Lavdia e kurvave

Nga LILY LYNCH {26/08/2014}


“Lavdia e kurvave,” instalacioni i tretė dhe final i Michael Glawogger, njė triptik mbi globalizimin inspiruar nga Hieronymus Bosch, ekzaminon profesionin mė tė vjetėr tė botės nė tri kultura tė ndryshme dhe kontekste religjioze. Dallimi i mėvonshėm ėshtė shumė mė i rėndėsishėm, pasi qė Glawogger shpesh kthehet te kontradiktat e supozuara midis kurvėrisė moderne dhe pėrkushtimit fetar. Por sikurse trilogjia e ekzaminuar mirė, Qatsi e Godfrey Reggios, “Lavdia e kurvės” ėshtė gjithashtu njė simfoni e qytetit dhe peizazhet e saj urbane dhe elementet johumane janė po aq tė gjalla dhe motivohen nga nevoja dhe tregu sikurse trupat qė janė nė shitje.

Glawogger, qė ėshtė austriak, i ikėn tregimit Teutonik tė bashkėkombėsit tė tij qė merret me filma dokumentarė Werner Herzog, dhe lejon pjesėmarrėsit nė film tė flasin pėr veten e tyre. Filmi fillon nė Bangkok, ku vajzat qė punojnė nė bordel luten nė njė manastir budist para se tė fillojnė punėn duke futur kartėn pėr shėnimin e kohės sė punės. Kėtu puna seksuale ėshtė njė komponent i integruar mirė i njė shoqėrie pothuajse androgjene, ku prostitutat femra lėnė punėn qė tė vizitojnė “baret e djemve” nė njė klub qė shpesh frekuentohet nga homoseksualėt dhe femrat e pasura japoneze. Vajzat e bordellos qėndrojnė prapa xhamit nė njė pjesė qė quhet “akuariumi i peshqve.”Ato ankohen dhe merren me thashetheme derisa dikush i pėrzgjedh duke e thirrur numrin tė cilin e mbajnė. Nė Bangkok, me dritat e neonit dhe urbanizmin modern, prostitucioni duket i rregulluar dhe sanitar si puna nė fabrikė.

Pas Bangkokut, Glawogger na dėrgon nė njė skenė shumė tė ndryshme: nė tė ashtuquajturin qyteti i kėnaqėsisė nė Faridpur, njė komunė nė Bangladeshin qendror. Pėr dallim nga prostitutat e Bangkokut, femrat e qytetit tė kėnaqėsisė janė pak a shumė mė tė kufizuara, duke jetuar nė njė rrjet dhomash kaotike dhe klaustrofobike, nga tė cilat ato punojnė dhe u konkurrojnė fqinjėve pėr klientė.“Qyteti i kėnaqėsisė” ėshtė njė hapėsirė e varfėruar, ku madamat brutalizojnė prostitutat qė jetojnė nėn mbrojtjet e tyre, (ku vajzat qė duket se janė tė mitura sillen dhe shiten).Foshnjat e gjinisė femėrore rriten dhe bėhen prostituta. Kėtu prostitucioni arrin kulminacionin e njė mjerimi tė dukshėm dhe pranuar. Nė njė skenė, shohim njė vajzė shumė tė re duke pyetur para kamerės: “Pse gratė duhet tė vuajnė kaq shumė? A nuk ka ndonjė rrugė tjetėr pėr ne?”Puna seksuale kėtu ėshtė jokonsensuale, edhe pse gratė ruajnė tė drejtėn tė refuzojnė disa lloje tė marrėdhėnieve seksuale. Si e pėrshkruan njė grua, ajo nuk kryen seks oral, sepse Allahu nuk e ka krijuar gojėn e saj pėr atė arsye.

Filmi pėrfundon me njė segment nė Rejnosa, Meksikė, njė qytet pėrballė McAllen, nė anėn tjetėr tė kufirit me Teksasin. Kėtu takohemi me obsesionin katolik tė vdekshmėrisė dhe vetėposhtėrimit, derisa gratė i luten Perėndisė tė njohur si “Zonja vdekje” dhe pėrshkruajnė nė detaje aktet seksuale tė cilat i kryejnė rregullisht. Deri nė kėtė pikė tė filmit, pjesa seksuale e prostitucionit nuk ishte pėrfshirė. Nė Rejnosa, sidoqoftė, gratė dhe meshkujt flasin pėr atė haptas. Po ashtu nė Rejnosa njė prostitutė lejon kameramanin tė xhirojė njė skenė ku ajo ka marrėdhėnie seksuale me njė tip, njė moment privat qė ėshtė shokues pėr mungesėn e intimitetit dhe natyrės sė saj tė transaksionit. Femrat e Rejnosa janė mė tė vjetra dhe mė me eksperiencė sesa ato tė Bangkokut dhe Bangladeshit, dhe gjithashtu janė tė varura nga droga. Ato luten vetėm pėr njė vdekje tė mirė.

Glawogger ėshtė akuzuar pėr estetizmin e varfėrisė. Nė mungesė tė tregimit, regjia ka futur disa kėngė nga disa performues perėndimorė si PJ Harvey dhe Coco Rosie. Muzika ka njė afekt disocues, efekt qė mund tė pasqyrojė pasurinė psikologjike tė femrave qė tė pėrballojnė punėn e tyre. Edhe pse muzika e pėrforcon pėrjetimin e shikuesit qė e kėqyr filmin, duket se i vendos nė njė largim mė tė madh nga subjekti.

Si pėrfundim, “Lavdia e kurvės” nė pjesėn mė tė madhe ėshtė shumė i afėrt me jetėn e femrave tė cilat i ndjek. Subjektet e Glawoggerit janė tė pambrojtura. Pėrderisa shikimi i filmit nuk ėshtė gjithnjė i kėndshėm, ndoshta edhe nuk duhet tė jetė. Pika kryesore lejon shikuesin tė pėrjetojė njė gamė tė gjerė tė eksperiencave tė femrave qė performojnė punė seksuale, shpesh (por jo gjithmonė) nėn kėrcėnim ose dhunė, ēdo ditė, ēdokund nė botė.

*Kosovo 2.0

Mapo online.