Rrëfehet Gerard Depardieu: Para famës, shkoja me meshkuj
Aktori i famshëm francez dhe botëror, Gerard Depardieu, ka treguar se në të kaluarën ka qenë krejtësisht në anën tjetër të ligjit.
65-vjeçari ka thënë se dikur ka qenë tri javë në burg, sepse kishte vjedhur një veturë. Po ashtu, ai ka treguar se kishte hapur gropat e varreve të reja për të vjedhur stolitë e të vdekurve.
Në autobiografinë e tij, “Kështu ka ndodhur”, e ka hapur zemrën për të kaluarën. Ai ka folur për fëmijërinë e tij të vështirë në familjen e varfër dhe se që në moshën dhjetëvjeçare ka dalë për të punuar në rrugë. Ai është dukur më i madh se mosha dhe shpejt e ka kuptuar se i tërheq meshkujt.
“E kam ditur që nga fëmijëria se jam atraktiv për homoseksualët. Kur dëshironin seks me mua, u kërkoja para”, ka shkruar aktori. Pas moshës 16-vjeçare është shpërngulur në Chateauroux në Paris, ku ka vazhduar t’u shesë trupin e tij meshkujve. Madje jo rrallë herë edhe i ka vjedhur klientët e tij.
Gjatë protestave antiqeveritare të vitit 1968 u ka vjedhur nëpër xhepa studentëve që flinin në rrugë. Djali i tij i ndjerë, Guillaume, ka punuar si prostitutë mashkull (zhigolo) dhe ka qenë aktor. Dy herë ka qëndruar në burg për shkak të vjedhjes dhe konsumimit të drogës. Ka ndërruar jetë si 37 vjeçar (në vitin 2008) nga inflamacioni i mushkërive.
Depardieu në libër ka folur edhe për miqësinë me presidentin rus, Vladimir Putin, në vendin e të cilit u shpërngul kur qeveria e Francois Hollande i kërkonte të paguajë tatim në vlerë prej 87 për qind.
(ed.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt