Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Softuer pa pagesë (Freeware)

    Nga krijuesit tanë:

    Ec Shlirë

    Aplikacion kundër ngacmimeve seksuale.Me këtë inovacion Shqiptarët afirmohen definitivisht jo vetëm në gadishullin Ilirik/Ballkan por edhe në Europë dhe botë. Produkti është krijuar në Kosovë dhe mund të përdoret në të gjitha trojet tona e më tej.

    http://ecshlire.com/

    Kushtetuta

    Keni nevojë për të njoftuar apo përfituar njohuri për të drejtat dhe obligimet si shtetas? Këtu gjen Kushtetutën e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe kjo është një ndihmesë e madhe dhe praktike;mund të shkarkosh në PC ose në celular.Rruga më e shkurt për shkarkim në celular;
    Hap faqen e forumit nga celulari dhe shkarko.

    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (pdf) mund të shkarkohet

    http://www.wipo.int/edocs/lexdocs/la...al/al057sq.pdf

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës(pdf) mund të shkarkohet

    https://drive.google.com/file/d/0B_a...w?pref=2&pli=1

    Flux dhe Redshift

    Dy produkte të jashtzakonshme që mund të përdoren për zvoglim apo përshtatatje të rrezatimit që shfaqet në monitor sipas orëve të ditës apo natës; qëndrimi i gjatë pranë monitorit dhe si pasojë ndikimi i rrezatimit, mund të lënë pasoja në sytë tuaj.…. Përdore dhe eksperimeto çdo herë që e përdor PC-në-Efeketet mund ti vëreni gjatë orëve të natës;

    https://justgetflux.com/

    http://jonls.dk/redshift/

    Unclear

    Pastrim i shpejt i mbeturinave të ndryshme në PC.

    http://joshcellsoftwares.com/products/uncleaner/


    Affinity (version i plotë) 64 bit-BETA

    Me vonesë gati 3 mujore dhe së fundi u shfaq Affinity për Uindows siç premtuan krijuesit e saj.Kjo vegël e mrekullueshme shërben për përpunim profesional të imazheve dhe modifikimin e tyre.Regjistrohu dhe në email adresën ju dërgohet adresa e faqes nga ku mund të shkarkoni veglën.

    Emri:  Affinity.jpg

Shikime: 1984

Madhësia:  27.0 KB

    Shkarko tani, ngase nuk dihet sa do zgjasë respektivisht sa kohë do jetë oferta falas e softuerit.Affinity softueri është përshat për sistemin operativ Windows 64 bit-Nëse keni PC 32 bit mos e shkarkoni ngase nuk mund ta instaloni në harduer.Por ndoshta funksionon edhe me 32 bit PC.Testo nëse ke dëshirë. (Më lart, po në këtë temë mund të lexoni ç`është dhe dallimet në mes të sistemit operativ 32 dhe 64 bit.)

    Përdoret me Uindows 7, 8 dhe 10.


    https://affinity.serif.com/en-gb/windows/

    Ndihma dhe inspirime

    https://www.udemy.com/affinityphoto-solid-foundations/

    Më tepër materiale gjen në youtube-shëno vetëm emrin e softuerit në shiritin/fushën e kërkimeve në youtube...

    Gopro VR

    Gopro VR-është një vegël për të shikuar video të krijuar me teknikën e re 360 gradë që d.m.th video e krijuar nga perspektiva e individit ashtu siç e percepton botën. Për të testuar veglën vepro kështu:
    Shko në youtube dhe kërko video 360 gradësh-aty do shfaqen një numër i madh i tyre.
    Shkarko ndonjë prej tyre me ndihmën e Ummy Video downloader veglës
    http://videodownloader.ummy.net/
    Aktivizo Gopro video player dhe hap videon e shkarkuar.Vepro kështu: File>Open
    Media>Browse>Hap skedarin e shkarkuar
    Më pas:
    Shko në >File>Preferences dhe eksperimento nga aty.

    http://www.kolor.com/gopro-vr-player/#features


    Router dhe WIFI

    Përse shërben routeri? Vegla në fjalë shërben për konektim/lidhje të disa kompjutorëve(dhe pajisjesve shtesë p.sh. Printerit me Wifi), respeketivisht shërben për shpërndarje të signaleve të koneksionit me internetin në të gjitha kompjutorët.Me fjalë më të thjeshta me router ju përdorni një prenotim të internetit në disa kompjutorë, celularë, tablet pajisje etj.

    Emri:  1.jpg

Shikime: 2081

Madhësia:  32.9 KB

    Kjo pajisje nuk kushton shtrejt; modelet e reja me standard mesatar janë me çmime diku rreth 45-60 euro.

    Koneksioni me internet përmes routerit realizohet në dy mënyra : me kabllo dhe me WIFI.
    WIFI është lloj i koneksionit pa tela(wireless).

    Cili opsion është më i preferuar?

    Pa mëdyshje opsioni më i preferuar për koneksioni në internet përmes routerit është WIFI.

    Pse?

    Paramendoni që keni një shtëpi ose banesë me disa dhoma ku ca anëtar të familjes kanë PC , celular ose tablet pajisje? Si do përdorni internetin në atë rast? Do përdorni një kompjutor për hyrje në internet edhepse keni disa pajisje? Ose do keni disa prenotime?!

    Këtu qëndron rëndësia primare dhe roli i routerit që përmes një abonimi/prenotimi keni mundësi të shfrytzoni dhe përdorni internetin në të gjitha pajisjet. Për shembull keni WIFI teknikën edhe në celular por kur ludroni/sufroni ju bëni shpenzime/harxhime të pa nevojshme.Me router ju nuk bëni fare harxhime...

    Elementi tjetër i rëndësishëm është WIFI teknologjia që ju ndihmon dhe elemiminoni nevojën që ju të tërhiqni(instaloni) kabllo të panumërta nëpër shtëpi apo banesë, pastaj duhet të shponi murre të shtëpisë etj.
    Njëlloj sikur celulari që disponon me wifi konektimin me rrjetin, me router ju mund të përdorni laptopin edhe jasht shtëpisë apo banesës p.sh në ballkon, teracë apo obor të shtëpisë…..

    Parakusht kryesor për përdorim të WIFI-së është që kompjutori apo pajisja tjetër të ketë pjesën për WIFI do thotë të ketë pjesën shtesë-përshtatës/adapter.(kontrollo kompjutorin-harduerin e kompjutorit)Nëse nuk e keni atëher blini dhe instaloni në kompjutor e më pas instalo edhe routerin.

    Ja si duket pjesa shtesë: http://www.netgear.com/home/products...tgear_referral


    VINI RE:

    Blini router me teknologji/standard : WIFI -802.11 ac Dual Band
    Routeri me standard të ri transmeton të dhëna në frekuencën 2.4 Ghz dhe është i limituar në 540 Mbps respektivisht 5 Ghz apo deri në 20 herë më shumë transmetim të dhënash.

    Routeri me standard WIFI -802.11 b, g, n është standard i vjetruar(mos e blini)

    Për shembull nëse keni dy kompjutor në shtëpi një të re dhe një të vjetër s´keni nevojë të blini 4 pajisje për 2 kompjtuor; mjafton të blini një 1 router dhe 1 përshtatës; kompjutorin/internet lidhjen koneksionin e dytë e lidh/konekton me kompjutorin e parë përmes kabllos dhe të dy kompjutorët do kenë akces/hyrje në interent njëkohësisht.(siguro kabllo të shkurt-që shërben për konektim me internet- 2-3 metra kabllo-konekto në portin e routerit numër 2, 3, 4...)

    Por nëse disponon vetëm me një kompjutor, atëher kompjtuori mund të zhvendoset në cdo pjesë të banesës apo shtëpisë(obor) pa problem duke përdor koneksionin për në internet përmes routerit….

    Pra për përdorim nevojiten 2 vegla:

    1)Router dhe
    2)WIFI përshtatës/adapter

    Ku mund të përdoret routeri?

    1-Shtëpi dhe banesa
    2-Hotele
    3-Administratë
    4-Restorante
    5-Qëndra tregtare
    6)Universitete
    7)Institucione të ndryshme
    8)Spitale etj.

    Routeri operon/funksionon me dy sisteme operative:
    a)Windows-in
    b)Linux-in
    c) ose të kombinuar që do thotë se dy sisteme opeartive mund të konektohen në internet njëkohësisht pa pengesa(nëse keni 2 e më tepër PC-ja me siteme të ndryshme operative)

    http://www.tp-link.us/products/list-5499.html

    http://www.netgear.com/home/products.../wifi-routers/

    Pjesë shtesë-përforcues për router/Wi-Fi Range Extender -këtë pjesë nuk duhet ta blini përveç se në raste kur keni ndonjë objekt(hotele, në administratë dhe objekte të ngjajshme) apo shtëpi tepër të madhe...

    http://www.tp-link.us/products/details/RE450.html

    Ku duhet të vendoset routeri? Ja disa këshilla:


    http://www.tp-link.com/en/faq-468.html#location

    http://time.com/money/4091410/how-to...r-wifi-signal/


    PC e vjetër dhe LINUX

    Transformim i PC-së së vjetër në një të ri
    Asnjëher mos e hidhni kompjutorin e vjetër në plehra-nuk mund të parashikoni apo ta dini kur mund të përdoret sërish….-Ja mënyra për aktivizim të ri të kompjutorit të vjetër Vegla e vjetër mund të përdoret edhe më tej ndoshta edhe 5 apo 10 vitet e e ardhsme, ndoshta si PC rezerve.
    Pra, nëse nuk keni mundësi finansiare për blerje të kompjutorit të ri, ndrroni vetëm sistemin operativ të PC-së së vjetër dhe PC-ja juaj do funksionon si vegël e re njëlloj si PC-ja e posablerë.

    Thjesht instalo sistem të ri operativ LINUX.

    Mënyra e instalimit të Linux Mint:

    1-Shkarko dhe djeg softuerin e shkarkuar linuxmint.iso skedarin në një DVD-RW disk-rewrite disk-mund të përdorni shumë herë.(-me softuer përkatës p.sh. Ashampoo Burning studio-)

    https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/...ng-studio-free

    Ose mund të përdoret një USB vegël-USB Stick për djegje të skedarit.
    (Nëse je fillestar dhe s`ke njohuri për iso skedar lexo në temat më lart…)

    2-Pas përfundimit të djegjes së diskut ri nis( ri starto PC-në) me diskun e krijuar. Kur nis PC-ja do vëreni aktivizim të Diskut të posakrijuar, respektivisht të fillimit të instalimit të sofuerit. Por proçesi i instalimi nuk përfundon me instalimin e softuerit; aty do hapet tryeza dhe do vëreni tre ikona(imazhe të vogla_Computer, Home dhe një ikonë e re me emrin Install Linux Mint; kliko në te dhe atëher fillon proçesi i vërtet i instalimit.

    3-Kur vijon proçesi i instalimit do ju parashtrohen pyetje me disa alternativa; mos u habisni dhe zgjidhni alternativën e instalimit të plotë/të vetëm të sistemit operativ Linux(mos zgjidh alternativë e instalimit paralel të Linux-it krahas sistemit operativ eksistues).Me zgjedhjen e opsionit të instalimit të vetëm Linux-it të gjithë skedarët aktual që i keni në kompjutor : C do të fshihen/shkatrrohen.
    Element tjetër me rëndësi është zgjedhja e alternativës së hyrjes/login automatik pa shënuar fjalëkalimin/password.(po në të njëjtën dritare)

    4-Ose mund të instaloni Linux-in dhe njëkohësisht të përdorni(ta mbani aty ku është në disk) edhe sistemin operativ që e keni aktualisht në PC...Në këtë rast duhet të ndani hapsirën e diskut(disk space) në mënyrë proporcionale në mes të dy sistemeve operative Uindovs dhe Linux.

    5-Gjatë proçesit të instalimit duhet të jeni online në internet ngase paralelisht me instalimin e Linux-it bëhen edhe azhurnime/përditësime automatike më të reja…

    Përparësitë/avantazhet e Linux-it përballë sistemit operativ të Uindovs-it/Windows

    a)Sistemi operativ i Linux-it është pa pagesë

    b)Stabilitet më të madh në krahasim me Uindows-in

    c)Dritaret e ueb shfletuesve ose të softuerëve nuk ”ngrijnë/frooze” gjatë hapjes apo punës me ta siç është rasti te Uindovsi

    d)Nuk është nën ndikim të madh apo i rrezikuar nga viruset/hakerat

    e)Rreth 90% e softuerëve që instalohen në Linux janë të sigurta dhe shumica e tyre janë pa pagesë

    http://www.pcworld.com/article/29183...ers-guide.html

    Versioni aktual i Linux Mint
    :

    Linux Mint 18 Sarah

    Në faqe gjen dy versione: Cinnamon dhe Mate 32 dhe 64 bit

    Për fillestar sygjerohet versioni Sarah Cinnamon

    https://www.linuxmint.com/

    Shkarkimi dhe Instalimi i softuerëve të ndryshëm

    Shkarkimi dhe instalimi i tyre në Linux dallohet nga Uindovs ku veglat kërkohen nëpër faqe të ndryshme të ueb-it;

    Këtu instalimi realizohet në dy mënyra:

    a)Brënda Linux-it keni një softuer -Software Manager- ku gjen të gjitha softuerët për shkarkim dhe instalim të menjëhershëm (mbi 4000 sosh/lloje softuerësh nga kategori të ndryshme)

    b)Dhe mënyra e dytë është mënyra klasike e shkarkimeve por nuk prferohet aq shumë;

    http://www.control-escape.com/linux/lx-swinstall.html


    VINI RE-pas përfundimit të instalimit të Linux-it shko në konfigurime dhe zgjedh kartelën/driver grafike aktuale që e përdor në kompjutorin personal-Linux-i ndoshta zgjedh ndonjë Driver/kartelë tjetër dhe ky proçes mund t´ju shkakton probleme...Zgjedh altrenativën ku është shënuar RECOMMENDED/Rekomandim/sygjerim.



    Lajme interesante dhe informacione të ndryshme


    Recensione/reviews

    Interrneti është vegël e fuqishme dhe përdoret në mënyra të ndryshm(e dini edhe vet) Një ndër përparsitë e internetit janë njohuritë dhe dituritë që i përfiton/informatat paraprake për një produkt shërbim të ri apo një kompani.

    Asnjëherë mos bli produkt/shërbim përpara se të fitosh njohuri/informata të detajuara/hollësishme në lidhje me produktin respektivisht shërbimin.Në këtë mënyrë gjen produkt që të përshtatet sipas çmimit apo cilësive. apo mund ta krahasosh produktin/shërbimin me produkte /shërbime të tjera në internet. Por si të kutpoj që një produkt apo shërbim është po ai që e kërkoj? Si të bëj dallimin e tyre? Interneti eshtë vegël që përdoret nga të gjithë njerzit dhe aty gjen gjëra, produkte , shërbime, kompani, etj serioze dhe jo serioze. Për të dalluar dhe kuptuar në esencë një produkt, shëbim, kompani etj përdor recensione.

    Ç`janë recensionet? Përkufizimi është mjaft i gjërë për nocionin recension, mirëpo në këtë kontekst recension d.mth. Përshtypjet, mendimet dhe përvojat e personave që kanë blerë dhe përdorin një produkt të caktuar apo shërbim; në këtë rast mund të jepen mendimet e përdoruesve, veçoritë teknike të produktit të caktuar, përvojat me kompaninë përkatse;korrektsinë e tyre, punën, produktet etj.…Në recensione mer njohuri/dituri cili produkt është më i përshtaçëm për nevojat personale dhe mund të krahasosh çmimet dhe cilësitë/kualitetin, përparsitë dhe mangësitë e produktit etj. Sidomos kur është fjala për produkte teknike në internet gjen shumë faqe me përshkrime dhe recensione nga më të ndryshmet….Kërko në Google.

    Ja dy shembuj:

    http://www.reviews.com/

    Kompania për prenotim të bujtjeve në hotele; lexo në recensione në lidhje me hotelin e zgjedhur…

    http://www.booking.com

    Vepra të dixhitalizuar-mund të lexohen por nuk mund të shkarkohen

    Filozofi,histori, ese dhe fletushka të ndryshme

    Filozofë & koncepte filozofike, histori nga antikiteti deri ne ditët tona, analiza, ese, përshtypje nga vendi dhe bota; ne këtë libër te pare filozofiko-historik, Dr. Besi ndan me lexuesit e tij, pjesëza e precedente nga gjigante te mendimit botëror.

    https://issuu.com/doctorbesimedicali...istori_dhe_ese

    https://issuu.com/erjonsulaj/docs/st...xhitalizimi___

    Sa është ora?


    Kërko informata rreth orës aktuale në çdo cep të botës në kohën reale….

    http://www.timeanddate.com/worldclock/

    Filma më të ri

    http://www.mosrri.org

    Zbulo kush qëndron pas telefonatave anonime(me numër të bllokuar)

    http://gazetaditore.pw/?p=191

    Të ecim në një hap me kombet tjera.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 17-07-2016 më 07:04

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Softuer pa pagesë (Freeware)

    Si duket shqiptarët filluan të punojnë më me seriozitet në sferën e informatikës. Diku kah mesi i qershorit u shfaq Linux mint 18 Sarah kurse në 20-23 korrik 2016 shfaqet libri për Linux 18 në gjuhën shqipe!!!! Jam befasuar pa masë se si ia dolën që brënda një afati fare të shkurt të analizojnë sistemin operativ Linux Mint 18 dhe të krijojnë një libër në gjuhën shqipe. Sidoqoft, libri tani gjindet në shitje.

    Emri:  index-213x300[1].png

Shikime: 2132

Madhësia:  72.2 KB

    Botim i ri nga Muharem Ferati “LINUX MINT 18”

    Tetovë, 24 Korrik 2016

    Ditë më parë doli në dritë libri më i ri Linux Mint 18, nga autori Muharem Ferati, redaktor Prof. Dr. Edmond Beqiri dhe recensenti Dr. Valbon Ademi. Ky libër, sjell një freski për lëmin e informatikës, që vërtet i ka munguar lexuesit tanë përkatësisht atyre që e kanë nevojë ashtu siç është domosdoshmëria e ajrit, ujit dhe bukës. Andaj, guximi dhe përkushtimi shkencor i këtij të riu, i cili premton se edhe në të ardhmen e afërt do të na befasojë këndshëm me libra të këtillë, që tregu ynë shpresoj se do ta mirëpret.

    Libri Linux Mint 18 i Muharem Feratit, që siç thotë vetë se, “është një udhëtim i gjatë nëpër botën e Linux-it, ndonëse jo vetëm si një udhëtim nëpër vende të ndryshme, por edhe si një udhëtim i brendshëm i vetë autorit, në njohje të specifikave dhe problematikave që ka bota e Linux-it, në gjithë aspektin e saj. Librin u’a kushtoi atyre që dëshirojnë t’i thellojnë njohuritë, për kryerjen e detyrave më të avancuara me Linux-in. Ndonëse libri në fjalë, gjithashtu mjaft mirë do t’i shërbejë edhe brezit të informatikës, i cili filloi ta eksplorojë Linux-in dhe që dëshiron t’i bëjë hapat e para, në drejtim të shfrytëzimit të programeve me kod të hapur. Po ashtu, libri mund t’iu shërbejë edhe nxënësve që mësojnë këtë lëndë, si dhe mësuesve në përgjithësi. Sidomos, pas futjes së kodit të hapur në temat mësimore dhe orët nëpër laboratori”.
    Theksi i veçantë i kësaj vepre është se, Linux Mint 18 është një libër motivues, njëkohësisht një libër që do ta mbani gjatë në duar, por dhe një libër që ofron një sërë ushtrimesh praktike, mes të cilave do ta zotëroni këtë sistem të mahnitshëm, bashkë me shumicën e programeve të parainstaluara në të. Me këtë libër, do t’i mësoni konceptet dhe operacionet themelore, që një shfrytëzues i Linux-it duhet t’i dijë dhe t’i kryejë. Ne, do të fillojmë nga operacionet themelore, apo nga instalimi i Mint-it dhe do të vazhdojmë të mësuarit e temave më të përparuara si, siguria, mirëmbajtja dhe zgjidhja e problematikave të ndryshme, gjatë punës me Linux Mint dhe paketën me programe për punë në zyrë, LibreOffice.
    Libri është i strukturuar në disa kapituj, si për shembull: Kuptimet themelore, me hollësi si, sqarimi i thelbit të Linux-it, çka është një distribucion, programet me kod të hapur dhe kodi burimorë i një programi. Linux Mint 18, i cili është risi përkatësisht versioni më i ri, me të cilin bota e Linux-it prezanton distribucionin më komfort të të gjitha kohërave. Ky sistem, i plotëson të gjitha kërkesat që priten prej një sistemi operativ modern, siç janë: siguri, besueshmëri dhe qartësi. Linux Mint ka startuar në vitin 2006, duke u bazuar në distribucionin Ubuntu Linux. Ai, është ndërtuar që të punojë në shumicën e sistemeve kompjuterike moderne, duke përfshirë edhe pjesën më të madhe të modeleve të vjetra. Po ashtu, edhe paketa me programe për punë në zyrë, LibreOffice 5.1, që është një nevojë e domosdoshme që përkon me rrjedhjet e gjithëmbarshme të kohës për veprimtaritë themelore nëpër zyrat.
    Ky libër, është vlerësuar si nevojë për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe pse jo edhe për studentët.Autori është drejtor i shkollës në fshatin e lindjes në Zherovjanin e Tetovës.

    http://maqedoniashqiptare.com/2016/0...linux-mint-18/

    HELLO!

    Shqiptarët shkëlqejnë në SHBA-USA!

    Pse duhet të orientohemi në teknologjinë informative si industri e së ardhmes? Pëgjigjen e gjen te inovacioni i një shqiptaro amerikani që arriti sukses të pa imagjinuar në SHBA dhe botë….

    Mendimi personal për këtë inovacion: Kompanitë e mëdha me siguri janë në pritje dhe obeservim se si dhe çfarë jehone do ketë brënda disa viteve andaj edhe nuk investojnë tani për tani, por me siguri Microsofti ose ndonjë tjetër kompani gjigante ka me e ble këtë-vlera e produktit në treg diku në mes 10 apo 20 miliard dollarë…-lexo se si shkëlqeu shqiptari në SHBA….
    Shqipëria fitoi një miliarder të ri!

    Prishtinë, 26 Korrik 2016
    Shqiptaro-amerikani lanson produktin inovativ HELLO, tejkalon të gjitha pritjet – Kompania shqiptaro amerikane Solaborate ka filluar shitjen e pajisjes më të avancuar të video-komunikimit, HELLO

    Të Hënën, zyrtarisht ka filluar edhe fushata e paraporosive dhe mbështetësve të produktit në Kickstarter, duke marrë kërkesa rekorde të porosive për produktin më inovativ të teknologjisë në ditët e fundit.
    Ky produkt që transformon TV-të në paisje profesionale të komunikimit, është lansuar ditë më parë nga themeluesit e rrjetit social Solaborate, Labinot Bytyqi dhe Mimoza Bytyqi. Produkti është ndërtuar nga ekipi i tyre me bazë në Los Angeles në SHBA, Kosovë dhe Maqedoni  dhe është mbështetur pa rezervë në Kickstarter për të ngritur fonde dhe për ta bërë promovimin e inovacionit të saj më të ri.

    Kjo paisje, e nevojshme për cdo familje dhe zyre, transformon çdo TV në një pajisje dhe platformë të plotë të komunikimit; mundëson video-konferenca të kontrolluara me zë dhe mund të përdoret në shtëpi apo zyra moderne. Po ashtu HELLO bën shkëmbimin e ekraneve pa tela (ang. wireless screen-sharing), transmetimin live si dhe ofron mbikëqyrje për siguri me detektues lëvizjesh dhe më shumë.
    HELLO punon si një pajisje shtesë shumë praktike dhe e thjeshtë e platformës tashmë të pasur të Solaborate – e cila është e projektuar për individët dhe ekipet e biznesit  që punojnë nga distanca dhe duan cilësi të lartë, lehtësi të përdorimit dhe funksionalitet të lartë.
    Fushata e HELLO në Kickstarter ka vendosur si synim që brenda 45 ditësh të mbledhë një fond investiv prej 30.000 dollarësh. Por, ky synim është tejkaluar më shumë se 300% duke tre-fishuar këtë shumë që në ditën e parë me kërkesa nga e gjithë bota, duke kaluar çdo pritshmëri me më shumë se 100.000 dollarë të mbledhur brenda 24 orëve. Nëse ky trend i mbështetjes do të vazhdojë deri në ditët e fundit të fushatës, pritet që të bëhet senzacion i madh në mbarë botën, duke bërë shqipëtarët pjesë të skenës teknologjike
    botërore. Kompania ka bërë të ditur që të gjithë mbështetësve në Kickstarter do tu ipet përdorim i pakufizuar jetësor i shërbimeve të HELLO pa kosto shtesë. HELLO do të arrijë tek mbështetësit e saj pas 4 muajve të fushatës tashmë të suksesshme.
    “Ne nuk kemi parë asgjë tjetër më të mirë në treg dhe vendosëm ta krijojmë këtë gjë vetë. HELLO është për njerëzit dhe vjen me një çmim të volitshëm – është ndërtuar për bizneset moderne, profesionistët, krijuesit dhe të vetë-punësuarit. HELLO i ulë kostot e pajisjes me sisteme për video-konferenca dhe të shërbimeve  të IT-së për instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ne me të vërtetë jemi duke sjell video-komunikim profesional për të gjithë, kudo dhe në çdo pajisje”, deklaroi themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Labinot Bytyqi.

    HELLO përmban katër mikrofonë të mençur, video sensorin me rezolucion 4K dhe procesorin katër-bërthamësh, komponente që punojnë së bashku për të siguruar që secili person në dhomë dëgjohet dhe shihet qartë. HELLO gjithashtu posedon akselerometrin dhe lente lëvizëse; është i lehtë për tu instaluar dhe vendosur në çdo TV, ndërsa fotografia kapet në cilësinë më të mirë të mundshme.

    “Ne kemi projektuar një zgjidhje të fuqishme dhe unike që kombinon hardware-in dhe software-in për të thyer pengesat e bashkëpunimit në zyrën ose në shtëpinë tuaj”, ka thënë Bytyqi.

    http://www.tetova1.mk/2016/07/26/shq...jitha-pritjet/

    https://www.solaborate.com/

    https://www.kickstarter.com/projects...tegory_popular

    Endismart

    Keni pasur ndonjëherë pyetje që nuk ua dinit përgjigjen? Endismart u krijua enkas për ta zgjidhur këtë problem. E pasjisur me mbi 60 mijë postime edukative të cilat gjinden më lehtë se kurrë dhe me një platformë e cila ju mundëson të pyesni antarët e Endismart dhe të merrni përgjigjen që ju duhet, qoftë kjo shkollore apo nga jeta e përditshme.

    http://endismart.com/

    https://www.youtube.com/playlist?lis...Vcs2vpw_j0usCv

    Kopjim dhe shkarkim të ueb faqeve

    Jemi dëshmitar të krimeve kibernetike gati në çdo kohë dhe në çdo shtet që ka një ueb faqe të krijuar me plot mund dhe punë. Imagjino, një ditë, dëshiron të shfletosh faqen e krijuar dhe ajo është zhdukur apo fshirë…I gjithë angazhimi yt/ puna yte është fshirë/shkatrruar për disa minuta?!….
    Kjo është dekurajuese për çdokend por zgjidhja eksiston!!!
    Ja një përshkrim të detajuar për kopjim të plotë të gjithë faqes me imazhe...Sygjerohet për çdo pronar të faqes duke filluar prej këtij forumi ku gjen qindra mija materiale.

    Nëse nuk e keni kopjuar ueb faqen tuaj kopjoni dhe arkivoni të gjitha materialet me këtë vegël së paku 1 herë në muaj. Poqese ju ndodh ndonjë e papritur, brënda disa minutave, nga kopja e krijuar, sërish aktivizoni faqen.

    http://www.wikihow.com/Copy-a-Website

    www.httrack.com

    http://www.cyotek.com/cyotek-webcopy

    http://www.macnn.com/articles/16/05/...e.site.134220/

    Analiza e Imazhit-Fotoforensics

    Nëpër faqe të ndryshme në internet dhe sidomos në mediat sociale shpesh mund të shikojmë imazhe të ndryshme të cilat ndoshta janë imazhe orgjinale ose imazhe të përpunuara/të modifikuara ose të manipuluara përmes softuerëve të ndryshëm.

    Sa janë të besueshme imazhet e ndryshme të internetit a e pasqyrojnë relaitetin ose orvaten ta shtrembojnë për X qëllime apo motive?!…Pikërisht ky është motivi i krijimit të metodës për analizim të detajuar të imazhit. Fotoforensics anlaizon çdo imtësi të imazhit.Përdoret vetëm kur jeni të konektuar në rrjet.

    http://fotoforensics.com/tutorial-about.php

    http://fotoforensics.com/

    Pokemon

    Histeria e Pokemon lojës për celular android e kaploi tërë globin.

    KUJDES : Mos e përdor në rrugë apo në vënde të tjera të rrezikshme-mund të pësoni ose prej automobilave/makinave ose diç të ngjajshëm….

    Në lidhjet e më poshtme mund të shkakrohet Pokemon loja pa pagese dhe në mënyrë legale.

    http://www.androidapksfree.com/apk/p...-apk-download/

    http://www.androidapksfree.com/applications/games/



    Krijo UEB faqe

    Si të krijosh një ueb faqe për qëllime personale/prezantime, bisnes, shkencë etj. prej fillimit deri në fund

    Jo rallë herë hasim në ueb faqe që ofrojnë krijim profesional të faqeve me të ashtuquajtura mall-apo në gjuhën shqipe krijimtari/shembuj të gatshëm ku ju nuk duhet të lodheni me elemente të ndryshme për krijim të faqes. Pra, në këto faqe të uebit ju vetëm ndryshoni tekstet dhe imazhet dhe për 5 minuta keni faqe profesionale të përfunduar….

    Shtrohet pyetja a është kjo në rregull? Nga ana e bisnesit të kompanisë kjo është mrekulli ngase ju ofron diç/produkt të pëfunduar, por nëse doni që të mësoni rrënjësisht krijim të faqeve atëher përdor këtë prezantim profesional ku ju….në mënyrë edukative mësoni hap pas hapi të gjitha elementet që nevojiten për krijim të një ueb faqe….

    http://websitesetup.org/

    Classicshell (për përdorim me Uindovs 10)

    Classicshell kthen butonin e nisjes(start) në formën klasike që do thotë p.sh. Në win.10 në vënd të shfaqjjes së pjesëve shtesë të panevojshme, me classicshel kjo eliminohet.Por me një klikím sërish mund të kthehet në gjëndjen e më parshme:
    Nga kjo gjëndje:

    Emri:  start.jpg

Shikime: 1936

Madhësia:  41.8 KB

    Në këtë:

    Emri:  start1.jpg

Shikime: 1988

Madhësia:  66.5 KB

    http://www.classicshell.net/

    Snail Suite

    Snail Suite është një softuer i ri i cili ju lejon shkarkim, azhurnim(përditsim) dhe instalim të drejtuesve(drivers) më të ri me një klikim. Gjithashtu, kjo vegël mjaft e dobishme, mund të shfrytëzohet për instalim të drejtuesve për disa pajisje (për shembull printerin) për të cilat nuk jeni të sigurt se cilat drejtues janë të nevojshëm.

    http://snailsuite.com/

    Asciidocfx


    Keni menduar ndonjëherë për krijim dhe shpërndarje të librave, dokumenteve apo broshurave(Libra elektronik-Ebooks) të ndryshme përmes internetit? Si krijohen dhe përshtaten për pajisje të ndryshme: PC(kompjutor), tablet pajisje apo ndoshta celular? Për të gjitha gjen përgjigje këtu:

    http://www.asciidocfx.com/

    Versionet më të reja i gjen këtu:

    https://github.com/asciidocfx/AsciidocFX/releases

    Clustrmaps


    Me Clustrmaps ju mund të shikoni dhe analizoni çdo vizitë në faqen tuaj…..

    http://www.clustrmaps.com/

    Lajme interesante dhe informata të ndryshme:

    Google ju spionon!!!

    Google ju spiunon dhe di shumë(ka informata të arkivuar) për ju, më tepër se sa mund të imagjinoni.Këtu mëson mënyrën se si të evitoni spiunimin….çdo aktivitet i juaj, vizita të faqeve, kërkime(çka keni kërkuar përmes google) videot e shikuar janë të regjistruara...(këto informata janë publikuar në shtypin Suedez para 1-2 viteve dhe tani mund të gjeni edhe versionin në gjuhën angleze )

    http://time.com/money/4079554/google...ording-delete/

    https://myactivity.google.com/

    Libri Shqip 1555-1912(.pdf për shkarkim)

    http://www.bksh.al/Libri%201555-1912.pdf

    Trashigimia e Prizrenit(.pdf për shkarkim):

    http://www.ecmandryshe.org/repositor...compressed.pdf

    Kushtetuta e Kosovës(.pdf për shkarkim)

    Në temën më lart u prezantua lidhja/hyrja(link) për shkarkim të skedarit .pdf(kushtetuta) mirëpo nga shkaqe të panjohura ajo nuk funksionon, andaj këtu gjen lidhje të reja për shkarkim:
    Me plotësime(amandamente):

    http://www.kuvendikosoves.org/common...tet_I-XXIV.pdf

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...se.Kosoves.pdf

    Pajisje të reja

    http://www.pcworld.al/nje-paisje-50-...e-kompjuterit/


    Disa informata shtesë për fillestarët që dëshirojnë të mësojnë për Affinity softuerin
    .



    Routera dhe përshtatës me çmime të volitshme(të lira)

    Routera dhe përshtatës(adapter) të lira me transportim falas/pa pagesë Shqipëri-Kosovë-Fyrom (shiko, shiko, Kina zyrtarisht nuk e njeh Kosovën si shtet por kur është në pyetje leku atëher e njeh menjëherë)

    802.11ac Dual Band

    http://www.gearbest.com/router-dual-band-_gear/

    Përshtatës/adapter për PC/wifi pajisjen

    AC Wireless USB Adapter 2.4G / 5.8G dual-band

    http://www.gearbest.com/digital-ante...36.html?wid=21

    http://www.gearbest.com/usb-accessories/pp_288299.html

    http://www.gearbest.com/networking-c...pp_234518.html

    http://www.gearbest.com/network-cards/pp_356700.html

    Të ecim në një hap me kombet tjera.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 10-09-2016 më 09:21

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Softuer pa pagesë (Freeware)

    Nga krijuesi ynë:


    Kim Mehmeti

    http://kmehmeti.com/libra_falas/155.html

    Label helper

    Krijo etiketa profesionale për nevoja private apo për biznes-Llojet e letrave që duhet përdorur për printim dallohen për nga qëllimi i krijimit/përdorimit të etiketave; mund të jenë letra speciale, rezistente ndaj ujit(për shembull etiketa për T-shirt), apo letra për etiketa të ambalazhit(pakove/për dërgesa postale ose dërgesa nëpër dyqane).

    Emri:  etiketa1.jpg

Shikime: 1995

Madhësia:  29.4 KB

    http://www.labelhelper.com/

    Llojet e letrave:

    http://www.staples.com/Staples-Stick...product_490429


    Podcast-në një hap me botën

    Për Radio Televizion dhe shtyp(gazetarinë)

    Interneti (krijimtaria njerzore) nuk pushon, gjithnjë shpik mënyra dhe lloje të reja të komunikimit me audiencën dhe transmetimit të informatave, dokumetarëve, publikimeve të ndryshme, lajmeve me mjete të reja. Njëra ndër ta që është mjaft e përhapur në botë është podcast. Kjo mënyrë e transmetimit nënkupton inçizim dhe transmetim të audio dhe video materialeve përmes faqeve.
    Materialet e krijuar dhe të vendosur nëpër faqe mund të dëgjohen/Audio ( .mp3 skedar/file) ose të shikohen Video ( .avi skedar/file).

    Por këto materiale mund edhe të shkarkohen.Kjo është me rëndësi të veçantë pasqë materialet mund të barten dëgjohen/shikohen më vonë pas shkarkimit në pajisje të ndryshme multimediale.

    Te mediat tona podcast nuk aplikohet aspak. Andaj mediat duhet ti përvishen punës që të jenë në një hap me shtetet e tjera qoftë duke krijuar vepra në gjuhën shqipe por edhe vepra që përkthehen në gjuhët tjera. Podcast mund të përdoret në sistemin operativ të Uindovs /Windows(duke përdor p.sh. Windows Media Player) si dhe në celular (duke përdorur aplikacione për Podcast). Këtu mund të shikoni dhe mësoni se si realizohet një transmetim i tillë.

    https://www.entrepreneurs-journey.co...-is-a-podcast/

    http://www.richardfarrar.com/top-5-p...ting-software/

    Shiko video prezantimin:


    https://play.google.com/store/apps/d....podcastaddict

    Për më tepër materiale/frymzime/inspirime kërko te kolegët gazetar duke filluar prej shtypit dhe Tv Austriake, Gjermane, Zvicrane etj. Me sigur do keni ndihma dhe asistencë…..


    Adwcleaner

    AdwCleaner shërben për heqjen/largimin e këtyre rreziqeve nga kompjutori :

         Adware (reklama softuer)
         PUP / LPI (Potencialisht Program i padëshirueshëm)
         Vegla që instalohen në Ueb shfletuesit paralelisht me instalimin e ndonjë softueri
         Rrëmbyesi (Rëmbyes/Hijack faqen e shfletuesit)

    Ajo vjen me dy opsione:Skenim dhe pastrim. Mund të çìnstalohet lehtë duke përdorur "Uninstall" butonin.

    Përshtatet/Kompatibile me Windows XP, Vista, 7, 8, 8.1, 10-me 32 dhe 64 bit.

    https://toolslib.net/downloads/viewd.../1-adwcleaner/


    Zhpcleaner

    Zhpcleaner është softuer i dizajnuar për të luftuar piratët/rëmbyesit e ueb shfletuesve(Hijackers). Objektiva kryesore e veglës është restaurimi i proxy parametrave si dhe referimet( ri orientimet) e shfletuesit.
    I largon edhe programet e marketingut që shfaqin të ashtuquajtura pop up, softuerët e papritur që instalohen në prapaskenën(pa dijen dhe autroizimin e pronarit të kompjutorit) etj

    https://www.nicolascoolman.com/download/zhpcleaner/


    Nexus Radio

    Nexus Radio është aplikacion për të gjitha nevojat tuaja muzikore. Dëgjoni dhe inçizoni/shkëputni këngë/muzikë nga mbi 12,000+ internet radio stacione pa pagesë! Ju mund të aktivizoni këngë drejpërdrejt brënda Nexus Radio, ose transferoni këngë për iPod / iPhone tuaj ose ndonjë pajisje të tjetër multimediale . Duhet të regjistroni informatat tua( por nuk do thotë që ato të jenë të vërteta-zgjedhni vet)
    Funksionon edhe me Uindovs 10-64 bit(informata nuk gjindet në faqe)

    Emri:  Imazh.jpg

Shikime: 1906

Madhësia:  39.4 KB

    http://www.nexusradio.com/download.php


    Stream Writer

    Vegël e ngjajshme me Nexus por kjo përdoret vetëm përmes sistemit operativ të Uidovs-it.

    https://streamwriter.org/en/


    MiniTool Partition Wizard

    MiniTool Partition Wizard është pionjer i softuerit të lirë për ndarje të diskut në disa pjesë, restaurim, ndryshim të madhësisë si dhe ripërtrirje të saj. Ndryshe nga menaxherët e tjetrë të lirë, MiniTool është vegël që vepron në thellësi dhe program i gjithanshëm i projektuar për të optimizuar përdorimin e diskut dhe për të mbrojtur të dhënat tuaja.

    https://www.partitionwizard.com/free...n-manager.html


    Ndro imazhin e tryezës- Abstrakt backgrounds


    Imazhe të mrekullueshme për tryezën tuaj.

    1-Në faqe kliko në imazh dhe pas zmadhimit të imazhit shkarko.

    2-Pas shkarkimit kliko dhe hap imazhin.

    3-Kliko me anën e djatht të miut mbi imazh dhe zgjedh alternativën USE as a background(Përdor si prapaskenë).

    Në uin/win 10 nuk shfaqet figura e më poshtme, por nëse dëshiron të shfaqet shko tek konfigurimet e sistemit operativ të Uindovs-it dhe zgjedh konfigurimet e tryezës.

    4-Mund të ekperimentoni me madhësinë duke klikuar në alternativat. Ndiq imazhin:

    Emri:  Backg.jpg

Shikime: 2096

Madhësia:  28.8 KB

    https://newevolutiondesigns.com/75-f...ct-backgrounds


    CDBurnerXP


    CDBurnerXP është një aplikacion i lirë për të djegur CD dhe DVD, duke përfshirë edhe Blu-Ray dhe HD-DVD. Ajo gjithashtu përfshin veçori për të djegur dhe për të krijuar ISO-skedar, si dhe një ndërfaqe shumëgjuheshe. Të gjithë, edhe kompanitë, mund të përdorni atë pa asnjë kompenzim material.

    https://cdburnerxp.se/


    Hitfilm Express

    Në filmat e rinj shpesh vërejmë efekte vizuale të cilat janë spektakolare në shumë raste. Por si krijohen ato? Përgjigjen e gjen tek Hitfilm Express. Softueri është falas dhe përmban disa efekte që mund të përdoren pa pagesë gjatë krijimit të filmave. Të tjerat janë me pagesë.Këtu gjen video shpjegime për mënyrën e krijimit.Më tepër materiale gjen në youtube.

    https://hitfilm.com/express


    Bandisoft

    Bandizip është një arkivues i thjeshtë, i shpejtë dhe i lirë -Të gjitha në një vënd/All-In-One Zip Arkivues.
    Bandizip ka një algoritëm shumë të shpejtë ZIP për ngjeshje dhe nxjerrje në një formë të tërhiq dhe lësho sistemit (Drag Fast and drop), me shpejtësi të lartë Arkivimi, dhe ngjeshje shumë bërthamore. Trajton standarde/formate më të njohura të ngjeshjes, duke përfshirë Zip, 7z, RAR, dhe kështu me radhë.

    https://www.bandisoft.com/bandizip/en/


    Filma HD


    Filma të rinj, të plotë që janë përkthyer në gjuhën tonë.

    http://filmahd.al/index


    Free MP3 Ringtone Maker

    Nga çdo .mp3 skedar/file mund të krijohet një signal i ri për celularët. Zgjedh pjesën e dëshiruar/preferuar të melodisë dhe kurse/ruaj si .mp3 skedar/file në tryezë. Më pas lidh celularin me kompjutor përmes kablos dhe transfero në celular këngën/melodinë e posakrijuar.

    http://www.musetips.com/free-ringtone-maker.html


    Free Driver Backup


    Krijo kopje rezervë të të gjitha drejtuesve/drivers të sistemit operativ eksistues dhe ruaj në vend të sigurtë nga ku mund të restaurohen të gjitha drejtuesit në rast të ndonjë fatkeqsie.

    http://www.freedriverbackup.com/


    Lajme interesante dhe informacione të ndryshme


    Për evitim të keqkuptimeve, iritimeve, etj.
    Pse ndodh që unë them se softueri në ndonjë faqe është falas dhe i plotë dhe kur hyn në faqe softueri nuk është falas dhe i plotë?
    Interneti gjindet në ndryshim të përhershëm sidomos bota e krijimtarisë së veglave të rrjetit për qëllime dhe nevoja të ndryshme andaj në një periudhë shfaqen vegla interesante dhe në periudhën tjetër zhduken, modifikohen ose shndrohen nga vegla të lira pa pagesë në vegla me pagesë; thjesht bëhet fjalë për marketing respektivisht fitim të tregut apo analizë të saj e më pas pësojnë ndryshime. Por ka edhe vegla që asnjëher nuk ndryshojnë konceptin që d.m.th se të njëjtat mund të ndryshojnë por thelbi mbetet i njëjtë, në shërbim të klientëve por pa kompenzim material.


    Konfigurim i Routerit dhe Rrjeti


    Routeri është pajisje relativisht e re në trojet tona dhe informatat janë fare të pakta për te, andaj këtu ju prezantoj disa momente apo elemente që nuk i gjen diku tjeter në rrjet në gjuhën shqipe.

    Pas instalimit dhe konfigurimit automatik të veglës-përmes CD diskut që gjindet në pako të veglës- duhet të keni kujdes në një momet jashtzakonisht të rëndësishëm;

    Ja çka më ndodhi mua që në fillim nuk e kuptoja dot;

    Në kompjutor u shfaq një gabim/error të ndonjë programi(jo në vet routerin apo softuerin e saj)
    dhe isha i detyruar që të instaloj(ri instaloj) gjithë sistemin operativ.Poashtu e instalova sërish edhe softuerin e routerit.
    Pas nisjes routeri pushoi me funksionim të saj. Së pari medoja që është ndonjë gabin në vet routerin/pajisjen ose në vet kompjutorin por nuk e gjeja gabimin dot.

    Gabimi qëndronte në një fakt/element që e kisha harruar/neglizhuar; edhepse e instalova softuerin e ruterit ajo nuk reagonte nga shkaku se duhej bërë sërish proçesin e konfigurimit të routerit në rrjet; do me thënë futja e sërishme e të gjithë të dhënave/informatave:

    1-Emrit të përdoruesit
    2-Fjalëkalimin(password)

    Këto konfigurime bëhen në rrjet respektivisht ju keni një llogari ku hyni në faqe të routerit në rrjet.

    Pas saj routeri u aktivizua tërësisht.

    Vini re:

    Routeri mund të funksionon edhe pa ndërhyrje në faqe/ndryshim të të dhënave(ne faqe të ruterit në rrjet) por në atë rast ju nuk keni lidhje WIFI por lidhje automatike me rrjetin përmes të ETHERNET.Këtë lidhje mund ta bën kompjutori në mënyrë automatike.


    Keygen dhe Crack

    Me keygen nënkuptojmë manipulim apo modifikim të softuerëve me qëllim të përdorimit të veglave pa leje/autorizim/ respektivisht përdorim të veglave në mënyrë ilegale.

    Si modifikohen apo manipulohen softuerët? Këtu janë në pyetje persona të talentuar programer të cilët krijojnë çelsa të remë/falco për të manipuluar softuerin. Me krijim e celsave softueri që duhet të paguhet funksionon pa probleme por është vepër ilegale.

    Crack është një emërtim tjetër por me qëllim të njëjt sikur keygen. Kjo nënkupton zëvendsim të disa pjesëve të softuerit legal me disa pjesë falco(të programuar në mënyrë ilegle) e që bën të mundur funksioni normal të softuerit por përdorimi i saj është kundërligjor/ilegal për shkak se pa mundësohet përfitimi ekonomik të krijuesve të softuerëve.


    C-net

    Me rastin e shkarkimit të softuerëve nga rrjeti duhet të jeni të kujdesshëm që këto shkarkime të realizoni nga faqet zyrtare (të softuerëve) dhe jo nga faqe të panjohura nga shkaku se me rast të shkarkimit nga faqe të dyshimta softuerët mund të jenë të modifikuar apo të manipuluar d.m.th.

    mund të përmbajnë pjesë/elemente që mund të dëmtojnë PC-në ose mund të shërbejnë për vjedhje të informatave nga PC-ja personale, mund të shërbejn (kompjoteri yt) si bazë për sulme të kompjutorëve të tjerë, modifikim të tyre apo ndoshta spiunim/infektim.
    Për referenca dhe recenzione(lexim të tyre) pas testimit të softuerëve përdor ose orientohu tek: http://www.download.com http://download.cnet.com/windows/

    Kjo faqe analizon dhe jep recenzione në dhe për cdo softuer me përjashtim të softuerëve të posakrijuar.

    Të ecim në një hap me kombet tjera....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 06-11-2016 më 09:55

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Softuer pa pagesë (Freeware)


    Video për riparim dhe mirëmbajtje të makinave

    Youtube ka famën për video klipe muzikore, filma, dokumentarë etj. Po a keni njohuri që youtube ka famë edhe për tema tjera?! Youtube është vegël që shërben për të gjetur informata në lidhje me riparim dhe mirëmbajtje të makinave. Këtu shikon në mënyrë direkte se si duhet vepruar. Shëno/kërko në gjuhën angleze sipas modelit të makinës dhe vitit të prodhimit për problemin dhe zgjidhjen e saj. Ja disa shembuj:



    youtube.com/watch?v=jaFkrHuoAmk


    Për veprime/punë më të ndërlikuar dhe ndoshta të rrezikshme duhet të jeni tepër të kujdesshëm që mos të shkaktoni ndonjë fatkeqësi apo tragjedi.
    (Adresën e poshtme kopjo dhe ngjit në ueb shfletues/browser) - I njëjti proçes për adresat e ngjajshme më poshtë.

    youtube.com/watch?v=j8S4M5jvR_I


    Vepra Dixhitale

    Biblioteka e Shkodrës në faqen e saj prezanton veprat orgjinale të Gjon Buzukut, Pjetër Budit, Gjergj Fishtës etj. në formë dixhitale. Kjo formë e prezantimeve ju lejon shfletimin dhe leximin e veprave mirëpo të njëjtat nuk mund të shkarkohen.

    http://www.bibliotekashkoder.com/digital/


    Ueb Shfletuesit/Web Browsers që sfidojnë Chrome shfletuesin


    Në jetë dhe në botën e informatikës ÇDO herë ka zgjidhje/rrugë alternative. Nuk ju pëlqen rruga e zgjedhur? Zgjedh një tjetër dhe problemi zhduket . Jeni lodhur nga monitorimi(spiunimi) që ua bën Google dhe Majkrosofti/Microsofti ?! Ja disa alternativa tjera:

    https://www.epicbrowser.com/

    https://www.comodo.com/home/browsers...on-browser.php

    https://www.torproject.org/projects/torbrowser.html.en

    https://www.mozilla.org

    http://www.opera.com

    https://vivaldi.com/download/


    E reja e fundit e Chrome:

    Versioni i fundit i Google Chrome 11 mund të “dëgjon” atë që thoni ju. Chrome 11 paraqet funksion të ri që konverton fjalimin tuaj në HTML, i cili ka potencial të jetë ndihmë masive për njerëzit që duan përkthime të shpejta. Tani për tani mund të përdoret vetëm në gjuhën angleze-ju nevojitet vetëm një mikrofon. Më tepër:

    http://download.cnet.com/blog/downlo...ear-you-speak/


    Ekahau


    Ju tashmë e dini se sinjalet nga rrjeti juaj pa tela tërësisht apo pjesërisht pengohet/ndalet nga mobiljet, muret dhe pengesa të tjera rreth shtëpisë suaj. Mund të jetë mjaft interesante për të gjetur saktësisht se si udhëtojë apo përhapen sinjalet, dhe këtë ju e rregulloni me ndihmën e një pajisjeje që vizaton hartat e mbulimit. Në këtë mënyrë ju mund të vëreni shpejt se ku është sinjali i fortë apo i dobët, dhe çfarë mund të pengon funksionimin e rrjetit. Pastaj ju mund të ndërmerni hapa për të përmirësuar kushtet.
    Softueri në fjalë punon pas instalimit në kompjuterin tuaj, celularin ose tabletë. Më pas e vendos një plan(skicën-p.sh vizaton përmes të ndonjë softueri për vizatim) të apartamentit apo shtëpisë në te (e vizaon apo diçka të ngjajshme) dhe shkon/lëviz së bashku me veglën e instaluar rreth në të gjitha dhomat. Pastaj, ju shfaqet një hartë të mbulimit me shenja të qarta/ngjyra.

    http://www.ekahau.com/wifidesign/ekahau-heatmapper


    Harta e botës


    Për të gjithë pajisjet tua celular, kompjutor si dhe pajisjet tjera përdor këtë hartë të detajuar :

    https://platform.digitalglobe.com/ma...ontent=quality


    Mbrojtje/parandalim të vjedhjeve/kopjimeve të teksteve apo imazheve
    (Pamundësim/bllokim i klikimit me anën e djatht të miut-Blocking the Default Right-Click Menu)

    Në rrjet nuk janë të rralla rastet e kopjimit/vjedhjes së teksteve apo imazheve nga faqet e ndryshme. Tani ky fenomen i takon të kaluarës. Këtu më poshtë gjen dy mënyra për mbrojtje të faqeve nga abuzimet e ndryshme;

    Në ç`mënyrë mbrohet faqja?
    Një faqe e zakonshe apo ndryshe e quajtur si HTML dokument përbëhet prej dy pjesëve:
    1-Pjesën që e shikoni/vëreni ju-tekste dhe imazhe
    2-Pjesa e pa dukshme apo struktura e faqes ku bëhet programim i faqes që është ndërtuar sipas shembullit të poshtëm; ky është një shembull shumë i thjesht-

    "http://www.w3.org/TR/html4/strict.dtd">


    My first HTML document


    Hello world!




    Kopjo dhe vendos këto javaskripte(njërën nga to) në faqet tua dhe problemi me kopjime mer fund.

    Nëse nuk keni njohuri se si vendosen skriptet në një faqe kërko ndihmë nga ndonjë person që mirret me programim apo ka njohuri të tilla;

    https://wordpress.org/plugins/wp-con...py-protection/

    https://my.bluehost.com/cgi/help/118

    http://www.dwuser.com/education/cont...t-your-images/


    Një lojë shkencoro-fantastike
    EVE


    Emri:  Loja.jpg

Shikime: 1998

Madhësia:  38.8 KB

    https://www.eveonline.com/sign-up/free1/


    Free Ebook converter


    Konverton dhe përshtat libra elektronik.Përshtatet me mbi 200 lloje të pajisjeve për lexim të librave elektronik. Standardet/formatet qe konvertojen nha një lloj në tjetrën: Epub, Adobe PDF, Text, FB2, LIT, HTMLZ, PDB, LRF. Funksionojnë edhe me Uin/Win 10. Shiko video prezantim të shkurtë.

    http://www.hamstersoft.com/free-ebook-converter/#more

    Dhe një alternativë:

    http://www.ebook-converter.net/


    KMP Player-Nivelizon/barazon lartësinë e tingullit(mp3 skedarëve)


    KMP Player shërben dhe përdoret për eksekutim të audio dhe video skedarëve por njëkohësisht përdoret edhe për barazim/normalizim të tingullit/këngës/melodisë. Çka do thotë kjo?
    Me siguri keni mp3 skedar me nivele të ndryshme të zërit/tingullit dhe një mp3 skedar mund të jetë me zë të lartë e tjetra me zë të ultët dhe kjo gjë ndonjëherë mund të na iriton. Andaj duhet të barazohet apo nivelizohet lartësia e zërit për dëgjim normal / të përshtashëm. Vegla në fjalë ju mundëson një gjë të tillë.
    Hap softuerin dhe shko tek settings/parametrat(varet në cilën gjuhë e keni të instaluar KMP) dhe gjej audio parametrat. Aty realizon nivelizimin e mp3 skedarëve.

    http://www.kmplayer.com/
    Alternativë:
    http://www.videohelp.com/software/Dy...dio-Normalizer


    Video Editorë falas


    Në këto faqe gjen video editor nga më të thjeshtat deri te ato të ndërlikuar. Editorët e ndërlikuar shfaqen në 2 versione; falas dhe versioni pro(profesional).Dallimi esencial në mes tyre është se versionet pro(janë me pagesë) kanë më tepër momente/efekte për përpunim dhe krijim të materialit filmik, por edhe përkundrejt këtij fakti versionet falas janë mjaft efikase për krijim të materialeve të ndryshme. Deri më tani si standard për krijim e filmave përdorej teknologjia 2 K apo rezolucioni 1080 p(pika/piksels) (Full HD 1080 p)

    Gjithnjë e më tepër sot përdoret standardi i ri i filmit apo rezolucioni 4 K (Ultra HD) që d.m.th. 2160 p (piksels/pika).

    4K i referohet numrit të përafërt të pixels ose pika që shfaqen horizontalisht në monitorin tuaj apo ekran televiziv. Numri aktual është 3840, por prodhuesit e TV pajisjeve e kanë rumbulakësuar në 4000, apo rezolucion 4K.

    Shumica HDTVs moderne kanë rezolucion 1920 p (ose "2K") të këtyre pixels. Shumë TV pajisje e brezit të ardhshëm ka dyfishuar edhe numrin e pixels horizontale si dhe numrin e vijave vertikale. Kjo rezulton në një rritje të katërfishtë në numrin e Megapixels.

    Për Uindovs/windows:

    https://www.lwks.com/

    http://www.nchsoftware.com/videopad/...GQodniUKcg#101

    http://www.videosoftdev.com/free-video-editor

    http://shop.gopro.com/EMEA/softwarea...-Desktop.html#

    https://www.blender.org/

    Për Mac kompjutor:

    http://www.apple.com/imovie/


    Transmetime të drejtpërdrejta nga orbita e tokës përmes satelitit


    youtube.com/watch?v=nuzDvYdC_Ak

    Downloadhelper


    Keni vizituar faqe ose jeni në Facebook dhe dëshironi të shkarkoni ndonjë video klip por nuk mund të bëni nga x shkaqe? E përjeton si frustracion apo jo?Tani ky problem u zgjidh. Me një klikim shkarkon çdo video nga FB, Youtube, Vimeo, Dailymotion etj…
    Përdoret me Firefox dhe Chrome shfletues.

    http://www.downloadhelper.net/

    Filma të rinj
    :


    http://www.filmaon.com/filma/


    Lajme interesante dhe informacione të ndryshme


    A ekziston 1 univers apo ndoshta ca prej tyre...

    Shkencëtarët dhe profesorë universitar në ShBA pohojnë që ekzistojnë disa/shumë realitete apo universe(paralele) që janë të ngjajshëm/të njëjtë me universin tonë apo me fjalë më të thjeshta refleksioni ynë në pasqyrë nuk është refleksion por relaitet….

    youtube.com/watch?v=c74iehhouNg


    http://www.pcworld.al/hulumtuesit-iz...-nje-mikrofon/

    Cryonics


    Për njerzit e sëmurë apo ndoshta edhe të shëndetshëm u krijuan pajisjet të cilët ndoshta ua zgjasin jetën.....Për çka bëhet fjalë? Me pajisje të krjiuar mundësohet ngrirja absolute e trupit dhe trurit njerzor që kalon nëpër disa faza. Dhe njeriu mund të "zgjohet" dërish pas 100-200 viteve kur ndoshta është gjetur ilaç për shërim të sëmundjes ose ilaç për ndalim të plakjes.....

    http://cryonics.org


    Të ecim në një hap me kombet tjera....

    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 01-01-2017 më 11:14

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje


    Softuer pa pagesë (Freeware)


    Kompjutor epik / vepër artistike / përbindësh…..

    Ju garantoj që këtë kompjutor nuk e keni parë deri më tani, thjesht, vegla është një produkt i dizajnuar dhe konstruksion gjenial. Rezultati është frymzim për krijim të gjeneratave të reja të kompjutorëve….një mënyrë e re të të menduarit, krijimtarisë dhe zgjidhjeve të reja.

    Krijimtaria artistike apo produkt i ri është modifikim i kompjutorëve egzistues, dhe këtu përfshihen(duhet të keni) dituri dhe njohuri të përkryera për pjesët e kompjutorëve dhe përshtaje e tyre në produktin e ri duke filluar prej konstruktimit personal të tavolinës, renditja dhe vendosja e pjesëve, që natyrisht kërkon shkathtësi krijuese, imagjinatë(dhe dituri), deri te ftohja e pjesëve të kompjutorit…..

    Ftohja/freskimi shërben për uljen e temperaturës të pjesëve të kompjutorit.

    Proçesi i freskimi të kompjutorëve (desktop kompjutor/PC) mund të realizohet :

    1-Me anë të ventilatorëve ( ang.fan/ sued.fläkt)

    2-Me anë të pompave elektrik dhe gypave të plastikës, pleksiglas gypave-kombinim i plastikës dhe qelqit/ si dhe ujit të destiluar (tani për tani për freskim përdoret uji i destiluar por eksperimetohet edhe me lëngje tjera)

    3-Në mënyrë të kombinuar

    Në krahasim me kompjutorët aktual (klasik) ku freskimi bëhet vetëm përmes ventilatorëve, në këtë kompjutor të ri freskimi bëhet-në dy mënyra; me ventilator dhe në mënyrë të përkryer me anë të ujit të destiluar respektivisht shpërndarjes së ujit përmes gypave plastik/pleksiglasit dhe pompave special të cilët aktivizojnë qarkullimin e ujit nëpër gypa respektivisht pjesë të ndryshme si proçesorit, hard diskut, kartelës garfike etj.

    Emri:  Epike6.jpg

Shikime: 1508

Madhësia:  30.7 KB

    Ky përbindësh si produkt ii përfunduar nuk gjindet në shitje në internet apo shitore të elektronikës….

    Për më tepër shiko deri në fund video prezantimin ….



    youtube.com/watch?v=Zb8V7vTcylg

    (për hapjen e faqes kopjo dhe ngjit në shfletues / browser)

    Dhe shembuj/modele më të thjeshta:


    youtube.com/watch?v=z2R2WRh_6y8

    Kombinim/përzierje të ngjyrave në gypa/tuba


    youtube.com/watch?v=Ngul4M7kqzI

    Për më tepër video shfleto në youtube.


    Faqe nga ku mund të blihen pjesë për ndërtim / konstrukcion të ftohjes së kompjutorit:


    http://www.sidewindercomputers.com/hardware.html

    http://www.bitspower.com.tw/index.php?main_page=index

    Disa shpjegime/sygjerime për fillestar:

    youtube.com/watch?v=Y1dHqFJeHpg

    Pjesët tjera; hard diskut, proçesorit, kartelës grafike etj, i blini nga kompani të tjera.


    Splitter Hub-Monitor që punojnë së bashku

    Çdo kompjutor i ri (gjeneratës së re ndoshta edhe të kompjutorëve më të vjetër) ka së paku një port/dalje me emrin HDMI. Përmes HDMI portit të kompjutorit (kontrollo kompjutorin tënd ose lexo në maualin e kompjutorit) ju mund të konektoni disa monitor/ekrane së bashku dhe të transferoni imazhe, lojra, filma, reklame etj në çdo monitor të konektuar.

    Emri:  Monitor1.jpg

Shikime: 1713

Madhësia:  21.4 KB

    Ose me fjalë të tjera, nga 1 kompjutor desktop apo laptop mund të shpërndani 1 imazh në 3 apo 4 monitor ku imazhi, filmi apo loja mund të shfaqen si pjesë në vete por në esencë është një tërësi në formë të panoramës….(shiko imazhin më lart)

    Ja ç`mënyrë:

    Së pari duhet të blini një pajisje të quajtur Spliter Hub.

    Më pas bëhet konfigurimi i pajisjes përmes monitorit kryesor (1)(pas konektimeve përmes Spliter Hub)

    Pajisja në fjalë shpërndan një imazh/transmetime të TV-së/filma/lojra në 2-4 ose më tepër monitor kompjuterik varësisht prej llojit të pajisjes (Spliter Hub)

    Shiko video:

    youtube.com/watch?v=MXreofJxeX8

    Mënyra e ngjajshme mund të aplikohet edhe në monitorat televiziv.

    https://www.userful.com/videowall

    Si të krijoni një mur me reklame?

    youtube.com/watch?v=Yo4LjMd4G6Q

    Për më tepër video shpjegime kërko në youtube.

    Nëse nuk keni mundësi për blerje atëher mund të përdoret edhe ky softuer, mirëpo kompjutori duhet të ketë më tepër HDMI porte për lidhjen e disa monitorëve me kompjutorin dhe më pas bëhet konfigurimi përmes softuerit nga faqja e më poshtme:

    http://windowbox.me/multiwall/


    Matja e temperaturës

    Temperatura e pjesëve të komjutorit sidomos proçesorit ndikon ne punën normale të çdo kompjutori-me veglën në fjalë ju mund të shikoni cila pjesë ka temperaturë normale dhe cila temeperturë jo të zakonshme dhe cili faktor ndikon në te. E veçanta e veglës është që ajo mat temperaturën e secilës bërthamë (core) të proçesorit.Poashtu aty mund të gjeni mënyrën e fikjes automatike të komjutorit në rast të nxehtësisë së madhe(në realtemp softuer).

    http://www.alcpu.com/CoreTemp/

    dhe një alternativë

    https://www.techpowerup.com/realtemp/

    Përdoren me(kompatibiliteti)-Sistemi operativ: Microsoft Windows XP, Vista, 7, 8, 10, 2003 Server, 2008 Server (R2), 2012 Server.
    Proçesorët: Intel, AMD ose VIA x86 based processor.


    Photomath

    Photomath është një aplikacion për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në zgjidhjen e problemeve komplekse në matematikë. E veçanta e Photomath është se ju mjafton vetëm ta skenoni ekuacionin apo problemin që doni të zgjidhni me anë të kamerës së celularit tuaj, dhe vetëm për pak sekonda ajo prezanton rezultatin.

    https://photomath.net/en/


    Arkivim

    Materialet audio, video, tekstet me rëndësi të veçantë; analiza, studime, përshkrime të ndryshme, historia etj mund të arkivohen për përdorim të më vonshëm (ose për brezat e ardhshëm) në dy mënyra:

    1-Arkivim përmes bazave të të dhënave(data base)Për krijim të bazës së të dhënave nevojiten server/vënde ku grumbullohen dhe arkivohen materiale.
    (Duhet të blihen/sigurohen dhe instalohen server qëndror dhe lokal nëpër qytetet tona)

    2-Arkivim përmes faqeve të internetit që në të vërtetë grumbullohen si/në forëm të bazave të të dhënave.

    Emri:  Servers.jpg

Shikime: 2606

Madhësia:  33.7 KB

    Në shtypin ditor shpesh lexojnë ankesa në lidhje me pa punsinë e madhe nëpër trojet tona. Kjo veprimtari mund të angazhon qindra njerëz(p.sh. Akademik të pa punsuar) vite me radhë nga profile të ndryshme, për studime, sistematizime dhe kategorizime të miliona materialeve nga sfera të ndryshme.Pa marr parasysh ku gjindeni në trojet tona ju mund të bashkpunoni dhe krijoni një arkivë gjigante për çdo sferë të jetës sonë.

    Krijimi i bazës(bazave) së të dhënave ka rëndësi: a)Shkencore b) Informative dhe c) Historike për brezat që vijnë...

    Në bazë apo piknisje të një shembullit të më poshtëm mund të ndërtojmë një arkivë solide për gjithë Shqipërinë që do jetë në dobi të shtetasve të saj dhe njëkohësisht si bazë për studime nga të huajt dhe shtetet e ndryshme.(Përkthim dhe përshtatje në gjuhën angleze të gjitha materialeve)

    Ja një shembull tipik ku edhe na mund të jemi pjesë e saj-faqjja është e lirë për përdorim dhe mund të përdoret pa pengesa natyrisht duke iu përmbajt rregullave të faqes:

    https://archive.org/


    Hyper-V


    Majkrosofti (Microsoft-i) asnjëherë nuk ri menjëanë kur janë në pyetje sfidat e ndryshme në informatikë. Një ndër ta është edhe krijimtaria në sferën e kompjutorëve, respektivisht softuerëve viritual.
    Krahas kompanive të tjera që kanë krijuar produkte të ngjajshme ky produkt nuk shkarkohet, ai gjindet i instaluar brënda sistemit operativ të Uindovs-it/windows 8.1 dhe Uindovs 10.

    Ju duhet të ndiqni udhëzimet për aktivizim në Uindovs.

    Me Hyper-V ju mund të instaloni gati çdo sistem të ri operativ brënda Hyper V dhe të provoni veçoritë e saj.

    Instalimi i sistemeve të ndryshme operative përmes Hyper V nuk ndikon në sistemin operativ aktual që e keni të instaluar apo operoni me të. Pra, ajo mbetet e pa prekuar apo e pa ndryshuar/modifikuar gjatë punës me sistemet e tjera.

    https://docs.microsoft.com/en-us/vir...enable-hyper-v

    https://blogs.technet.microsoft.com/...n-windows-8-1/


    Last Pass

    Instalo dhe harro. Last pas ruan çdo fjalëkalim të postës elektronike (email) hyrje/fjalëkalimet nëpër rrjetet sociale, forume etj. Përdoret përmes çdo pajisjeje-kompjutor, celular, laptop dhe Wifi.
    Shënoni/mbani në mënd vetëm fjalëkalimi kryesor vetëm për softuerin dhe ky i hap të gjitha fjalëkalimet e tjera/mundëson hyrje automatike në çdo faqe ku kërkohet fjalëkalim.

    https://www.lastpass.com/

    Teamspeak 3

    Teamspeak 3 ofron një mjet ideal të komunikimit me zë për lojra online, edukimin dhe trajnimin, komunikimin e brendshëm të biznesit, dhe duke qëndruar në kontakt me miqtë dhe familjen.

    Fokusi kryesor është dhënë në një zgjidhje që është e lehtë për t'u përdorur, me standarde të larta sigurie, cilësi të shkëlqyera të zërit, dhe të sistemit të ulët dhe përdorimin Bandwidth.

    http://www.teamspeak.com/

    VirusTotal


    VirusTotal është një shërbim falas që analizon skedar/file të dyshimta dhe URLs dhe lehtëson zbulimin e shpejtë të viruseve, të ashtuquajturave worms, trojaneve, dhe të gjitha llojet e malware. . .
    Kur hap ndonjë faqe në internet, faqja që hapet mund të ketë të instaluar ndonjë rrezik të lartpërmëndur, të cilët aktivizohen gjatë hapjes së faqes dhe pa e vërejt nga ju instalohen në kompjutorin tuaj. Me fjalë të tjera vegla i bllokon rreziqet në mënyrë të njëjt sikur funksioni automatik që aktivizohet në Interenet Explorer të Majkrosoftit/Microsoftit ose në Mozilla Firefox shfletuesin (browser).

    Ndoshta ju pyesni: pse ti instaloj këto vegla, ju me siguri keni të instaluar ndonjë antivirus/antimalware dhe ndoshta nuk ju nevojiten veglat e reja????

    E keni gabim. Antivirusët/antimalware egzistues nuk janë plotësisht të sigurtë. Analizat e rreziqeve i bëjnë në mënyra/metoda të ndryshme, andaj nuk ofrojnë 100% siguri. Ky argument shton nevojën e instalimit të veglave plotësuese të cilët kompletojnë analzat respektivisht rezultatet e analizave si dhe mbrojtjen nga dëmtimet/infektimet e kompjutorit.

    https://www.virustotal.com/en/

    Dhe një alternativë:

    https://www.malwarebytes.com/junkwareremovaltool/

    PaperScan Scanner Software


    Shërben për importim, skenim dhe arkivim të dokumenteve (skenon të dyja anët e faqes para dhe pas) si dhe imazheve në këto standarde/formate: PDF/A, TIFF, JPEG, JPEG 2000, PNG, JBIG2, WEBP.

    https://paperscan.orpalis.com/paperscanfree/

    Pengmarrje/kidnapim i kompjutorit personal(Ransomware)

    Në kohët e fundit, në internet, vërehet një fenom relativisht i ri, pengmarrje/kidnapim i kompjutorëve…

    Qëllimi kryesor i pengmarrësve është shantazhimi i pronarëve të kompjutorëve;

    Shantazhimi nënkutpon që ju si pronar jeni nën kërcnimin e tyre që të bëni një veprim të caktuar ose në shumicën e rasteve ata ju kërkojnë kompenzim në të holla (pagesë) që tua lirojnë/hapin kompjutorin për punë normale të saj…

    Ç`bëjnë këta kriminelë të talentuar?

    Këta persona infektojnë kompjtuorin tuaj duke i kryptuar(koduar) ose modifikuar skedarët që i keni në kompjutor, pra me veprimet e tyre, ju jeni të bllokuar, nuk mund ti hapni skedarët p.sh. Imazhet tua, dokumentet etj. Për ti hap ato ju duhen veprime/udhëzime të caktuara nga kriminelët. Mos bini nën ndikim e tyre.

    Keni dy zgjidhje apo alternativa për eliminim të pengmarrjes:

    1-Çdo muaj krijo një kopje të gjithë sistemit operativ të Uindovs-it-si duhet vepruar kërko në temat më lart p.sh. në lidhje me Macrinum Reflect softuerin. Nga kopja mund të ri instaloni(instaloni) sërish gjithë sistemin duke eliminuar kodimin(pengmarrjen).

    2-Instalo softuerat përkatës dhe lexo me kujdes udhëzimet në faqet e më poshtme.

    http://www.welivesecurity.com/2016/1...is-ransomware/

    http://support.eset.com/kb6274/

    http://www.avg.com/us-en/ransomware-...ols#apocalypse


    Softuer për nevoja të ndryshme

    Këtu gjen një numër të madh të softuerëve që mund të shkarkohen dhe përdoren për nevoja të ndryshme:

    http://www.the-sz.com/products/bennett/

    Lajme interesante dhe informata të ndryshme


    Çka ndodh sot në internet ?

    Ja se si mund të merrni informatat më të shpejta nga lëmijt e ndryshëm: kërko sipas kategorive….

    https://www.google.com/alerts

    Gurrushots


    Këtu mund të prezantoni imazhet(veprat) tua dhe eventualisht mund të fitoni ndonjë shpërblim:

    https://gurushots.com/


    Të ecim në një hap me kombet tjera....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 04-03-2017 më 07:39

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Softuer pa pagesë (Freeware)

    Nga krijuesit shqiptar:

    Artikulli:

    http://www.infoshqip.com/kosovari-kr...internet-foto/

    Carshift -Loja
    :

    https://play.google.com/store/apps/d...adiku.carshift


    MailStore Home® 10

    MailStore ju lejon të arkivoni çdo postë elektronike/email-it tuaj privat nga pothuajse çdo burim të postës elektronike/email dhe të kërkoni nëpër to shumë shpejt. Ju asnjëherë nuk do të humbisni më ndonjë mesazh (postë elektronike) sërisht.

    Emri:  Mailstore.jpg

Shikime: 1775

Madhësia:  38.6 KB

    http://www.mailstore.com/en/mailstor...archiving.aspx


    Wevideo dhe Stupeflix

    Vegël për përpunim të videos drejtpërdrejt në ueb shfletues….

    https://www.wevideo.com/

    Dhe një alternativë:

    https://studio.stupeflix.com/en/


    Si të lirojmë (krijojmë) më tepër hapësirë të lirë në hard disk?

    Me kalimin e kohës. në hard disk grumbullohen një numër i madh i skedarëve të panevojshëm apo ndryshe thënë mbeturina nga softuerë të ndryshëm gjatë proçesit të ç`instalimit apo ndoshta mbindërtimit(upgrade) të softuerëve.
    Në rrjet mund të gjemë softuer që e e realizojnë këtë proçes, mirëpo edhe në vet sistemin operativ të Uindovs-it(windows) gjindet një vegël e tillë. Ja si të gjeni apo aktivizoni: shko në start(nisje) dhe
    kërko/shëno për softuerin disk cleanup.

    Pas hapjes(aktivizimit) të softuerit kliko në butonin OK. Ky është proçes apo hap i parë i pastrimit.
    Kemi edhe hapin e dytë që eshtë hap kryesor;
    Aktivizo softuerin edhe një herë dhe shko tek butoni Pastro skedarët e sistemit(system files).

    Sidomos me rëndësi është pastrimi i skedarëve Windows.old (hiq gjithë dosjen). Këta janë skedar të vjetër dhe zë pjesë të madhe të hapësirës së hard diskut. Largimi manual është i pa mundshëm-e vetmja mënyrë e largimit të Windows.old është përmes Disk cleanup.
    Ky lloj apo metodë e pastrimit bën pastrimin në thellësi të sistemit.Kliko në OK dhe pas përfundimit të proçesit ri nis(ri starto) komjutorin. Do vëreni ndryshmin në madhësinë e hard diskut. Për më tepër ndiq më poshtë:

    https://www.bleepingcomputer.com/tut...ws-old-folder/



    4K Download

    Siç e dijmë YouTube është burim i madh i muzikës, shumë artistë të njohur kanë Youtube kanalet e tyre zyrtare, ku ju mund të shikoni performancën e fundit apo video klipin muzikor. Megjithatë ne do të dëshironim të shijojmë muzikën në lëvizje(ecje) përmes smartphones apo ndonjë pajisje tjetër për egzekutim të muzikës . Si shkarkohet e gjithë kjo muzikë e mahnitshme në standard/formatin e duhur është tema e mbuluar në këtë udhëzim....

    https://www.4kdownload.com/howto/how...s-from-youtube

    4K Downloader shkarkon/shkëput njëkohësisht dhjetra këngë mp3/mp4 standard/format.Testo shkarkimin (pas instalimit të softuerit) këtu:

    youtube.com/watch?v=QS1PmKGF0ps&list=RDlB2HkVJ17bg&index=6


    Rezolucion 4K (UHD-Ultra HD) në monitor/ekran të kompjutorit: ja se si të veproni-ndiq videon :



    http://www.mediaplayercodecpack.com/



    Trello


    Nëse keni nevojë për një mjet të dobishëm të menaxhimit të projektit, atëherë zgjidhja quhet Trello. Këtu organizimi i punës bëhet nëpërmjet disa bordeve virtuale buletini që ju jep qasje në të gjitha informatat e nevojshme. Nga ana tjetër, çdo bord virtual buletini, mund të ndahet në lista dhe harta, duke e bërë të lehtë për të marrë një pasqyrë të komponentëve të ndryshëm të projektit.

    https://trello.com/home



    Openelement

    openElement ofron të gjitha mjetet që ju duhen për të ndërtuar një faqe të besueshme dhe në përputhje me të gjitha standardet bashkkohore. Ajo mbështet gjithë teknologjinë e re, duke përfshirë HTML5, CSS3, jQuery, dizajn të përgjegjshëm, dhe të tjera. Ju keni opsion për të punuar me një shembull të dizajnuar/ projektuar në mënyrë profesionale ose keni opsion të krijoni projektin tuaj nga e para.

    http://www.openelement.com/



    Mp3 cuter

    Një vegël simpatike për nevojat tua; mp3 cuter përdoret për krijim të signaleve për celular ose mund të përdoret për shkurtim të mp3 skedarëve p.sh. Nëse dëshiron të shkëpusish një pjesë të një kënge….Mp3 cuter nuk shkarkohet, përdoret online...

    http://mp3cutter.toolur.com/



    Virtual DJ


    Virtual DJ ju lejon të përzini (kombinoni/mix) këngët tuaja mp3, duke egzekutuar/luajtur dy ose më shumë këngë në të njëjtën kohë, mund të përshtatni shpejtësinë relative të tyre në mënyrë që koha e tyre të përputhet, aplikoni efekte si synthe etj.

    Emri:  DJ.jpg

Shikime: 2838

Madhësia:  30.8 KB

    http://www.virtualdj.com/download/index.html




    Ri krijim i fjalëkalimit të humbur/harruar për hyrje në Uindovs / Windows


    Këtu gjinden 2 mënyra/metoda për ri krijim apo restaurim të fjalëkalimeve (passwords) për hyrje në Uindovs-/Windows d.m.th vegla që mundësojnë ri hapjen e sistemit operativ Uindos në rastet kur keni haruar fjalëkalimin. Para përdorimit të veglave lexo me kujdes udhëzimet. Këto informata janë publikuar edhe në një temë tjetër mirëpo pasi në forum gjithnjë shfaqen lumenj të informatave dhe lajmeve, atëher këto infromata leht mund të humbisin, andaj botohen edhe këtu...

    https://www.lifewire.com/free-window...-tools-2626179

    http://www.zerodollartips.com/create...indows-10-8-7/



    Riparim i Master Boot Record (MBR) në Uindovs/Windows 10/8/7


    Një nga hapat efektive për zgjidhjen të problemeve gjatë nisjes së Uindovs-it(windows), është riparim i boot Master Boot Record ose shkurtimisht MBR. Arsyet e zakonshme pse një MBR mund jetë prishur/korruptuar është për shkak të infeksioneve malware, si dhe fikja/mbyllja jo e rregullt e kompjutorit që gjithashtu mund të ndikon në prishjen e MBR . Në disa raste mund të gjeni raste ku Linux Grub është instaluar dhe Uindovsi/Windows nuk është në gjendje për ta zbuluar atë.

    Në disa raste tjera, mund të shfaqet mungesa /gabimi Bootmgr . Në raste të tilla ju mund të aplikoni rindërtimin ose riparimin e MBR për të rregulluar këto çështje.

    http://www.thewindowsclub.com/repair...rd-mbr-windows



    Windows 10 upgrade / Windows 10 Update Asistent

    Siç vërehet nga emërtimi, Windows 10 Update Asistent është një mjet të cilin klientët mund ta përdorin për azhurnim/përditësim të Windows 10 pak më herët se sa versioni zyrtar i Microsoftit. Pra version i cili mund të emërtohet si version provues i krijuar për testim të funksioneve të reja ose përmirsime, ndryshime dhe përshtatje/zgjidhje të reja të versionit egzistues(Creators Update ). Vlen të përmëndet funksioni i ri night light i cili mundëson përshtatje të dritës/rezatimit sipas ditës apo natës. (Lexo këtu https://www.howtogeek.com/302186/how...on-windows-10/)
    Poqese e përdor mjetin atëher duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe mos e ndërprisni proçesin e instalimit ngase mund të shkaktohet dëmtim i të gjithë sistemit operativ Windows 10. Mjetin mund ta shkarkosh dhe instalosh tani....Së pari shkarkohet Windows Upgrade.exe dhe pas instalimit nga brëndësia e mjetit mund të filloni me përditësimin. Kliko aty ku shkruan Update Now.

    https://www.microsoft.com/en-us/soft...load/windows10


    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Një grup i veglave që sygjerohet vetëm për ekspertët me përvojë

    Personat me dituri/njohuri apo përvojë të kufizuar (fillestar) sygjerohen të mos i përdorin veglat e më poshtme nga shkaku se mund të shkaktoni dëme të pa riparueshme në kompjutor-Sidoqoftë është mirë që të keni/fitoni njohuri elementare rreth disa definicioneve në vijim:

    Grupi i parë i veglave shërben për azhurnim/përditësim të UEFI/BIOS:


    BIOS:

    BIOS (basic input-output system)- është/përfaqson sistem bazë input-output - mekanizmi startues( i nisjes) së kompjutorit deri në fund të viteve 1990. Biosi e zgjidhi detyrën/enigmën që kompjutori të nisë/starton në mënyrë automatike . Kur ju e shtypni butonin e nisjes së kompjutorit, aktivizohet rryma elektrike respektivisht bëhet aktivizim automatik i BIOS detyra e së cilës është kontrollim i proçeseve(pjesëve/harduerit) respektivisht kontrollim i punës normale të harduerit/pajisjes(pjesëve të ngurta ( CPU, GPU, dhe motherboard chipset ) dhe më pas lexon sistemin operativ të instaluar në disk.

    UEFI :

    Unified Extensible Firmware Interface (UEFI) është një trashigimtar/zëvendësues i BIOS-it disi TË VJETRUAR.
    UEFI mundëson shtim dhe zhvillim/përsosje të një numri të madh të funksioneve që nuk mund të aplikohen/përfshihen në BIOS.

    http://www.pcworld.com/article/18743...your-bios.html

    http://getintopc.com/softwares/utili...free-download/

    https://www.asus.com/microsite/2014/...compatibility/

    https://www.msi.com/files/pdf/Flash_...Utility_en.pdf


    Grupi i dytë shërben për të ashtuquajtur overclocking.


    Overclocking do të thotë aktivizim/lëvizje/punë më e lartë e komponeteve(pjesëve) të kompjutorit se sa që është rekomandimi/specifikat e prodhueseve të pjesëve. Pra bëhet fjalë për frekuenca më të larta se sa ato standarde ( p.sh. të proçesorit). Kjo shpesh realizohet nga entuziastët e kompjutorëve me qëllim të ritjes së kapacitetit të punës së pjesëve, për shembull, për të mbajtur ritmin me zhvillimin/përsosjen e pajisjeve, pa pasur nevojë për të blerë pajisje të reja.

    http://www.techradar.com/news/softwa...op-apps-721381

    https://downloadcenter.intel.com/dow...ity-Intel-XTU-

    http://windowsreport.com/overclockin...re-windows-10/

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Artweaver

    Artweaver Freer ju lejon që në mënyrë kreative të pikturoni me ndihmën e një numri të madh të mjeteve për pikturë. Ju mund të krijoni skicat nga fotot ose vetëm eksperimentoi me ngjyra.

    https://www.artweaver.de/en



    Flexera Software Personal Software Inspector-Secunia


    Flexera Software Personal Software Inspector është një zgjidhje e lirë e sigurisë kompjuterike që identifikon dobësitë në aplikacionet e instaluara në PC. Automatikisht dhe rregullisht skenon PC tuaj për programet të pasigurta. Poashtu automatizon azhurnimet/përditësime për programet tua të pasigurta, duke e bërë atë shumë më e lehtë për ju për mbajtje të një të PC-je të sigurtë.

    http://learn.flexerasoftware.com/SVM...ware-Inspector

    Shkarkim direkt pa regjistrim:

    http://learn.flexerasoftware.com/SVM...spector-Thanks


    Patch my PC


    Dhe një alternativë për azhurnim/përditësim për 100 softuerë të dobishëm për PC. Ky softuer i përmëndur edhe më herët, tani shfaqet me një risi-automatizim të përditësimeve (pa ndërhyrjen tuaj)Thjesht instalo dhe harro….

    https://patchmypc.net/download



    Video shkarkues për Facebook, Youtube, Dailymotion….

    Këto nuk janë vetëm shkarkues të videoklipeve por edhe konvertues p.sh të muzikës (shkëputin muzikë) të këngëve në mp3 skedar...Tani ju keni mundësi të provoni dhe përdorni ca nga këta shkarkues :

    http://carlcheo.com/facebook-video-downloaders



    Foxit


    Me Foxit mund të lexohen, krijohen ose konvertohen PDF dokumente-Portable Documnet Format. PDF standardi u shpik nga Adobe Systems dhe përdoret si dhe zhvillohet mbi 25 vjet. Ky është një standard i hapur për shkëmbimin e dokumenteve elektronike.

    https://www.foxitsoftware.com/products/pdf-reader/

    Dhe një alternativë:

    Sumatra PDF reader


    https://www.sumatrapdfreader.org/free-pdf-reader.html


    .dll .exe dhe .batch skedar

    Një tjetër metodë e vjedhjes apo përdorimit ilegal të softuerëve është metoda e modifikimit të skedarëve të softuerit. Bëhet fjalë për .dll, .exe dhe .batch skedarëve, por me siguri egzistojnë edhe skedarë të tjerë.

    Këta janë skedar / pjesë të ndonjë softueri që mundësojnë punën normale të ndonjë programi, mirëpo si të tilla mund edhe të modifikohen (pra, ri programohen). Qëllimi i modifikimit është shkëputja e lidhjes në mes të softuerit dhe qëndrës së kontrollimit të skedarëve (p.sh.) në serverat e kompanisë ku është krijuar softueri.

    Me shkëputjen e lidhjes në mes të softuerit dhe serverit që e kontrollon aktivitetin e softuerit, hakerët mundësojnë krijim të softuerit fallco respektivisht softueri ”mendon” se çdo gjë është në rregull dhe funksionon pa pengesa. Pra softueri legal shndrohet në atë ilegal-përdoret pa pagesë….

    Ja një shembull:

    Kliko aty ku shkruan: (Read More butoni) Së pari vëren një reklamë dhe kur mbaron reklama me emrin (Adfly), më pas prisni deri në përfundim të numrimit 7,6,5…. dhe kliko aty në buton.Pas hyn në një faqe të re vëndi nga ku shkarkohet.

    http://jamessmithpc.blogspot.se/sear...oshop&x=11&y=8



    Mbyllja/eliminimi i zërit/tingujve në Uindovs/Windows XP, Vista, 7, 8, 10


    Gjatë nisjes së Uindovs-it dëgjohet tingull karakteristik dhe kjo ndoshta i irriton përdoruesit, dhe jo vetëm gjatë nisjes por edhe gjatë pranimit të postës elektronike, klikimeve të ndryshme etj...Por a e dini që këto tinguj mund të mbyllen? Mbyllja nuk ndikon p.sh. Në Windows Player apo vegla të ngjajshme, pra ata do funksiojnë si zakonisht….
    Zgjedh dhe kliko vetëm NO Sounds dhe më pas kliko në Apply.
    Kliko lidhjen e më poshtme dhe apliko në PC apo laptop.

    http://www.thewindowsclub.com/turn-o...nds-windows-10


    Testime dhe krahasime-Benchmark

    Matja e performacës në kompjutor( në komponentet/pjesëve si dhe krahasimi i tyre-testimi i tyre p.sh) mund të përkthehet apo emërtohet si benchmark.
    Në këtë rast, benchmark nënkupton dhe i mundëson përdoruesve që të vlerësojnë performancën (pa dhe me aplikim të benchmark) , për të identifikuar pengesat e mundshme, dhe për të zgjedhur përmirësimet efektive të sistemit Për fat të keq, shumë përdorues imagjinojmë se performanca e sistemit thjesht është një çështje e frekuencës CPU ose kapacitetin e kujtesës, e cila çon ata të mendojnë se duke zëvendësuar një proçesor/CPU me një proçesor më të shpejtë ose më shumë memorie automatikisht dhe menjëherë do të japë përmirësime të dukshme të performancës. Në realitet, rasti s´është gjithmonë ashtu.

    Ja një shembulll:

    https://unigine.com/en/products/benc.../superposition (madhësia 1,2 Gb ose pas instalimit 2.66 GB)

    Më tepër:

    http://www.pcworld.com/article/25847..._for_free.html

    http://www.pcworld.com/article/25847...ee.html?page=2



    Lajme interesante dhe informacione të ndryshme


    Kopjim dhe restaurim të sistemit operativ Uindovs/Windows Xp, Vista, Windows 7, 8.1 dhe 10

    Këtu jipen sqarime të thjeshta për kopjim dhe restuarim të sistemit opertaiv Windows dhe dedikohet
    personave që nuk e njohin gjuhën angleze apo janë fillerstar;


    (Sqarimi është elaboruar edhe më herët mirëpo këtu elaborohet një version i shkurt apo më i qart.)

    Në sistemin operativ Uindovs/Windows egziston vegla për kopjim automatik mirëpo mund të ndodh që nga ndonjë shkak, kopja e krijuar nuk funksionon. Në atë rast mund të përdoret metoda rezerve për kopjim dhe restaurim të sistemit-për eleminin të ndonjë pengese apo problemi që nuk mund të zgjidhet në ndonjë mënyrë tjetër…

    Ja mënyra:

    1-Së pari duhet të keni në dispozicion një CD apo DVD të zbrazët
    (më e këshillueshme është CD apo DVD RW(Rewrite)-mund të përdoret shumë herë)

    2-Shkarko dhe instalo këtë softuer:

    Macrinum Reflect > https://www.macrium.com/reflectfree Kliko në butonin Home Use
    (853.3 MB)
    Pas shkarkimit të softuerit do vëresh se aty ku shkarkohet softueri nuk gjindet vetëm Macrinum Reflect por edhe një softuer tjetër me emrin Windows PE
    Nëse nuk është shkarkuar Windows PE, aktivizo Macrinum Reflect dhe instalo nga aty.

    3) Instalo që të dy

    4) Starto Macrinum Reflect

    Kur e starton(Nis) softuerin Macrinum Raflect do ju parashtrohet një pyetje:

    Rescue Media

    Important: You have not yet created Rescue Media to enable
    system recovery of your PC.

    Do you want to create Rescue Media Now?

    Fut në kompjutor një CD/DVD të zbrazët dhe kliko butonin YES

    Pas disa minutave krijohet CD/DVD që shërben për restuarim/ ri krijim të sistemit operativ

    Tani e keni gati veglën për restaurim.

    5) Krijo një dosje(folder/map) të re në njësinë/ diskun me emrin : D dhe emërto p.sh. Macrinum Reflect. Zgjidhja optimale është një disk i lëvizshëm(mobil)-disk extern, por në mungesë apo pa mundësi të blerjes së saj njësia apo disku : D është zgjidhje alternative.

    VINI RE: kopjen e krijuar duhet ta ruani vetëm këtu ngase nëse e ve/vendos në ndonjë vënd tjetër p.sh. në njësinë / diskun : C Macrinum Reflect nuk do e gjen dot kopjen e krijuar andaj zbato çdo hap të përshkruar këtu me kujdes.

    Pikërisht në këtë dosje do të krjioni kopjen e sistemit

    6) Në softuerin (Macrinum Reflect) që e keni aktiv (e keni hapur), kliko në butonin me emrin

    Disk Image. Më pas kliko në Create an image of the partition required to backup and restore Windows

    Kur klikon hapet një dritare e re me këtë emër (Select source Drive and Image Destination)

    7) Tani duhet të caktoni rrugën (path në ang.) deri tek dosja(folderi/map) që e krijuat d.m.th. Deri te dosja Macrinum Reflect.

    Aty vëren emrin Destination dhe më posht Folder. Aty e cakton/shëno rrugën deri te dosja (është në formë të 3 pikave vertikale kliko aty dhe gjeje vëndin në njësinë : D aty ku është dosja me emrin Macrinum Reflect. Pasi e keni bë këtë(caktuar rrugën) proçesi përfundon.
    8) Tani kliko në butonin NEXT. Hapet dritare e re dhe sërish kliko në butonin NEXT dhe kliko në fund në butonin Finish.

    9) Sërish shfaqet një dritare e re me emrin Backup Save Option.
    Kliko në OK.

    10) Tani fillon kopjimi. Keni durim dhe mos prekni asgjë deri në përfundim të kopjimit.

    Restaurimi / ri krijimi i sitemit nga kopja e krijuar.

    Për restaurim të sistemit nga kopja e krijuar vepro kështu:

    a) Fut në PC/kompjutor CD/DVD-në e krijuar dhe starto / Nis kompjutorin

    b) Gjatë nisjes së PC-së kliko/shtyp menjëher butonin F12 disa herë

    c) Do vëresh një monitor me tekstin:

    Please select boot device(shiko fig):

    Emri:  Uefi.jpg

Shikime: 1887

Madhësia:  37.7 KB

    Zgjedh aletarnativën si në imazh; lëviz me butonat posht lart si në figurën dhe kliko/shtyp butonin enter.
    (Kujdes: aty ku është shënuar UEFI shkrimet pas saj : te ju mund të jetë ndryshe)

    Më pas ju shfaqet mesazhi siç vijon:
    Press any key të start from CD/DVD. (Mos prisni asnjë sekondë, klikoni menjëherë ndonjë buton në tastierë cilado qoftë…Nëse prisni atëherë anulohet startimi i Macrinum Reflect dhe nis/starton uindovs/windows i zakonshëm.)

    ç) Kur klikoni në ndonjë buton aktivizohet menjëherë CD/DVD-ja respektivisht starton VETÊM SOFTUERI Macrinum Reflect, pra nuk starton Uindovs/Windows i zakonshëm.

    d) Me aktivizim të softuerit, ju mund të restauroni kopjen e skedarit që e ruan në dosjen/folder/map të emërttuar Macrinum Reflect. Nga brëndësia e softuerit Macrinum(kërko lidhjen respektivisht rrugën/path/dosjen dhe kliko në skedarin që ruhet aty ( të kopjuar më para).

    Pas klikimit fillon proçesi i restaurimit...(mos prek asgjë prisni deri në përfundim të instalimit) Pas përfundimit të instalimit largohu nga softueri Macrinum Reflect (exit) dhe ri starto kompjutorin.

    Proçes i ngjajshëm mund të aplikohet edhe me USB stick(flash memory).



    Google Earth

    Google Earth shfaqet me risi-udhëto nëpër vënde dhe qytete të ndryshme përmes 2 dhe 3D teknikës (tre dimensionale) Tani për tani vegla funksionon vetëm me Crome Ueb shfletuesin-së shpejti do përshtatet edhe për shfletues të tjerë…..


    https://earth.google.com/web/



    NASA


    Aplikacione, libra elektronik dhe informata të ndryshme për agjensinë e fluturimeve kozmike i gjen këtu:

    https://software.nasa.gov/

    https://toolslib.net/downloads/viewdownload/2-delfix/



    Login in Win 10



    Ndro imazhin e tryezës

    -Këtu mëson hap pas hapi ndrimin e imazhit në tryezë si dhe ndrim të imazhit të hyrjes(kur hyn në-login) në Uindovs:

    http://www.digitaltrends.com/computi...-windows-10/3/


    Imazhe për tryezë:

    https://wall.alphacoders.com/by_category.php?id=24


    Aplikime dhe informata nga Fakulteti Filozofik-Prishtinë

    http://filozofiku.uni-pr.edu/


    Të ecim në një hap me kombet tjera....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 23-04-2017 më 06:45

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Softuer pa pagesë (Freeware)

    Nga krijuesit shqiptar


    Emri:  Libra.jpg

Shikime: 1384

Madhësia:  38.9 KB

    Këtu mund të shkarkoni një numër të madh të librave në PDF, Epub apo tekst standard/format. Regjistrohu dhe shkarko….

    https://librariaebabelit.al/

    Libra për lexim apo dëgjim në pajisje të ndryshme:


    http://www.volumiaudiolibra.com/index.php


    PDF Reader(lexues) për Uindovs/Windows 10


    PDF Reader for Windows 10 [Freeware]

    http://www.pdften.com/


    Falco


    Falco është një aplikacion komercial i ri për celular i cili mundëson kapjen e ofertave te fundit dhe ofron mundësi të lozjes në të gjitha kategoritë dhe ju ofron shpërblime….
    Shkarkohet nga appstore apo google play.

    http://falco.al/


    Magic Desktop

    Më në fund shfaqet një softuer i përshtatur për fëmijë që përmban gati të gjitha funksionet që janë edhe në Uindos.Vegla në fjalë ka një strukturë edukative dhe argëtuese në të njëjtën kohë, ngjall kureshtjen e fëmijës dhe angazhimin e tij, pra mësim dhe edukim përmes lojës….Versioni në fjalë nuk është falas/gratis dhe mund të përdoret në një afat 2 javor.Më pas është edhe më tej aktive dhe mund të përdoret mirëpo gjatë përdorimit shfaqen ndërpreje...Sidoqoftë ia vlen të testohet…..

    Emri:  Magic desktop.jpg

Shikime: 1694

Madhësia:  35.1 KB

    http://www.magicdesktop.com/en-US


    Ndro ngjyrën e sfondit (background colour) të dosjeve (folders)


    Jeni të lodhur apo irritoheni nga ngjyra e bardhë e sfondit të dosjeve? Ja mënyra e ndrimit të ngjyrave:
    Ndiq me kujdes përshkrimin(vepro në mënyrë ekzakte siç vëren në imazhe) dhe 100% do keni sukses së paku me dosjet në Uindovs/Win 10. Ky ishte ishte rezultati i provës personale. Instalimi dhe ç `instalimi i softuerit realizohet nga vetë softueri.Vegla është e mbështjellë/ngjeshur në zip standard/format. Mund të përdoret në Uindows 8 dhe 10.

    http://www.intowindows.com/how-to-ch...in-windows-10/


    Tineye

    Hulumto:
    Kush i kopjon apo modifikon, ndoshta përdor për qëllime komerciale imazhet tua….
    Mjafton të ngarkoni ndonjë imazh në këtë faqe dhe për ca sekonda ju shfaqen informatat ku mund të gjindet imazhi yt...MatchEngine përdor njohjen e imazhit për të indeksuar koleksionin tuaj të imazhit. MatchEngine krijon një gjurmë gishti unike për secilën imazh në koleksionin tënd dhe nuk përdor asnjë të dhënë të lidhur me imazhet tuaja për të krijuar një gjurmë gishtash të njohjes së imazhit.

    https://tineye.com/

    https://tineye.com/how


    Për programer apo persona që dëshirojnë mësim për programim
    --------------------------------------------------------------------------------------
    Mëso mënyrën e krijimit të aplikacioneve për celular/ueb:

    https://developer.android.com/studio/index.html

    https://www.codebrainer.com/topics/a...ers_calculator

    Visual basic express versioni 2017

    https://www.visualstudio.com/vs/visual-studio-express/
    ----------------------------------------------------------------------------------

    Rifito çelsat/kodet e humbur

    Ndonjëherë mund të humbasin çelsat/kodet e sistemit operativ të instaluar në PC apo të ndonjë softueri dhe parashtrohet pyetja ku ti gjejmë apo si të ri krijojmë këto kode të humbura? Dhe jo vetëm çelsat e Microsoftit po edhe të veglave të tjera-a egziston mënyra e ripërtrirjes së tyre? Lexo në lidhjet e më poshtme si duhet vepruar;

    1- http://keyfinderthing.net/

    2- https://www.magicaljellybean.com/keyfinder/

    3- http://www.nirsoft.net/utils/product_cd_key_viewer.html

    4- https://github.com/Superfly-Inc/ShowKeyPlus/releases


    SoftMaker FreeOffice-Program për shkrim dhe prezantim


    SoftMaker FreeOffice është një zgjidhje komplete të zyrës suaj me një përpunues teksti, një aplikacion për spreadsheet dhe një program për prezantim grafik. Kjo suitë përmban FreeOffice TextMaker i cili është një përpunues i teksteve dhe i pajtueshëm/përputhet me Word e Microsoft-it që ju lejon të krijoni lehtësisht struktura profesionale për zyra apo nevoja private. Duhet regjistrim dhe në postën elektronike ju dërgohet kodi hyrës.

    http://www.freeoffice.com/en/


    Core FTP


    Ky klient i lirë/pa pagesë dhe i sigurt FTP ju jep një mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të besueshme për të azhurnuar/përditësuar dhe mbajtur faqen tuaj nëpërmjet FTP. Ai gjithashtu siguron një metodë të sigurt (nëpërmjet SSL, TLS, FTPS, HTTPS ose SFTP) për të ngarkuar / shkarkuar skedarë në dhe nga serverat FTP.

    http://www.coreftp.com/


    Wave Editor

    Wave Editor është një softuer digjital redaktimi i shpejtë dhe i lehtë për Uindovs/Windows. Ofron mjedis të redaktimit të fuqishëm që i përshtatet fillestarëve sidomos redaktimin bazik: prerje, ngjitje, kopjim dhe largim/fshin pjesë apo skedar të panevojshëm.

    http://www.wave-editor.com/



    Brave
    (fito lek)


    Emri:  Brave.jpg

Shikime: 1197

Madhësia:  35.4 KB

    Brendan Eich, një nga njerëzit që themeloi Mozilla shfletuesin në vitin 1998, nisi një shfletues të ri të quajtur Brave në janar të 2017. Ideja e Brave është të zëvendësojë reklamat që mund të kërkojnë një kohë të gjatë për të ngarkuar disa ueb faqe. Në vend të saj shfaqen reklama të zgjedhura që kërkojnë më pak burime.
    Tani Brave gjithashtu e bën të qartë se ata përdorues që zgjedhin të shikojnë këto reklama të përzgjedhura do të paguhen në bitcoin.
    Për përdoruesit dhe botuesit, Brave vendos lek/para në llogaritë individuale të bitcoin dhe të dyja palët duhet të verifikojnë identitetin e tyre për të qenë në gjendje t'i heqin ato. Për këtë, kërkohet një postë elektronike/email dhe një numër telefoni për përdoruesit dhe një proces më të plotë të legalizimit të botuesit. Përdoruesit që nuk verifikohen automatikisht do të dhurojnë pjesën e tyre të parave në vendet /faqet të cilët ata i vizitojnë më së shumti.

    https://www.brave.com/

    Këtu shisni bitcoin dhe transferon/këmben për dollarë amerikan:

    https://99bitcoins.com/sell-bitcoins...tcoins-to-usd/

    Kujdes-duhet të keni një xhiro—llogari në Pay Pall….nga Pay Pall ju mund të transferoni këto dollarë në xhiro-llogarinë tuaj bankare. Pay Pall funksionon në Shqipëri dhe FYROM por nuk jam i sigurt a funksionon ky shërbim në Kosovë.Me sa kam informacion, në Kosovë mund të blihen Bitcoin por për këmbim me dollar/euro nuk jam i sigurt.


    Dreamscreensaver

    Dream screensaver është një ruajtës i monitorit/ekranit në 3D (dimensional) që aktivizohet kur ju nuk e përdorni PC-në.Ky është një DEMO version që d.m.th. Se të gjitha funksionet nuk punojnë por vetëm disa nga ta por sidoqoft është funksional dhe zbukurues/ruajtës i ekranit….

    Konfigurimi:

    1-Parametrat e ruajtësit të ekranit/screen saver settings
    2-Shko tek parametrat e ruajtësit të ekranit dhe aktivizo Dreamscreensaver
    3-Cakto kohën e aktivizimit/pas sa minutave dëshiron që të aktivizohet...

    Emri:  Ruajtës.jpg

Shikime: 1320

Madhësia:  71.1 KB

    http://www.dreamaquarium.com/

    Screensaver për Ueb shfletues/browser

    E ngjajshme me ruajtësin e sipërm, mirëpo në këtë rast vegla instalohet në shfletues-lejoni të gjitha skriptet që ju kërkojnë leje për instalim….i plotë dhe falas.
    http://free.marineaquariumfree.com/index.jhtml
    Mënyra e ç`ìnstalimit:
    Varësisht nga shfletuesi që përdor, në përgjithsi veprohet kështu;
    https://support.mindspark.com/MSArti...A31a000000LwiP

    Një lojë/Paintball


    https://gamejolt.com/games/paintball/293907


    Lajme interesante

    Teoria e Gjithësisë/Universit dhe Inteligjenca Artificiale




    Kush ju spiunon?

    http://www.tetovanews.info/2017/10/k...elefonin-tuaj/


    Lajm me rëndësi


    Nëse përdor mp3 skedar muzikor të shkarkuar nga rrjeti për dëgjim përmes sistemit operativ Win10, në të ardhmen shume të afër kjo do jetë e pa mundur. Jo, ju nuk keni pengesa apo gabime në kufjet tua bluetooth apo kufjet e kompjutorit personal, por thjesht kjo do ju pamundësohet/bllokohet. Në përditësimin/azhurnimin e fundit të Win. 10 bëhet testimi i teknologjisë së re e cila i bllokon mp3 skedarët për dëgjim.
    Andaj duhet të ndërmirni masa për zgjidhjen e problemit-ja mënyra:
    Çdo mp3 skedar ka numër të idetifikimit (mbrojtje) ID dhe p.sh. Windows media player bën kontrollimin e tyre përmes lidhjes direkte në mes windows media player ose Grove music softuerin në Win.10 duke i krahasuar me bazat e të dhënave(database) në serverët e tyre. Nëse nuk korespondon me të dhënat atëher bllokohen nuk dëgjohet zëri në kufje…

    Eliminin i tyre apo me fjalë të thjeshta zgjidhja e problemit;
    Hap softuerin Windows Media Player dhe shkëput çdo lidhje(pengo dërgim të informatave në serverat e Windows-it)
    Shiko imazhin dhe vepro në mënyrë ekzakte (të njëjt). Më pas nis (start) sërish kompjutorin.

    Emri:  Wimdows media player.jpg

Shikime: 1413

Madhësia:  109.5 KB

    Gaia


    Egziston një fushë vibratore që lidh të gjitha mendimet ... në shoqërinë e sotme mazhoranca e njerëzimit ka harruar këtë mençuri arkaike .... është rrënja e përbashkët e të gjitha religjioneve .... dhe ndërlidhja mes botës/bashkëveprimit vizual-e dhe shpirtëror-e .

    https://www.gaia.com/video/message-humankind

    youtube.com/watch?v=ZefGx6Uxw-4
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 12-11-2017 më 09:37

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2019
    Postime
    1

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Konvertues i video kasetave (video tape)

    Në të vërtet konvertuesi është vetëm një urë apo një mënyrë e shndrimit të filmave nga sistemi analog në atë dixhital; me veglën në fjalë bëhet lidhja e video rekorderëve me kompjutor ku bëhet transferim i filmave apo emisioneve të ndryshme në sistemin dixhital.
    https://www.cdhpl.com/best-vhs-dvd-converter/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Chamach : 11-07-2019 më 09:29

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •