Close
Faqja 12 prej 35 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 689
  1. #221

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Nė Beograd. Tė mundėsh njė “armik” tė lig dhe budalla




    Pak pėrpara se tė niste zallamahia, atje, nė stadiumin « Partizani » tė Beogradit, gjeta kohėn mes tensionit tė asaj ndeshjeje nervėshkatėrruese tė shkėmbeja batuta me njė nga kolegėt e mi. Shkak u bė njė episod anekdodik, por shumė domethėnsės. Nė skajin tjetėr tė fushės, diku aty mbi tunelin nga hynin dhe dilnin lojtarėt, njė grup ultrasish tė skuadrės Serbe, po digjnin njė flamur: ishte flamuri i NATO-s. Shiko, shiko, i thashė gazetarit qė kisha pranė, edhe sot, 15 vite mė pas, kėta idiotė duan tė na identifikojnė me pahir me NATO-on, duke u vetshpallur njėkohėsisht si armiq tė saj. Kaq thashė nė atė moment. Nuk pėrmenda Millosheviēin dhe tragjedinė qė ai i la pas vendit tė tij; as sindromėn vetshkatėrruese tė serbėve qė pėrsėritet nė mėnyrė ciklike nė histori, qė nga koha e betejės sė Fushė Kosovės e deri tek bisedimet e Rambujesė; madje as patologjinė e njė kombi qė di tė rendė pas vetėflijimit, duke ruajtur nė kujtesėn kolektive kryesisht vetėm disfatat.

    As nuk kisha kohė dhe as nuk ishte vendi ti kujtoja tė gjitha kėto. Nė fund tė fundit, unė dhe kolegėt e mi, ishim aty pėr tė parė njė ndeshje futbolli. Qeshė i bindur pėr kėtė, madje nuk hezitoja tė ironizoja (me kozmopolitizmin sipėrfaqėsor tė njė pjese tė Tiranės kaviar do tė thoshte ndonjė miku im kosovar) ata qė kėrkonin tė shihnin tek kjo pėrballje sportive shumė mė tepėr sesa kaq. Duhet ta pranoj se isha gabuar. Dhe jo pak.

    Sepse pėrballė u ndesha me njė kor gjigand qė thėrriste pa pushim: "vdekje shqiptarėve". Me njė ndeshje qė filloi me kėndimin e kėngėve tė ēetnikėve dhe vazhdoi me vėrshėllimėn nė kor tė himnit tonė. Me policė tė ēoroditur qė bėnin ēmos tė nervozonin tifozėt qė nė aeroport. Me futbollistė milionerė, qė mė shumė sesa tė bėnin detyrėn e tyre si profesionistė, si lojtarė tė mirfilltė tė Premier Ligės, u pėlqente tė shiteshin si patriotė dhe tė pėrdhosnin flamurin e kuq tė “armikut”.

    Mė pas, kur u gjenda nėn goditjet me sende tė forta qė vėrshonin drejt ndejtėseve ku qenė ulur tifozėt e paktė kuq e zi; me brutalitetin e forcave tė rendit qė nuk tė linin tė shihje mė atė qė po ndodhte nė fushė; me thirrjet qė vazhdonin pėr vdekjen e shqiptarėve, e kuptova se nuk po asistoja thjesht nė njė ndeshje futbolli.

    Disa orė mė vonė, tek qėndronim nė avion, pėr tė lėnė njėherė e mirė tokėn beogradase, tė njėjtėn gjė do tė mė pranonin edhe shumė nga futbollistėt qė kishin qenė nė fushė. Lenjani kishte akoma pjesė tė trupit qė i dhimbnin. Debatik Curri e Taulant Xhaka po ashtu. Lorik Cana, kapiteni qė ish ulur nė fund tė avionit, mė shumė ishte krenar pėr grushtat qė kish dhėnė sesa pėr goditjet qė kishte marė. Por, tė gjithė tregonin se kishin kaluar nėpėr njė ferr. Jo atė qė u pa "live" nėpėr ekrane: me karrike qė thyheshin nė kurriz e me grushta tifozėsh qė mėsynė nė fushė. Jo, jo, njė tjetėr edhe mė tė rėndė. Kur kishin lėnė fushėn e lojės, pas agresionit barbar tė ultrasve serbė, aty nė tunelin qė tė ēonte nė dhomat e zhveshjes, i kish pritur njė barbari edhe mė e madhe. Policė dhe civilė, puntorė tė stadiumit dhe badigardė pa uniformė, kishin lėshuar shkelma dhe grushta mbi ta. Shenjat e gjithė kėsaj batėrdie ishin tė dukshme edhe nė avionin e kthimit, megjithėse lojtarėt shqiptarė, tė flisnin me bezdi pėr to. Ata kėrkonin tė tregonin pjesėn e tyre inteligjente dhe fine. “Donin tė na e punonin,- mė tha njė moment Ansi Agolli-, por ne u treguam mė tė zgjuar. Kur lojtarėt tanė ishin nė dhomat e zhveshjes, serbėt ishin tė ēmendur me mjetin fluturues qė u ngrit mbi stadium, dhe ata do tė kenė menduar ndonjė hile. Kanė menduar qė pėr tė provokuar tė gjithė atė qė ndodhi, kėtė mjet e kishin ngritur nė stadium anėtarėt e delegacionit shqiptar. Prandaj, gjė e pa dėgjuar ndonjė herė, ata futėn katėr pjestarė civilė tė shėrbimit sekret, pėr tė kontrolluar dhomėn tonė. Ndoshta kishin dhe qėllim tjetėr- vazhdon Ansi Agolli. Ndoshta donin tė na fusnin ndonjė paisje tė ngjashme nė mjediset tona, pėr tė ngritur pastaj alibinė se i gjithė provokimi ishte projektuar nga ne. Por, -mė thotė ai- ne i bllokuam. Si me komandė ndezėm tė gjithė smartfonėt tanė dhe filluam ti filmonim. Ata u gjendėn tė pėrgjuar dhe nėse kanė patur ndonjė qėllim tė keq me prapamendim, nuk arritėn ta bėnin”. Po, po u treguam mė tė zgjuar, thotė me tė qeshur Bulku, qė i ulur fare pranė sediljes sė Agollit e ka dėgjuar krejt rrėfimin e tij.

    Pse vėrtet - mendoj,- kaq me budallallėk dhe symbylltėsi kanė hyrė nė kėtė betejė “armiqtė” tanė? Ē’u duhej ta fillonin kėtė histori me kėngė cetnikėsh? Ē’u duhej i gjithė ai presion policor? Ē’kishin me himnin? Ē’u duhej pėrdhosja e simboleve shqiptare, kur mund tė na mundin kollaj nė fushėn e lojės? Pse i duhej njė futbollisti si Mitroviq, tė rendte pėr tė kapur nė ajėr pėlhurėn me portretin e Ismail Qemalit, ndėrkohė qė mund t’i mposhtte profesionalisht, pasardhėsit e tij?

    Kėta serbė, ekipi i tė cilėve kushton mbi 120 milionė euro, pra sė paku dhjetė fish mė tepėr sesa i yni, qė luanin nė fushėn e tyre, qė vinin nga njė shkollė futbolli me emėr, i kishin tė gjitha kartat nė dorė pėr tė na mundur. Por, ata nuk zgjodhėn kėtė. Ata zgjodhėn tė sillen si bij tė denjė tė Arkanit. Ata donin medalien e nacionalistit dhe jo nderimin e profesionistit. U sollėn si budallej dhe nuk na mundėn dot. Dolėn nga fusha me turp dhe tė pėrqeshur nga mbarė bota.

    “Kishe tė drejtė me historinė e flamurit tė Natos- mė thotė kolegu im. Edhe atėherė nė vitin e largėt 1999 ata u sollėn po njėsoj. Kishin nė dorė ta gjenin fjalėn me shqiptarėt. Tė uleshim me ta. Madje dhe ti dominonin. Nėse kjo do tė kish ndodhur, Kosova edhe sot nuk do tė qė kurrė e pavarur. Por, ata edhe atėherė zgjodhėn rrugėn e disfatės heroike. I shkuan pas ēmendurisė sė Milloshevi ēit dhe u ndėshkuan me bombat e NATO-s. Ata mė mirė preferojnė tė humbasin si heroj, sesa tė fitojnė si njerėz normalė”.

    Nė pėrmasa tė tjera e njėjta fabul u pėrsėrit tė martėn e 14 tetorit nė stadiumin “Partizani” tė Beogradit. Ne kishim pėrballė njė ekip qė ndofta edhe mund tė na mundte. Madje kish shumė gjasa ti’a arrinte kėsaj. Por si lojtarėt dhe aq mė shumė tifozėt e tyre zgjodhėn tė sillen si budallej. Budallej dhe tė ligj. Sindroma e humbėsit tė pėrhershėm u rishfaq tek ata.

    Ishte e lehtė ti bėje kėto komente teksa pas orės 1 tė mėngjesit, ne qėndronim ende pa arsye, tė ngujuar nė autobus, pėrpara godinės sė aeroportit. Askush nuk na thoshte asgjė. Autobuzi as nuk lėvizte, as nuk i hapte dyert. Kjo qe “hakmarrja” e fundit e pilocisė sebe ndaj nesh. Njė prej derejtuesve tė tyre na tha njė moment se do na kėrkohej tė mbushnim njė formular. Pėrse? Pėr ēfarė? Qė tė dėshmonim se po largoheshim shėndosh e mirė? Qė tė dėshmonin se ata nuk ishin treguar harbutė? A mos vallė serbėt po e kuptonin se kishin rėnė nė kurthin e ngritur prej vetė atyre? Se edhe njėherė ishin treguar tė kėqijtė e vetvetes? Kėtė, nė njė farė mėnyre, e pohonin edhe drejtuesit e kombėtares shqiptare. Homologėt serbė i ishin lututur tanėve disa herė tė riktheheshinn nė fushė. Ta vazhdonin lojėn. Me sa duket edhe ata e kishin kuptuar figurėn qė kishin bėrė dhe kėrkonin tė rikuperonin mė tė mirėn e mundshme. Por tashmė ishte vonė. Tejet vonė.

    Avioni ēarter me kombėtaren e Shqipėrisė dhe ata pak tifozė e gazetarė, u ngrit nga aeroporti i Beogradit aty rreth orės 2 30 tė mėngjesit. Pas njė ore udhėtim ata u gjendėn nė festėn madhėshtore tė organizuar nė Rinas. Mijra vetė kėndonin “O sa mir me qenė shqiptar o eeeee…” Nė sytė e tyre nuk kishte ligėsi. Kishte gėzim. Gėzimin e pėrligjur jo se qemė treguar mė tė fortė, por thjeshtė se ishim treguar mė tė zgjuar. (lapsi.al/Beograd-Rinas)

  2. #222
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Sapo pashe lajmet tek CNN. Lajmi pare qe u dha ishte pikerisht incidenti i ndeshjes Serbi-Shqiperi. Video qe transmetonin gjate lajmit ishte teresisht ne favor te serbeve dhe nuk pasqyronte aspak realitetin. Jepte vetem momentin kur ne stadium fluturonte Drone dhe me pas momentin kur lojtaret shqiptare godisnin tifozin serb. Nderkohe ne lidhje direkte u lidhen me nje gazetar serb i cili deklaroi se shkaktar i Drones ishte vellai i kryeministrit Edi Rama duke theksuar se policia Serbe e kishte arrestuar ate dhe liruar me pas.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #223
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    “Nuk na mbrojtėn, por na qėlluan. UEFA na kėrkoi tė ktheheshim nė fushė, por ishim tė dėmtuar fizikisht”

    Policia serbe ka goditur lojtarėt shqiptarė gjatė futjes sė tyre nė tunel. Nuk kanė mjaftuar kėrcėnimet nga tifozėt serbė, por partizan tė goditjeve janė bėrė dhe nga policėt serbė dhe rojet private (stjuartėt). Njė gjė e tillė u bė mbrėmė publike nga shefi i sektorit tė Jashtėm nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, Denis Bastari. Nė njė prononcim pėr kanalin Super Sport 2, Bastari u shpreh se “Ėshtė e vėrtetė qė policia ka goditur lojtarėt nė tunel. Isha ulur pikėrisht me Lorik Canėn nė ato momente dhe tė vetmet goditje qė ai ka marrė, ishin nga stjuartėt e stadiumit. Kur janė futur nė tunel ka qenė njė rrėmujė e madhe, janė goditur lojtarėt me shkelma nga ana e punonjėsve tė policisė apo dhe tė stujartėve qė ndodheshin aty”. Bastari mė tej bėn tė ditur se policia serbe ka kontrolluar tė gjithė ēantat e delegacionit, pasi dyshohej se ndodhej aty pulti i telekomandės qė bėri tė fluturonte flamuri.

    Rrėfimi i lojtarėve

    Kapiteni i kombėtares shqiptare, Lorik Cana, u hodh sipėr njė tifozi serb pėr tė ndaluar pėr shkak se u godit sulmuesi shkodran, Bekim Bala. “Besoj e keni parė pak a shumė se ēfarė ndodhi. Ndodhi episodi i flamurit, ata tėrhoqėn flamurin. Lojtarėt tanė shkuan pėr ta marrė, u futėn edhe lojtarėt e tyre dhe denigroi situata. Gjithēka do tė ishte brenda kontrollit, nėse tifozėt do tė qėndronin jashtė. Hynė tifozėt nė fushė dhe gjithēka doli jashtė kontrollit, pasi u goditėn me karrige. U bė problem pasi tifozėt u futėn brenda, ishte e rrezikshme. Nė njė moment u ktheva dhe pashė qė goditi Balėn nė kokė, nė atė moment, nuk kam arritur tė shoh se ēfarė po ndodhte, pasi po dhunonin shokun tim. Taulant Xhaka ka hundėn e ėnjtur dhe nuk shikon mirė. Disa janė dėmtuar nė sy, nė vend qė tė na mbrojnė, na kanė goditur”, rrėfen kapiten Cana. Bekim Bala, shkodrani qė mori nė mbrojtje flamurin shqiptar, duke i marrė nga duart futbollistit serb, shprehet se “nuk kemi frikė pėr asgjė, gjithsecili mund ta bėnte atė sakrificė. Ishim tė vetėm, pa tifozė, dhe nuk kishim asnjė siguri”. Portieri Etrit Berisha tha se gjithēka qė ndodhi nuk ishte aspak e hijshme. “Atmosfera e tensionuar, si luftė? Ishte edhe para ndeshjes, atmosfera e luftės, ne kishim ardhur me njė tjetėr qėllim dhe jemi munduar tė japim mė tė mirėn tonė. Edhe para lojės e kam ditur se janė tė gjithė tifozėt duke na shikuar, ėshtė jashtėzakonisht emocionuese, kemi tifozėt mė tė mirė nė botė dhe do tė mundohemi tė japim gjithēka pėr ta”, theksoi gardiani i portės kuqezi.

    ‘Negociatat’ me serbėt

    Pas incidentit tė ndodhur, pėr mė shumė se gjysmė ore kanė nisur bisedimet pėr tė bindur palėn shqiptare pėr tė rinisur ndeshjen e ndėrprerė pak se pėrfundonte pjesa e parė. Kapiten Cana rrėfen se ka pasur propozime pėr tė rinisur ndeshja. “Delegatėt thanė nėse ju boshatisin stadiumin, a jeni gati tė vazhdoni lojėn. Lojtarėt tanė ishin tė dėmtuar, nuk ndihemi mirė nga shėndeti, pėr shkak tė goditjeve, po ashtu nga aspekti mendor nuk jemi mė tė fokusuar. Kapiteni i Serbisė e pranoi dhe u bashkua me mendimin tonė”, shtoi Cana. Ndėrsa jep vlerėsime pėr rolin qė ka luajtur kapiteni i Serbisė, Ivanoviē. Pėr ēėshtjen e negociatave, ka folur dhe sekretari i Pėrgjithshėm, Ilir Shulku, i cili tha se “Ndonėse ndeshja u ndėrpre nė mes, nė minutėn e 42 tė pjesės sė parė, ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme mbetet padyshim dhe gjendja shėndetėsore e futbollistėve tė Kombėtares shqiptare.

    Pas njė situate jo tė mirė pėr shkak tė incidentit tė ndodhur nė fushėn e gjelbėr, gjatė ndeshjes, ne u thamė delegatėve se ndeshja nuk mund tė vazhdonte sėrish”.

    Gazeta Shqip
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #224
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!



    Kjo video eshte mese e mjaftueshme per te denuar ekipin serb dhe ti japin 3 pikshin kombetares shqiptare. Mjafton te shikosh minuten 1:30 kur lojtaret dhe trajneri serb vene duart ne koke duke e kuptuar denimin qe i pret.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #225
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ka lojtare te lenduar fizikisht ne skuadren tone ???
    Pashe disa foto ne internet ku tregoheshin lendime fizike te disa lojtareve tane por ishin thjeshte gervishtje.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #226

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Jo jo angmokio. Ka patur demtime ne rradhet e lojtareve. Jo te rrezikshme per jeten e tyre por demtime ka patur.

  7. #227

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Po ve re dicka: Serbet po perpiqen te fitojne betejen mediatike. Edhe une pashe ate ne CNN dhe nga menyra sesi po komentohet dhe filmimet e pakta qe po jepen (ato qe vuri ne dispozicion tv serbe) faji po i vihet shqiptareve. Ndonese nje shpifje gjigande, emri i Olsi Rames po lakohet pa fund dhe asgje spo behet per te pergenjeshtruar. Mediat shqiptare, perfshi ketu dhe politiken shqiptare duhet ta ngrene zerin dhe t'i behet e ditur botes mbare e verteta se cfare ndodhi ne stadiumin e Beogradit mbreme.

  8. #228

  9. #229

  10. #230

  11. #231
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Jo jo angmokio. Ka patur demtime ne rradhet e lojtareve. Jo te rrezikshme per jeten e tyre por demtime ka patur.
    Po shikoja lajmin me poshte. Nuk e di nese eshte raportuar ndonje lajm tjeter me demtime me te medha se keto.

    Shenjat e dhunes mbi lojtaret shqiptare

    http://top-channel.tv/new/lajme/galeri.php?id=7039#rel
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  12. #232
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    perfundimisht pjesa me e madhe e serbeve jane kafshe nuk e marr dot me mend se si kane mundur te bashkejetojne kosovaret me ta...

  13. #233

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Sipas mediave serbe, ngjarja e mbremshme ishte pergatitur prej kohesh nga shqiptaromedhenjte dhe akuzuan perendimin per komplot ndaj tyre. Keta njerez me te vertete jane patetike.

  14. #234
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Po normal qe do mbajne qendrim njeanes srbt. Nuk pret nga mediat srbe te denojne cunat e tyre.
    Problemi nuk eshte media srbe por jane mediat perendimore qe pak a shume po mbajne qendrim perkrahes ndaj vendalinjve.

    Bravo cunave tane njehere

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Sipas mediave serbe, ngjarja e mbremshme ishte pergatitur prej kohesh nga shqiptaromedhenjte dhe akuzuan perendimin per komplot ndaj tyre. Keta njerez me te vertete jane patetike.
    Cdo gje eshte relative...

  15. #235
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Tifozėt turq kėrcėnojnė: Do ta ngritim flamurin shqiptar nė Beograd

    Mediat serbe kanė njoftuar se “turqtė po e kėrcėnojnė Serbinė” duke paralajmėruar se flamuri i Shqipėrisė sė Madhe do tė valėvitet mė 23 tetor nė Beograd.
    “Tifozėt e klubit tė futbollit Besiktas kanė bėrė tė ditur se mė 23 tetor gjatė ndeshjes Besiktas-Partizan do ta shpalosin flamurin Shqipėrisė nė stadium” shkruajnė mediat serbe

    Sipas mediave serbe nė forumet e tifozėve tė klubit tė futbollit tė Besiktas thuhet se pėrsėri do tė valvitet flamuri shqiptar.

    Gazeta Express
    http://www.gazetaexpress.com/sport/t...beograd-50875/
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  16. #236
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga smokkie Lexo Postimin
    Problemi nuk eshte media srbe por jane mediat perendimore qe pak a shume po mbajne qendrim perkrahes ndaj vendalinjve.
    Po mbajne mediat nderkombetare ate qendrim, se ata serbet po flasin, po ankohen, po qahen, po sqarojne e po justifikojne cdo gje.
    Po keta tanet cfare bejne? Pse nuk flasin e te japin intervista. Edi Rama eshte dhe ne Amerike e ka mundesi te beje nje konference shtypi e te mos mjaftohet me nje postim te shkurter "bravo cuna' ne twitter. Po ministri jashtem etj etj? Me teper po na mbrojne mediat italiane, sesa tonat.

  17. #237

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!


    Tifozėt turq kėrcėnojnė: Do ta ngritim flamurin shqiptar nė Beograd

    Mediat serbe kanė njoftuar se “turqtė po e kėrcėnojnė Serbinė” duke paralajmėruar se flamuri i Shqipėrisė sė Madhe do tė valėvitet mė 23 tetor nė Beograd.
    “Tifozėt e klubit tė futbollit Besiktas kanė bėrė tė ditur se mė 23 tetor gjatė ndeshjes Besiktas-Partizan do ta shpalosin flamurin Shqipėrisė nė stadium” shkruajnė mediat serbe

    Sipas mediave serbe nė forumet e tifozėve tė klubit tė futbollit tė Besiktas thuhet se pėrsėri do tė valvitet flamuri shqiptar.

    Gazeta Express
    http://www.gazetaexpress.com/sport/t...beograd-50875/


    Kjo eshte komplet e panevojshme. Cpune kane turqit te ngrene flamurin shqiptar ne Beograd?

  18. #238
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Pa koment......

    Emri:  10736214-10152465808388634-1695636605-n.jpg

Shikime: 312

Madhėsia:  60.0 KB


    Emri:  10728629-10152465808128634-391122917-n.jpg

Shikime: 307

Madhėsia:  46.5 KB


    Emri:  10720912-10152465807393634-1458720403-n.jpg

Shikime: 282

Madhėsia:  59.6 KB
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar angmokio pėr postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (15-10-2014)

  20. #239
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Kjo eshte komplet e panevojshme. Cpune kane turqit te ngrene flamurin shqiptar ne Beograd?
    Tifozet Turk kane te drejte te bejne cte duan. Pune e tyre.


    P.s Me thote kush se c'don gjithe ai kazan ne mesin e tifozeve serb?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  21. #240

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Tifozat turq le te bejne cfare te duan. Une si shqiptar revoltohem dhe ngre zerin kur emri i vendit tim dhe flamuri i vendit tim perdoret nga te tjeret per qellime te tyre. Askush nuk duhet te ndihet krenar qe ca palo turq na kercenokan serbet me ngritje te flamurit shqiptar. Ky eshte nje provokim i panevojshem e sidomos nje nderhyrje komplet pa vend nga turqit. Flamuri shqiptar eshte lare dhe me gjakun e atyre qe luftuan dhunen e sundimin turk per 500 vjet. Te ngrihet po ky flamur nga turqit eshte ofenduese.

Faqja 12 prej 35 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •