Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vlorë: Tritol C4 makinës, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vjeçare

    Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vjeçare

    28 Gusht 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    12
    Një shpërthim i fuqishëm tritoli në një automjet ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike.
    Isuf Brahimaj, 42 vjeç, i cili mbante dhe mbiemrin Kokaj është ekzekutuar me një bombë të vendosur në automjetin e tij tip Mitsubishi me targa AA 848 JX. Shpërthimi ndodhi në orën 07:15 dhe automjeti ishte në ecje nga Skela në drejtim të daljes së Vlorës, në vendin e quajtur Rruga Transballkanike, rrethrotullimi i sheshit “Omonia”.

    Shpërthimi i fortë ka shkaktuar dëme edhe në banesat përreth. Automjeti pas shpërthimit është ndezur në flakë dhe ka vijuar të ecë deri sa është përplasur me murin e një banese. 19-vjeçarja O.M ka mundur të dalë nga automjeti nga presioni i madhe i shprethimit qe e ka hedhur ne rruge. Me ndihmën e kalimtarëve dhe personave në sheshin “Omonia” ajo është shoqëruar në Spitalin e Vlorës me djegie të shkallës së tretë në trup dhe me dëmtime të rënda të gjymtyrëve.

    Ndërkohë, viktima I.K ka vdekur në vend nga shpërthimi që ndodhi poshtë sediljes së tij. Pas zjarrit që ka rënë në automjet trupi i tij është djegur brenda mjetit të mbetur.

    Viktima ka qenë edhe njëherë tjetër shënjestër e një atentati me një bombë të vendosur në një motor që përdorej prej tij. Dyshimet e para flasin për një hakmarrje nisur edhe nga fakti se një vit më parë, më datë 31 gusht të vitit 2013, shënjestër e një atentati të ngjashëm në të njëjtin vend ka qenë vëllai i viktimës, shtetasi Bashkim Brahimaj, 40 vjeç. Në atë kohë atentati ndodhi në mëngjes në rrugën transballkanike kur mjeti po lëvizte në drejtim të Skelës.

    Policia po heton si pista një hakmarrje të mundshme që mund të lidhet me mosmarrëveshje me persona të ndryshëm gjatë kohës kur ai ka qenë në Itali si emigrant. Ndërkohë, pas kthimit në Shqipëri, viktima është marrë me ndërtime dhe së fundmi ka ndërtuar edhe një hotel në bregdet.

    Mendohet se shpërthimi është realizuar me eksploziv C4 me telekomandim.

    Njoftimi i policisë së Vlorës

    Rreth ore 07.14 ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise Qarku Vlore eshte marre njoftin ne lagjen 28 Nentori ka ndodhur nje shperthim. Menjehere ne vend kane shkuar te gjitha sherbimet e Policise te cilat kane kryer veprimet e para procedurale si dhe sherbimi zjarrfikes. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar automjeti tip Mitsubishi ngjyre e bardhe me targa AA848JX me pronar shtetasin I. K., vjec 42, banues ne fshatin Sherisht ka shperthyer.

    Ne momentin e shperthimit brenda ne automjet dyshohet se ndodhej shtetasi I. K., i cili ka gjetur vdekjen e menjehrshme si dhe shtetasja O. M., vjec 19 e cila eshte ne gjendje te rende shendetsore. Nuk ka persona te tjere te lenduar.

    Menjehere ne lidhje me kete ngjarje eshte ngritur nje grup i posacem hetimor ne perberje te te cilit jane specialistet me te mire Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Tirane, Drejtorine e Policise Qarku Vlore si dhe Prokurore Kunder Krimeve te Renda Tirane dhe Vlore.

    28 gusht 2014 (gazeta-Shqip.com)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vje

    Po sikur i kapën ata që tregtonin c4 ? Të ushtris së Imamit ishin më duket !!

    Ec aty Tahiri, Bagdat bëje se Sali koburja nuk i'a doli dot me Gërdeca e 97-tsha
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vje

    Cfare ndertuesi ishte ky? Kishte bere shume pallate? Shume hotele?
    Me vjen keq per ate vajzen e re..
    Ngushellime
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vje


    Atentati në Vlorë, Mjekët në QSUT: 19-vjeçarja ende s’ka kaluar rrezikun - FOTO




    TIRANE- Mjekët në Qendrën Spitalorte Universitare ‘Nënë Tereza” shprehen se 19-vjeçarja Ornela Gjini, mbetet në rrezik për jetën edhe pse ka disa përmirësime të vogla. Mjekët thonë se vajza ka operuar 2 këmbët dhe krahun, ndërsa sipas tyre duhet edhe 24 orë për të përcaktuar nëse do ta kalojë apo jo rrezikun.

    “19-vjeçarja Ornela Gjini është e vetëdijshme. Duhen edhe 24 orë për të përcaktuar nëse do kalojë rreziku. Po mbahet në terapi intensive.

    Nga verifikimet e para rezulton që vajza ishte në një lidhje dashurie me biznesmenin e ndërtimit Isuf Brahimaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin që iu bë dje mjetit të tij.

    Fotoja e 19-vjeçares është marrë nga faqja e saj në rrjetin social Facebook


    NGJARJA
    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:14 të mëngjesit të të djeshme, në rrethrrotullimin e njohur si Omonia, në rrugën Transballkanike.


    Automjeti tip "Mitsubishi" i bardhë me targa AA 848 JX ishte duke udhëtuar nga Skela në drejtim të daljes së qytetit kur ka shpërthyer në ecje. Pas shpërthimit, makina është përfshirë nga flakët dhe ka ecur edhe disa metra, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

    Drejtuesi i mjetit, Isuf Brahimaj, mbeti i vdekur në vend. Forca e shpërthimit kishte nxjerrë jashtë automjetit pasagjeren Ornela Gjini.

    Vajza e cila kishte pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtë, fytyrë dhe krah u mor nga kalimtarë të rastit dhe më vonë u transportua drejt spitalit ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas mjekëve, 19- vjeçarja ka pësuar në pjesë të ndryshme të trupit djegie të shkallës së tretë dhe po mbahet në terapi intensive.
    (m.a/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vje

    Dëshmia: Shpërthimi në Vlorë, si në Bagdad, vajza bërtiste, askush nuk e ndihmonte!

    Nga: Enrik Mehmeti


    VLORE- Atentatori duket se duhej të sigurohej mirë që objektivi i tij do të vritej. Për këtë arsye montoi në automjet një sasi, e cila dyshohet se është më shumë se 500 gram eksploziv. Dëshmitarët tregojnë se shpërthimi ishte aq shumë i fortë, sa rrëzoi shishe dhe objekte që gjendeshin në lokale e shtëpitë përreth. Në një intervistë për "GSH", pronari i një biznesi, me inicialet L.V., pranë vendit ku ndodhi ngjarja, rrëfen momentin që ndodhi ngjarja dhe minutat që pasuan.
    Ku ishit në momentin që ndodhi ngjarja?
    Kam qenë në lokal së bashku me klientë, kur për një moment kam dëgjuar një shpërthim shumë të madh. Ishte aq shumë i fortë, sa ranë në tokë shishe që gjendeshin në banak dhe ora e murit. Mund ta krahasoj me një tërmet nga tronditja dhe me një bot gazi nga zhurma. Jemi trembur jashtëzakonisht shumë dhe fillimisht u shtrimë të gjithë në tokë. Ishte një skandal i vërtetë, një ngjarje shumë tronditëse.
    Në cilin moment dolët për të parë?
    Pak pas shpërthimit, po dëgjoheshin thirrjet e një vajze. Dola nga lokali së bashku me klientë të tjerë, por të them të drejtën askush nuk guxonte të afrohej. Vajza ishte disa metra larg makinës, si duket nga presioni i madh i shpërthimit fluturoi jashtë, madje në një farë mënyre e shpëtoi, se vajza ishte e gjallë kur u transportua për në spital. Vajza qëndroi goxha në tokë.
    Ishte i fortë presioni i shpërthimit thatë?
    Jo i fortë, por tronditës. Me aq sa pamë, e kishte spostuar makinën nja 10 metra, ndërsa copat ishin hapur sa andej- këtej. Pasi ndihmuam vajzën, e cila të them të vërtetën ka ndenjur nja 10 minuta dhe s'e prekte njeri me dorë se kishim frikë, shkuam të ndihmonim dhe shoferin, por me aq sa pamë s'kishte shumë për të ndihmuar. Jo vetëm ne, por edhe ambulanca kur erdhi, iku përsëri dhe nuk e preku. Më pas e mbuloi policia me një çarçaf. S'kisha parë ndonjëherë një shpërthim të tillë dhe në atë mase.
    Patë ndonjë makinë që e ndiqte apo ndonjë debat momental?
    Unë jo, por as miqtë që ishin jashtë nuk kanë parë diçka të tillë. Kishin parë një ecje normale të automjetit e të qetë dhe në moment shpërtheu.
    U rrezikuan banesa apo njerëz të tjerë?
    Me ç'mora vesh, tronditje më shumë, dhe një hallexhi përveç vajzës së re, që u vra pak. Dukej si Bagdad vërtet... Traumatizimi bëri që njerëzit të largoheshin me vrap. Ç'të të them!
    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vje

    Gjithemon nga ndonje vajze e re neper kto makinat e bossave....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vje

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Cfare ndertuesi ishte ky? Kishte bere shume pallate? Shume hotele?
    Me vjen keq per ate vajzen e re..
    Ngushellime
    vec biznesmena e ndertusa ka ai vend cuditshme as Austria ska aq shume
    sa per ate vajzen keqardhje???nderkohe shoqet e saja shkonin me kembe ne shkolle shoqet si ajo i marrin Diplomat tu bo gjiro me fuoristrada
    une skam keqardhje qofte kusherira ime neser
    19 vjece me 50 vjecar dashuri a po

    te citova po skam gje ndaj teje.
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •