“Miss Gjermania 2014” është shpallur një vajzë shqiptare. 17-vjeçarja Egzonita Ala me origjinë nga Kosova ka marrë kurorën e bukurisë në qytetin e Dortmundit të shtunën në mbrëmje.
Vendin e dytë në këtë konkurs bukurie e ka fituar një tjetër shqiptare, Fjollza Avdiu.
Shpallja “Miss Gjermania 2014” do të lejojë Egzonitën të përfaqësojë Gjermaninë në edicionin e sivjetëm të spektaklit “Miss Bota”, që do të mbahet në 14 dhjetor.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt