Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Erjon Braçe, kundër tifozëve bardheblu: Rrugaçë në fushë! Rrugaçë nëpër tribuna!

    Erjon Braçe, kundër tifozëve bardheblu: Rrugaçë në fushë! Rrugaçë nëpër tribuna!


    Burimi: http://www.panorama-sport.com/ballin...#ixzz3C7Os1UaB


    Deputeti socialist dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka postuar në “Twitter” një koment të tijin lidhur me ndeshjen Tirana-Flamurtari, duke iu kundërvënë tifozëve kryeqytetas. Ai sjelljen e tyre e cilëson si rrugaçërore, si dhe thirrjet në kor “poshtë komunizmi” i sheh të papërshtatshme për futbollin. Por më herët se kaq, ka bërë një tjetër postim, po për të njëjtën çështje, teksa i përgjigjet një pyetjeje të bërë në transmetim nga Dritan Shakohoxha për policët, se përse këta të fundit nuk ua ndalojnë ultrasve bardheblu shashkat, flakadanët apo shishet.
    Çfarë ka shkruar në “Twitter” “Rrugaçë në fushë! Rrugaçë në tribuna! Kore ordinere të rrugaçëve mu në mes të Tiranës. Në fund refreni: Poshtë Komunizmi. Futbolli ky!”. “Pyet Shakohoxha: pse policia nuk i ndalon këta të Tironës me flakadanë, shishe e shashka? Se thërrasin poshtë komunizmi, Shako”!
    S’është reagimi i parë i Braçes Në fakt kjo nuk është hera e parë që deputeti socialist, Erjon Braçe, shfryn ndaj tifozëve bardheblu. Ai do të reagonte me të njëjtin temp edhe pas derbit të sezonit të shkuar mes Partizanit dhe Tiranës, më 23 mars të këtij viti. Ai do ta përcillte derbin e madh kryeqytetas në tribunën VIP të “Qemal Stafës” asokohe dhe me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar ashpër për banderolat që shpalosën tifozët e Tiranës në stadium. Braçe i konsideronte si thirrje fashiste dhe priste reagim prej FSHF-së. “Ishin tre ‘parullat’ dje në stadium, shkruar e demonstruar nga tifozët e Tiranës; E para: ’1991, fund marrëzisë’, shkruar në një beze të zezë, shoqëruar me grafikën e rënies së monumentit të E.H dhe stemën e Partizanit. E dyta: ‘Partizan ka dhe Beogradi, Tirone ka një’. E treta dhe më e rënda: ‘Për ju ne hapim Aushvicin’, shkruar e zezë mbi të bardhë, drejtuar Partizanit dhe mbështetësve të tij. Unë e di që ka plot injorantë që nuk dinë kuptimin e fjalëve, vendeve, ngjarjeve, nuk dinë as çfarë përfaqësojnë për vendin e për botën ato që thonë. Por, këta injorantë bëjnë dëm, dëm të pashembullt. Po pres prej dje presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit të dalë e të mbajë qëndrim në emër të institucionit që përfaqëson. Ishte dy karrige larg meje dhe pa gjithçka pashë dhe unë. Ai dhe Federata që drejton po heshtin kur duhet të reagojnë, madje të ndëshkojnë. Pres gjithashtu që të njohurit dhe miqtë e mi të Tiranës të flasin e distancohen prej Halilit, Vorpsit, Nallbanit, Tafajt. Duhet ta bëni! Fashizmi na turpëron si komb”, – shkruante Braçe në “Facebook”-un e tij.
    Reagon edhe Eltar Deda Edhe ish-deputeti i Vlorës, aktualisht drejtor i përgjithshëm i Shëndetësisë, Eltar Deda, ka komentuar në “Facebook” pas kësaj ndeshjeje, teksa konkretisht shkruan: “Se pse m’u duk mbrëmë, sikur Flamurtari kishte si kundërshtar një ekip tjetër dhe jo skuadrën e Tiranës? Nuk e kam parë ndonjëherë atë frymë te lojtarët e Tiranës. Uroj që kampionati mos të ketë një frymë të tillë dhe mbi të gjitha, një arbitrim që të njollosi stemën e FIFA-s”.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/ballin...#ixzz3C7OmbVkS
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Erjon Braçe, kundër tifozëve bardheblu: Rrugaçë në fushë! Rrugaçë nëpër tribuna!

    foli prape ky pordha Rames?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •