Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 109
  1. #81
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Citim Postuar mė parė nga user010 Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj si mundet vetem dhe vetem besimi tek Krishti te te shpetoj.
    Krishti ėshtė SHPETIMI, njeriu i pa Krisht ėshtė i vdekur. Krishti ėshtė I VETMI Shelbuesi i botės. Nėse nuk ka njeriu besim (nuk beson Jezusin) - atėher s'ka edhe si ta doj as ta njoh Jezusin, keshtu qe kerkohet besimi nė Krishtin - qė permes besimit ta njohim dhe ta pranojme Jezusin ne jeten tone.



    Citim Postuar mė parė nga user010 Lexo Postimin
    dhe djalli beson por ca fitoi.
    Jo, Djalli nuk i beson Jezusit, nuk i bindet Fjales as vullnetit tė Zotit, djalli beson nė ekzistencen e Zotit tonė Jezus - por nuk i beson Krishtit. Kėshtu qe kjo vlene edhe per njeriun, nese njeriu beson veq ne ekzistencen e Krishtit, por nuk i bindet dhe beson Atij, nese nuk e pranon Krishtin ne jeten e tij, nese nuk ja lejon njeriu Krishtit qe Ai te veproj brenda tij, nėse nuk ėshtė dhe nuk zhvillon jeten nė vullnet te Tij - ai njeri ėshtė i pa Krisht - qe d.t.th ai njeri eshte i vdekur.
    Pra, dallon besimi nė ekzistencen e Krishtit dhe besimi duke ja dorzuar jeten Krishtit.



    Citim Postuar mė parė nga user010 Lexo Postimin
    Pislleku qe ka robi ne shpyrt nuk zhduket vetem me besim.
    Nuk eshte ashtu, "pislleki" - mėkati i rrjedhshem i njeriut (Adam) si dhe mekatet eventuale tė njeriut gjate jetens se tij - falen vetem si dhurate e Perendise nė Krishtin, njeriu vet (pa Krishtin) nuk mund te bej asgje, si dhe nuk mund e shpeton nga mėkatet as nga vdekja - vdekja e perjetshme. Por shpetimi i njeriut ėshtė dhuratė e Perendisė - natyrisht se ne BESĖ dhe lutje - permes Krishtit: "Perendia aq shume e deshi boten, saqe e dha njė tė vetmin te Birin e tij, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme..." (Gjoni 3:16) Gjithsesi, nje pjese te kryqit do ta bartė edhe njeriu - qe d.t.th se Jezusi tha se "njeriu ta merr kryqin e vet dhe t'me njekė", kerkohet - pos besimit qe eshte paresor, edhe veprat e njeriut nė dashuri dhe me kryqe ne kete bote, natyrisht se ne bashkim nė TRUPIN e Krishtit qe eshte Kisha e Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 18-09-2014 mė 07:56
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar toni77_toni pėr postimin:

    user010 (18-09-2014)

  3. #82
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Besimi sigurisht eshte gjith themeli por nga ana tjeter eshte thjesht besim se dicka ekziston dhe nuk permban pa tjeter bindje dhe vullnet per te plotesuar deshiren e Perendise. E permenda kete pasi ka sekte te ndryshme qe nenvleresojn ose nuk pranojn refimin, kungimin, perkuljen tek kryqi dhe Nena e Perendis, nuk pranojn ikonat, kishen, peshkopet etj... ka lloj lloj sektesh.

    Kur nje i krishter iken me vrap sa i thua puthe kryqin dhe ikonen e Shen Marise, ca te te bej dhe besimi i shkret. Rastin ekstrem me djallin e solla sepse nuk mund te thuhet se djalli nuk beson ne ekzistencen e Krishtit. Ne asnje menyr nuk them se dikush mund te bej pa Krishtin, ja nje shembull qe me dhan, dikur kishim nje "kabull korenti" te lidhur me "burimin e energjis" dhe erdhi djalli dhe e preu ate kabull, vetem Krishti dhe askush tjeter nuk di/eshte i afte te lidhi prap ate kabull qe na bashkon me burimin e energjis, pra Perendin!

    Me sa kuptoj me fjalen besimi nenkuptoni deshiren e robit qe te plotesoj deshiren e perendis, te refehet, te kungoj etj, ok e kuptoj por nuk flisja per kete lloj besimi, flisja thjesht per besimin ne ekzistencen apo jo te Krishtit.

  4. #83
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Mesimi juaj i gabuar eshte se, ju mendoni dhe besoni, se jeni te sheptuar, per faktin se jeni orhtodhokse.
    Ortodokset e kan mendjen te fjetur per sa i perket cilen rruge te zgjedhin, besojn deri ne kock se ortodoksia eshte e vetmja rruge e drejte dhe e sigurte.

    Por per sa i perket shpetimit personal, besoj se nuk e quajn veten te shpetuar (te pakten ata qe logjikojn mire), nuk mjafton te zgjedhesh rrugen e sakt per te shkuar ne "pazar", duhet dhe ta ecesh ate rruge! Dhe ortodoksia nuk eshte nje rruge e lehte per ta ecur, diten e fundit do ket shume surpriza zhgenjyese!

  5. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    1- A e lexon Biblėn, Fjalėn e Perėndisė?
    Kur vete ne Kishe te dielave per te marre pjese ne Liturgjine Hyjnore, une degjoj leximin e Ungjillit nga goja e priftit apo peshkopit. Degjoj edhe leximin e letrave te apostujve nga goja e dhiakut. Shikoj edhe historine e Ungjillit te pikturuar ne muret e ikonat e Kishes. Gjithashtu, cdo dite e kalendarit orthodhoks, ka lexime te caktuara nga Ungjilli dhe Bibla per ate dite.

    Kur jam ne shtepine time, lexoj Dhiaten e Re, por Dhiata e Re qe une lexoj eshte shume ndryshe nga ajo qe lexon ti. Jo vetem per nga permbajtja, por edhe nga menyra se si une e lexoj dhe interpretoj ate qe lexoj. Kam blere Dhiaten e Re ne anglisht, te perkthyer nga origjinali i greqishtes se vjeter nga murgjit e nje manastiri orthodhoks ne Amerike. Cdo fjale qe nuk ka nje perkthim te sakte ne anglisht, eshte e cituar dhe jep fjalen ne origjinalin greqisht, dhe ben nje pekthim te fjales greke jo vetem per te marre kuptimin gjuhesor, por edhe kontekstin historik te kohes ne te cilen perdorej. Dhe jo vetem kaq, por perkthimi eshte aq cilesor, sa pershkruan me imtesi edhe dallimet ne perkthim te cdo vargu apo fjale, mes vesioneve te ndryshme te Dhiates se Re ne perdorim ne shekuj.

    Dhiata e Re eshte e shoqeruar edhe me komentet e zgjedhura te shenjtoreve te Kishes Orthodhokse ne shekuj per cdo varg qe lexon. Ne kete menyre, sa here qe une lexoj nje kapitull nga Ungjilli, nuk ulem te mendoj me mendjen time se si ta interpretoj e kuptoj ate qe sapo lexova, por filloj e lexoj te gjitha komentet e shenjtoreve te ndryshem te Kishes ne shekuj per ate kapitull. Ne kete menyre, nuk eshte mendja ime qe me meson, por eshte goja e mendja e ndritur e shenjtoreve te Kishes qe me meson se si ta interpretoj e kuptoj ate qe sapo lexova.

    Nuk lexoj me shume se nje kapitull te Dhiates se Re ne dite pasi Ungjilli nuk mund te lexohet si liber i thjeshte.


    2- Nė jetėn tėnde si i krishterė ortodoks, ecėn sipas Fjalės sė Perėndisė apo sipas mėsimeve tė priftit tė kishės ku ti shkon dhe ku bazohet ai nė mėsimet e tij?
    Une nuk u bera i krishtere orthodhoks kur lexova e besova Biblen, por kur mesova per besimin orthodhoks deshmine universale e te perjetshme te Kishes Orthodhokse. Kisha eshte Trupi i Krishtit. Kisha eshte edhe streha e Frymes se Shenjte. Prandaj ne gjuhen popullore ne themi: "Kisha eshte Shtepia e Zotit", dhe keto fjale nuk jane simbolike, jane nje realitet i prekshem per cdo besimtar orthodhoks. Kur une shkoj ne Kishe te dielave, nuk shkoj thjeshte te adhuroj Zotin, shkoj te jem ne prani te Zotit, shkoj ta takoj Ate. Vendtakimi i hyjnores me tokesoren eshte Kisha dhe Kisha per njerezit qe jane fizikisht e shpirterisht jashte saj eshte thjeshte nje godine e ngritur nga njerezit, kurse per ata besimtare qe hyjne ne te me frike e besim Perendie, eshte vendtakimi i njeriut me Zotin e tij.

    Deshmia universale e Kishes eshte e ruajtur e trasheguar e pacenuar ne shekuj qe nga koha e Krishtit e Apostujve te Tij e deri ne ditet e sotme, nepermjet Tradites se Shenjte te Kishes. Tradita e Shenjte e Kishes eshte ajo qe Kisha ka mesuar nepermjet udhezimit te Frymes se Shenjte qe Krishti i dergoi Kishes nepermjet Apostujve. Nga Tradita e Shenjte ka dale edhe Ungjilli e Bibla qe ti lexon me aq endje, packa se nuk e di se nga ka dale. Dhe Tradita e Shenjte e Kishes eshte autoriteti suprem i interpretimit te Ungjillit.

    Ata peshkopet e prifterinjte qe sherbejne ne Kishe, nuk sherbejne e predikojne ate qe u thote mendja e tyre, por sherbejne e predikojne ate qe u ka mesuar Tradita e Shenjte e Kishes. Keto jane te verteta qe besohen nga te gjithe orthodhokset e kudo ne bote, pra si nje Trup i pandare i Krishtit. Dhe sa here qe pjese te caktuara te Kishes kane rene ne herezi pergjate historise, ato jane prere e luftuar nga pjesa tjeter orthodhokse e Kishes, ne menyre qe te ruhet e pacenuar dhe i plote besimi. Peshkopet jane pasardhesit e apostujve te Krishtit dhe prifterinjte sherbejne ne Kishe nen autoritetin e me bekimin e peshkopeve te Kishes. Detyra e peshkopeve nuk eshte vetem qe te na mesojne ne per besimin e te sherbejne ne Kishe, por edhe te ruajne besimin nga herezite e vjetra e te reja qe dalin me kohen.

    3- Kush ėshtė Krishti pėr ty dhe kush ėshtė roli i Tij nė jetėn tėnde?
    Ndryshe nga ju ungjilloret qe shkruani hartime dhe beni interpretime personale per cdo aspekt te besimit e Ungjillit, ne orthodhokset kemi nje Simbol Besimi qe eshte pikerisht ajo deshmia universale e besimit qe te zura ne goje me siper, dhe permbledh shkurt, qarte, e plotesisht, ate qe ne besojme:

    Ne besojmė nė njė Perėndi, Atė tė Tėrėfuqishėm, krijues tė qiellit dhe tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave dhe tė padukurave. Dhe nė njė Zot Jisu Krishtin, Birin e Perėndisė, tė vetėmlindurin, qė lindi prej Atit pėrpara gjithė shekujve. Dritė prej Drite, Perėndi tė vėrtetė prej Perėndie tė vėrtetė, tė lindur, jo tė bėrė, qė ka tė qenėt njė me Atin, me anėn e tė cilit u bėnė tė gjitha. Qė pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė, zbriti prej qiejve, edhe u mishėrua prej Shpirtit tė Shenjtė edhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri. Dhe u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat, dhe pėsoi e u varros, Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve. Dhe u ngjit nė qiejt dhe rri nė tė djathtė tė Atit. Dhe do tė vijė pėrsėri me lavdi tė gjykojė tė gjallėt dhe tė vdekurit, mbretėria e tė cilit nuk do tė kėtė mbarim.

    4- Ēfarė marrėdhėnie ke ti me Krishtin?
    Ne emer te Krishtit jam pagezuar ne Kishen Orthodhokse.
    Ne emer te Krishtit kam vulosur shpirtin tim me Frymen e Shenjte diten qe u mirrosa me vajin e shenjte po ne Kishe.
    Krishtit i rrefehej mekatet e mia ne Kishe ne prani te priftit po ne Kishe.
    Para Krishtit kam vene kuroren e marteses po ne Kishe.
    Me Krishtin takohem cdo te diele gjate liturgjise ne Kishe kur marr Trupin dhe Gjakun e Tij si ushqim shpirteror.
    Ne Krisht kam pagezuar edhe femijet e mi po ne Kishe.

    Emrin e Krishtit mbaj ne goje sa here qe lutem: "O Zot Jisu Krisht, Biri i Perendise, ki meshire per mua mekatarin!"


    5- Kush ėshtė Fryma e Shenjtė dhe cili ėshtė roli i Frymės nė jetėn tėnde si i krishterė ortodoks?
    Po te lexosh edhe njehere simbolin tone te besimit me lart, e meson pergjigjen e pyetjes qe ben.

    Fryma e Shenjte eshte Zot, ashtu si Krishti eshte Zot, ashtu si Ati eshte Zot. Qe te tre personat e Trinise se Shenjte ndajne te njejten esence hyjnore, dhe te njejtin Vullnet. Ajo qe deshiron Ati eshte gjithmone ajo qe deshiron edhe Biri e Fryma e Shenjte. Ajo qe deshiron Biri, Zoti yne Krisht, eshte ajo qe deshiron edhe Ati e Fryma e Shenjte. Dhe ajo qe deshiron Fryma e Shenjte eshte ajo qe deshiron edhe Ati e Biri. Kjo eshte deshmia e Tradites se Shenjte te Kishes, qe eshte ngritur mbi mesimet e Krishtit per Apostujt e Tij, dhe udhezimet e Frymes se Shenjte per ta ne ndertimin e Kishes. Fryma e Shenjte eshte ajo qe e ben Kishen te Shenjte pasi Kisha eshte si Trupi i Krishtit edhe streha e Frymes se Shenjte. Dhe vete Tradita e Shenjte eshte produkti i Frymes se Shenjte pasi eshte po kjo Fryme e Shenjte qe ka shenjteruar, udhezuar shenjtoret e Kishes ne shekuj. Edhe te gjitha misteret qe sherbetoret e Zotit sherbejne ne Kishe, ruhen dhe marrin formen e tyre po nga Fryma e Shenjte.

    Frymen e Shenjte te gjithe te krishteret orthodhokse e marrin me misterin e mirrosjes, qe behet menjehere pas pagezimit, dhe shqisat e njeriut te ri te lindur ne Krisht lyhen me vajin e shenjte. Ky eshte nje mister pasi ajo qe ne besojme se ndodh me kete rit eshte vulosja e shpirtit tone me vulen e Frymes se Shenjte. Kjo vule dallon ata njerez qe i perkasin Krishtit dhe atyre qe nuk i perkasin Krishtit.

    Ajo qe ju heterodhokset nuk kuptoni dot dhe qe ne orthodhokset e kuptojme dhe cmojme ne kulm eshte se Krishti nuk na la si pasuri vetem nje liber, as vetem nje histori, as vetem 12 apostujt e tij per te cilet lexojme ne Ungjill, por na la trashegimi Kishen e Tij. Kjo ishte arsyeja perse kudo ku shkuan, Apostujt e Krishtit ngriten Kisha.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-09-2014 mė 23:18

  6. #85
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Ne emer te Krishtit jam pagezuar ne Kishen Orthodhokse.
    Ne emer te Krishtit kam vulosur shpirtin tim me Frymen e Shenjte diten qe u mirrosa me vajin e shenjte po ne Kishe.
    Krishtit i rrefehej mekatet e mia ne Kishe ne prani te priftit po ne Kishe.
    Para Krishtit kam vene kuroren e marteses po ne Kishe.
    Me Krishtin takohem cdo te diele gjate liturgjise ne Kishe kur marr Trupin dhe Gjakun e Tij si ushqim shpirteror.
    Ne Krisht kam pagezuar edhe femijet e mi po ne Kishe.
    Ti je pagezuar kur ke patur 3 muaj. Lol. Ti ke besuar ne Jezusin kur ke patur 3 muaj, te gjithe bebet e botes ne moshen 3 muajshe jane 'tabula rasa' por ti fatmiresisht pranove Jezusin qe ne ate moshe te re. Hajde pash Zotin tregona si ke qene i krishter ne moshen 3 muajshe, hajde te qeshim pak me ty.
    A mos han edhe ti trupin dhe pien vere duke menduar se je duke ngrene trupin e Jezusit dhe je duke pire po gjakun e Tij. Epo kjo ndodhe sepse ju sja keni idene fare per besimin krishter. Sepse edhe ti nuk mendon, te tjeret mendojne per ty. Ti slexon Biblen vet, por prifti ne Kishe lexon per ty, Bibla po te lexohet te merr nja 4 muaj te tere, dhe ti mendon se me 10 minuta qe t'i lexon prifti ti ke njohuri te medha mbi besimin krishter.
    Jezusi ne ate rast perdori shprehje figurative, por faleminderit qe po na bini argumenta qe feja juaj ska te beje asgje me besimin krishter, ose se paku ka mesime qe mundohet ta shtremberojne besimin krishter.

    Nuk jam avokat i protestanteve por shume prej tyre jane shume me teper te mireinformuar se tipa si ti, spo pergjithesoj asesi.

  7. #86
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Edhe pse i je drejtuar Albos, dhe ai nese e sheh te arsyeshme do te eprgjigjet, ama spo e shoh se ja ke qellue bash me asgje qe ke thene, andaj:

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ti je pagezuar kur ke patur 3 muaj. Lol.
    .
    Jo "3 muaj", por as 3 minuta nuk dua te jetoj pa Jezusin. Dikush jeton tere jeten...


    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    A mos han edhe ti trupin dhe pien vere duke menduar se je duke ngrene trupin e Jezusit dhe je duke pire po gjakun e Tij. Epo kjo ndodhe sepse ju sja keni idene fare per besimin krishter. Sepse edhe ti nuk mendon, te tjeret mendojne per ty.
    .
    Krishti e themeloi kungimin ne Darken e mbrame kur mori buken, e theu dhe ua dha apostujve te vet duke thene ato fjale qe perseriten ne cdo meshe: “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”. Dhe vazhdoi: “Beni kete ne perkujtimin tim”. Jezus Krishti Urdheroi pra, qe te hame te gjithe dhe te pime te githe.Ndresa pse duhet te hame dhe te pime, na tregoi pasi i ushqeu 5000 vete me pese buke dhe dy peshq:
    “Une jam buka e gjalle qe zbriti prej qiellit: nese ndokush e ha kete buke, do te jetoje per amshim. E buka qe une do ta jap eshte korpi im per jeten e botes... Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete. Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim, ka jeten e pasosur. Une do ta ringjalli ne diten e fundit. Sepse trupi im ėshtė ushqim i vėrtetė e gjaku im ėshtė pije e vėrtetė. Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet nė mua dhe unė nė tė. ” (Gjn 6, 51.53-56). [/I]


    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    dhe ti mendon se me 10 minuta qe t'i lexon prifti ti ke njohuri te medha mbi besimin krishter.
    Po ta kuptoje kete rresht ndryshe do te mendoje: "Pasi e kryen lutjen, u trand vendi ku ishin tė bashkuar, tė gjithė u mbushėn me Shpirtin Shenjt dhe u vunė ta shpallin me guxim Fjalėn e Hyjit." (Vap 23-31)


    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Jezusi ne ate rast perdori shprehje figurative...
    Nėse kjo eshte nje rast kur Jezusi "perdori si shprehje figurative" atėher edhe kjo mund te jete shprehje figurative:
    “Ja, po ngjitemi nė Jerusalem dhe Biri i njeriut do t’u dorėzohet kryepriftėrinjve e skribėve. Ata do ta dėnojnė me vdekje, e do t’ua dorėzojnė paganėve pėr ta vėnė nė lojė, pėr ta frushkulluar e pėr ta kryqėzuar. Por ai tė tretėn ditė do tė ngjallet.

    Njėjtė, Krishti siq e perdori kete shprehje - e perdori edhe kete shprehje:
    “Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete!
    Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ka jetėn e pasosur. Unė atė do ta ringjall nė ditėn e fundit..."!

    Edhe kryqezimi, edhe misherimi edhe cdo fjale qe tha apo cdo veper e Jjezusit - dikush mund te thote se "Jezusi ne ate rast perdori ne menyre figurative", por fatbardhesisht - ne kemi raste kur Jezusi flet me shembylltyra duke tregue raste dhe ngjarje ne menyre figurative, por Jezusi tha i prerė dhe pa "figura" se "nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete!"


    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    ose se paku ka mesime qe mundohet ta shtremberojne besimin krishter.
    Po, ama ata te "krishter" sot jane te shperndare ne mijėra sekte... S'kan BAZĖ-Krishtin.


    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nuk jam avokat i protestanteve
    Njėfar pritestuesi-rrebel po, ama rrebelizmi e deboj te keqin nga prania e Zotit....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 22-09-2014 mė 21:34
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #87
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Zoteri i nderuar, jane argumentat ato qendrojne, Bibla nuk eshte shkruajtur as qe t'ju behet qejfi juve e as meje, as per tua bere qejfin katolikeve e as ortodokseve e as protestanteve, por te regjistruar fjalet e Birit te Perendise, pra argumentat jane, me duhet te shkoj ne pune tani pas 30 minutave, por ne ditet ne vijim do te te replikoj me argumenta te plota.

    Ju hani buken normal por mendoni se po hani trupin e Jezusit dhe kete magji te shndrrimit te veres ne gjak te Jezusit mund ta beje vetem prifti, por ku eshte logjika e kesaj teorie se. Apo se babai juaj ka besuar keshtu dhe nena juaj kane patur kete besim dhe feja juaj e perkrahe kete keshtu qe automatikisht qenka e vertete. Se shpejti edhe ky mesim i rreme do te sqarohet, dhe a e din me cfare shpejtesie se, me fuqi te rrufeshme, dhe njehere e mire ama. A e dini perse do ta bej, jo kinse per t'iu 'provokuar' por sepse drejtesia e kerkon sqarimin sepse edhe shqiptaret meritojne te dijne per Shkrimin e Shenjte e jo ta praktikojne gabim ate cka na porositi Jezusi. Argumentat jane, edhe 7 milione shqiptare po t'i bindni ne kete besim perseri jeni gabim sepse argumentat qendrojne ne anen e kundert. Ka kohe, ska kohe, do te gjejme kohe.

    Te pershendes ty, poashtu te krishteret e ketij forumi

  9. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Edhe pse i je drejtuar Albos, dhe ai nese e sheh te arsyeshme do te eprgjigjet, ama spo e shoh se ja ke qellue bash me asgje qe ke thene, andaj:



    Jo "3 muaj", por as 3 minuta nuk dua te jetoj pa Jezusin. Dikush jeton tere jeten...








    Krishti e themeloi kungimin ne Darken e mbrame kur mori buken, e theu dhe ua dha apostujve te vet duke thene ato fjale qe perseriten ne cdo meshe: “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”. Dhe vazhdoi: “Beni kete ne perkujtimin tim”. Jezus Krishti Urdheroi pra, qe te hame te gjithe dhe te pime te githe.Ndresa pse duhet te hame dhe te pime, na tregoi pasi i ushqeu 5000 vete me pese buke dhe dy peshq:
    “Une jam buka e gjalle qe zbriti prej qiellit: nese ndokush e ha kete buke, do te jetoje per amshim. E buka qe une do ta jap eshte korpi im per jeten e botes... Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete. Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim, ka jeten e pasosur. Une do ta ringjalli ne diten e fundit. Sepse trupi im ėshtė ushqim i vėrtetė e gjaku im ėshtė pije e vėrtetė. Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet nė mua dhe unė nė tė. ” (Gjn 6, 51.53-56). [/I]




    Po ta kuptoje kete rresht ndryshe do te mendoje: "Pasi e kryen lutjen, u trand vendi ku ishin tė bashkuar, tė gjithė u mbushėn me Shpirtin Shenjt dhe u vunė ta shpallin me guxim Fjalėn e Hyjit." (Vap 23-31)




    Nėse kjo eshte nje rast kur Jezusi "perdori si shprehje figurative" atėher edhe kjo mund te jete shprehje figurative:
    “Ja, po ngjitemi nė Jerusalem dhe Biri i njeriut do t’u dorėzohet kryepriftėrinjve e skribėve. Ata do ta dėnojnė me vdekje, e do t’ua dorėzojnė paganėve pėr ta vėnė nė lojė, pėr ta frushkulluar e pėr ta kryqėzuar. Por ai tė tretėn ditė do tė ngjallet.”

    Njėjtė, Krishti siq e perdori kete shprehje - e perdori edhe kete shprehje:
    “Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete!
    Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ka jetėn e pasosur. Unė atė do ta ringjall nė ditėn e fundit..."!

    Edhe kryqezimi, edhe misherimi edhe cdo fjale qe tha apo cdo veper e Jjezusit - dikush mund te thote se "Jezusi ne ate rast perdori ne menyre figurative", por fatbardhesisht - ne kemi raste kur Jezusi flet me shembylltyra duke tregue raste dhe ngjarje ne menyre figurative, por Jezusi tha i prerė dhe pa "figura" se "nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete!"



    Po, ama ata te "krishter" sot jane te shperndare ne mijėra sekte... S'kan BAZĖ-Krishtin.



    Njėfar pritestuesi-rrebel po, ama rrebelizmi e deboj te keqin nga prania e Zotit....
    Je nder te rallet, qe flet, se duhet folur, dhe qe sjell vargje, tjeter per tjeter. Mishi dhe Gaku i Krishtit, eshte trupi i tij Fizik qe u dha ne kryq, dhe Gjaku qe derdhi ne kryq, me te cilen u pastrua mekati( sakrifica e Perendise). Jezusi tha: Une jam buka qe zbriti nga qielli; Une jam buka e gjalle;Kush ha Mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jete te perjetshme; Une jam buka e vertete qe zbriti nga qielli, nese nje ha nga kjo buke do te jetoje perjete: Thone gje kjo per ty keto fjale te Krishtit, apo flet ashtu si te vjen ora.Te Hash Mishin e Krishtit dhe te pish gjakun e tij do te thote: te jesh PJESTAR ne vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit, e cila quhet pagezim. Buka dhe Vera, deshmojne pikerisht kete bashkim te perjetshem qe besimtari i rilindur, ka ne trupin e Krishtit. E di ti se italianet jane te gjithe te pagezuar dhe simbas mesimit tuaj, i bije qe te gjithe te jene te shpetuar. Por fakti tregon se ne itali ashtu si ne te gjitha kombet e tjera, ka kriminele, hajdute kurvare pedofile mashtruesa e tjera. A nuk shkojne dhe keta ne kishe dhe a nuk marin edhe kete buke e vere? Kjo eshte erresira religjionoze, ku po i coni ju njerzit me dokrinat tuaja te reme. A do te ti sjell dhjete urdheresat e papes, atit tuaj te shenjte mbi dhe, te cilat jane kryekeput mesime te botes?? Ja po ti sjell me poshte:

    Duke folur nė njė intervistė shumė tė sinqertė tė botuar nė gazetėn e pėrjavshme tė Argjentinės, “Viva”, nisur nga pėrvojat e tij personale, Papa Franēesku del me njė udhėzues ku tregon se ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė qenė tė lumtur.
    Kėto janė ndėr 10 kėshillat e lėshuara nga Papa, si pjesė e njė recete tė tij pėr njė jetė tė lumtur e mė tė pėrmbushur.
    1. "Jeto dhe lejo qė tė jetojnė." Tė gjithė duhet tė udhėhiqen nga ky parim.
    2. "Jep nga vetja pėr tė tjerėt." Njerėzit duhet tė jenė tė hapur dhe bujarė ndaj tė tjerėve.
    3. "Vazhdoni me qetėsi nė jetė." Papa pėrdori njė imazh nga njė roman argjentinas, tė Ricardo Guiraldes, nė tė cilin protagonisti Gaucho Don Segundo Sombra, kthen kokėn pas pėr tė parė mėnyrėn se si ai e jetoi jetėn e tij.
    4. "Njė ndjenjė e shėndetshme e kohės sė lirė." Papa tha se studimi i tregut na ka sjellė ankth, dhe pėr kėtė prindėrit duhet tė fikin televizorin kur ulen pėr tė ngrėnė dhe tė luajnė mė tepėr me fėmijėt e tyre.
    5. "Tė dielat duhet tė jenė pushim." E diela ėshtė pėr familjen.
    6. "Gjeni mėnyra tė reja pėr tė krijuar vende pune tė denja pėr tė rinjtė."
    7. "Respekti dhe kujdesja pėr natyrėn." Degradimi mjedisor ėshtė njė nga sfidat mė tė mėdha qė kemi.
    8. "Ndaloni sė qeni negativ." Nevoja pėr tė folur keq pėr tė tjerėt, tregon vetėbesim tė ulėt.
    9. "Respektoni besimet e tė tjerėve." Ne mund tė frymėzojmė tė tjerėt nėpėrmjet dėshmitarėve, nė mėnyrė qė tė rriten sė bashku nė komunikim.
    10. "Punoni pėr paqe." Ne jemi duke jetuar nė njė kohė tė shumė luftėrave, dhe duhet ngritur zėri pėr thirrjet pėr paqe.

    A nuk e shikon ti se, Papa lumturine e vendos ne gjerate botes dhe jo ne Krishtin? A nuk e shikoni se jeni si bota dhe punoni per interesat e botes? Vajti Papa ne shqiperi, a ms valle shpalli ungjillin dhe emrin e Krishtit? A nuk foli per gjerat e botes se si te regolloje boten? A nuk u cane radiot e televizionet per fjalimet e Papes te cilat ishin vetem per boten? A nuk mendon se bota e do papen dhe religjionin, sepse ai ecen pas politikave te tyre? A nuk e shikon se si bota e glorifikon papen, jo se eshte i bukur, por sepse eshte miku i tyre ne sherbim te politikes se botes. Jezusi tha: ai qe eshte miku i botes, eshte ne armiqesi me Perendine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 23-09-2014 mė 20:10

  10. #89
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Je nder te rallet, qe flet, se duhet folur, dhe qe sjell vargje, tjeter per tjeter. Mishi dhe Gaku i Krishtit, eshte trupi i tij Fizik qe u dha ne kryq, dhe Gjaku qe derdhi ne kryq, me te cilen u pastrua mekati( sakrifica e Perendise). Jezusi tha: Une jam buka qe zbriti nga qielli; Une jam buka e gjalle;Kush ha Mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jete te perjetshme; Une jam buka e vertete qe zbriti nga qielli, nese nje ha nga kjo buke do te jetoje perjete: Thone gje kjo per ty keto fjale te Krishtit, apo flet ashtu si te vjen ora.Te Hash Mishin e Krishtit dhe te pish gjakun e tij do te thote: te jesh PJESTAR ne vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit, e cila quhet pagezim. Buka dhe Vera, deshmojne pikerisht kete bashkim te perjetshem qe besimtari i rilindur, ka ne trupin e Krishtit.
    .
    Kur thuhet se Jezusi ka thėnė “Unė jam buka e jetės”, ndodhė qe dikujt t’i duket i ēuditshme, nuk kuptuan siē nuk kupton Deshmuesi sot. S’ka rendėsi, e rėndėsishme ėshtė se Krishti ėshtė ushqimi, i cili zbriti nga qielli. Prandaj, kush merr nga ky ushqim, nuk ka mė uri. Edhe nė kohen kur Jezusi tha kėshtu, disa prej dėgjuesve murmuritėn, ndėrkaq ata qe nuk kuptonin Jezusin, i than njėri tjetrit: “Si mundet ky tė na japė trupin (e vet) pėr ushqim?”

    Mirėpo, Jezusi, duke vėrejtur se ata nuk kuptonin, e pėrsėriti duke u thėnė:
    “Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete”!

    Jezusi, as atėherė dhe as sot, nuk e ka ndryshuar deklaratėn dhe vazhdon ende tė thotė; "Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete! Jezu Krishti ėshtė buka e vėrtetė qe jep jetė. Jezusi ka jetė ashtu siē edhe jep jetė.

    Nėse pyet sesi mund tė ushqehemi, ne, sot me kėtė Bukė?
    Eukaristia, ėshtė prania reale e Jezusit, Sakramenti nė tė cilin Krishti i dhurohet mbarė botės, mister i themeluar nė Darkėn e Mbrame tė Krishtit dhe qe sot vijon tė veprojė nė Kishė. Pra, Jezusi dhurohet pėr jetėn e mbarė botės.

    Eukaristia ėshtė Zoti Jezus, i cili dhurohet pėr jetėn e botės. Nė ēdo kohė e nė ēdo vend, ai dėshiron ta takojė njeriun pėr t’i dhėnė jetėn e Hyjit.
    E ne sot mbetet tė themi: faleminderit o Zot qė na dhurove. Ne, tė marrim Ty pėr ushqim dhe nuk do tė kemi mė kurrė uri.


    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    E di ti se italianet jane te gjithe te pagezuar dhe simbas mesimit tuaj, i bije qe te gjithe te jene te shpetuar.
    Kisha mė mėsoj dhe unė i besoj Atit tim qiellor nė Krishtin JEZUS, pėr tjerėt nuk e dij se kush ėshtė i shpetuar apo kush nuk ėshtė i shpetuar - pėr dallim nga ju, i nderuar, s'po pretendoj t'ja marr kompetencat Zotit - Ai ėshtė GJYKATĖS. Uroj dhe lutna Krishtit qė tė shpėtoj secili njeri - pa dallim race, gjinie apo besimi - nė saje mė MĖSHIRES - Meshira e Zotit ėshtė e madhe.


    Por fakti tregon se ne itali ashtu si ne te gjitha kombet e tjera, ka kriminele, hajdute kurvare pedofile mashtruesa e tjera. A nuk shkojne dhe keta ne kishe dhe a nuk marin edhe kete buke e vere? Kjo eshte erresira religjionoze, ku po i coni ju njerzit me dokrinat tuaja te reme.

    Tė kuptoj - Farisenjtė gjithnjė kėshtu akuzuan:

    Jezusi u ul nė tryezė nė shtėpi, ja se ia behėn shumė tagrambledhės e mėkatarė e u ulėn nė tryezė bashkė me Jezusin e me nxėnėsit e tij. Farisenjtė kur e panė kėtė, i pyetėn nxėnėsit e tij:
    “Pse mėsuesi juaj ha bukė me tagrambledhės e me mėkatarė?”
    Jezusi, kur i dėgjoi, u pėrgjigj:
    “Mjeku nuk u duhet tė shėndoshėve, por tė sėmurėve! Shkoni e mėsoni ēka do tė thotė: ‘Mė pėlqen mėshira e jo flia!’ Sepse unė nuk erdha tė ftoj tė drejtėt, por mėkatarėt.” (Mt 9; 10-13)



    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    A do te ti sjell dhjete urdheresat e papes, atit tuaj te shenjte mbi dhe, te cilat jane kryekeput mesime te botes?? Ja po ti sjell me poshte:

    Duke folur nė njė intervistė shumė tė sinqertė tė botuar nė gazetėn e pėrjavshme tė Argjentinės, “Viva”, nisur nga pėrvojat e tij personale, Papa Franēesku del me njė udhėzues ku tregon se ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė qenė tė lumtur.
    Kėto janė ndėr 10 kėshillat e lėshuara nga Papa, si pjesė e njė recete tė tij pėr njė jetė tė lumtur e mė tė pėrmbushur.
    1. "Jeto dhe lejo qė tė jetojnė." Tė gjithė duhet tė udhėhiqen nga ky parim.
    2. "Jep nga vetja pėr tė tjerėt." Njerėzit duhet tė jenė tė hapur dhe bujarė ndaj tė tjerėve.
    3. "Vazhdoni me qetėsi nė jetė." Papa pėrdori njė imazh nga njė roman argjentinas, tė Ricardo Guiraldes, nė tė cilin protagonisti Gaucho Don Segundo Sombra, kthen kokėn pas pėr tė parė mėnyrėn se si ai e jetoi jetėn e tij.
    4. "Njė ndjenjė e shėndetshme e kohės sė lirė." Papa tha se studimi i tregut na ka sjellė ankth, dhe pėr kėtė prindėrit duhet tė fikin televizorin kur ulen pėr tė ngrėnė dhe tė luajnė mė tepėr me fėmijėt e tyre.
    5. "Tė dielat duhet tė jenė pushim." E diela ėshtė pėr familjen.
    6. "Gjeni mėnyra tė reja pėr tė krijuar vende pune tė denja pėr tė rinjtė."
    7. "Respekti dhe kujdesja pėr natyrėn." Degradimi mjedisor ėshtė njė nga sfidat mė tė mėdha qė kemi.
    8. "Ndaloni sė qeni negativ." Nevoja pėr tė folur keq pėr tė tjerėt, tregon vetėbesim tė ulėt.
    9. "Respektoni besimet e tė tjerėve." Ne mund tė frymėzojmė tė tjerėt nėpėrmjet dėshmitarėve, nė mėnyrė qė tė rriten sė bashku nė komunikim.
    10. "Punoni pėr paqe." Ne jemi duke jetuar nė njė kohė tė shumė luftėrave, dhe duhet ngritur zėri pėr thirrjet pėr paqe.

    A nuk e shikon ti se, Papa lumturine e vendos ne gjerate botes dhe jo ne Krishtin? A nuk e shikoni se jeni si bota dhe punoni per interesat e botes? Vajti Papa ne shqiperi, a ms valle shpalli ungjillin dhe emrin e Krishtit? A nuk foli per gjerat e botes se si te regolloje boten? A nuk u cane radiot e televizionet per fjalimet e Papes te cilat ishin vetem per boten? A nuk mendon se bota e do papen dhe religjionin, sepse ai ecen pas politikave te tyre? A nuk e shikon se si bota e glorifikon papen, jo se eshte i bukur, por sepse eshte miku i tyre ne sherbim te politikes se botes. Jezusi tha: ai qe eshte miku i botes, eshte ne armiqesi me Perendine.
    Njė pėrgjigje tė rastit ("per ty") nga Papa Frani, shkeputur nga nje predikim i tij:

    "Nėse ndjejmė kėnaqėsi, kur qortojmė, kjo nuk vjen nga Zoti!" Kėtė theksoi Papa...

    "Nė Ungjillin e ditės sė sotme, Jezusi i qorton ata, qė shikojnė lėmishten nė syrin e vėllait e nuk kujtohen fare pėr traun, qė kanė nė sy tė vet. Duke e komentuar kėtė fragment, Papa Franēesku u kthye edhe njė herė tek tema e qortimit vėllazėror. Posaēėrisht, e qortimit tė vėllait, qė gabon:

    'Nuk mund tė qortohet njeriu pa dashuri, pa dhimbsuri. Nuk mund tė bėhet ndėrhyrje kirurgjike, pa anestezi: nuk mund tė bėhet, sepse i sėmuri do tė vdiste nga dhimbja. E dashuria e krishterė ėshtė si anestezia, qė ndihmon pėr tė marrė mjekimin e pėr tė pranuar qortimin. Vėllai duhet marrė mėnjanė, butėsisht, e i duhet folur me dashuri'.

    'Nė radhė tė dytė', vijoi Papa, 'duhen folur fjalė tė vėrteta, nuk duhet thėnė kurrė njė gjė, qė nuk ėshtė e vėrtetė. Sa herė qė thuhen, pėr ndokėnd, gjėra, qė nuk janė aspak tė vėrteta; janė thjesht shpifje qė dėmtojnė rėndė emrin e atij njeriu, qė merret nėpėr gojė...' 'Pėrgojimet', pohoi rishtas Papa, plagosin; pėrgojimet janė shuplaka mbi emrin e mirė tė tjetrit, janė shuplaka nė zemėr tė tjetrit. Natyrisht, shtoi, edhe kur tė thonė tė vėrtetėn, nuk ėshtė aq gjė e bukur ta dėgjosh nėse thuhet pa dashuri , por nėse ta thonė me dashuri tė krishterė e dhimbsuri, ėshtė mė e lehtė ta pranosh. Prej kėndej, pėr tė metat e tjetrit duhet folur me dashuri.'

    Nė radhė tė tretė, duhet qortuar me pėrvujtėri. Kur mendon tė qortosh njė gabim tė vogėl tek tjetri, mos harro kurrė se ti vetė ke bėrė e vijon tė bėsh gabime shumė mė tė mėdha:

    'Qortimi vėllazėror ėshtė akt, qė synon shėrimin e korpit tė Kishės. Ndreq, nė petkun e Kishės, njė vrimė, qė duhet qepur. E ashtu si nėnat e gjyshet, kur qepin petkat e grisura e bėjnė kėtė me delikatesė tė madhe e me art tė madh, kėshtu duhet bėrė qortimi vėllazėror. Nėse ti nuk je i aftė ta bėsh me dashuri, me dhimbsuri, me vėrtetėsi e pėrvujtėri, ti s’bėn tjetėr, veēse fyen, rrėnon zemrėn e tjetrit. Fjala jote ėshtė pėrgojim, qė plagos e ti vetė bėhesh hipokrit i verbėr, siē thotė vetė Jezusi: ‘Hipokrit, hiq njė herė traun nga syri yt…’ Hipokrit! Mendo njė herė se ti je edhe mė mėkatar se tjetri, e megjithatė, si vėlla qė je, duhet ta qortosh tjetrin”

    Njė shenjė, qė ndoshta mund tė na ndihmojė, vėrejti Papa, ėshtė fakti se mund tė ndodhė edhe qė tė ndjejmė njė farė kėnaqėsie, kur shikojmė ndonjė gjė, qė nuk shkon e qė na duhet ta qortojmė. Kujdes! Kjo nuk vjen nga Zoti: Nga Zoti na vjen gjithnjė kryqi, vijnė vėshtirėsitė pėr tė bėrė ndonjė gjė tė mirė; nga Zoti na vjen gjithnjė dashuria, qė tė bėn tė butė. Nuk duhet luajtur roli i gjykatėsit, e ne tė krishterėt e kemi tundimin tė bėjmė, si patėn bėrė doktorėt: tė dalim jashtė lojės sė mėkatit e tė hirit, si tė ishim engjėj… Jo! E Pali na e kujton: ‘Po e marr me tė keq trupin tim, po e mbaj nėn sundim qė, duke u pasė predikuar tė tjerėve, tė mos mbetem i pėrjashtuar unė vetė”. E i krishteri qė, nė bashkėsi nuk i bėn gjėrat - edhe qortimin vėllazėror – me dashuri, vėrtetėsi e pėrvujtėri, ėshtė i pėrjashtuar! Nuk ia ka dalė mbanė tė fitojė pjekurinė e krishterė. Zoti na ndihmoftė nė kėtė shėrbim vėllazėror, sa tė bukur, aq edhe tė dhimbshėm, pėr t’i ndihmuar vėllezėrit e motrat tė bėhen mė tė mirė e na ndihmoftė edhe ta bėjmė kėtė gjithnjė me dashuri, vėrtetėsi pėvuajtėri” - tha Papa Franēesku, i dashuri Deshmuesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 24-09-2014 mė 19:28
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  11. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Religjionozi, dhe ungjilli i Krishtit.

    Qe te bindesh me mire, mer fjalimet e Papes dhe krahasoi me ato te Palit, dhe do te bindesh, se perse flet Papa e perse flet apsotulli PAl. Juve jo vete qe nuk hyni, ju tha Jezusi farisenjve, por pengoni dhe ata qe jane per te hyre. Meri 10 urdhresat e papes, dhe veri tek koka e krevatit, dhe lexoi para se te flesh.

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •