Qëllohet me armë zjarri në kokë një 49-vjeçar me inicialet J.K në qytetin e Fierit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në një lokal në lagjen ‘Apollonia’.

49-vjeçari është transportuar në spitalin e Fierit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk shkaqet dhe autorët që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 49-vjeçarit me iniciale J.K. Policia po punon për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.