Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Sulme masive ndaj Google, vidhen miliona adresa në Gmail

    Sulme masive ndaj Google, vidhen miliona adresa në Gmail

    Piratët kibernetikë kanë qenë shumë të zënë këtë muaj. Pas vjedhjes dhe shpërndarjes në internet të disa fotove nga shërbimi iCloud të disa personazheve të famshëm, sulmi i radhës nga piratët kibernetikë ka qenë ndaj gjigantit të kërkimit, Google.
    Google është sulmuar nga një grup piratësh kibernetikë rusë, të cilët kanë vjedhur mbi pesë milionë llogari në Gmail.

    Ata kanë publikuar 5 milionë emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh të llogarive në Gmail në një forum rus për Bitcoin. Nuk është zbuluar akoma se nga janë marrë këta adresa në Gmail. Por një gjë është e sigurt, sulmi nuk është kryer në sajë të thyerjes së sigurisë në sistemet e Google-it. Si duket këto adresa janë zbuluar nga një uebsajt i palës së tretë, ose një grumbullues i uebsajteve të tilla ku njerëzit regjistrohen duke përdorur kredencialet në llogarinë e tyre Google Mail., citon krokodili

    “Siguria e informacioneve të përdoruesve tanë është prioriteti ynë kryesor,” tha një zëdhënës i Google-it për TNW. “Nuk kemi evidenca që sistemet tona janë rrezikuar, por sapo informohemi se llogaritë mund të jenë sulmuar, ne marrim masa për të ndihmuar përdoruesit të ruajnë dhe sigurojnë llogaritë e tyre.” Mendohet që shumica e këtyre llogarive nuk kanë qenë të vlefshme.

    (ed.me/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...il-210446.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gLvlorë
    Anëtarësuar
    06-09-2014
    Vendndodhja
    Köln
    Postime
    16

    Për: Sulme masive ndaj Google, vidhen miliona adresa në Gmail

    Nje permbledhje e lajmit:
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Sulme masive ndaj Google, vidhen miliona adresa në Gmail
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Por një gjë është e sigurt, sulmi nuk është kryer në sajë të thyerjes së sigurisë në sistemet e Google-it.
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Mendohet që shumica e këtyre llogarive nuk kanë qenë të vlefshme
    Media e nje niveli te ulet, ku pothuajse cdo lajm publikohet me nje titull te tipit "Gjen 100milion euro ne nje valixhe" dhe ne artikull shkruhet "100 milion euro ishin letra me vlere per lojen Monopoly"
    Ndryshuar për herë të fundit nga gLvlorë : 11-09-2014 më 07:09 Arsyeja: .

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •