Berati dhe piktori dshtak, q iu gzohet gnjeshtrave t tij

Piktori deshtak nuk ka respekt per veten. Ai iu gezohet shume genjeshtrave te tij! Ndonese me buxhetin e nje viti nuk ka asnje projekt, nuk ka ndertuar asnje km rruge, ure, ujesjelles apo kanalizim, shkolle, spital apo erdhe ne mbare vendin, piktori deshtak kudo qe shkon deklaron se ketu kemi investuar me shume se ne 10 vite, madje ndonjehere me shume se dhe ne 20 vite te marra se bashku. Kete gje deklaroi per te dyten here ne tre muaj ne Berat tek vizitonte, po per te dyten here, ecurine e punimeve te projektit te rindertimit te bulevardit dhe parkut te qytetit, te financuar teresisht nga Fondi Shqiptaro Amerikan per Zhvillim sipas nje vendimi te marre dy vite me pare.
Ky eshte nje mashtrim qe gezon vetem Ramen, pavaresisht se me te tallen mbare qytetaret e Beratit, te cileve edhe pas nje viti nuk iu perfundoi rrugen Berat – Lushnje, e cila u la e perfunduar ne mbi 64% te punimeve te saj.
Gjate qeverisjes se PD, Berati u pranua nga UNESKO si trashegimi kulturore boterore. Ne qytetin e Beratit u restaurua keshtjella dhe mbi 50 monumente dhe objekte muzeale, u ndertuan dhjetera km rruge, u ndertua ura e re e Gorices, u rindertua ujesjellesi per Beratin dhe Kuoven me vlere 6 milione euro si dhe tregu i prodhimeve bujqesore. Ne qarkun e Beratit u ndertuan dhe rindertuan 74 shkolla, u hap Universiteti privat me tarifa shteterore, u ndertuan 87 ambulanca e qendra shendetesore. Vetem ne rrethin e Beratit u u financuan mbi 6 mije e 200 projekte te fermereve per ullishte, vresha, qershi, pjeshke, sera diellore.
U ndertuan dhe rindertuan 350 km rruge ne te kater anet e rrethit, nder te cilat edhe rruga Berat – Mbreshtan, (fshati i Edi Rames), Sinje, Poshnje, Ura Vajgurore (unaza e Shpiragut), rruga Berat – Perondi. Ne qarkun e Beratit u ndertuan dhe rindertuan 74 shkolla, 55 ujesjellesa dhe kanalizime ndersa per rrjetin elektrik u investuan 20 milione euro. Bizneset e regjistruara arriten ne 5350 nga 2820 qe ishin ne vitin 2005. Boshti i Jugut u ndertua ne segmentin Tirane – Elbasan dhe do vazhdonte. Qarku i Beratit ka dhe trajektoren me te gjate te projektit te shekullit, projektit TAP.
Vetem ne komunen e Otllakut u ndertuan 32 km rruge, 5 sisteme ujesjellesi dhe kanalizimesh perkatesisht ne Dushnik, Lapardha, Morave, Orizaj, Pellumbaj, u ndertuan 3 shkolla ne Lapardha, Morave dhe Lumas si dhe 4 ambulanca ne Qereshnik, Lapardha, Dushnik dhe Otllak.
Keto jane vetem disa nga investimet kryesore ne qarkun e Beratit. Berati me potencialet e medha qe ka edhe me shume meriton. Por kesaj radhe do ta mbyll me nje lutje miqesore mediave, qe te mos harrojne qe kudo qe te shkoje piktori deshtak te njoftojne se aty ne nje vit eshte investuar me shume se ne 10 apo 20 vite te marra se bashku, pasi pas shkaterrimeve keto shifra i qetesojne atij shpirtin e rrenuar!

(Shnim i postuar n Fb nga ish-Kryeministri Berisha)