Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Faik Ballanca

    Janė dy Faikėr nė prozėn shqiptare. Faik Konica plaku, mohues dhe hokatar dhe Faik Ballanca i riu, pohues dhe tragjik. I pari jetoi dhe vdiq patriark nė vend tė huaj, i dyti jetoi e vdiq djalė nė vend tė vet.



    http://www.trepca.net/2003/0803/0308...ik.bllanca.htm
    What goes around---comes around

  2. #2
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Faik Ballanca

    Thėnie mbi Faik Ballancėn

    Vath Koreshi: "Jo rrallė mė ndodh qė, duke lexuar tregime tė Faik Ballancės, mė vjen nė vesh zėri i tij gjithmonė i shtruar dhe i mbushur me magjinė e zemrės dhe mendjes sė tij aq tė mprehtė. Faiku ngjallet sa herė, sepse gjithmonė ne kemi nevojė tė na plotėsojė me diēka qė na mungon. Kur jemi tė padrejtė, ai na ofron ndershmėrinė e tij, kur na tut jeta, ai na bėn mė tė guximshėm. Ai di tė na shtyjė gjithmonė qė tė bėhemi mė shumė njerėz, mė shumė shokė dhe mė shumė tė menēur. Gjithė artin e tij ky njeri me zemėr vezullimtare e vuri nė funksion tė fisnikėrimit tė njeriutė tė tregojė se ē‘rrezatim tė fuqishėm ka njė shpirt qė do, qė dhemb dhe qė nuk e pranon meskinitetin".

    Dritėro Agolli:” "Faik Ballanca e pati tė shkurtėr kohėn e krijimtarisė, ashtu siē e patėn Lermontovi, Migjeni, Veli Stafa apo Drago Siliqi. Nga kjo anė, e fundit tė dhimbshėm tė jetės sė shkurtėr, megjithėse nė rrethana tė ndryshme shoqėrore, ai u shėmbėllen nė fatin tragjik kėtyre shkrimtarėve, qė nuk i dhanė dot tė gjitha ato qė mund tė jepnin. Megjithatė, ky i dashuruar i marrė i librave, la njė trashėgimi tė vyer letrare, qė pėrcjell te njerėzit njė kėnaqėsi tė vėrtetė estetike edhe sot e kėsaj dite”.

    Ismail Kadare, pėr romanin e tij tė parė "Nomeja e largėt": "Asnjė nga akuzat qė i bėn redaksia nuk qėndrojnė. Ky ėshtė romani i tij i parė dhe ēuditem se si ka mundur tė realizojė njė strukturė kompozicionale tė tillė, sa tė vėshtirė aq edhe moderne"
    What goes around---comes around

  3. #3
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Kėnga e fundit e Marko Boēarit (Faik Ballanca)

    Ndoqėm po atė taktikė. Natėn mars honim, ndėrsa ditėn flinim guvave dhe pyjeve, pasi kishim vendosur roje tė forta pėrreth. Njė mėngjes njė nga rojet tha se kishte dėgjuar zhurmė kėmbėsh. Ai thirri, po zhurmat u larguan me ngut, si diēka qė rrėshqet mbi gjethet e kalbura, tė mbetura nga vjeshta e vitit tė shkuar. Markoja u vrenjt. Armiku mund tė na kishte zbuluar dhe atėherė do tė ishte tepėr e vėshtirė pėr t’ia arritur qėllimit. Dėrguam njė patrullė zbulimi me Zervėn, Pilon dhe Thanas Tuzėn. Ata u kthyen pas dy orėsh dhe nuk zbuluan dot asgjė, veē disa gjurmėve tė dyshimta qė mund tė ishin edhe gjurmėt e kafshėve tė egra tė pyllit. Tė gjithė u qetėsuam, veē Markos.
    Mbrėmja ra mbi pyll si njė rrobė e ngrohtė, e leshtė. U bėmė gati pėr marshim. Markoja na tha se, po tė mos na diktonin atė natė, do tė kapėrcenim rreshtat e fundit tė rrethuesve dhe mund t’i godisnim pėrpara se tė largoheshim mė tej. Ecnim nė tė errėt dhe mezi shquanim siluetėn e shokut qė ndodhej pėrpara. Siē ndodh zakonisht nė marshime, na dukej sikur ishim nė Sul, nėpėr shtėpitė tona, nėpėr shkėmbinjtė e njohur. Toka e butė zhytej nėn nallēat e shojeve. Doli hėna si njė top i hedhur nė male. Hijet u stėrgjatėn. Retė u shkriftuan nė qiell si stereja e Mesolongjit kur deti tėrhiqet nė zbaticė. Bunacė. Befas, andej nga lindja shkrepėtiu. Ajri ishte i ngrohtė dhe vakėsia dukej sikur mbetej me drurė e varej me pėrtaci pėrdhe. Pritėm tė binte shi, po nuk ra. Nė lindje pėrsėriteshin shkrepėtimat, ndėrsa mbi ne ndriēonte njė hėnė e bardhė. Diku u ndalėm. Shoku qė kisha pėrpara bėri me shenjė qė tė heshtja. Eca pa zhurmė nė majė tė gishtave. Udha ishte e zėnė. Pėrpara nesh kishte dy-tri ēadra dhe njė mori ushtarėsh qė flinin si tė vdekur. Ishin shtrirė pėrdhe pranė e pranė dhe s’kishin asgjė nė trup, veē rrobės sė leshtė dhe armėve qė u shkėlqenin. Hėna u ndriēonte fytyrat dhe shamitė e bardha, tė mbėshtjella si qefinė rreth kokės. Midis drurėve kishte kuna tė varura dhe, me sa duket, njėri nga ata qė flinin atje foli nėpėr gjumė. Kuna u lėkund dhe ne kujtuam se foli dikush nga ne.
    “Ē’ėshtė ai kapedan i marrė qė i ka shtrirė kėtu nė mes tė udhės”, thashė me vete.
    - Kush foli? – pyeti Markoja nėn zė.
    Pamė njėri-tjetrin, po nuk e gjetėm dot. Zerva eci pėrpara. U pėrkul mbi njė kunė. Nxori thikėn dhe vrau dikė. Pastaj vajtėn tė tjerė. M’u duk sikur e ndjeva erėn e gjakut dhe s’di sepse ngrita kokėn, po s’pashė as yje e as hėnė, sikur qielli tė ishte verbuar. Bari i shtypur dridhej nėn erėn e vakėt dehėse. U lėkund njė pemė aty pranė dhe ranė gjethet. Befas dikush thirri me njė zė tė ējerrė, qė u pasua nga zėra tė tjerė.
    - Na vranė toskėt! Na therėn!
    Ishin disa zėra njėherėsh, qė vinin njėri pas tjetrit. Ata qė flinin u zgjuan, u ngritėn nga dheu, kėrcyen nga kunat dhe zhveshėn armėt, akoma tė trullosur nga gjumi. Pylli shkėlqeu.
    Na kishte futur Zerva nė atė shteg. Ai kishte qenė pararojė. I kishte gjetur tė gjithė tė pėrgjumur dhe nga shamitė e bardha si turbanė, kishte pandehur se ishin turq.
    Ne shkuam pas Zervės.
    - Na vranė toskėt!
    U mblodhėm menjėherė rreth Markos dhe pėr herė tė parė e pamė tė hutuar. Nakla ia priste krahėt. Na udhėhoqi nė njė anė tė pyllit, po pėrsėri na dolėn ēadra pėrpara dhe dikush ulėriti po ato fjalė: “Na vranė toskėt!” Pas nesh u dėgjuan zėra tė tjerė, qė nuk ishin zėrat e shokėve tanė:
    - O burra, toskė, pini gjak gegė!
    - Tradhti!
    Ishim tė rrethuar. Dikush na nxiste njėri kundėr tjetrit. Zėrat vinin nga vende tė ndryshme. Nisi beteja dhe askush nuk po e merrte vesh se si ndodhi.
    Ngatėrroheshim midis drurėve, na bėhej sikur na godisnin hije, sikur na ngjiteshin kulpra nėpėr kėmbė. Omer Vrioni e kishte ngritur me kujdes kurthin dhe njerėzit e tij thėrrisnin po ato fjalė nga majat e pemėve. Kėtė e mėsuam mė vonė.
    Markoja u sul me rrėmbim pėrpara. Rendėm pas tij dhe u pėrpoqėm tė mos e humbnim sysh nė atė zallahi.
    - Ku janė pashallarėt? – thėrriste ai. – Ku janė pashallarėt?
    Shtatė bejlerė mbetėn tė vrarė nėn kėmbėt tona. Nėn nallēat e shojeve mbinin vurrata e gjaku nuk mpiksej, po rridhte i valė nė atė pyll tė vakėt. Markoja ēau njė ēadėr me thikė. E mbėrtheu nė sytė tanė Ago Vasjarin, e tėrhoqi pėr mjekre dhe kur e ngjokėn, ia nguli thikėn nė fyt, duke i thėnė:
    - Plaku i Litharicės ėshtė ngjallur vurrkollak. Aliu tė kėrkon hakun.
    Agoja u rrėzua nė kėmbėt e tij. Markoja mori frymė e lėshoi krahėt. Tamam atėherė njė negėr, qė ishte shtrirė pėrdhe, e qėlloi dhe e plagosi nė ije. Ne hapėm zjarr mbi tė dhe e lamė tė vdekur, ashtu siē qe i shtrirė. Iu afruam stratarkut, po ai na mbajti larg. E lidhi vetė plagėn.
    - Bjeruni trompetave! – urdhėroi pas pak. – Bjeruni trompetave qė tė ushtojė pylli.
    Unė nuk kthehem mė pas. Do ta gjej tė gjallė Omer Vrionin nė kėtė pyll, ashtu siē gjeta Agon.
    Trompetat tona zunė tė binin dhe tingujt rendėn nėpėr pyll si ca gurė qė pėrplasen. U mblodhėm tė gjithė aty. Pėrtej drurėve u dukėn mirditorėt me Lleshin e Zi nė krye, vėllain e kapidanit tė Oroshit. Zhurma e trompetave u tėrhoqi vėmendjen mbi ne.
    - Na vranė toskėt! – klithi dikush mbi pemė.
    Hapėn zjarr dhe pylli u ndriēua sikur tė kishte shkrepėtirė. Markoja u rrėzua. Nė ēast plasi njė pėrleshje e pėrgjakshme dhe nė atė gjurulldi se kush mundohej tė merrte trupin e tij. U ndeshėm gjoks mė gjoks. Mė nė fun Thanas Tuza e hodhi Markon nė kurriz. Ne e vumė nė mes dhe u tėrhoqėm duke shkelur mbi tė vrarė.
    Njerėzit e Omer Vrionit thėrrisnin mbi kokat tona:
    - Na therėn toskėt!
    - Suluni, o gegė, pini gjak toske!
    - Suluni, o toskė, pini gjak gege!
    Gjuha jonė deformohej nga klithmat e TYRE dhe ata pėrsėrisnin po ato fjalė, si kukumjaēkat qė njohin vetėm njė klithmė. Ishin turq apo ēekrezė?

    ***
    Herė-herė dėgjonim nga njė krismė nga pas, por tani nuk na bėnte asgjė pėrshtypje. Rreshtat e turqve i ēamė mė lehtė dhe dolėm nga rreziku. Premė dru e shkurre pėrreth, bėmė njė vig tė fortė e shtruam njė rrobė tė leshtė. E ulėm ngadalė Markon. I vendosėm armėt, kitarėn, trompetėn dhe njė flamur turk pranė kėmbėve. Thanas Tuza mezi e lėshoi. Markoja ishte i verdhė. Herė-herė rėnkonte nė jerm. Ashtu duke ecur, unė hidhja sytė nga ai dhe hapat e mia mė dukeshin si hapat e valles sė grave tė Sulit, qė ishin hedhur me kėngė nė greminė.
    Kostandin Boēari doli nė krye tė rreshtit dhe pėrsėriste herė pas here:
    - Unė jam i vėllai dhe nuk qaj. Asnjė tė mos qajė.
    Dielli na gjeti nė rrugė. Markoja zuri tė lėvizte qepallat. Buzėt dhe vetullat i dridheshin dhe mua mė dukej sikur thoshte diēka, qė nuk e dėgjonte dot askush nga ne.

    ***
    “Armėt i kam pranė, po s’luftoj dot. Kitarėn e kam pranė, po s’kėndoj dot. Po vdes... Kėmba ime nuk do tė shkelė mė kurrė mbi shkrepat e Sulit. Meteorėt e pėrgjakur s’patėn vend pėr kėtė lėng tė sertė qė mė rrjedh nga plagėt dhe qė ėshtė jeta ime. Se gjaku i kombit tim ėshtė shprishur e rrjedh nėpėr Europė, kudo qė ngre krye liria. Ne jemi gladiatorė qė e shpėrthyem arenėn.
    Karpenisi! Mbi kokėn time djeg dielli i huaj i Eladės. I verdhė si limon ky qiell. Mbi buzėn time po rreshken kripėrat e fundit. S’kam njė bulė ujė dhe zemra po mė ēahet nga malli. Nuk mundem tė kėndoj. Fytyra e Krizesė dhe e tim biri buzėqeshin pėrtej pyllit tė gjelbėr me ullinj. Ku jeni? Era gėnjeshtare lot me mua dhe shpėrndan mall e kėngė tė vjetra lufte, si atėherė kur ndodheshim tek Pesė Puset, nė Qafė, apo nė kėshtjellėn e shėn Venerandės.
    Ku vemi? Ky vig qė lėkundet mė kujton djepin e nėnės qė mė merrte gjithmonė nė shpinė. Me djepin tim e tė Kostandinit ime mė u ēonte barut luftėtarėve. Nga gjumi mė zgjoi njė krismė dhe njė krismė po mė vė nė gjumė. Mė ngadalė, ju shokė qė mė mbartni! S’mė shpini dot nė Seleidė. Eshtrat e mia do t’ķ presė njė tokė tjetėr. Po vij, Mesolongj. Ėshtė mesditė. Stėrkat e dallgėve vrapojnė mbi krahėt e baticės dhe rrethojnė tėrė brigjet e tua me shkumė tė bardhė, qė mėrmėrit se unė po vdes. Vėrtet po vdes, po mos mbani zi. Se unė nuk jam mė trimi i kombit tim. Nė atė arenė tė vogėl tė huajt kanė ngjallur pėrēarjen e llahtarshme: vėllavrasjen. Vetėm kjo na ka prishur. Unė jam njė gladiator qė e gjeta rastėsisht derėn hapur. Dhe u pėrpoqa qė tė mbroj kėtu lirinė qė gėzoja nė malet e mia, nė sajė tė armėve qė kam nė trup. Gjaku im vritet akoma. Kush e di pėr sa kohė? Kush e di se kur liria do tė trokasė mbi atė dhe tė zhuritur pėllėmbė e gjak, siē po troket tani nė Eladė. Shpejt. Shumė shpejt.
    ... Mė dhemb diēka. Diēka s’e kreva...
    Po mbėrrijmė. Hapuni porta, paēka se qepallat e mia po mbyllen dhe shokėt nuk i shquaj dot! Mė varrosni pranė fortifikatės “Gjergj Kastrioti”, qė hija e tij tė mė qetėsojė…
    What goes around---comes around

  4. #4
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Faik Ballanca

    " Nė atė arenė tė vogėl tė huajt kanė ngjallur pėrēarjen e llahtarshme: vėllavrasjen. Vetėm kjo na ka prishur. Unė jam njė gladiator qė e gjeta rastėsisht derėn hapur. Dhe u pėrpoqa qė tė mbroj kėtu lirinė qė gėzoja nė malet e mia, nė sajė tė armėve qė kam nė trup. Gjaku im vritet akoma. Kush e di pėr sa kohė? Kush e di se kur liria do tė trokasė mbi atė dhe tė zhuritur pėllėmbė e gjak, siē po troket tani nė Eladė. Shpejt. Shumė shpejt.
    ... Mė dhemb diēka. Diēka s’e kreva.
    Po mbėrrijmė. Hapuni porta, paēka se qepallat e mia po mbyllen dhe shokėt nuk i shquaj dot! Mė varrosni pranė fortifikatės “Gjergj Kastrioti”, qė hija e tij tė mė qetėsojė…
    "

    rrenqethese... e pakrahasueshme..

    Tregimi eshte shkruar mbi : Lufta Civile Shqiptare e vitit 1821(a.k.a Revolucioni Grek).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sorkadhe_Kelcyre : 14-09-2014 mė 10:30
    What goes around---comes around

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •