Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pamje natyrale gjatë vjeshtës

    Pamje natyrale gjatë vjeshtës

    Tani duhet t’i thoni lamtumirë grimit të rëndë dhe flokëve të lënë pas dore. Pamja e fund verës duhet të jetë sa më natyrale dhe e thjeshtë, me tone transparente dhe të lehta për fytyrën e sytë dhe flokë të fryrë dhe tërë volum. “Flokët, edhe nëse nuk janë shumë të gjatë, nuk duhet të lihen pas dore, por duhet të jenë fryrë, qofshin kaçurrela natyrale apo të bëra në permanent. Ndërkohë që flokët e drejtë këshillohet të jenë në një gjatësi mesatare”.

    Këto janë këshillat që jep stilisti Roberto D’Antonio, që gjithashtu zbulon edhe të fshehtat e modeleve të reja të flokëve për stinën e nxehtë të verës. Tani gjithçka duhet të ketë një pamje sa më natyrale, për të qenë sa më perfekt në këtë sezon. Ndërkohë, asnjëherë mos harroni se kujdes më të madh për flokët duhet të tregoni pas kthimit nga deti. Mbrojini flokët para dhe pas ekspozimit të gjatë në diell.

    Për flokët e gjatë, ditën këshillohet t’i mbani sa më të lidhur. Ndërkohë mund të zgjidhni edhe një stil pak të egër, ndërsa për mbrëmjet nuk do të ishte keq sikur t´i lidhnit me një fashë apo një shall të gjerë, stili i viteve ‘70, për të pasur pamjen e një vajze të butë dhe të ëmbël. Për grimin këshillohet më shumë përdorimi i nuancave të lehta me efekte shkëlqyese, të ngjashme me diellin, shumë të këndshme dhe tërheqëse gjatë verës. Por fjala kyç e këtij sezoni është transparenca. Pra, për lëkurën dhe mollëzat tendencë janë produktet me tonet e perlës, të bardhës dhe nuancave të çelura të të gjitha ngjyrave të lehta, që do t’i japin fytyrës suaj më shumë dritë dhe bardhësi.

    Ndërsa sytë duhet të jenë të lyer me tonalitetet e së kaltrës, kuqes, portokallies, së artës dhe të bronzta, që do t’i japin më shumë hijeshi pamjes suaj të nxirë. Ndërsa për buzët nuancat duhet të jenë të ngjashme me atë të lëkurës dhe mollëzave, të shkëlqyeshme dhe të çelura, që krijojnë efekte të veçanta në kontrast edhe me ngjyrën e lëkurës.

    Por, ajo çka është më e rëndësishme, është fakti se jeni të lira të eksperimentoni nuancat sipas dëshirës. Lirshmëria që fal ky sezon në përdorimin e tonaliteteve nuk ka qenë kurrë më parë, ndaj është edhe një mundësi shumë e mirë për të përfituar nga rasti. Ndoshta, duke ndjekur këtë rrugë do të arrini të gjeni edhe atë që ju pëlqen dhe që i shkon më për shtat nxirjes së lëkurës suaj. Ndërsa prerjet dhe stili i flokëve duhet të jetë sipas tendencës së kësaj stine.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/metropol/26...es-212363.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Pamje natyrale gjatë vjeshtës

    Duhet duhet duhet... Thote artikulli.

    Qe te duhet e dyta, te vjen te besh te kunderten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •