Beogradi do të mirëpresë tifozët shqiptarët që duan të shohin ndeshjen Serbi-Shqipëri. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Federatës serbe të futbollit, e cila mesa duket ka vendosur që të pranohen shqiptarët.
Ky vendim vjen pas refuzimit të FSHF-së për të luajtur ndeshjen pa tifozë shqiptarë.
"Pas refuzimit të kërkesës tonë për ta luajtur ndeshjen pa tifozë shqiptarë, po ju njoftojmë se në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë do të ketë tifozë. Ne sigurojmë mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë e tifozëve. Në bashkëpunim me Federatën shqiptare të futbollit do të punojmë për frymën pozitive që përçon futbolli. U bëjmë thirrje të gjithë tifozëve serbë që të mirëpresin shqiptarët dhe të mbështesin ekipin e tyre”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e Federatës serbe.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më 14 tetor.
Krijoni Kontakt