Shqiptarët mes shkencës e Mitit: kujt i pengon teza ilire ?

Shqipëtarët mes shkences e mitit;Ti besojmi shkences apo mitit ?

Popujt e Ballkanit të vonshëm në Europë...
Kronologjia parahistorike:

Nga -10 000 deri -2000 para Krishti

Periudha -8 300 Para Krishti

Në Europë pasi terhiqen Akullnajat, shpalosen zona të mëdhaja në ultësira e lugina të vershueshme ku flora dhe fauna gjejnë një lulzim të volitshëm ku edhe banorët e kanë patur shumë më lehtë qe të furnizohëshin me ketë begati.

-7500 Para Krishti

Ngritja e ujërave bëjnë ndarjen e kontinentit të Europes nga ishulli i Britanisë së Madhe.

-7150 Para Krishti

Prej -13 000 para Krishti kur në këtë kohë Deti i Zi ishte një Liqe i madh i cili gradualishtë thahej e që ishte 100 metra nën nivelin e Mesdheut njashtu si sot që është Deti i Vdekur mirëpo kah fundi i epokes së shkrirjes së akullnajave niveli i ujit ngritet për 120 metra dhe në vitin 5650 para Krishti deti Mesdhe u zgjërua dhe kaperceu pragun e grykes së Bosforit, këshqe mbrenda dy vite liqeni u egalizua me detin Medhe.

Në Laponië, në veri të Suedisë, grupe te njerëzve gjuetar dalin në siperfaqe te ardhur nga Lindja, perendimi dhe Jugu.

-6500 para Krishti:

Në Afrikën e Veriut dhe Sahara bëhën dresimet e kafshëve shtëpiake nga banoret vêndas.

Në Milienumin e IV-të para Krishti, në Europen qendrore fillon epoka e kultures së Lepenski Vir, në te dy anët e Danubit, tek gryka e portave te hekurta, në një fshat më nja 100 njerëz në 22 shtëpi.

Në Kretë në vendin e quajtur Knosos zhvillohet një qender Neolitike.

-5 200 Para Krishti, agrikultorët e parë paraqiten në Europë dhe perhapen në drejtim të Holandes.

Ata prodhojnë një keramik karakteristike dekorative më shpulla të prera.

-4500 para Krishti në Europen lindore zhvillohet teknika e bakrit të shkrirë në kalllupe qe shkrihej nê një temperatur të lartë nga rrëshiqi.

Paraqiten sepultura të pasura, sidomos ato në Varna në Bullgari, ku ne varreza shohim detaje tjera prestigjioze.

-4500 para Krishti ketu në Varna Bullgari, paraqitet një civilizim misterioz, pra ky civilizim shtrihej brigjeve të liqenit afër Detit të Zi, afër Varnes, ku ky civilizim njohi në zhvillim të lartë, të pa parë për epoken.

Së pari gjejmi ketu qypa të mrekullueshëm, idol nga ashti e guri si dhe vegla nga bakri. Pastaj një kilometer më tej jo largë Varnës, për herë tê parë janë punuar gjesende prej ari, më te vjetrat te zbuluara deri më sot.

Keto objekte janë punuar Në mes të 4600 para krishti e 4200, në brigjet detit tê Zi, shumë kohë para Piramidave të Egjiptasëve dhe civilizimit të Mesopotamisë,Shumica e ktyre varrezave janê te paisura mê diademe tê pasuar nga ari dhe gjesende tjera dekorative, rruza të persosura si dhe maje të shtizave nga bakri si dhe keramika mjaftë bukur tê dekoruara. Janêë gjetur edhe guaca tê detit, çka tregonse ka patur marrdhenje tregtare me onat e jugut te Mesdheut.

Nê regjionin e poshtëm të Danubit, shtazet pêr terhjekjen e pendes për të lavruar janë gjetur në shumë vende.

Poashtu në Rudna Glava është gjetur miniera e parë e bakri në botë.

-3800 para Krishti, fshatrat e parë të fortifikuara në Europen perendimore,

-3650 para Kriishti, në Rusi janë gjetur në varreza funerare karrocat e para tê terhequra nga kiet.

Në Milienumin e II-të ngriten monumentet megalitike te Karnakut në perendim të Francës.

-3200 para krishti në Hungari hasim karrocen e bujqëve.

-3500 Para Krishti,

Vala e parë e Indo Europianëve në Skandinavië.

-2900 Para Krishti,

Njohim Mikenen dhe Trojën.

Migracionet karriane në Qipro

Invazioni i një populli Anatolien në kretë, qe e bêjnê të njohur civilizimin Minoenë. Ishte nje popull paqêsor deh i fuqishëm.

-2800 para krishti, fillon ndertimi i Stonhengjit në Angli.

Në Greqi fillon qytetrimi Egjeenë, Kadmeenë më origjinë Fenikase që installohën në Beosië.
====================================
Akullnajat që vinin me një shpejtësi te madhe përshkak te ndryshimeve klimatike, te gjithë popujt e Europës jug-lindore emigruan kah lindja në zonat më të pershtatshme për jetesë, që nga -15 000 e deri -7000 para krishti Ballkani si dhe nje pjesë e Apenineve ishte nën akullnaj per nje periudh gati se 8000 jeçare..duehj pritur aty rreth -6500 para krishti kur u normalizua gjendja klimatike dhe shkrirja e akullnajave ne pjesen e Ballkanit ku perseri filloj te banohej nga migracione te para, te ardhura nga perendimi, lindja dhe m vone edhe pellazgët e bardh familje Skite te veriut te Detit të Zi dhe pas tyre popuj tjere nga anatolia, këto ishin përberje te migracioneve të kohës parahistorike do thotë që nga shkrirja e akullnajave e deri në Antikitet, që për shkencën njihet kjo periudh e jo se kush ishte i pari aty në kohërat para hitorike që askush nuk i mban mend por janë të nerthurura vetem sipas miteve apo sipas librit te shenjtë Bibles, një konfuzion i pa percaktueshëm dhe pa baza shkencore por vetem thënje e citate nganjëhere edhe përrallore transmetuar deri tek ne permes epopeve homerike si dhe poetëve tjerë grekë.
Emil Lafe thotë se popujt në ato kohera të lashta popullsitë nuk ishin të ngulura në një territor të caktuar, po lëviznin duke ndjekur burimet ushqimore, kryesisht gjahun. Ishte koha e ekonomisë së egër.

Së fundi, një sqarim se si duhet kuptuar autoktonia e një populli:
Emil Lafe mendon se, janë bërë hapa të mëdhenjë edhe në kerkimet arkeologjike në viset tona ku studiuesit shqiptarë, po edhe të huaj, kur flasin për autoktoni, kanë parasysh epokën historike antike, d.m.th. atë që quhet koha e qytetërimit greko-romak. Janë sjellë shumë dëshmi gjuhësore, arkeologjike e historike në të mirë të tezës ilire se, elementi shqiptar (d.m.th. popullsia që ka folur një fazë shumë të hershme gjuhën shqipe) ka qenë i pranishëm pa ndërprerje në viset e sotme të shqiptarëve që nga koha antike.

Por koncepti i autoktonisë nuk mund të shtrihet në epokën e Mezolitit, periudha kalimtare nga Paleoliti në Neolit, 10 000 deri 7000 vjet para Krishti. Nuk mund të thuhet asgjë e sigurt për karakterin etnik të popullsisë së vendbanimeve të Mezolitit që janë zbuluar në vendin tonë, si në Konispol, në Kryegjatë të Fierit a në Vlushë të Skraparit.

Sipas studiuesve shqiptarë ngjizja e etnosit ilir mund të ketë ndodhur në Kohën e Bronzit (mijëvjeçari III – II). Pra, autoktonia e shqiptarëve nuk duhet kuptuar si një koncept absolut, sikur se shqiptarët të ishin vijuesit e njerëzve më të stërlashtë që janë shfaqur dikur në këto vise, që nga koha kur u larguan akullnajat.

Kurse në lidhje me gjuhësin është diçka tjetër, siç e pohon edhe gjuhëtari yni i shquar Profesor Emil Lafe i cile e thotë me këmbëngulje se, gjuha shqipe nuk rrjedh nga pellazgjishtja dhe rrefuzon me këmnulje tezen prejardhjes së gjuhës shqipe nga pellazët dhe e thotë se, "shkenca kërkon disa pika mbështetëse të sigurta për të ndërtuar një hipotezë si plan të punës.
Ilirishtja vështrohet si gjuhë indoeuropiane, por kjo gjë nuk mund të thuhet me siguri për pellazgjishten, për arsye se ka fare pak dëshmi prej saj." dhe vijon më tutje duke analizuar permes krahasimeve dallimet mes shqipës së sotme dhe ilirishtës te cilat perputhen por jo edhe me pellazgjishten, Profesor Emil Lafe thotë me plotë bindjet e tij se;

"Neve sot na mungon ADN-ja e pellazgjishtes që ta krahasojmë me ADN-në e shqipes dhe të nxjerrim përfundime sepse , mbetjet e pellazgjishtës janë aq të pakta, sa nuk të nxjerrin dot në ndonjë shteg të sigurt, perfundon Emil Lafe."

====================================


Pergatitur sipas burime nga: "Prehistoire d'Europe" nga Kreksi