hysenbelliun? Me aq para sa ka përfituar Irfan Hysenbelliu nga PD, gjatë tetë viteve që kjo parti ishte në pushtet, dhe gjatë këtij viti të nëntë nga Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Basha, PD mund të kishte krijuar një kompani mediatike me një njeri të besueshëm që t’ i shërbente për ditët e vështira. Në vend që të vepronte kështu, PD parapëlqeu që të financonte me të gjitha mënyrat gazetën “Panorama” të Hysenbelliut, si dhe ta ndihmonte këtë që të merrte edhe Televizionin News 24. Gazeta “Panorama” e Irfan Hysenbelliut ka marrë gjatë tetë viteve miliona euro nga Qeveria “Berisha”, për botim të njoftimeve publicitare qeveritare. Por, mund të thotë dikush, kjo ka ndodhur se “Panorama” ka qenë gazeta më e madhe në vend. Por edhe këtë “Panorama” e ka arritur me ndihmën e Qeverisë, duke marrë lajme ekskluzive të kronikës së zezë nga Policia e Shtetit, me të cilat kjo gazetë ka siguruar më shumë se gjysmën e lexuesve të saj. Për këtë mjafton që t’ u hedhësh një sy titujve të mëdhenj të faqes së parë të kësaj gazete në vite.
    Në kohën kur PD ishte në pushtet, në vitet 2005-2013, banka më e privilegjuar nga Qeveria ishte “Credins”, e njohur si banka e familjes Berisha. Kjo bankë kishte një klient të privilegjuar, i cili ishte Irfan Hysenbelliu. Kur pronari i Universitetit “Luarasi” nuk arriti që të shlyente dot kredinë bankare që kishte marrë, banka e konfiskoi këtë Universitet dhe ia dha Irfan Hysenbelliut, i cili mori përsipër pagimin e kredisë. Në të vërtetë Irfan Hysenbelliu ishte një kreditor i keq bankar që para se ta merrte përsipër këtë kredi, duke qenë se ai kishte disa kredi të tjera bankare, me pagesën e të cilave kishte probleme, kështu që Banka “Credins” nuk duhet që t’ ia jepte atij edhe këtë kredi. Por atij iu bë një privilegj, për shkak të ndërhyrjes së Berishës dhe Bashës. Si të mos mjaftonte kjo, Irfani ishte mësuar që kreditë bankare t’ ia paguante Qeveria, kështu që ai i kërkoi Qeverisë “Berisha” ndërtesën e konviktit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, e cila gjendet në një zonë shumë të pëlqyer urbane të Tiranës, te Rruga e Elbasanit. Sipas praktikës së zakonshme të grabitjes së pronës publike në periudhën e tranzicionit, u kërkua që kjo ndërtesë, së bashku me një siëprfaqe të madhe oborri përreth saj, t’ i jepej me qira afat gjatë Universitetit “Luarasi” domethënë Irfanit. Dhe këto objekte të marra me qira afatgjatë përfundojnë që të privatizohen nga qiramarrësi.
    Irfani e bëri këtë kërkesë në kohën që kryetar i Bashkisë së Tiranës u bë Lulzim Basha. Konvikti ishte në administrimin e Bashkisë, e cila ishte dakord që t’ ia jepte me qira Irfanit. Por kishte një pengesë, se Senati i Universitetit Publik të Tiranës i kishte bërë kërkesë Qeverisë për ta marrë këtë ndërtesë për nevojat e Universitetit. Universiteti Publik kishte nevojë për ndërtesa shtesë, gjë për të cilën i kishte bërë me kohë kërkesë Qeverisë. Gjithsesi, Irfani do t’ ia kishte arritur që ta grabiste këtë pronë publike nëse nuk do të kishte reaguar fuqishëm rektori i Universitetit Publik të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, i cili ngriti zërin dhe inicoi një lëvizje akademiko-civile për mbrojtjen e kësaj prone publike. Si pasojë kundër Rektorit Kule nisi një fushatë e ashpër shpifjesh nga gazeta “Panorama” dhe Tv Neës 24. Kjo ishte lufta e rektorit me oligarkun, e cila përfundoi me fitoren e rektorit, se Berisha u tërhoq kur mësoi se protesta mund të shkallëzohej deri në grevë urie me pjesëmarrje nga stafi mësimor universitar.
    Kur Banka “Credins” konfiskoi pronat që kishte vendosur si kolateral Carlo Bollino për kredinë e papaguar që kishte marrë nga kjo bankë, këto prona “Gazeta Shqiptare” dhe Tv Neës 24 iu dhanë Irfan Hysenbelliut, i cili mori përsipër të paguante kredinë e Bollinos. Edhe këtë herë duhet të vlente rregulli se Irfan Hysenbelliut, si një kreditor i keq bankar që ishte para se ta merrte përsipër këtë kredi, Banka “Credins” nuk duhet që t’ ia jepte këtë kredi. Por edhe këtë herë atij iu bë një privilegj, për shkak të ndërhyrjes së Berishës dhe Bashës.Në fakt Irfani nuk kishte si qëllim vetëm që të merrte gazetën dhe televizionin, por ai donte të merrte para së gjithash ndërtesat dhe një sipërfaqe të gjerë toke te ish-Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë, të cilat Bollino i kishte marrë me qira afatgjatë nga Qeveria e PS, që para vitit 2005. Sipas praktikës që kam përmendur më lart, Irfani mendonte që t’ i privatizonte këto prona publike në të ardhmen.
    Para se të largohej Berisha nga pushteti, oligarku i “Panoramës” bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën, bëri projektin e mahnitshëm që të gjitha bizniset e lojërave të fatit që gjendeshin në Tiranë, të shkonin në mjediset e ish-kombinatit të autotraktorëve. Kështu, të gjitha bizniset e lojërave të fatit do të formonin praktikisht një kooperativë, kryetar i së cilës do të bëhej Irfani. Dhe të gjithë bizniset e lojërave të fatit të Tiranës do t’ i paguanin qera Irfanit, i cili pasi t’ i jepte Bashës pjesën e tij, do të shlyente kreditë me pjesën e mbetur. Aq me pasion e kishte marrë Irfani këtë projekt saqë kishte bërë gati dhe billboardet gjigande me drita, që lexonin “Las Vegas Tirana”. Por, në prag të zgjedhjeve Berisha kishte probleme të tjera, kështu që Irfanit i mbetën tabelat, dhe nuk e bëri dot Shkozën “Las Vegas”.
    Irfan Hysenbelliu nuk mund të rrinte pa u përzier edhe në biznisin e nxjerrjes së kromit në Bulqizë se atje siguroheshin lehtë para cash. Për këtë qëllim Irfani një ditë kur po pinte kafe me Bashën i tregoi me gisht hundën e vet, duke i thënë: “E shikon hundën time?” Hunda e oligarkut ngjan si një domate e rritur me hormone që ka marrë trajtë dhe ngjyrë të çuditshme, por me bazë të kuqen. Basha sigurisht që e shikonte, por me mirësjellje i tha se nuk i vinte re këto gjëra te miqtë. Irfani i tha se ai me miqtë fliste hapur, tani kishte ardhur koha që ta rregullonte hundën por kjo kushtonte shumë para. Për këtë donte dy galeri kromi në Bulqizë. Basha nuk pyeti se përse duheshin dy galeri kromi, kur hunda ishte vetëm një. Nuk mund të bënte ai një politikan tashmë me përvojë një pyetje kaq naive. Se hunda ka dy vrima, dhe siç dihet galeritë janë vrima në tokë, pra duheshin dy galeri, nga një për secilën vrimë të hundës së oligarkut. Për këtë qëllim Irfan krijoi një kompani e cila kishte si administrator kunatën e tij, gruan e vëllait të tij Kasëm Mediatikut, drejtorit të “Panorama Group”. Kësaj kompanie me emrin “Kevger” iu dhanë dy galeri për nxjerrjen e kromit. Por si të mos mjaftonte kjo Hysenbellinjtë donin që të bënin edhe evazion fiskal, duke e fshehur sasinë e kromit të nxjerrë, gjë për të cilën Policia iu konfiskoi disa kamionë me krom. Por ky ishte një lapsus policor dhe Irfani, i cili kishte ndihmën e Qeverisë, e kapërceu shpejt këtë problem. Me paratë që mori Irfani shkoi në një klinikë të famshme dhe të shtrenjtë në Austri që të rregullonte hundën. Mjekët austriakë treguan gjithë talentin e tyre dhe hunda e oligarkut tashmë dukej afërsisht si domate e rritur bio, jo si e rritur me hormone.
    Çfarë nuk ka përfituar Irfan Hysenbelliu nga Berisha dhe Basha! Irfani e kishte dërguar vajzën e tij që të studionte në LSE (London School of Economics and Political Science). Por Irfani ishte mësuar që shpenzimet e lukseve tij t’ ia paguante Qeveria. Kështu që i fejuari i vajzës së Irfanit, Rigels Balla, u emërua oficer i ndërlidhjes policore në Ambasadën e Shqipërisë në Londër. Kjo u bë që vajza e Irfanit të strehohej në Londër me paratë e shtetit shqiptar dhe të lëvizte me automjet të paguar nga shteti shqiptar, në sajë të të fejuarit të saj. Ministria e Punëve të Jashtme, që në atë kohë drejtohej nga Basha, e shtoi emrin e vajzës së Irfanit në protokollin diplomatik, si pjesë e personelit diplomatic shqiptar në Londër. E gjithë kjo komedi mori fund kur dhëndrrin e oligarkut e dëbuan nga Britania e Madhe për disa bëma që i dinë ai dhe Basha. Këto bëma kanë qenë aq serioze, saqë kur në maj 2012 kur u bë dasma, e cila nisi në Londër, ku nusja mori fustanin me porosi në një butik shumë të shtrenjtë, dhe do të vazhdonte në Paris, dhëndrri e priste nusen në anën franceze të Tunelit. Dasma vazhdoi në Itali për të përfunduar në Tiranë, në Hotel “Sheraton”, me 300 të ftuar, që mund të kishin qenë fare mirë edhe 400 që të kënaqeshin edhe disa të tjerë, se tekefundit shpenzimet i paguanin Kryeministri Berisha dhe Kryetari i Bashkisë Basha. Torta e dasmës kishte tetë kate, një simbolikë në llojin e vet kjo se kaq kate pa leje ka pallati i oligarkut që i bën hije Burgut 313.
    Dhëndrri, Rigels Balla kishte marrë si dhuratë për dasmën nga Lulzim Basha një vend pune të mirë në Bashkinë e Tiranës, si drejtor për Menaxhimin e Shërbimeve të Infrastrukturës. Merret vesh, pikërisht në fushën ku ka shumë interesa vjehrri i tij. Bëmat e Rigelsit në këtë post janë të tilla që ai do të duhej që të këtë herë të shpallej person non grata nga Qyteti i Tiranës dhe të kthehej në Farkë nga ku e ka origjinën.
    E çfarë nuk bënte Qeveria e PD-së për Irfanin! Çfarë nuk kërkoi ky dhe nuk ia plotësuan dëshirën! Irfani donte që vëllai i tij, megjithëse me shkollim bazë për piktor, të bëhej Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e njohur në gjuhën popullore si Hipoteka, ose siç njihet në gjuhën zyrtare zëvendës i kryeregjistruesit. Se Irfani ka shumë interesa në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pasi ka shumë ndërtime problematike. Dhe Berisha e Basha nuk mund të mos ia plotësonin dëshirën. Shkollimi i tij nuk ishte problem. Vëllait të Irfanit i duhej një diplomë prej inxhinieri ndërtimi, të cilën e mori në vitin 2008, kur PD ishte në pushtet. Dhe Besnik Hysenbelliu u bë zëvendës i kryeregjistruesit. Zëvendëskryeregjistruesi shikon nga dritarja e zyrës pallatin e tij me tetë kate pa leje. Ai e mban këtë detyrë edhe sot e kësaj dite. Irfani kërkoi një doktoraturë për vëllain tjetër, Kasëm Mediatikun, nga Akademia e Mbrojtjes, se Kasëmi ka një diplomë si oficer. Dhe Kasëmi u bë Doktor i Shkencave Ushtarake. Meqënëse Kasëmi mban mend emrin e vjetër të shkollës, ai mendon se është bërë Anëtar i Akademisë së Shkencave nga fusha e mbrojtjes, por për momentin nuk duhet ta thotë këtë gjë, se i prish punë vëllait.
    Të gjitha shërbimet që Berisha dhe Basha mendojnë se i kanë bërë PD-së që nga viti 2005 e këtej gazeta dhe televizioni i Irfan Hysenbelliut, fare mirë mund të kompensoheshin nëse Qeveria “Berisha” do të kishte bërë atë që bën Edi Rama sot dhe të shembte me dinamit pallatin e Hysenbellinjve pranë Zyrës së Regjistrimit të Paurive të Paluajtshme në Tiranë (“Hipoteka”), që me tetë katet e tij pa leje i bën hije burgut 313. Në fakt është fjala për një kompleks ndërtesash (pallatesh), për të cilin vite më parë shtypi ka shkruar shumë duke paraqitur dokumente që tregonin se Oligarku Hysenbelliu kishte hyrë në oborrin e selisë së Hipotekës duke uzurpuar mijëra metra truall, gjë që u bë shkak që që Banka Botërore të tërhiqej nga financimi i një pjese të projektit për modernizimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Pallati më i lartë i kompleksit ndërtimor, i cili i bën hije Burgut 313, që gjendet aty afër, është monument i pushtetit abuzues që siguruan disa oligarkë si Hysenbelliu, duke keqpërdorur gazetat dhe televizionet që kanë në pronësi, në kohën që PD ishte në pushtet, në vitet 2005-2013. Është e vërtetë se lejën fillestare për ndërtim Hysenbelliu e mori nga Edi Rama, por katet pa leje i ndërtoi se kishte garancinë nga Berisha dhe Basha se nuk do t’ i prekeshin ato.
    Kohët e fundit, Lulzim Basha i dha Irfanit një leje ndërtimi te ish ndërmarrja e mjeteve mësimore “Hamid Shijaku” për një kompleks ndërtesash, nga shitja e të cilave nxirren të ardhura në shumën e përgjithshme 120 milion euro. Me këtë Irfani shpreson që të shlyejë kreditë e tij bankare për të cilat nuk i ka aspak punët mirë me bankat. Në fakt Irfani është në listën e top 10 kreditorëve më të këqinj bankarë në Shqipëri. Është paradoks që një njeri i tillë të jetë edhe pronar i kompanie të madhe mediatike.
    Në përfundim, a nuk kanë të drejtë që ata anëtarë dhe simpatizues të PD, të cilët Basha i fton në protesta ta pyesin se përse duhet që ata të sakrifikojnë kur nga pushteti i ardhshëm i PD-së do të përfitojnë oligarkët si Irfani, të cilët as që ia dinë për nder PD-së, dhe që e mbështesin atë kur është në pushtet e mund të përfitojnë prej saj, por e braktisin madje e sulmojnë kur PD është në opozitë, siç u pa qartë ditën e enjte në emisionin e Fevziut?
    Irfani tani ka një problem të madh. Ai kërkon të marrë kredi të tjera bankare përveç atyre prej dhjetëra milionë euro që ka marrë deri më sot dhe për këtë i duhet që Banka e Shqipërisë, pra Guvernatori Fullani, ta çertifikojë si kredimarrës të besueshëm bankar, gjë që Fullani mund ta bëjë vetëm me lejen e Edi Ramës. Prandaj Irfani llogarit që duke sulmuar PD-në dhe Bashën në të ardhmen, të sigurojë kredi bankare të reja, këtë herë me ndihmën e Edi Ramës. Dhe kështu do të rritet Piramida e Irfanit deri kur ajo të shembet duke e zënë poshtë.
    Në përfundim, dua që t’ i rikthehem edhe një herë dialogut të Bashës me Rakipllarin në debatin televiziv të ditës së enjte, i cili është në fakt një dialog mes Bashës dhe Irfan Hysenbelliut. Episodi i Bashës me Rakipllarin nuk ishte i vetmi i këtij lloji në atë emisionin. Një punonjëse e kompanisë mediatike të Sandër Frangajt, Juli Xhokaxhi, e cila ishte e ftuar në emision si “analiste”, njëjtë si Rakipllari, tha një tjetër gënjeshtër të madhe dhe të hapur. Ajo tha se Tifozët Kuqezi kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës duke i kërkuar kësaj që të gjejë një zgjidhje për Klubin e futbollit “Tirana”. Basha saktësoi se protestën e kanë bërë tifozët bardheblu dhe jo ata kuqezi. Juli Xhokaxhiu bëri sikur e pranoi lapsusin kur në fakt ajo kishte thënë me qëllim “Tifozët Kuqezi” për të krijuar përshtypjen se kundër Bashkisë së Tiranës qenë tifozët e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Në ekran u pa qartë se Juli Xhokaxhiu madje i shkeli syrin drejtuesit të emisionit Fevziut, duke nënqeshur me ironi. Kjo gjë mund të rishikohet se videoja e emisionit gjendet në faqen elektronike te Tv Klan. E gjithë kjo tregon se kishte një plan të paramenduar për ta vënë në lojë dhe tallur Bashën në emisionet e Fevziut. Në rastin e Juli Xhokaxhiut, pas saj Qëndron Aleksandër Frangaj, një tjetër njeri që ka përfituar shumë nga Qeveria “Berisha” dhe nga Basha. Edhe Frangaj, si Hysenbelliu tani është duke braktisur PD-në, nga e cila nuk mund të përfitojë më, dhe të cilën do ta kishte braktisur që vitin e kaluar nëse nuk do të mendonte se mund të përfitonte edhe dicka në këtë periudhë që Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Basha nuk polemizoi edhe me Xhokaxhiun si me Rakipllarin se mendoi që do të bënte përshtypje të keqe nëse polemizonte kështu me dy gazetarë, aq më tepër që kjo ishte femër. Por duket se kjo ishte dhe llogaria e atyre që e përdorën Xhokaxhiun kundër Bashës. E të mendosh që përveç këtyre të dyve në studio ishte dhe Lorenc Vangjeli, i cili kishte një qëndrim të egër kundër Bashës! Fevzo, një tjetër përfitues i madh nga pushteti tetëvjeçar qeveritar i PD-së, dhe nga ky bashkiak që vazhdon edhe më pas, kishte zbatuar në emision një skenar anti-Bashë./Kastriot Myftaraj
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #23
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Daniel cfar do te thuash me ket artikull ?
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #24

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo


  5. #25
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Po ike se le nam, ankohesh dhe per ate tjetrin kur postimi i pare qe vure pas vrasjes se nje njeriu sot ishin thirrje anti rama e meta.

    Admin a mund ta largoni dhe user dhe kete bartolomeon qe se kane mesuar akoma se ca eshte respekti per nje te vdekur?
    I vdekuri i vdekur eshte, nuk mund te bejme gje per ta rikthyer ne jete. Ajo qe mund te bejme eshte te gjejme pergjegjesit, qe fillojne nga ai polici qe nuk i ka ndjekur dot vrasesit, sepse i ishte prishur motorri, nga polici qe mund te jete fshehur pas pemes, nga mungesa e koordinimit mes rajoneve te ndryshme policore... deri tek drejtori i policise, e madje pse jo edhe Ministri, meqe ky nuk eshte rasti i vetem qe ka ndodhur nen drejtimin e tij kete vitin e fundit.
    Le te mos harrojme se deri dje mediat po na tregonin se si te vinte predha antitank ne shtepi, se si te hidhnin ne ere makinen ne oborrin e shtepise tende, se si policia nuk pranonte deshmitaret sepse nje polic me grade te larte (apo vet Ministri) kishte nje lidhje farefisnore me te akuzuarin.

    Te gjitha keto duhet te jene shqetesimi yne...

    Te flases per respekt per te vdekurin eshte me vend, por i vdekuri nuk do te ishte i vdekur sikur nje njeri me sens qytetarie dhe me pergjegjesi civile t'i kishte shtruar keto pyetje ne kohen e duhur... mbase dicka e tille nuk do te kishte mundesi te ndodhte... sikur ata qe nuk bejne detyren e tyre, por merren me propagande mushkonjash te ishin vene me shpatulla pas murit.

    Ja qe, edhe une qe jetoj me Shqiperi sot ndihem edhe me i pasigurt... sepse nuk di kujt t'i kerkoj pergjegjesi... T'ia kerkojme te vdekurit?

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Daniel cfar do te thuash me ket artikull ?
    Propagande anti Basha... E thash diku me poshte, keta lloj robsh jane bere te padurueshem, nuk dine me te mendojne me mendjen e tyre, nese e kane nje te tille. E marrin cdo gje qe u thote propaganda e partive perkatese si te mireqene.

  7. #27

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    I vdekuri i vdekur eshte, nuk mund te bejme gje per ta rikthyer ne jete. Ajo qe mund te bejme eshte te gjejme pergjegjesit, qe fillojne nga ai polici qe nuk i ka ndjekur dot vrasesit, sepse i ishte prishur motorri, nga polici qe mund te jete fshehur pas pemes, nga mungesa e koordinimit mes rajoneve te ndryshme policore... deri tek drejtori i policise, e madje pse jo edhe Ministri, meqe ky nuk eshte rasti i vetem qe ka ndodhur nen drejtimin e tij kete vitin e fundit.
    Le te mos harrojme se deri dje mediat po na tregonin se si te vinte predha antitank ne shtepi, se si te hidhnin ne ere makinen ne oborrin e shtepise tende, se si policia nuk pranonte deshmitaret sepse nje polic me grade te larte (apo vet Ministri) kishte nje lidhje farefisnore me te akuzuarin.

    Te gjitha keto duhet te jene shqetesimi yne...

    Te flases per respekt per te vdekurin eshte me vend, por i vdekuri nuk do te ishte i vdekur sikur nje njeri me sens qytetarie dhe me pergjegjesi civile t'i kishte shtruar keto pyetje ne kohen e duhur... mbase dicka e tille nuk do te kishte mundesi te ndodhte... sikur ata qe nuk bejne detyren e tyre, por merren me propagande mushkonjash te ishin vene me shpatulla pas murit.

    Ja qe, edhe une qe jetoj me Shqiperi sot ndihem edhe me i pasigurt... sepse nuk di kujt t'i kerkoj pergjegjesi... T'ia kerkojme te vdekurit?
    Nuk eshte puna te respekti me shume se sa te fakti qe ai qe filloi politiken i pari, dilte si shenjtor dhe akuzonte te tjeret se benin politike ne temen e te vdekurit. Thirrja per perjashtim ishte ironi me ate qe citova.

  8. #28
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Propagande anti Basha... E thash diku me poshte, keta lloj robsh jane bere te padurueshem, nuk dine me te mendojne me mendjen e tyre, nese e kane nje te tille. E marrin cdo gje qe u thote propaganda e partive perkatese si te mireqene.
    Por cfar ka dashur te thote , qe Basha e ka vrare?
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #29

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    E tmerrshme si vdiq i gjori ! Sa m'u dhimbs :(
    ....pastë Dritë dhe ngushëllime familjarëve...

    U prehtë në Paqe tashmë!


  10. #30
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Ndonjeri qe njef motorrat! cfare tip motorri eshte ai?

  11. #31

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Propagande anti Basha... E thash diku me poshte, keta lloj robsh jane bere te padurueshem, nuk dine me te mendojne me mendjen e tyre, nese e kane nje te tille. E marrin cdo gje qe u thote propaganda e partive perkatese si te mireqene.
    Me verte e lexuat gjithe ate artikull?

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Me verte e lexuat gjithe ate artikull?
    Kisha ndjek emisionin live... asgje interesante, thjeshte nje transkriptim i nje bisede publike mes Bashes dhe sherbetorit te Irfan Hysenbelliut, Robert Rakipllarit krye?/redaktor i gazetes Panorama.
    Thjeshte sa ze vend kot ne forum. (Myftaraj zakonisht jep te dhena interesante, vetem qe e zgjat pak si teper shkrimin.)

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Por cfar ka dashur te thote , qe Basha e ka vrare?
    Basha? Basha eshte i fundit per te cilin duhet te mendohet ne keto raste.

    Lexo shkrimin e Kastriot Myftarajt te sjell nga Xhuxhumaku... ajo mund te jete nje piste interesante.

    EDIT: sic e thashe eshte transkriptimi dhe interpretimi qe i ben Myftaraj nje bisede publike mes Robert Rakipllarit dhe Bashes ne studoin e Fevziut para disa muajsh/javesh.
    Nuk i mbaj mend mire te ftuarit, por pervec ndonje Artan Hoxhe, i cili fliste me fakte, te gjithe te tjeret, perfshire Fevziun benin pyetje te rrejshme dhe tendencioze ne drejtim te Bashes, deri edhe ne provokime me keqinterpretime.
    Natyrisht qe Basha nuk e kishte te veshtire t'u pergjigjej analfabeteve si Rakipllari apo Fevziu, por nga fundi i emisionit tensioni u vu re pikerisht tek biseda per te cilen flet Myftaraj.
    Nje gje tjeter eshte se Basha, pasi u argumentoi pergjegjen e vet, u be gati te ngrihej pa pritur mbylljen e emisionit nga ana e Fevziut...

    Ajo qe mund te kuptohet eshte se Basha eshte i vetem... pjesa me e madhe e ketyre zagareve qe kane marre tendera ne kohen e PD, e kane dredhur muhabetin dhe tani jane te lidhur me PS-LSI. Irfan Hysenbelliu eshte pronari i Panorama.com.al, pra pronari i kones Robert Rakipllari. Hysenbelliu ka qene edhe bashkepronar i nje sere aktivitetesh me te ndjerin Artan Santo, qe nga sa thote Myftaraj tek shkrimi i sjelle si link nga Xhuxhumaku, ka qene ne nje konflikt qe nga sa kuptoj une ka lindur keto muajte e fundit, me shume gjasa nga ndryshimi i pushteteve...

    EDIT2: Hysenbelliu, pronari i Panorama.com.al eshte i LSI, ose te pakten ajo i ka dhene tenderat gjate kohes se bashkeqeverisjes PD-LSI, pra nje biznesmen qe pasurine e tij e ka ndertuar duke u bazuar mbi lidhjet politike...
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRO : 26-06-2014 më 10:04

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    KUSH ISHTE ARTAN SANTO

    Artan Santo, biznesmeni 58 vjeçar që u ekzekutua mëngjesin e sotëm ishte babai i dy fëmijëve. Ai ka qenë i njohur në Shqipëri si pronar dhe bashkëpronar i disa aktiviteteve bankare dhe mediatike. Ai lindi në Tirane në shtator te vitit 1956.

    Emri:  89596_2.jpg

Shikime: 544

Madhësia:  24.8 KB

    1976-1979 – Fakulteti i Ekonomisë, diplomohet ekonomist kontabël.
    1981-1987 – Fakulteti i Shkencave Politike –Juridike, diplomohet jurist.

    Bashkëpronari i medias “Focus Group” pjesë e së cilës janë Gazeta Shqiptare, Neës24, Balkanëeb dhe Radio Rash. Santo ishte dhe pronar i TV Scan
    2003-2004 e në vazhdim: Drejtor ekzekutiv i Credins Bank.
    2001-2002 Instituti Financiar Credins, drejtor i kreditit.
    1997-2001 Banka e Kursimeve, drejtor i përgjithshëm.
    1994-1997 Banka e Kursimeve, drejtor i Drejtorisë së Huave me Probleme.
    1993-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm, drejtor i Degës Tiranë.
    1992-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm – drejtor i Kreditit.
    1991-1992 Banka e Kursimeve, specialist krediti.
    1989-1990 Banka e Shtetit Shqiptar, shef i sektorit studimor në Drejtorinë e Kambizmit
    1990-1991 Banka e Shtetit Shqiptar, zv.drejtor i Drejtorisë së Jashtme.
    1984-1991 Instituti i Studimeve Ekonomike, Sektori i Studimit të Ekonomisë Botërore bashkëpunëtor tekoniko – shkencor.
    1981-1984 Ndërmarrja Tregtare Industriale Tiranë, kryerevizor.

    Artan Santo njihet si njeriu që bëri kthesën në Bankën e Kursimeve. Në korrik të 97-ës, kohë në të cilën Santo emërohet drejtor i përgjithshëm i kësaj banke, bilanci financiar i saj ishte me një humbje prej 6.6 miliardë lekësh. Ndërkohë që kur është larguar në shkurt të viti 2001, rezultati financiar i vitit 2000 i bankës ishte 6 miliardë lekë fitim. “Ndihem tërësisht krenar për faktin që arrita të ndryshoj situatën financiare të gjigantit bankar në Shqipëri”, - thotë Santo.

    " Ishte fakt që eksperienca e gjatë në poste të ndryshme në Bankën e Kursimeve dha rezultat në punën time si drejtor i saj", eshte shprehur dikur ai.

    Balkanweb

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    Kastriot Myftaraj - Qershor 6.
    Konflikti Artan Santo-Irfan Hysenbelliu për kompaninë mediatike “Fokus” (Tv News 24, “Gazeta Shqiptare”, Ballkanweb)

    Në vitin 2011 bankieri Artan Santo dhe biznismeni Irfan Hysenbelliu blenë bashkërisht nga dy pronarët italianë të saj kompaninë mediatike të përbërë nga Televizioni News 24, “Gazeta Shqiptare”, Radio Rash, Ballkanweb. Me këtë rast, Santo dhe Hysenbelliu krijuan kompaninë mediatike “Fokus”, ku u bënë bashkëpronarë me nga 50% të aksioneve. President i Kompanisë “Fokus” u bë vëllai i Irfanit, Kasëmi. Marrëdhëniet mes dy bashkëpronarëve ishin të mira sa kohë ishte Berisha në pushtet. Që prej largimit të Berishës nga pushteti, mes tyre ka nisur një konflikt i madh. Konflikti është shkallëzuar deri atje sa që Irfani i ka porositur rojet që të mos e lejojnë Santon të kapërcejë pragun e kompanisë mediatike, ndonëse Santo është bashkëpronar i saj. Madje President Kasëmi i kërkon Santos të paguajë edhe spotin publicitar të Bankës “Credins” që transmetohet në News 24, ndonëse Santo është drejtor ekzekutiv dhe bashkëpronar i bankës. Kur Santo kërkon të dijë nëse veprohet njëjtë me spotet e panumërta publicitare që transmeton Neës 24 për Birra “Korça” që është në pronësi të Irfan Hysenbelliut, nuk merr përgjigje.
    I mërzitur nga të gjitha këto, Santo i ka ofruar një zgjidhje Irfan Hysenbelliut, që njëri prej tyre të bëhet pronar i vetëm i kompanisë. Pra, ose Irfan Hysenbelliu t’ i paguajë Santos 3 milionë euro dhe të marrë dhe pjesën e tij të aksioneve, ose t’ i paguajë Santo atij 3 milionë euro dhe të marrë edhe pjesën e aksioneve të tjetrit. Por Irfan Hysenbelliu nuk e ka pranuar këtë ofertë të Santos. Në biseda me miqtë Irfani thotë se tani kompaninë e zotëron ai dhe Santo nuk ka më punë atje.
    Në këto rrethana, Santo pritet që të nisë procedurat për të marrë në zotërim krejt aksionet e Kompanisë “Fokus”. Hysenbellinjtë ia kanë dhënë të gjitha provat e nevojshme Santos që të veprojë ligjërisht për ta arritur këtë. Një bilanc i rremë në vlerën fiktive prej 20 milion euro është vetëm një nga bëmat e kundërligjshme të atyre të cilët kanë marrë nën kontroll këtë kompani. Me marrjen e kompanisë “Fokus” nga Santo nis dhe shkrirja e perandorisë mediatike të Irfan Hysenbelliut, e cila nisi të ndërtohet me gazetën “Panorama”, që pritet të jetë dominoja e fundit që do të bjerë jo shumë vonë pas rënies së dominove mediatike të kompanisë “Fokus”.
    Të dy, Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo janë bashkëpronarë dhe te Universiteti “Luarasi”, ku gjithashtu kanë mosmarrëveshje. Këtu ishte Irfan Hysenbelliu që i bëri një ofertë Santos, duke i thënë që ta shisnin Universitetin për 3 milion euro. Santo e pranoi ofertën, por u tërhoq kur mësoi se që të realizohej shitja duhet që ai ta kalonte pjesën e vet në emër të një pjestari të familjes së Irfan Hysenbelliut. Duket se ky i fundit nuk kishte asnjë ofertë për të shitur Universitetin por thjesht donte që të merrte edhe pjesën e aksioneve që zotëronte Santoja. Kështu që edhe në këtë biznis të përbashkët të dy ortakët gjenden në një rreth vicioz./Kastriot Myftaraj
    Ky eshte shkrimi i Kastriot Myftarajt qe flet per lidhjet, e mira dhe te kqija, mes dy biznesmeneve... Nuk dua te them se ka qene vrajse e komisionuar nga Irfani... se tek e fundit ne Shqiperi Irfani nuk eshte i vetmi biznesmen qe e ka ngritur pasurine e vet mbi abuzimin me parane publike...
    Ketu ne Shqiperi kane filluar qe edhe cmimet letrare ua japin shokeve dhe miqve... jo me te pyesi tjetri per parate tua dhe te mia...
    Prandaj edhe ma shpifin ata qe jane pro rritjes se shtetit!! Nuk shpeton dot nga gangrena e korrupsionit duke rritur shtetit, por vetem duke rritur pavaresine ekonomike te qytetareve dhe duke holluar aparatin burrokratik shteteror. Socalisteve nuk u pelqen kjo gje, por fatkeqesisht eshte e verteta..

  16. #36
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Reagon PD-ja: Askush nuk është më i sigurtë në këtë vend
    Kur ishte PD-ja flinim me dyert hapur

    M.uti kaka jane qe te dyja. Mjere ata njerez qe jetojne ne ate ferr
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Ngjarje e rende. Ngushellime familjareve!
    Uroj qe vrasesit te kapen e dalin sa me shpejt para drejtesise!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 26-06-2014 më 10:30
    Feelings change - memories don't.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Reagon mikja e Santos: Saliu gënjen kur thotë që e ka njohur ‎Tan Santo, kush vret natën, të qan ditën

    Një nga mikeshat e vjetra të biznesmenit Artan Santo të vrarë ditën e sotme në zonën e ish-bllokut, Elizana Xhameta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook, në lidhje me vdekjen e mikut të saj, madje edhe duke përgënjeshtruar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët u shpreh se e njihte Santon që të vogël. Duke qenë edhe një mike e fëmijërisë së të ndjerit, Xhameta, shprehet se Berisha gënjen pasi sipas saj ai nuk e njihte fare Santon, edhe duke e akzuaur madje për vrasjen e tij. “Por helbete kur dikush të vret natën, të qan ditën.

    “Gjysh Saliu gënjen kur thotë që e ka njohur ‎Tan Santo që në fëmijëri 4-5 vjeç, gënjen kur thotë që i njihte prindërit e të ndjerit, paturpësisht gënjen. Diferenca e moshës së tyre është vetëm 11 vjet. Kur Saliu erdhi në Tiranë ishte një student i rëndomtë me çorape të bardha dhe nuk e lidhte asgjë dhe askush me Tanin dhe familjen e tij. Por helbete kur dikush të vret natën, të qan ditën! Familja e të ndjerit ishte një nga familjet më me prestigj në lagjen ku unë u rrita dhe u linda. Prindërit e mi dhe të Tanit ishin shumë miq, njerëz intelektual, fisnik dhe "loë profile". I ati i Tanit, Vasil Santo, ishte nëndrejtor në Kombinatin e Tekstileve, ndërsa e ëma Kleri Santo, ishte mësuese në shkollën 8-vjeçare "8 Nëntori", ishte dhe mësuesja ime...

    Me Tanin u rritëm bashkë, në të njëjtin ambient. Kur isha e vogël e admiroja, që ishte protagonisti i filmit "Guximtarët" dhe shpesh e ngacmoja për rolin e tij në film. Kur u rrit Tani studioi në Fakultetin Ekonomik, dhe lidhjet tona ishin paksa më të rralla se periudha e fëmijërisë, sepse Tani lexonte e studionte shumë dhe koha e tij ishte më e pakët për xhiro. I ishte përkushtuar 100% studimeve të tij. Donte të ishte i pari, donte të bënte krenar prindërit e tij, donte të ecte me këmbë në tokë. Dhe ja doli!!! Por nuk ja doli sot. Nuk ja doli përballë krimit. Nuk ja doli përballë vrasësve të tij. Nuk ja doli përballë krimit të organizuar. U prehsh në paqe miku im i fëmijërisë Artan Santo!” shkruan Xhameta.

    Thursday, June 26, 2014 - 15:54
    - See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/rea....rdOMy3II.dpuf
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Nesër mblidhej Asambleja e Përgj. e Aksionarëve të “Credins Bank”

    Vrasja e drejtorit të përgjithshëm të “Credins Bank”, Artan Santo, mund të ndikojë edhe në aktivitetin e kësaj banke. Për ditën e nesërme “Credins Bank” kishte parashikuar të mblidhte Asamblenë e Përgjithshme të Aksionarëve. Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve e parashikuar për nesër do të zhvillohej me këtë rend dite:

    1. Miratimi i Pasqyrave Financiare vjetore të “Banka Credins” sh.a për vitin 2013 sipas IFRS.
    2. Miratimi i Pasqyrave Financiare vjetore te “Banka Credins” sh.a për vitin 2013 sipas kërkesave të Bankës se Shqipërisë.
    3. Miratimi i Rezultatit Financiar te “Banka Credins” sipas IFRS dhe Bankës se Shqipërisë sh.a për vitin 2013.
    4. Propozim për miratimin e emetimit te obligacioneve me kushtet e mëposhtme:
    a) Vlera totale e emetimit do të jetë 350.000.000 Lek, 2.000.000 Euro dhe 650.000 USD.
    b) Vlera nominale e obligacioneve të jetë 1.000.000 Lek,10.000 Euro dhe 10.000 USD.
    c) Obligacionet e emetuara janë tituj borxhi që përcaktojnë të drejtën e investitorit për të marrë në datën e maturimit 100% të vlerës nominale të investimit.
    d) Obligacionet e emetuara nuk do të jenë të garantuara nga asnjë mjet sigurimi apo garancie nga Emetuesi apo persona të tretë.

    e) Obligacionet e Bankës Credins do emetohen me “par value”, me çmimin që i korrespondon vlerës nominale të çdo prerje obligacioni. Kjo do të thotë që çmimi i blerjes së tyre është i barabartë me 100% të vlerës nominale. Shumat e obligacioneve janë me prerje minimale në 10,000 (dhjete mijë) euro, 10,000 USD dhe 1.000.000 Lek.
    f) Fondet nga shitja e obligacioneve do të përdoren nga emetuesi në aktivitetin e ushtrimit të veprimtarisë së tij dhe veçanërisht në dhënien e kredive të formave të ndryshme si edhe në investime karakteristike të këtij aktiviteti.
    g) Kohëzgjatja e obligacioneve të jetë 6 vjet.

    Emetimi i ri i obligacioneve në total zë 7.78% të kapitalit aksionar.
    5. Propozim për miratimin e riemërimit te anëtarëve të Këshillit Drejtues të Banka Credins sh.a si me poshtë:
    Saimir Sallaku, Monika Milo, Clive David Moody, Maltin Korkuti
    6. Propozim për riemërimin e shoqërisë “Ernst & Young” si ekspert kontabël i autorizuar për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2014.
    7. Propozim për përdorimin e “Credins Bank” si emërtim tregtar.


    Thursday, June 26, 2014 - 16:31
    - See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/nes....PovSJsgW.dpuf
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vritet gjatë një atentati biznesmeni Artan Santo

    Frroku: Vdekja e Santos, një humbje e madhe për botën e biznesit dhe sipërmarrjes në Shqipëri

    Kryetari i PKD-së, z. Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka reaguar për vrasjen e drejtorit të Përgjithshëm të Credins Bank, z. Artan Santo. Frroku është shprehur thellësisht i tronditur pas lajmit për vrasjen e biznesmenit, ndërsa thekson se vdekja e Santos është një humbje e madhe edhe për botën e biznesit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.

    "Jam ndjerë thellësisht i tronditur teksa mora vesh lajmin e trishtë të vrasjes së mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Artan Santo, drejtor i Përgjithshëm i Bankës Credins. Në këto momente kritike, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Santo, që të gjejë kurajo për të kapërcyer këtë situatë tejet të rëndë. Njëherësh ngushëllimet ia adresoj edhe të gjithë miqtëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë.

    Vdekja e Artan Santos është një humbje e madhe edhe për botën e biznesit dhe sipërmarrjes në Shqipëri, pasi prej ditës së sotme nuk e ka mendjen kreative të bankingut në gjirin e saj; nuk e ka mbështetësin e pasionuar dhe njeriun e fisëm që e lartësoi profilin e biznesmenit në Shqipëri me shembullin që na la pas.

    Ky atentat mafioz është një goditje e rëndë edhe për rendin dhe qetësinë në vend, prandaj dëshiroj që të inkurajoj forcat e policisë, strukturat drejtuese të saj që të bëjnë të gjitha përpjekjet për arrestimin e autorëve të këtij krimi monstruoz dhe vënien e tyre para drejtësisë", u shpreh Frroku.

    Thursday, June 26, 2014 - 16:26
    - See more at: http://www.sot.com.al/politike/frrok....y4jzspxY.dpuf
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2023, 10:22
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2015, 17:42
  3. Vrasja e Artan Santos, Policia nuk i jep Prokurorisë filmimet e kamerave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-08-2014, 09:51
  4. Arrestohet në Itali anëtari i "bandës së Niklës", Edmond Sina
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 14:22
  5. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •