Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 nentor

    Për Ded Gjo Lul Dedvukaj (1840-24 shtator 1915), është folur herë pas here në kujtim të disa ngjarjeve të hershme që kanë të bëjnë me luftrat për pavarësinë e vëndit dhe është një nga luftëtarët më të papajtueshëm ndaj Perandorisë turke osmane dhe që dha maksimumin për ruajtjen e e trojeve shqiptare të very-perëndimit jashtë orekseve të fqinjëve dhe për pavarësinë nga Turqia osmane e asaj kohe.Ded Gjo Luli ishte trup vogël për me zemër të madhe dhe shumë trim e i zgjuar.
    Ky shkrim bëhet në përkujtim të lindjes së tij para 174 vitesh , megjithëse askush nga historianët nuk përmënd një datë egzakte lindjeje përveçse lindjes në vjeshtën e vonë të vitit 1840. Është një nga rastet e pakta në Historinë e Shqipërisë që një patriot si aDed Gjo Lul Dedvukaj, të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet e mëdha të pas vitit 1878 në lëvizjet luftarake për liri e pavarësi nga Turqia e mundur osmane, dhe dhe në përpjekejet e mëdha të patriotëve shqiptarë si në veri ashtu dhe në jug të vëndit për të penguar coptimin e tokave shqiptare.
    Ded Gjo Luli ka lindur në vjeshtën e vonë të vitit 1840 (pa datë të saktë), në Traboin të Hotit në Mal të Zi. Vperimtaria e tij patriotike është nga më të rrallat dhe më efikaset në luftë për të clirruar tokat e veriut nga Turqia osmane por dhe për ti mbrojtur ato nga lakmitë e fqinjëve malazes dhe serbë, lakmi të cilat ishin miratuar nga fuqitë e mëdha Anglia, Franca, Rusia.
    Kur ishte 21 vjeç mori pjesë në luftë duke ndihmuar Oso Kukën pra në vitin 1861. Dedë Gjo Luli u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.
    Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër malazezve, nuk u dorzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës.
    Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i tij (P.Doçi) si dita e pagëzimit në zjarrin e luftës. Ishte një sprovë që i dha emer prijësit të ardhshëm të maleve. (http://shkoder.net/go/ded_gjo_luli/).
    Ded Gjo Luli mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit së bashku me Çun Mula . Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur.
    Kur në gusht 1878 Kongresi I Berlinit urdhëroi nëpërmjet një resolute që të vendosej kufiri midis Turqisë osmane dhe Malit të Zi, duke përfshirë brënda kufirit të ri malazes Plavën dhe Gucinë, Dedë Gjo Luli bëri një rezistencë të armatosur kundër këtij vendimi gjatë viteve 1879-1880 sepse dihej që popullsia bregdetare përfshi dhe qytetin e Ulqinit banohej nga shqiptarë. Dedë Gjon Luli kundër malazezëve, kishte luftuar edhe në vitet 1880-1881 dhe Ai tashmë i kishte bindur të gjithë se ishte mjeshtër i rrallë i luftës dhe shfrytëzimit të terrenit të cilin e njihte me pëllëmbë në ato anë, duke mos u koritur asnjëherë përballë armikut, e as atëherë kur u priu forcave shqiptare, me pushkë në dorë kundër ushtrisë së Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte, ish-shqiptari i dikurshëm i Fisit të Kuqit i kthyer në malazez-Mark Milani, me të cilin Dedë Gjon Luli, në krye të 18 trimave të zgjedhur të Hotit dhe Grudës, do të matej tek ura e Rrzhanicës. Aty mbeten të vramë vetëm nji malazez e nji malcor shqiptar, sepse as Mark Milani s'e donte at konflikt ngaqi kishte martue të bijen në Hot ( http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Dedë_Gjo_Luli)).
    Në letrën që iu çua i ambasadorit të Austrisë, me 1 mars 1880, malësorët shkruanin: “…Të jeni të sigurtë se po të ndodhë kjo padrejtesi që nuk e besojmë, do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme…” Në letër malësorët përcjellin mendimin e tyre se ata ishin të vendosur që të jetonin të patundur në viset e të parëve. Por fuqitë e Mëdha e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin dalë në ankand (http://shkoder.net/go/ded_gjo_luli/).
    Edhe gjatë vitit 1883 Ded Gjo Luli luftoi me armë në dorë kunër dhunimit të tokave nga Turqia osmane por dhe nga sulmet e parreshtura të malazezve. Luftëtarët shqiptar me Dedë Gjon Lulin në krye, nuk ishin dorëzuar, ata po prisnin rastin e përshtatshëm për tu kthyer në Malësinë e tyre dhe me 26 prill të vitit 1883 në Kuvendin e mbajtur në Kastrat, kishin vendosur të formonin "Lidhjen e Vogël" e cila jo vetëm se do ta kundërshtonte dhurimin e tokave tona vendeve fqinje nga Turqia por edhe do të mbronte trojet shqiptare me armë në dorë nga sulmet e pareshtura pushtuese të Malit të Zi. Kështu që Hafiz Pasha në qershor të vitit 1883 do të organizonte një ekspeditë ushtarake ndëshkimore për çarmatosjen dhe nënshtrimin e Malësisë së Madhe, për ti detyruar me forcë shqiptarët që të pranonin dorëzimin e tokave të tyre, duke djegur Kastratin, Hotin e Grudën, me ç`rast luftime të ashpra ishin përhapë edhe në Spi, Qafë Kishë dhe Traboin, ku forcat mbrojtëse të udhëhequra me shumë sukses nga Dedë Gjon Luli të cilëve me ardhjen në ndihmë të Hotit, Grudës dhe Trieshit, e kishin detyruar Hafiz Pashën që të kërkonte armëpushim.
    Prirjet panislamike dhe propaganda anti-katolike e turqve osmanë si dhe qëndrimi jo i sinqertë i drejtuesve të Vilajetit të Shkodrës të asaj kohe ndaj Marëveshjes së vitit 1910 i detyroi malësorët të cilët nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit , të rifillonin një kryengritje me karakter kombëtar por për arësye taktike Ded Gjo Luli hyri në aleancë me Malin e Zi me Krajl Nikollën (http://ëëë.ëebcitation.org/62EJK3D5Z , Romeo Gurakuqi`Kryengritja e Malësisë 1911` viti2002).
    Sigurisht shkaqet e revoltës dhe afrimi me Krajl Nikollën (sipas Romeo Gurakuqit), ishin aktiviteti I paparashikuar I xhon turqve. Sidoqoftë Ded Gjo Luli mori garanci edhe nga gjenerali Italian Riçiotti Garibaldi. Kështu duke u bërë komandant I një ushtrie prej 8.000 malësorëve dhe në 24 Mars 1911 e deri në gusht tëp o atij viti kryengritja vazhdoi pa rreshtur kundër xhon turqve të cilët jo vetëm kishin penguar clirimin e tokave shqiptare por edhe kishin lejuar që fqinjët të futeshin lirisht në tokat dhe trojet shqiptare sipas marëveshjes së Kongresit të Berlinit. Ded Gjo Luli shpresonte ndihme edhe prej austro-hungarezëve të cilët shpresonte që të ndërhynin. Në këto moment krajli Nikolla Petroviç I përkrahu kryengritësit, dhe shtatmadhoria e Ded Gjo Lulit u bë Podgorica.Sigurisht mbreti Nikolla I Malit të Zi kërkonte ti përdorte malësorët shqiptarë në luftë kundër osmanëve dhe për të zgjeruar kufijtë e mbretërisë së tij por gjithashtu u përpoq që në aparencë përpara fuqive të mëdha dhe të Turqisë osmanllie të dukej neutral. Ded Gjo Lulit i u ofrua dhe para për të ndaluar kryengritjen por ai nuk pranoi dhe e vazhdoi kryengritjen për të cliruar trojet shqiptare.
    Betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deciç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911, ku u ngrit dhe Flamuri shqiptar me shqiponjën e zezë me dy krena për herë të parë. Pas betejës së Deçiqit, qeveria osmane turke vendosi për të shuar kryengritjen me mjete paqësore sepse kjo kryengritje kishte tërhequr vëmëndjen e fuqive europiane. Palok Traboini ishte djali që pruri flamurin që u ngrit në majen Rudinë me 6 prill 1911, dhe dy flamuj të tjerë që solli nga Vjena, të dytin Ujkës së Grudës, e të tretin Prel Lucës së Trieshit (http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Hoti).
    Në këtë betejë u plagos dhe Nora Luli ose Nora e Kelmendit që e kishte Ded Gjo Lulin vjehërr (http://ëëë.proletari.com/nora-luli-e...kelmendit/html).
    Për të diskutuar për kryengritjen me Ded Gjo Lulin, erdhi direct nga Italia në Mal të Zi në Podgoricë Ismail Qemal Be Vlora dhe Tiranli Kemal Beu rreth datës 12 qershor 1911, me qëllim që ti bindëte atapër të përshtatur një axhendë kombëtare për kryengritjen. Takimi I bë në Gerçe në 23 qershor 1911 dhe marëveshja u quajt `Memorandumi I Gerçes` (apo `Libri i kuq` për shkak të ngjyrës së kapakëve), me disa kërkesa bazë drejtuar Perandorisë osmane dhe Europës veçanërisht Anglisë. Memorandumi u firmos nga 22 kapedanë shqiptarë prej trevave të Hotit, Grudës, dhe Shkrelit, 5 ishin nga Kastrati, 3 ishin nga Kelmendi dhe 2 nga Shala.Memorandumi I Gerces midis të tjerash kishte dhe një pikë ku thuhej për bashkimin e katër Vilajeteve në një dhe krijimi I një Shqipëries Autonome (pra jo të pavarur). Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces, qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise, para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo’ Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik
    Ky memorandum u përkrah dhe u shoqërua nga propozimi I Turgut Pashës për amnisti të kryengritësve.
    Për këtë qëllim vetë Sulltan Mehmeti i V disa ditë përpara Takimit të Gerçes vizitoi Shkupin dhe më 15 qershor në përkujtim të betejës së Kosovëss më 1389 vizitoi fushën e Mëllenjave ku u prit nga 100.000 shqiptarë kosovarë, turq, dhe myslimanë dhe u përshëndet madje dhe nga I seminarit orthodox serb I cili këndoi këngë turke. Shumë shqiptarë e bojkotuan ngjarjen por prania e kaq shumë njerëzve në atë kohë tregon për simpatinë ndaj Sulltanit të një pjese të mirë të popullsisë së atëhershme kosovare.
    Në atë takim Sulltani firmosi amnistinë për kryengritësit e vitit 1910 dhe 1911, të cilën Turgut Pasha u deklaroi propozimin e amnistisë kryengritësve malësorë të udhëhequr nga Ded Gjo Luli. Sidoqoftë përfaqësuesit osmanë I takuan veç e veç përfaqësuesit e kryengritësve të vilajetit të kosovës dhe të përfaqësuesve të vilajetit të Shkodrës sepse kryengritësit nuk arritën të takohen me një përfaqësi dhe arritën një marëveshje me ta.Madje Mbreti Nikolla për nder të kryengritësve bëri një poemë për kryengritjen e Malësorëve (Malisorski ustanak 1911).
    Me 6 prill 1912 ditën e djelë pranë kishës së Traboinit, Hot, Kol Ded Gjoni me urdhrin e të jatit Ded Gjo Lulit, shpalosi flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena, dhe populli brohoriti dhe u qëllua me batare pushkësh për këtë eveniment të rrallë.
    Në betejën e 29 gushtit 1912 u vra i biri I Ded Gj Lulit, Gjergji 22 vjeç.
    Ded Gjo Luli nuk u paraqit në 28 Nëntor 1912 ditën ë shpalljen e Pavarësisë. Si delegat nga Shkodra ishte paraqitur vetëm Luigj Gurakuqi.
    Shkaqet e mos pèaraqitjes nuk dihen, por dihet se Memorandumi i Gerçes ishte deklarata më e dortë e bërë ndonjëherë nga shqiptarët para shpalljes së pavarësisë dhe ngritja e flamurit në Deçicë 1 vit para ngritjes së Flamurit në Vlorë tregon për rëndësinë dhe trimërinë e këtij Hëroi të Popullit.
    Ndoshta vrasja e djalit Gjergj më 29 gusht e pengoi udhëtimin e tij për në Vlorë për shkak të zisë. Megjithatë pjesmarrja e vetëm një Shkodrani si Luigj Gurakuqi në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, dhe zhgënjimi që trojet shqiptare të Hotit dhe të Grudes nuk ishin pjesë e shtetit të ri shqiptar, mund të jenë faktorë të mos pjesmarrjes.
    Pas tre vjetësh do të vritej vetë Ded Gjo Luli 75 vjeçar, në 24shtator 1915 në Sheshëz afër Oroshit, nga një pritë e bërë nga malazezët e serbët.
    Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëroi vetë Nora, reja e tij, që ai e thirrte me përkëdheli "Djali ma i mirë i babës", që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vend të prijësve, i doli përpara kapiteni serb Gjura, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin : - ... paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me shtatë mirditorët (1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3. Zef Ndue Gjoka, 4. Preng Qup Deda, 5.Preng Gjok Skana, 6.Bib Marlula dhe 7.Llesh Deda), nuk e lëshoi veten dhe dha jeten në Sheshëz t'Oroshit në Mal të Shejt, e atje në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë (http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Dedë_Gjo_Luli).
    Eshtrat e Ded Gjo Lulit, françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba nji monument. Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetëmohimin e familjes Gjo' Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.
    Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe "Komiteti Dedë Gjo' Luli", që do t'i ngrinte një monument këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të komitetit, shkruante: "...due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa të tjera që janë marrë; me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo' Luli..." Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante që nga Roma: "Gëzohem që u muar inisiativa për t'i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si pjesëtar nderi."
    Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh: "Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine e veprave patriotike... që trupat e fatosave martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojne edhe krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare" (Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923 dhe http://ëëë.shkoder.net/al/dedgjoluli.htm; http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Ded%C3%AB_Gjo_Luli).
    Ded Gjo Luli eshte dekoruar si Hero i Popullit dhe eshte i 24 ne listen e Heronjve te Popullit nga 159 Heronj te Popullit dhene nga Kuvendi Popullor(http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Lista_e_mbajtësve_të_titullit_"Hero_i_Popullit").

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    Ata qe komentuan temen time duhet mundesisht tu pergjigjen ketyre pyetjeve:
    1. Perse nuk ka te dhena per Ded gjo lulin nga gushti1912 kur i u vrara djali e deri me 24 shtator 1915 kur u vra vete Ded gjo luli?
    2 pse ng vilajeti i shkodres mori phess vetem 1 njeri-luigj gurakuqi por ded gjoo luli nuk shkoi?
    3. Perse Ismail Qemali shkoi si i derguar i Sulltan Muratit 5 per te takuar Ded gjo lulin dhe pastaj neneshkroi Me te e te tjere Memorandumin e Gerces ku Shqiprise i jepej autonomi dhe shqiperia behej 1 vilajet?
    4 perse perf.shqiptare te vilajetit te shkodres nuk u bashkuan me perf.shqiptare te vilajetit te kosoves per tu takuar me Sulltan muratin 5 me 15 qershor 1911 diten perkuntimore te luftes se 1389?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    Duhen gjetur akoma te dhena

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    Filip Driza kunderpergjigjet per Ded Gjo Lulin:Prof, shkrimi yt pak a shume eshte biografi e ceket per te. Nuk ke shkruar as edhe nje rresht qe Ded Gjo Luli dogji, masakroi dhe perdhunoi te gjithe popullaten muslimane ne Malesine e Krajes, Tuzit dhe te Shkodres pergjat rrrethimit te ketij qyteti dhe, kur ky qytet ra Ai marrshoi me serbet dhe malazeset drejt Tiranes. Per kete gje ka shkruar ne kujtimet e saj gruaja e ish konsullit Austriak, po asht edhe Owen Pearson ne tre volumet e tij kushtuar historise se Shqiperise. Zi per te birin......Jo, jo ai nuk mori pjese sepse ishte armik i Shqiperise dhe kerkonte nje principate katolike sebashku me Knjaz Nikollen, me sakte kerkonte gjithe veriun pa musliman. Me Nikollen e bashkonte i njejti kryq, sikur ajo piktura serbe qe Kolec Traboini e paraqiste per shqiptare. Per fondamentalistet katolike cdo person qe mban kryq eshte i njejte (pa kombsi) mund t'i perkasi cdo lloj kombesie dhe cdo musliman eshte turk. Te mos harrojme se kur Haxhi Qamile dhe Esat Pasha me vullnetaret e shqiperise se mesme e mbronin Shkodren (vullnetarisht pa para)nga kopilat e dedes dhe te Nikolles, cetniket e Dedes paguheshin edhe me para si rekrute. Allahu i humbte rreshnat ketij bastardi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    Mundet por ska ndonje fakt per ato qe thua. Por Memorandumi i Gerces ishte veper e tij se bashku me Ismail Qemalin qe dha mundesine e autonomise nen nje vilajet te perbashket me miratimin e Sulltan Muratit 5- si dhe realizimin e 28 nentorit ne forma pavaresie-pasi Ismail qemali degjoi orthodokset e Shqiperise ne Bukuresht.

    Po te ishte se Ded Gjo Luli te ishte sherbetor i Serbve dhe malazezeve atehere-perse e vrane po keta serbe? Apo jo?
    Del qe duhet ta kishin vrare myslimanet e Shkodres per perdhunimet qe paska bere...sipas jush. Perse keta nuk e vrane? Perse shkoi vetem nje perfaqesues e Shkodres ne Vlore por asnje mysliman i Shkodres?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    Filip Driza: Persa shkrova Prof, nuk eshte se po i shpik une por qe te dy librat i kam lexuar. Zonj Vortense Zambauer (libri) eshte i perkthyer ne shqip kurse ai i Owen P eshte ne anglisht. Krimet e Dedes pergjat rrethimit te Shkodres te kujtojne betejat e agresoreve kundra popullsive civile te pafjashme.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    O Filip: Se dyti masakrat qe thote z. Filip kunder myslimaneve ne shkoder ne betejen e vitit 1911 midis muajve prill-korrik qe i ka bere Ded gjo luli-mendoj se nuk jane te sakta. Deda luftoi kunder ushtrise se Turgut Pashes dhe e mundi. Kjo detyroi Sulltan Murat 5 te dergoje ndermjetesa per te ndaluar luften fituese te Ded gjo Lulit . Ndermjetesat ishin Ismail Qemali(?!) Dhe ne Gerce realizuan Memorandumin e Gerces Qe i jepte shqiperise autonomine dhe pranimin qe Shqiptaret te futen ne nje vilanet te madh e jo ne 4 kjo pasoi ardhjen e Sulltanit ne 15 qershor 1911 per te nderuar luften e1389 ne fush kosove ku e priten 100.000 kosovare(?!).

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2014
    Postime
    4

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    me sa di une, dede gjo luli ka ngritur flamurin nje vit para ismail qemali. po meqe ngritja e flamurit nga ismail qemali pati jehone me shume atehere u vendos qe 28 nentor 1912 te jete pavaresia e shqiperise.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    Nje i ashtuquajtur me pseudonim njelloj si ukur ish sigurimsat dhe ish spiunet- sot me emrin Aurel Dasareti ka shkruar shume pislleqe kunder shkrimit te cilen mesa duket e ka lexuar e ka pelqyer por autorine me qenese eshte orthodoks e ka share si grekafon dhe budallalleqe te tjera.
    Per fat te keqketa njerez nuk shohin punen por gunen.
    Si pergjigje z. Aurel Dasaretti ketij racisiti dhe anonimi po shpreh falenderimin tim te sinqerte sepse me ato qe ka shkruar ka zbuluar se sa i poshter eshte dhe po i them:
    I nderuar Aurel Dasareti,
    Flm qe gjete rastin flasesh marrezine e rradhes.
    Jo vetem qe nuk ke lexuar shkrimin per nje patriot tenderuar, por vazhdon te derdhesh vrer e mllef kunder meje.Gabon nderuar. Une jam shqiptar orthodoks dhe jame krenar per kete sepse nuk e kam nderruar fene si puna jote se pse ti nuk e paske problem qe nderron edhe emrin. Merre me mend se cfare njeriu i rrezikshem paske qene. Ne kohen e PPSH ti paske qene ai qe shkruante letrat anonime kunder vellezerve te tu.
    Sot ke vendosur nje emer tjeter per te ofenduar njerez qe nuk i njeh dhe qe jane patriote e kane vuajtur nga rregjimi i meparshem. Kane fituar me mund e sakrificca vendin ne jete dhe ka dhene maksimumin per profesionet e veta kane marre titujt shkencore , dhe japin kontribut qe te stabilizohet Shqiperia.E nje nga opsionet krahas nderimit te heronjve eshte dhe bashkejetesa fetare qe ti bashke me Selim Mbigurrren nuk doni qe te bashkejetohet me pretekstin se nje drejtues kishe eshte i huaj . Ne fakt jane dy drejtues kishe te huaj nje katolik dhe nje ortodoks-prandaj BE ka besim se Shqiperia do te integrohet ne BE. por po ta dinte Europa se cfare monstrash shkruajne pislleqe neper gazeta e Forume si puna jote dhe e mBIGURES- do te rrinim edhe nja 50 vjet te tjere larg Europes. Larg gazetave dhe publicitetit njerez si puna juaj qe turperoni kedo qe ju lexon. Turp raciste dhe ish-sigurimsa, keni zaptuar per 23 vite shtypine e nuk lini njerezit te shohin ato qe duhet te shohin, me koprolalite tuaja amatoreske

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2005
    Postime
    40

    Për: Përse Heroi i Popullit Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit 28 ne

    perhere ka egzistuar nje ngercje , nje keqkuptim , nje keq interpretim nje mungese bashkepunimi midis luftes dhe paqes midis politikes dhe pushtetit ,ntek shqiperi egziston nji anarki fesh , politikash pushtetesh ,mentalitetesh historis te politizuara fetarizuara dhe pervecesia arin kulmin deri edhe ndasia jo vetem fetare politike por edhe krahinore pasi bazohet ne egon e vecante te shqiptarit , jo me kot shqiptaret ishin te panenshtruar jo vetem prej puahtuesve pir edhe ndaj vete ligjit rendit qyteterimit dhe bashkepunimit .

    nje babiloni ndikimesh lindore dhe perwendimore , ku shqiperia u flijua perhere si mejdani midis lindjes dhe perendimit dhe ata qe shihen si heronj te tjere i shohin si tradhtare dhe anasjelltas dhe ne mes qendron shqiptarizmi si filiz i njome , i keq trajtuar dhe jo shume i interesiar nga ato kohe trazirash ,dhe ndryshe nga greqizimi turqizimi dhe serbizmi qe ushqeheshin nga fete e tyre perkatese , me shqiptarizmin ndodhte ndryshe pasi nuk kish fe , nuk kish aleate , nuk kish filo albane , nuk kish popull velkla e moter , ish i vetem dhe shpesh here kerkonte shpetim nga bab sulltan shejtoni e here here kerkonte ndihme nga europa plake , nderkohe zhvatej nga bija bastarde e frutit te dashurise midis lindjes dhe perendimit sicish greko serbo bullgaro mali i zia . popr gjithsesi me dysh e hante si nga europa plake po ashtu edhe nga bab sulltan shejtoni ;dhe sic ish para 100 vjeteve po asgtu eshte edhe sot

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •