Romani i titulluar „Misioni Sekret“ i autorit Muharrem Blakaj, ėshtė njė vepėr letrare qė pėr nga motivi sjell njė frymė tė re nė letrat shqipe. Autori pėr gjith gjat strukturės tė kėtij romani shpalon njė dramė rrėnqethėse e cila ndėrtohėt mbi fatin individual, familjar e kolektiv tė njė populli nė rrethanat e njė tragjedije tė pėrmasave apokaliptike. Autori i kėtij romani pėr temėn e veprės sė tij trajton punėn e shėrbimit sėrb nė vlimet politike tė viteve nėntėdhjeta gjat pėriudhės sė fundit tė luftės nė Kosovė, dhe deri nė pėrfundimin e saj.
Kapitulli i parė i kėtij romani fillon me pasqyrimin e ngjarjeve tė stuhishme tė protestave dhe demonstratave pėrmes tė cilave njė popull i tėrė si uragan, kundreshtoj aneksimin juridik tė Kosovės, dhe suprimimin e autonomisė nga ana e Sėrbisė. Nė kėtė konteks, autori pėrmes strukturės tematike dhe pėrsonazheve tė vepres pasqyron angazhimin e tėrė njė makinerie dhe, tė gjith segmenteve tjera, me kėtė rast edhe tė shėrbimit sekret sėrb, pėr t’a mposhtur rezistencėn gjithpopullore, si dhe inspiruesit dhe organizatorėt e tyre. Duke lexuar kėtė vepėr mund tė pikaset forca motivuese, pjekuria dhe mbarėshtrimi kompozicional i veprės dhe nė veēanti zhdėrvjelltėsia dhe pjekuria e autorit pėr tė krijuar rrethana tė efektshme, duke pasqyruar veprimet, rrethanat dhe metodat mbi tė cilat vepron ky shėrbim, autori arrinė qė pikrisht pėrmes kėtyre tė demaskoj fytyren kriminale, abuzuese e tė pamoralshme tė kėtij shėrbimi policor. S’do mend, se pjesė e kėtij shėrbimi jan edhe disa shqipfolės, tė cilėt me vetėdije bėjnė lojėn e djallit nė dėm tė kombit tė tyre. Filli i ngjarjeve nė kėtė roman fillon nė kryeqytetin provincial tė Kosovės por, pėmes njė artikulimi tė mirė tė ngjarjeve nga autori, spostohėt sa nė njė vend, sa nė njė vend tjetėr, duke pasqyruar gjith ato rrethana tė jashtėzakonshme, gjithė atė tragjedi qė shkarkohej mbi njė popull nga pjesė tė padukshme, veprime tė nėndheshme, qė shpesh herė i shohim para syve tonė por nuk jemi nė gjendje t’i akceptojmė.
Krahas veprimeve qė ndėrmerr shėrbimi sekret serb, pėr tė mposhtur rezistencėn qė bėhėt nė Kosovė, atij i duhėn njerz tė pėrgaditur, njerz tė kamufluar, pėr t’i dhėnė goditje vdekjeprurėse mergatės politike shqiptare nė Evropė, e nė kėtė rast nė Zvicėrr, aty ku pėrpjekjet pėr organizim politik ishin mė tė fuqishme se kudo. Pėrmes emisarėve tė vetė, pėrmes misioneve sekrete, ky shėrbim dėshiron tė arrij qėllimin e pėrqarjes totale tė levizjes politike dhe tė rezistencės shqiptare. Pikrisht, njė mision tė tillė sekret, autori e pasqyron pėrmes kėtij romani. Pjesė e misionit sekret tė kėtij romani jan protagonistėt: Fer Gjergjlekaj ekspert i zbulimit me akademi policore tė kryer nė Beograd, Brankoviq Marinko i denuar me njėzet vjet burg pėr krime tė rėnda, Starqeviq Misha i denuar me shtatėmbėdhjetė vjet burg poashtu pėr krime, Milivojeviq Momqillo alias Moma i denuar pėr shumė delikte si dhunues dhe vrasės i vajzave tė mitura. Zgjedhja e kriminelėve nėpėr burgje, studentet vullnetar, tė rinjėt nga jetimorėt dhe dėrgimi i tyre nė detyra speciale, ishin metoda tė vjetra nė politikėn serbe.
Fer Gergjlekaj, pėrsonazh kryesor i romanit „Misioni Sekret“ pasqyron prototipin e mercenarit, servilit dhe njeriut pa moral nė shoqėrinė shqiptare. Edhe nė kohėn kur fillon kthesa e madhe pėr pamvarsinė e Kosovės ai nuk parapelqen tė shkėputėt nga vargojt e tradhtisė dhe krimit ndaj popullit tė vet. Pėrmes protagonistėve tė Ferit, Momės, Mishės, Nebojshės autori arrinė tė zbulojė njė labirint tė tėrė me plot tė panjohura tė shėrbimit sekret sėrb duke pasqyruar pikrishtė kėtė shėrbim si mekanizėm tė krimit tė organizuar, prostitucionit, drogės, pastrimit tė parave tė pista, kurdisjeve tė atentateve politike dhe mafioze dhe nė fund qėrimit tė hesapeve nė mes tyre, pėr tė humbur gjurmėt e krimit. Kėtu jan ndėrlidhur jo vetėm ambasadat e shtetit jugosllav, por edhe strukturat mė tė larta tė kėtij shteti.
Do theksuar se romani „Misioni Sekret“ i autorit Muharrem Blakaj ėshtė njė vepėr e strukturuar dhe e ndėrtuar mirė si nė planin ideor, ashtu edhe nė planin artistik. Autori pėrmes kėtij romani ėshtė dėshmuar si mjeshtėr i hollė i kompozicionit, lėvrimit tė temės, dialogimit, pėrshkrimit tė situatave etj. Gjuha e pastėr, stili i thjeshtė, pa ngarkesa simbolike dhe metaforike, bėnė qė kjo vepėr tė lexohėt me njė frymė, dhe tė mbahėt gjatė nė kujtesė!


Libri i plote tek : http://scbks.blogspot.com/2014/09/mi...em-blakaj.html