Kulla dykateshe - Kim Mehmeti (Roman)

Emri:  Kulla dykateshe.jpg

Shikime: 1125

Madhėsia:  53.5 KB


Qė nė fillim do thėnė se rrethi pėrmbajtjesor, lėnda bruto, ngasėsi kryesor i frymėzimit, edhe me kėtė rast, vjen nga shtresimet e botės, frymės dhe shpirtit tė fshatit, tashme emblematik nė opusin letrar tė kėtij autori. Edhe kėsaj here, Kim Mehmeti vjen tė rrėmbejė atė qė ka mbetur pa u thėnė nga romani paraprak, atė qė, nė njėfarė mėnyre edhe mund tė jetė paralajmėruar nė veprėn e parafundit, mbase edhe pavetėdijshėm…Kėshtu, saga fabulare edhe te “Kulla dykatėshe” sjell njė pleksje prejardhjeje rrėnjėsh e rrugėsh, thurje fisesh dhe besimesh, varrezash dhe kodesh; pleksje hapėsirash e pamje-dritaresh tė shtresuara ndėr mote qė, kemi pasur rast t’i vėrejmė, tė shpėrndara si oaza tė izoluara, nė tėrė veprėn e kėtij autori, - gjithnjė dhe rishtazi si vetėdije e munguar qė pret rrėfimin e radhės…

Nė kėtė roman, Kim Mehmeti sjell shtresėn mė ekzistenciale tė fshatit, sjell kullėn, kryepersonazhin, shtyllėn mbėshtetėse drejt shpalimit tė tij. Kulla rrezaton simbolikėn e qenies fizike dhe shpirtėrore tė traditės, tė historisė dhe mitit, pasqyron sfidat dhe qėndresėn e shtresuar si mbamendje, si identitet. Kulla ėshtė pasqyrė e burrėrisė dhe ēburrėrisė, e rėnieve dhe ngritjeve tė njeriut… Pikėrisht rreth kėtij personazhi bosht, do tė thuren ngjarje sa tė thjeshta dhe tė pėrditshme, po aq fantastike dhe tė magjishme. Raporti ekzistencial i njeriut me Kullėn ėshtė ndėrthurje mozaike, nė sfondin e tė cilit do tė shquhet sidomos emocioni i mallit, qė, me kėtė rast, ngjizet dhe shpėrthen pėrmasash qė s’mund t’i perceptojė lehtė arsyeja normale. Nė strukturėn narrative tė kėtij romani, malli i tė ērrėnjosurit me dhunė, i shpėrthen konvencat rrėfyese, prek lartėsitė narrative si alarm dramatik, fizik dhe shpirtėror. A shuhet malli pėr Kullėn duke e marė atė pėrmes syrit tė kamerės me vete, nė arratisjen pa kthim, dhe, pėr mė shumė, a mund tė arrihet kjo pėrmes bartjes sė vėrtetė e konkrete tė mureve, skutave masive dhe tė gdhendura, - kėshtu i vė tė gjitha sfidat e mundshme nė sprovė, rrėfimi mė i ri i Kim Mehmetit. (Ali Aliu)


Kush mund te jete ky njeri, pyesnin njeri-tjetrin me habi fshataret. Jo qe ne fshat nuk vinin te panjohur e te paftuar, por i ardhuri i asaj dite I habiti, edhe pse nuk beri asnje sjellje te cuditshme, apo ndonje veprim qe do t'i shqetesonte. Mbase i cuditi se nuk iu drejtua asnje porte qe te therriste te zotin e kulles, e pasi te degjonte zerin e shtepiarit nga brenda qe t'i thoshte:''Hyr ne kete vater, cilido qofsh!'' - te hynte dhe te ulej kembekryq ne oden e burrave. Ai nuk u ndal te pyeste se ku jetonte filan njeriu, por u drejtua kah xhamia e fshatit. E te xhamia nuk shkonin miqte e fshatareve, por daullexhinjte e dasmave, nallbanet dhe kallajxhinjte, te gjithe ata te cileve kryeplaku I fshatit ua caktonte vendin se ku do te flinin, ku mund te kallnin zjarr per te kallajisur tepsite e bakerta, apo se ku nallbanet do t'i mbathnin mushkat xanxare ne pranvere. Aq me shume qe i ardhuri ia kishte mesyre fshatit posa kishte gdhire mengjesi, ne nje kohe kur ishte ende heret te prisje ndonje mysafir, apo ardhacak nga ndonje fshat i aferm, te cilet, here-here ia behnin ne oret e hershme te mengjesit, por vetem nese duhej te sillnin ndonje lajm qe nuk priste, kur duhej te lajmeronin per vdekjen e ndonje te afermi te kullave te ketushme, apo kur ndonje vashe e fshatrave perreth, ishte zhdukur pa name pa nishan, e te sajte vinin te pyesnin mos valle e kishte grabitur ndonje djalosh i ketushem...

Librin e plote mund ta gjeni tek: http://scbks.blogspot.com/2014/09/ku...m-mehmeti.html