Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Post Aplikacioni që detyron fëmijët t’u përgjigjen telefonit të prindërve

    Për prindërit që janë të mërzitur me fëmijët e tyre, sepse nuk u përgjigjen thirrjeve të tyre telefonike kemi një zgjidhje. Aplikacioni “S’ka më injorim” është krijuar për të ndaluar fëmijët të përdorin telefonat e tyre, dhe vetëm t’u përgjigjen thirrjeve telefonike të prindërve, ose të telefonojnë numrat e emergjencës.

    E krijuar nga kompania “Mountaineer Technology Ventures”, aplikacioni “Ignore No More!” fik telefonat e fëmijëve, nëse këta të fundit i injorojnë telefonatat ose mesazhet e prindërve të tyre. Telefonat mund të hapen vetëm nëpërmjet një kodi që zotërojnë prindërit. Kjo veçori ndalon gjithashtu fëmijët të qasen në internet, derisa prindërit ta çaktivizojnë atë.

    Sipas CSB New York, ky aplikacion është krijuar nga Sharon Standifird, një mama nga Hjustoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte përballur disa herë me injorimin e thirrjeve telefonike nga fëmijët e saj. Sharon Standfird është konsultuar me zhvilluesit e kësaj ideje për një muaj të tërë, përpara se të krijohej aplikacioni që sjell ‘dënimin’ përfundimtar për ata adoleshentë të cilët duan të shmangin kontrollin e prindërve të tyre, krokodili.

    Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play dhe funksionon vetëm në telefonat e Samsung-ut, HTC-së, Nexus dhe LG-së. Kompania nuk ka njoftuar se kur ky aplikacion mund të funksionojë edhe në pajisjet iOS.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Aplikacioni që detyron fëmijët t’u përgjigjen telefonit të prindërve

    Un vet ha buk nga teknologjia por me gjith ate besoj se njeriu duhet te ruaj 5 gjera baze. Ky eshte nje rast shume i mire ku dallohet se jo vetem kemi mar rruge te shtrember por kemi ec dhe shume bile ne kete rruge.

    Probleme te tilla (mungesa e respektit midis femis dhe prindit) se pari burojn nga prindi. Prindi do ishte mire te merrej me korigjimin e vetes dhe me shembullin e tij si prind (dhe jo me nje aplikacion) do mundet te rregulloj lidhjen e prishur qe ka me femine.

  3. 3 antarët më poshtë falenderuan user010 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (29-08-2014),hektor.m (28-08-2014),mesia4ever (31-08-2014)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e hektor.m
    Anëtarësuar
    08-01-2012
    Postime
    39

    Për: Aplikacioni që detyron fëmijët t’u përgjigjen telefonit të prindërve

    Pajtohem plotesisht me ty user010 .

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Aplikacioni që detyron fëmijët t’u përgjigjen telefonit të prindërve

    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Un vet ha buk nga teknologjia por me gjith ate besoj se njeriu duhet te ruaj 5 gjera baze. Ky eshte nje rast shume i mire ku dallohet se jo vetem kemi mar rruge te shtrember por kemi ec dhe shume bile ne kete rruge.

    Probleme te tilla (mungesa e respektit midis femis dhe prindit) se pari burojn nga prindi. Prindi do ishte mire te merrej me korigjimin e vetes dhe me shembullin e tij si prind (dhe jo me nje aplikacion) do mundet te rregulloj lidhjen e prishur qe ka me femine.
    Kur ti kesh femijet ne moshen e adoleshences, eja dhe shkruaj perseri.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Aplikacioni që detyron fëmijët t’u përgjigjen telefonit të prindërve

    kush i shpiku kta cel gjett belan se na u prish rehati. cerr cerr si diten si naten. ske shance te rish njehere vetem me veten tende.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan Prudence për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (02-09-2014),user010 (01-09-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •